Arsenal me 110 mijë ton muncione stoqe ruso- sovjetike në Shqipëri
Viti 2010 është afati i fundit që NATO-ja i ka vënë Shqipërisë për shkatërrimin e këtij arsenali.
Shifra e frikshme të municioneve stoqe sovjetiko- kineze që ka Shqipëria nuk është aspak sekret. Atë e bëri publike këtë javë vetë kreu i qeverisë së Tiranës Sali Berisha kur tragjedia në Gërdec e ka shtruar në rend të ditës shmangien e rezikut të përsëritjes së shpërthimeve të tilla.
Tunelet, depot me armatime stoqe, janë të shpëndara në të gjithë teritorin e Shqipërisë, që nga Shkodra deri në Gjirokastër. Rreth 150 depo me municione u shpërthyen gjatë trazirave të pranverës 1997, që pasuan shembjen e firmave piramidale . Përdorimi i tyre i pakontrolluar dhe euforia e pasjes së një arme në dorë shkaktoi rreth 2.000 të vrarë.
NATO-ja ka financuar disa programe të shkatërrimit të tyre duke e reduktuar ndjeshëm numrin e jashtëzakonshëm të municioneve qe regjimi komunist grumbulloi në dekadat e tij për t´u mbrojtur nga armiq imagjinarë, gjë që solli mospërdorimn kurrë të arsenalit.
Një financim i qeverisë amerikane prej 46 milion dollarësh mundësoi shkatërrimin e mijëra ton silurave, minave detare dhe armatimeve të tjera, me të cilat bregdeti shqiptar ka qenë deri vjet i minuar .Tani kanë mbetur 110 mijë ton municione të vjetra, të gjitha ruse dhe kineze, që duhen asgjësuar.
Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes thane për DW se me ritmet e deritanishme të çmontimit dhe shkatërrimit të armëve do të duheshin edhe 10 vjet të tjera për të realizuar kushtin e NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë: nxjerrjes jashtë përdorimit të 110 ton municineve stoqe.
E vetmja mundësi që të kapet afati i kërkuart, viti 2010, është shtimi i financimeve nga qeveria e Tiranës dhe mbështetja nga vendet anëtare të NATO-s.
Tragjedia e 15 Marsit në Gërdec të Vorës ka sjellë një situatë tjetër.
Të gjitha pikat e çmontimit dhe shkatërrimit të armëve në rang kombëtar janë duke u kontroluar dhe hetuar nga struktura të Ministrisë së Mbrojtjes për të shmangur përsëritjen e ngjarjes së rëndë, gjë që ngadalëson procesin.
Kontroll i rreptë do të bëhet edhe për kualifikimin e punëtorëve që kryejnë procesin duke mos lejuar më që në të të përfshihen njërëz të paditur, fshatarë, të papunë që e pranojnë ofertën e rrezikshme nga e keqja për të siguruar bukën e gojës, siç tregoi shembulli tragjik i Gërdecit.
