Close
Faqja 20 prej 31 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 310
  1. #191
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga KOKASHTA Lexo Postimin
    Kurse un them qe kjo ngjarje do ndikoje te pakten per ato shtete qe jan ne medyshje per voten e tyre. Nga ne medyshje do kthehet ne JO.
    ...e si mos te ndikoje kjo ngjarje kur behet fjale per nje shperthim divizioni armesh ku punonin gra,femij dhe pleq.

    Shpresoj mos na thone dhe kete here JO keta, se u pa puna pastaj nga 2020 i bie te futemi ne Europe.
    Pse duan nderkombetaret te antaresohemi ne NATO?!?!

    Mos ne kemi nje ushtri moderne?!
    Mos ne jemi nje pike strategjike ne Mesdhe?!
    Mos ne............

    Pergjigja eshte e thjeshte?

    Po tu bejme nje retrospektiv ngjarjeve nga lufta e Kosoves Millosheviçi e nisi luften me 4 ASA ne dore qe ishin:

    1 Destabilizimi i Shqiperise ( qe nuk ndodhi, i iku nje AS)
    2 Destabilizimi i Maqedonise ( qe nuk ndodhi, i iku dhe nje tjeter AS)
    3 Nderhyrjen e Rusise (qe per fate te mire dhe kjo nuk ndodhi, pasi ishte Jelcini dhe jo Putini)
    4 Çarja e NATOS ( qe dhe kjo nuk ndodhi sepse SHBA nen kryesimin e Klintonit nuk e lejoi sepse NATO-ja as qe u mblodh ndonjehere gjate luftes se Kosoves. Kjo shpjegohet me faktin pse Klintoni dilte çdo dite ne konferen shtypi)

    Po te kthehemi perpara ne kohe kur Tito i kerkonte nje dlekarate mbrojtje Çerçillit nga nje sulm i mundshem i "Traktatit te Varshaves" ky i fundit i tha: Lidh nje marreveshje bashkepunimi reciprok me ndonje prej shteteve anetare te NATO-s dhe do te jesh i mbrojtur. Dhe Jugosllavia lidhi marreveshjen e bashkepunimit reciprok me Turqine.

    Kete kerkon dhe Nato. Duke futur Shqiperine ajo garanton stabilitetin e ketij vendi dhe Shqiperia me vone duke lidhur marreveshjen e bashkepunimit reciprok me Kosoven ben te mundur qe çdo agresion ndaj Kosoves te shihet si nje agresion ndaj Shqiperise dmth. si nje agresion ndaj Natos meqense Shqiperia do te jete anetare e kesaj Aleance. Ka dhe arsye te tjera por le te mos zgjatemi.

  2. #192
    Biden: "Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia të ftohen në NATO"



    12.03.2008

    “Ftoj Maqedoninë dhe Greqinë që sa më parë të gjejnë kompromis për emrin e Maqedonisë. Nëse këtë nuk arrijnë ta bëjnë deri në fillim të Samitit në Bukuresht, kjo nuk do të duhej të ndikojë vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë", ka thënë senatori Joseph Biden, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.


    "Aleanca e NATO-s dhe efektet e zgjerimit" ishte debati që është zhvilluar në Komisionin e Senatit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, ndërsa porosia që doli nga ky takim thotë: "NATO-ja duhet të pranojë në radhët e veta Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, në Samitin që mbahet në fillim të prillit në Bukuresht".

    Gjatë seancës, kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Joseph Biden, tha se NATO-ja duhet t'ia hapë dyert çdo vendi që përmbush kriteret e anëtarësimit.

    "Vështruar nga aspekti strategjik, anëtarësimi i Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë në NATO do ta sillte Ballkanin më pranë Evropës dhe kjo do të forconte sigurinë rajonale", ka thënë senatori Joseph Biden, për të shtuar se kjo nuk do të thotë se të trija vendet duhet të hyjnë në NATO në bllok.

    "Për secilin vend duhet vlerësuar mbi faktin se si i ka përmbushur kriteriumet e përcaktuara. Ftoj Maqedoninë dhe Greqinë që sa më parë të gjejnë kompromis për emrin e Maqedonisë, që është pengesë për pranimin e këtij vendi në NATO. Nëse këtë nuk arrijnë ta bëjnë deri në fillim të Samitit në Bukuresht, kjo nuk do të duhej të ndikojë vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë", ka thënë senatori Biden.

    Senatori Richard Lugar, gjatë takimit, ka thënë se pavarësia e Kosovës, pastaj deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, sipas të cilit ka filluar gara e re në armatim dhe kërcënimet ruse drejtuar Çekisë, Polonisë dhe Ukrainës, kërkojnë lidership strategjik të Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunim të ngushtë me aleatët në NATO.

    "Besoj se në Samitin e Bukureshtit duhet të ftohen për anëtarësim Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia dhe kjo do të ishte përgjigjja më e mirë kujtdo që do të synonte destabilizimin e Ballkanit", ka thënë senatori Lugar.

    Në këtë debat ka marrë pjesë edhe zyrtari i lartë i Stejt Departamentit, Daniel Fried, që ka thënë se "administrata fuqishëm mbështet synimet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë që t'i bashkohen NATO-s."

    "Nga përvoja e dimë se vendet që i bashkohen NATO-s, vazhdojnë me zbatimin e reformave", ka thënë Daniel Fried.

    Radio Europa e Lire

  3. #193
    Zëdhënësi i Aleancës u shpreh dje se, vendimet merren mbi bazën e politikave strategjike të Organizatës

    NATO: Ngjarja e Gërdecit, nuk do të ndikojë në marrjen e ftesës

    Zyrtarët e NATO-s u shprehën dje në Bruksel, se dorëheqja e Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimin e Aleancës për ftesën e Shqipërisë në Samitin e Bukureshtit. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, James Apathurai deklaroi dje se vendet anëtare të Aleancës, nuk bëjnë lidhje mes marrjes së ftesës dhe ngjarjes që ndodhi në Shqipëri, e pasuar nga dorëheqja e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, vendimet e Aleancës nuk merren brenda ditës dhe bazohen mbi politika strategjike që përcakton NATO, gjë që nënkupton se ngjarja e ndodhur pak javë para Samitit të Bukureshtit, nuk do të ketë ndikim në vendimin për ftesën e Shqipërisë. "Ne nuk bëjmë lidhje mes këtyre dy çështjeve. Ministri i Jashtëm apo i Mbrojtjes ndryshojnë vazhdimisht. Duke qenë në NATO për disa vjet, mund t`ju them se këto ndryshime lidhur me çështjen e brendshme të vendeve ndodhin gjithmonë, ndërsa vendimet e NATO-s për zgjerimin nuk janë vendimet që merren brenda ditës. Ato mund të kenë impakt, nëse ka një domethënie të rëndësishme strategjike dhe vendimet e NATO-s janë vendime të mëdha strategjike të marra për arsye të mëdha strategjike që forcojnë demokracinë, krijojnë stabilitetin dhe japin kontributin e tyre në sigurinë ndërkombëtare", u shpreh zëdhënësi i NATO-s, James Apathuray.

    Lidhur me incidentin, zëdhënësi i Aleancës tha se, NATO është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në projektin e vështirë të eleminimit të municioneve, të cilat datojnë që nga koha e periudhës komuniste, kur vendi kishte lidhje të ngushta me ish-Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. "Projektet tona kanë përfunduar më parë. Ne kemi bashkëpunuar më parë dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sërish, sepse të gjithë e panë se me çfarë sfide përballet vendi juaj duke patur të tilla municione", tha zëdhënësi i Aleancës. Ai përfundoi ligjëratën e tij duke theksuar se, nëse Shqipëria e ngre këtë problem me aleatët, ata do ta dëgjojnë me shumë vëmendje.

    RD

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2007
    Postime
    4
    PEr 50 vjet hengrem bar qe te benim nje keshtjelle ne mes te adriatikut, per sa vite te tjere do peshtyjme gjak pas te shumeenderruarit antaresim ne nato?

  5. #195
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Ministrja Bakoyannis: Shqipëria ka mbështejen e plotë të Greqisë për anëtarësimin në NATO

    Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministren e Jashtme të Greqisë, zonjën Theodora Bakoyannis.

    Zonja Bakoyannis i shprehu Kryeministrit Berisha ngushëllimet për ngjarjen tragjike të Gërdecit, duke theksuar solidaritetin e plotë të qeverisë greke për këtë tragjedi. Nga ana e tij, Kryeministri e falënderoi ministren e Jashtme për mbështetjen e qeverisë greke për përballimin e tragjedisë së Gërdecit dhe për ndihmën e menjëhershme që ajo dha, duke mundësuar menjëherë kurimin në spitalin e Janinës të një numri të plagosurish rëndë në këtë tragjedi.

    Gjithashtu, Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Bakoyannis për mbështetjen fuqishme e miqësore të qeverisë greke, në të gjitha fushat, si në nivel dy palësh ashtu edhe në atë shumëpalësh. Mbështetja juaj, në frymën e Samitit të Selanikut, për vendet e Ballkanit perëndimor është shumë e rëndësishme, theksoi Kryeministri.