Ani Ruci, Tiranë
DW
SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
ULTRAS PARTIZONI
Samiti i NATO-s, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia pritet të marrin ftesën
I konsideruar si takimi më i madh në historinë e NATO-s, tashmë bëhet e ditur axhenda e Samitit që do të zhvillohet në Bukuresht më 2-3 prill 2008. Në këtë takim pritet të marrin pjesë personalitete të shteteve të ndryshme. Mësohet se në takimin e shumëpritur do të jenë të pranishëm 24 presidentë, 26 kryeministra dhe 87 ministra. Mes personaliteteve më të rëndësishme do të jenë presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Në qendër të bisedimeve do të jetë kryesisht zgjerimi i Aleancës, ku pritet që vendet e kartës së Adriatikut, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia të marrin ftesën. Maqedonia gjendet në një situatë delikate për shkak të konfliktit me Greqinë në lidhje me emrin. Ky problem rrezikon marrjen e ftesës dhe për këtë arsye po vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshevski, u shpreh se janë ofruar ide të reja nga ana amerikane në takimin maqedono-grek në Bruksel për tejkalimin e dallimeve rreth emrit. Detaje të mëtejshme për idetë që ofroi ndihmëssekretari i SHBA-ve për Europën, Daniel Frid, nuk janë zbuluar as nga pala maqedonase, as nga pala greke, e cila ka kërcënuar Maqedoninë se nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë ajo do të vendosë veton. Në Samitin e prillit në Bruksel do të diskutohet edhe situata në Afganistan dhe zgjerimi i misionit paqeruajtës atje. Tema e tretë për të cilën do të debatohet janë planet amerikane për sistemin e mbrojtjes antiraketë, që planifikohet të ndërtohet në Poloni. Debatet do të përqendrohen edhe në planin e aleancës për sistemin e mbrojtjes së raketave me rreze të shkurtër veprimi në Turqi, Greqi dhe Rumani, por edhe situata në Kaukazin Jugor dhe të ashtuquajturat konflikte të ngrira në këtë rajon. Përpjekje për anëtarësimin në NATO po bëhen edhe nga Gjeorgjia dhe Ukraina. Megjithatë, SHBA-të kanë bërë të ditur se edhe pse këtë dy vende po mbështeten për anëtarësimin, kjo nuk do të thotë se ato do të anëtarësohen shumë shpejt, pasi edhe tre vendet që presin të anëtarësohen në Bukuresht, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, kanë pothuajse gjithë dekadën e fundit që po përgatiten. Gjatë javës është zhvilluar një takim mes Presidentit të Gjeorgjisë, Mikail Sakashvili dhe përfaqësuesve të SHBA-ve. Ky takim u zhvillua një ditë pasi presidentit Bush u shpreh se në Samitin e Bukureshtit muajin e ardhshëm do t’i bëjë thirrje udhëheqësve të NATO-s të miratojnë planin e përgatitjeve për anëtarësim të Gjeorgjisë. Rusia kundërshton planin që ish-republikat sovjetike t’i bashkohen aleancës perëndimore. Por, sekretari i shtypit i Pentagonit, Xhef Morell, tha se qoftë dhe me planin e përgatitjeve për anëtarësim, shanset janë se do të duhet kohë që kjo të realizohet. Ai ka sqaruar se ka mjaft ndryshim mes planit të përgatitjeve për anëtarësim me anëtarësimin. Në takimin e NATO-s pritet që të bëhen ftesat zyrtare për Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shqipëria dhe Maqedonia kanë punuar për nëntë vjet sipas planeve të anëtarësimit, ndërsa Kroacia për gjashtë vjet.
Samarxhiç propozon marrëveshjen për “ndarje funksionale”
Ministri i Serbisë për Kosovën, Slobodan Samarxhiç, ka deklaruar se UNMIK-ut i është propozuar marrëveshja për “krijimin e atmosferës së ndarjes funksionale të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës”. Sipas Samarxhiçit, marrëveshja për zbatimin e përbashkët të Rezolutës 1244 i është dorëzuar të dielën zëvendësshefit të UNMIK-ut, Lari Rosin, dhe kjo marrëveshje është hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Serbisë. Ministri serb, Samarxhiç, sqaron se ajo është pjesë e planit aksion që qeveria e Serbisë miratoi më 14 janar. “Propozimet nga kjo marrëveshje kanë të bëjnë me të gjitha komunat dhe vendbanimet serbe dhe jo vetëm me territorin në veri të lumit Ibër”, - është shprehur Samarxhiç në një intervistë për gazetën “Politika”.
“Nëse duan paqe dhe stabilitet me serbët duhet të jetësojnë marrëveshje të përhershme”,-tha Samarxhiç. Ndërkohë, mijëra serbë të Kosovës kanë zhvilluar para dy ditësh një protestë në Graçanicë kundër pavarësisë, duke mbajtur flamurë dhe pankarta ku shkruhej “Kosova është Serbi”. Protesta erdhi pas deklaratës së presidentit serb, Boris Tadiç, i cili ka mohuar zërat se Serbia synon ndarjen e Kosovës mbi baza etnike duke nxitur dhunë dhe tensione në Veriun e shtetit të ri.
24 Mars 2008
Gazeta Albania
E di se çfare ka shitur kontraband (sigurisht dhe disa ton sipas rregullave tregtare nderkombetare) Shteti Shqiptar.
Fishek dhe kallash, dhe jo municione si predha, bomba avioni, bomba uji etj. Nuk po kerkon njeri te çmontoj fisheket por predhat qe nje dite do ti çmontoj vete nena natyre po si çmontuam ne me perpara por kur ti çmontoj nena natyre do te kemi kushedi dhe sa te vdekur te tjere.
Nuk pasurohet shteti amerikan duke i shitur dhe dhuruar disa arme moderne ushtrise Shqiptare. Ne Itali, Çeki, Poloni po ngrihen ne protest pse SHBA po instalon sisteme radari dhe antiraketor qe ne fund te fundit mbrojne jo vetem SHBA por dhe vete keto vende.
Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!
Bush: Do perkrah anetaresim ne NATO te Kroacise, Shqiperise dhe Maqedonise
'Une do te perkrah faktin qe Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia te ftohen per t'iu bashkuar aleances', deklaroi presidenti amerikan Bush.
Washington- “Do te perkrah ftesen per anetaresim ne NATO te Kroacise, Shqiperise dhe Maqedonise”. Keshtu ka deklaruar ne nje interviste dhene medias kroate, rumune dhe ukrainase Presidenti amerikan, George W. Bush. Ne nje konference te perbashket shtypi me gazetare nga Kroacia, Rumania dhe Ukraina, Bush tha se vizitat e tij te ardhme ne keto tri vende ishin te rendesishme per marredheniet dypaleshe dhe per NATO-n.
''Une do te perkrah faktin qe Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia te ftohen per t'iu bashkuar aleances', deklaroi presidenti Bush.
I pyetur per kontributin e Kroacise ne aleance, veçanerisht per ndertimin e bazave ushtarake apo detare ne territorin e saj, Bush perjashtoi ndertimin e bazave te NATO-s ne Kroaci.
''Nuk e kemi qellim ndertimin e bazave te perhershme ne Kroaci'', deklaroi Bush. Por, te jesh pjese e NATO-s perben nje avantazh per nje ushtri moderne'', theksoi ai.
bw
Gerdeci, Ambasadori i SHBA, Withers: Opozita po sheh interesat kombetare
Dërguar më: 28/03/2008 - 12:27
Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ka percjelle sot vendimin e presidentit Bush se SHBA do te ndihmoje Shqiperine te marre ftesen ne NATO. Por, sic tha ambasadori kjo nuk eshte merite e nje grupi te caktuar politik, por dhe e opozites qe ka vene ne plan te pare interesat e vendit Version multimedial i ketij lajmi
Ambasadori amerikan ne Shqiperi John Withers eshte shprehur i bindur sot se Shqiperia do te marre ftesen ne NATO gjate Samitit te Bukureshtit qe pritet te mbahet ne prill te këtij viti. Gjate takimit te perfaqesuesve te opozites me ambasadore te NATO-s, ambasadori amerikan ka pershendetur kontributin e opozites ne politike dhe perspektivave te saj per integrimin ne strukturat euro-atlantike. Withers sqaroi se kur Shqiperia te marre ftesen ne NATO, SHBA do ta shohe kete si arritje jo te nje grupi te caktuar politik, por si nje arritje te nje udheheqesie te Shqiperise dhe te nje populli te tere.
”Eshte e rendesishme ftesa e Shqiperise ne NATO. Mund te jeni informuar dje se Presidenti Bush shprehu vendimin e tij se do te ndihmoje vendet e Kartes se Adriatikut mes tyre dhe Shqiperine per ftesen ne NATO. Shpresojme qe kjo te behet realitet ne ditet qe vijne. Rol te rendesishem per ardhjen e kesaj ftese qe shpresoj se do te ndodhe ka luajtur dhe PS ne opozite. Qeveria ime nuk do ta
shohe kete vetem si nje tregues te nje grupi vetem, por do ta shohe si nje arritje te udheheqesise se Shqiperise si nje e tere, si nje arritje e popullit shqiptar” , tha Withers.
Ambasadori pershendeti keshtu debatin politik ne vend qe pavarësisht situates se komplikuar qe po kalon, ka vene ne interes te pare, interesat e vendit duke i patur ato si prioritet dhe jo interesat politike.
Une e konsideroj kete veprim kurajo politike dhe jo vetem te tille, qe keni ruajtur te gjalle kete perspektive ne keto momente te komplikuara. Vendosja e interesave te medha te Shqiperise dhe shqiptare, vendosja prioritare e ketyre interesave une i pershendes te gjitha.
Duke iu referuar ngjarjes ne Gerdec, ambasadori amerikan shprehu keqardhje dhe e cilësoi ate si nje incident duke shprehur deshiren qe ti gjendet fundi këtij incidenti. “Tragjedia ne Gerdec ka prekur gjithe qytetaret e ketij vendi dhe ne, miqve te ketij vendi. Ndajme me ju deshiren per t'i gjetur fundit këtij incidenti”, tha Withers.
(d.b)
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nje lexim i kujdesshem i asaj qe ka deklaruar gjeneral-brigade rindis, thekson se Gerdeci nuk eshte pengese ... dmth ata mbi Gerdecin jane ...cituar prej www.balkanweb.com 28/03/2008 - 15:51:
Gerdeci, jo pengese per anetaresimin e Shqiperise ne NATO
Tragjedia ne Gerdec nuk shihet nga NATO si nje pengese per anetaresimin e vendit tone ne kete aleance. Perfaqesuesi me i larte i NATO-s deklaroi se vendi yne e meriton marrjen e fteses
Perfaqesuesi me i larte i NATO-s ne Shqiperi u shpreh i sigurte se pavaresisht ngjares se rende ne Gerdec, Shqiperia do te marre ftesen per anetaresim ne samitin qe pritet te mbahet javen e ardhshme ne Bukuresht. Ne diten e fundit ne krye te komandes se NATO-s ne Shqiperi gjenerali grek Anastasios Rindis vleresoi ecurine e reformave politike dhe ushtarake ne vendin tone. Ne ceremonine e nderrimit te komandes se NATO-s ne vendin tone kane marre pjese kryeministrui Berisha ministri i ri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe shefi i Shtabit te pergjithshem Luan Hoxha. Shefi i qeverise, siguroi zbardhjen e ceshtjes se Gerdecit, por u shpreh optimist se pas nje jave vendi yne do te jete perkrah vendeve qe prej vitesh aderojne ne Alenacen e Atlantikut te Veriut.
Pas Greqise do te jete Bullgaria e cila do te marre komandon e shtabit te NATO-s ne Shqiperi. Gjenerali Rindis ia kaloi komanden gjeneralit bullgar Vasili Dimitrov.
(news24)
rindis, ne perfundim te detires, jep vleresime per ecurine e reformave ... sepse ai ka bere nje pune te mire ne saje te kryesimit te misionit te NATO-s ...
shefi i qeverise, i "rinovuar" me oketen, ndersa gjeneral hoxha eshte ne pikpyetje, siguron se do te zbardhet çeshtja e Gerdecit ... pra prisni qe dajaket ti hajne ata te Shtabit te Pergjitshem, qe jane ne varesi te Presidentit ...
optimizmi i sali berishes eshte nje zgerdheshje e veprimtarise se tij gjithmone te inkriminuar fshatareske, babezitje aventureske, flamuri i tij i pafajsise krejt prej lecke ...
WSJ: Donald Ramsfelld i bën thirrje Natos të pranojë Treshen e Adriatikut
28-03-2008
Në një artikull të botuar sot në gazetën Wall Street Journal, ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld bën thirrje që NATO-ja të ftojë pa mëdyshje në gjirin e saj Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë.
Shqipëria, shkruan zoti Rumsfeld, ishte mes vendeve të para që dërgoi trupa në Irak në vitin 2003. Tani, pas 5 vjetësh, ajo synon të jetë mes vendeve të fundit që do të largohen. Duke folur për mosmarrëveshjet Greqi-Maqedoni rreth çështjes së emrit, ish Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld thotë se e ardhmja e aleancës transatlantike dhe besueshmëria e saj janë tepër të rëndësishme për t’u ndikuar nga mosmarrëveshje të ngushta rreth emërtimeve apo nga taktika frikësimi që do t’i shkonin më tepër për shtat shekullit të kaluar.
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, thotë zoti Rumsfeld në artikullin e tij, nuk janë vende të mëdha por ndihmesa që ato do t’i jepnin NATO-s do të ishte shumë më e madhe në raport me përmasat e tyre. //rd//
zeri i amerikes
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Berisha e Topi, takim me Bush
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, ka vendosur te takohet ne Kroaci me presidentet e kryeministrat e vendeve qe do te paraqiten ne Bukuresht per te marre ftesen e anetaresimit. Lajmi eshte publikuar dje, nga Shtepia e Bardhe. Sipas deklarates se saj, Presidenti Bush do te shkoje ne Kroaci, ku do te takohet me Presidentin dhe Kryeministrin e ketij shteti dhe lideret e vendeve te ftuara ne Samitin e Bukureshtit me 2 deri 4 prill, per anetaresim ne NATO. Keshtu, pritet qe Presidenti Bush te takohet me homologun e tij shqiptar, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha si dhe drejtuesit e Republikes se Maqedonise. Takimi mesohet se do te zhvillohet ne Zagreb. Me deklaraten e Shtepise se Bardhe, lihet te kuptohet se ceshtja e fteses per anetaresim ne NATO e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, eshte paraprakisht nje fakt i kryer, pasi thuajse te gjitha vendet jane shprehur se mbeshtesin zgjerimin e aleances boterore ushtarake.
NATO
Kryeministri Berisha ne prag te samitit te NATO-s zhvilloi nje takim me Forcat e Armatosura me rastin e nderrimit te Komandes se NATO-s ne Tirane. Ne kete ceremoni ka marre pjese dhe kryepeshkopi i Kishes Autoqefale Ortodokse shqiptare, Fortlumturia e tij, Janullatus. Kreu i ekzekutivit e cilesoi javen e ardhshme, ne te cilen do te mbahet edhe samiti i NATO-s ne Bukuresht, si historike per te gjithe shqiptaret, duke qene se Shqiperia eshte optimiste se do te marre ftesen per anetaresim ne kete samit. "Eshte historike per NATO-n, sepse ajo shtrin hapesirat e saj ne mbrojtje te lirise dhe vlerave te demokracise. Eshte historike per Shqiperine dhe shqiptaret, sepse shpresojne te marrin ftesen, sepse ata shohin ne kete projekt realizimin e endrrave te tyre", deklaroi Berisha. Sipas kreut te qeverise, anetaresimin ne NATO e kerkojne me ngulm edhe qytetaret ne vend. Ai theksoi se shqiptaret te NATO shohin realizimin e endrres se tyre per integrim dhe po gjejne ne kete organizate, siguri. Berisha theksoi se qeveria te gjitha reformat qe ka bere per integrimin ne NATO i ka kryer ne mbeshtetje te plote te perfaqesuesve te aleances.
Ushtria
Gjate ceremonise se djeshme, Kryeministri Berisha shprehu vleresim te madh per punen e ushtrise tone si ne tragjedine e Gerdecit, ashtu edhe ne misionet paqeruajtese qe kjo ushtri ka kryer, duke qene nje shtysat kryesore per integrimin ne NATO. Sipas Berishes, FA-te e vendit rrezikuan edhe jeten e tyre per te ndihmuar te lenduarit e tragjedise se Gerdecit, po keshtu edhe per pastrimin e zones. "Anetaret e Forcave tona te Armatosura, ushtarake, komandantet e tyre me 15 mars operuan ne nje zone, ku fluturuan me mijera e mijera predha te kalibrave te ndryshme. Ata shkuan deri ne metrat e fundit afer kraterit te shperthimit, duke evakuuar me dhjetera te plagosur, duke deshmuar ne kete menyre sensin e vetemohimit", tha Berisha. Nga ana tjeter, kreu i qeverise vleresoi edhe arritjet e FA ne misionet krah te ushtrive te vendeve anetare ne kete organizate.
Koha
Krijoni Kontakt