    Të dy personalitetet diskutuan për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes reciprok, duke inkurajuar veçanërisht bashkëpunimin ekonomik në nxitjen e investimeve greke në Shqipëri. Kryeministri e siguroi ministren Bakoyannis se qeveria shqiptare po bën çdo përpjekje për krijimin e një klime lehtësuese dhe mbështetëse për investimet e huaja. Ai nënvizoi se investimet greke zënë një vend të konsiderueshëm në ekonominë shqiptare.

    Më tej, Kryeministri tha se Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në të gjitha fushat, duke falënderuar edhe qeverinë greke për ndihmën e saj në këtë drejtim.

    Ministra e Jashtme e Greqisë, zonja Theodora Bakoyannis vuri në dukje se mes dy vendeve tona ka një miqësi të gjatë. Gjithashtu, ajo bëri të ditur se sot pati takime shumë të frytshme në Tiranë, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dypalësh.

    Ministrja e Jashtme greke tha se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Greqisë për anëtarësimin e saj në NATO. Ajo theksoi më tej se Shqipëria ka dëshmuar vullnetin e saj të plotë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe Greqia beson se Shqipëria e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

    Të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se të dy vendet kanë të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim, zonja Bakoyannis bëri të ditur se parlamenti grek do të ratifikojë brenda një kohe të shkurtër Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

    Nga ana e tij, Kryeministri e falënderoi zonjë Bakoyannis për mbështetjen e Greqisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

    Të dy personalitetet diskutuan edhe për zhvillimet në rajon, e në Kosovë. Kryeministri Berisha shprehu bindjen se pavarësia e Kosovës është njëkohësisht në interes të paqes e stabilitetit të të gjithë rajonit, por edhe në të mirë të Beogradit. Ai nënvizoi se ruajtja e kufijve ekzistues ndërkombëtarë është e rëndësishme për stabilitetin në rajon.

    Zonja Bakoyannis u shpreh se Greqia mbështet prezencën europiane në Kosovë, duke theksuar se ajo ndjek me vëmendje situatën, zhvillimet dhe stabilitetin atje.

    Kryeministria
    20/03/2008

  6. #196
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon ambasadorët e Belgjikës, Sllovakisë, dhe Lituanisë në NATO

    Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një takim me ambasadorët e Belgjikës, Sllovakisë, dhe Lituanisë në NATO, përkatësisht zotërinjtë Franciskus Baron van Daele, Igor Slobodnik dhe Linas Linkevicius.

    Në fillim të takimit, ambasadorët i shprehën kryeministrit Berisha ngushëllimet e sinqerta për humbjen e jetëve njerëzore në tragjedinë e Gërdecit, si dhe shprehën solidaritetin e vendeve të tyre ndaj qeverisë shqiptare dhe familjeve të viktimave të tragjedisë. Ambasadorët vlerësuan angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për vënien nën kontroll të situatës dhe më pas përballimin me sukses të emergjencës.

    Duke i falënderuar për mbështetjen e tyre, Kryeministri Berisha i njohu ambasadorët me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe masat konkrete që po ndërmerr ajo për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tragjedia. Si një problem madhor, Kryeministri cilësoi ekzistencën e stoqeve të municioneve të vjetra, për të cilat qeveria do të marrë masat për shkatërrimin sa më shpejt dhe të plotë të tyre.

    Kryeministri Berisha u shpreh se dy janë projektet madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët, integrimi në NATO dhe në BE, për të cilat qeveria shqiptare po punon nëpërmjet ndërmarrjes të një sërë reformave në fusha me rëndësi jetike për vendin. Në këtë kontekst, kryeministri u shpreh se në sajë të klimës shumë të mirë të bashkëpunimit me opozitën, reforma në fushën e drejtësisë po ecën me sukses, si dhe po punohet intensivisht për reformën elektorale, duke i konsideruar këto reforma të një rëndësie të veçantë për procesin e integrimit. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh është në rrugë të mbarë procesi i përfundimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, të cilat do të përmbajnë të gjitha parametrat bashkëkohor. Ndër të tjera, kryeministri i njohu ambasadorët me ecurinë e punës për hartimin e regjistrit elektronik të gjendjes civile

    Kryeministri Berisha i njohu më pas ambasadorët me ecurinë e reformave në fusha të ndryshme, duke theksuar vullnetin e qeverisë për të vazhduar luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit dhe informalitetit si kusht vendimtar për integrim në strukturat euroatlantike.

    Më tej, kryeministri Berisha bëri një ekspoze të ecurisë së reformave në fushën ekonomike, ku i njohu bashkëbiseduesit me një sërë masash të ndërmarra si digjitalizimi i shumë procedurave, të cilat shmangin burokracinë dhe lehtësojnë bizneset. Të gjitha këto, theksoi kryeministri e kanë bërë Shqipërinë një vend tërheqës dhe të sigurt për investimet e huaja.

    Ndër të tjera, kryeministri paraqiti disa nga rezultate e reformave të ndërmarra në fushën e mbrojtjes, me synimin e krijimit të një ushtrie të vogël në numër, por profesioniste, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore, në vitin 2010. Kryeministri u shpreh se trupat shqiptare kanë dhënë kontributin e tyre, përkrah trupave të NATO-s, në misionet paqeruajtëse në Irak, Afganistan, Bosnje, etj

    Duke falënderuar për mikpritjen, zotërinjtë Franciskus Baron van Daele, Igor Slobodnik dhe Linas Linkevicius, vlerësuan arritjet e qeverisë shqiptare në procesin e reformave integruese, si dhe zhvillimet pozitive në fushën ekonomike.

    Ata e siguruan Kryeministrin Berisha se Belgjika, Sllovenia dhe Lituania përkrahin përpjekjet e Shqipërisë për integrim në NATO dhe BE.

    Ambasadorët vlerësuan rolin konstruktiv dhe moderues të Shqipërisë në rajon, në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë, si dhe shprehën mirënjohjen e NATO-s për përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse përkrah NATO- s, në Afganistan, Irak, Bosnje.

    Ndër të tjera, gjatë takimit personalitetet diskutuan edhe për zhvillimet në rajon, dhe kryesisht në Kosovë. Kryeministri Berisha theksoi se pavarësia e Kosovës është kusht themelor për paqen dhe stabilitetin në rajon.


    Kryeministria
    20/03/2008

  7. #197
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    po cfare NATO flitet per nje NATO qe sna ka lene asnje avion e tank pa na shkaterruar gjasme me motivin se jane prodhim i vjeter?

    jo me larg se tre muaj me pare kane ardhur nga disa vende shume te interesuara ne industrine e MIG dhe na kane bere shume oferta te majme per ti shitur dhe (jo shkaterruar) ato pak MIG qe kane ngelur ne magazina.

    kemi shkaterruar tanke? perse sepse prishnin asfaltin e mbarum te firmave te ndertimit te rrugeve? rruge qe e shkaterron nje shi i leht te bjere....

    ceshtja eshte se ne realisht nuk kemi ushtri!!!!!!!!

    futja pordhes kot me endrra kalamajsh
    vari leshte

  8. #198
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar prej oliinter,

    po cfare NATO flitet per nje NATO qe sna ka lene asnje avion e tank pa na shkaterruar gjasme me motivin se jane prodhim i vjeter?
    po çfare thua mor djal a vash?

    ti nuk je ne gjendje te administrosh, te ruash e mirembash nje municion te lehte kembesorie, jo me te mbash tanke e aviona, qe na i kerkokan me drite qiriri bota, biles edhe me oferta te majme???

    mos do te marre gje NATO standartet e Shqiperise te viteve '50 - '60, standarte te cilat i kane braktisur me dekada edhe ish vendet e paktit te Varshaves?

    a i kupton dot dimensionet e ngjarjes se Gerdecit?

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Sipas lajmeve qe japin mediat rumune ka mundesi te madhe qe Shqiperia te ftohet ne nato, megjithese asgje s`eshte e sigurte.
    Presidenti rumun thoshte ne nje konference per shtyp, qe Rumania nuk e njeh Kosoven si shtet sepse kemi politiken tone ( d.m.th kan frike mos u ike nje pjese e mire ne veri pereendim) dhe jo se kemi ndonje gje me Shqiperine. Madje ne do jemi PRO per pranimin e Shqiperise ne NATO.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    Ore me shpjegon dot njeri se cfare na sjell integrimi ne NATO! Cfare te mirash pervec endrrave ne diell si "mund te rriten investimet" dhe fondet qe ushtria shqiptare do ti paguaje NATO-s duke shkurtuar me shume oficere e duke u ulur pensionet atyre ish-oficereve qe tani marrin vetem 15000 leke ne muaj! Une e kuptoj qe gjeneralet do marrin rroge NATO-je d.m.th 3000-4000 euro ne muaj e kapterret qe do c`minojne predhat me koke ne torbe vetem 35.000 leke dhe qe shume me teper leke do shkojne ne favor te Nato-s duke ua hequr spitaleve, pensionisteve! Per mua kjo eshte anetaresimi ne NATO, nje gje qe varferon shqiptaret e varfer e pasuron pushtetaret!

Faqja 20 prej 31 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •