Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Denonconi korrupsionin në shoqërinë shqiptare

    Sondazh pas sondazhi, temë pas teme, një nga shqetësimet kryesore tuaja është niveli i lartë i korrupsionit në shoqërinë shqiptare si në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Dhe korrupsioni nuk është një epidemi që infekton vetëm njerëzit me pushtet apo njerëzit e administratës publike, ai ndikon drejtpërsëdrejti shtetasit shqiptarë, secilin prej nesh. Ato fondet publike që vidhen janë taksat e mbajtura nga rrogat e shtetasve.

    Duke u nisur nga fakti që ju, qytetarët shqiptarë jeni ata që bini ndesh përditë me korrupsionin, une ju ftoj që ta denonconi atë në forum në formën dhe mënyrën që e keni dëshmuar me sytë tuaj në shoqërinë shqiptare. Shembuj: korrupsionin e një polici, një doganieri, një nënpunësi publik që kërkon bakshish, një mjeku, një mësuesi apo një ministri.

    Nuk e hapa këtë temë për të sjellë shkrimet e mediave shqiptare mbi korrupsionin. Mediat bëjnë punën e tyre në këtë drejtim e duhen përgëzuar. Qëllimi i temës është që ju, qytetari i thjeshtë, të bëni të njëjtën gje. Dhe nëse të gjithë kemi kurajon për ta denoncuar korrupsionin në shoqeri kudo që atë e ndeshim, kjo do të bëjë të mundur ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë dhe do të ndihmojë drejtësinë shqiptare dhe administratën publike që të njihet me format e ndryshme të korrupsionit: si me korrupsionin e madh të tenderave publike, edhe me korrupsionin e vogël të rrugës.

    Si e keni hasur ju korrupsionin në jetën tuaj në Shqipëri/Kosovë/Maqedoni/Mal të Zi?

    Albo

  2. #2
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    sic e permende dhe ti Albo ne shqiperi korrupsioni esht kudo ne cfardolloj instuticioni .
    Nje shembull me konkret esht korrupsioni 1 mesuesi te cilit duhet ti japesh 1 tarif te lart parash ne menyre qe te kalosh klasen ose te permisosh noten dhe ky fenomen esht perhapur shum ne shoqerin shqiptare . Ky fenomen esht shum i demshem per brezat qe po rriten dhe kjo ndikon ne formimin e tyre

  3. #3
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Me fal po nje gje s'kuptova une,duhet te themi emer e mbiemer te personit apo do japim vetem deshmi te nje fakti te ndodhur..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga chamillionare Lexo Postimin
    sic e permende dhe ti Albo ne shqiperi korrupsioni esht kudo ne cfardolloj instuticioni .
    Nje shembull me konkret esht korrupsioni 1 mesuesi te cilit duhet ti japesh 1 tarif te lart parash ne menyre qe te kalosh klasen ose te permisosh noten dhe ky fenomen esht perhapur shum ne shoqerin shqiptare . Ky fenomen esht shum i demshem per brezat qe po rriten dhe kjo ndikon ne formimin e tyre
    Kjo teme nuk eshte hapur per fenomenin e korrupsionit pasi kjo eshte diskutuar gjate ne tema te tjera ne forum. Kjo teme eshte hapur per te denoncuar konkretisht korrupsionin kur ju e keni hasur ne jeten tuaj. Ne filan dite, ne filan vend, filan person me kerkoi bakshish, etj.

    Me fal po nje gje s'kuptova une,duhet te themi emer e mbiemer te personit apo do japim vetem deshmi te nje fakti te ndodhur..
    Eshte plotesisht ne doren tuaj. Mund te jepni emrin e personit te implikuar, ose mund te jepni vetem emrin e departamentit, profesionin, qytetin e vendodhjen e aktit korruptiv.

    Albo

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pra po e mar guximin dhe po tregoj nje ngjarje qe kam perjetuar ne shkolle te mesme te Tetoves , smund te ket dyshime se ka ndodhur nje korupcion kur e kam pare me syte e mi.
    Ishte me duket vjeshte sme kujtohet saktesisht , une isha jashta oborrit te shkolles ne pushim , kishte nje profesor per te cilin thonin se eshte leht per tu koruptuar , mirepo une kisha nje fotografi krejt ndryshe te personalitetit te atije dhe nuk u bindesha nga fjalet qe rotulloheshin neper shkolle , keshtu qe nje dite ndodhi ajo qe se besoja , sic e ceka edhe lart isha jasht ne pushim me disa shoke te mi , une gjendesha perball shkollesh dhe shihja qart mbrendesin e oborrit , aty ishte nje burre i moshuar thaujse mbi 30 vjet , dhe priste dike , mire deri me ketu gjithcka ishte normale , mirepo pas 5 min max. u shfaq edhe profesori i dyshimnt ne syte e te gjitheve , filluan te bisedojme normal dhe une nuk ua vura shume veshin , sepse sdesha te jem i merzitshem me shikimiet drejt atyre , kur papritmas ne menyre te papritur me shkuan syte tek ata te dy dhe shohe qe nje monedh me vleren 500 eu. kalon nga dora e burrit te panjohur tek profesori i Fizikes , nje nder personalitetet me te respektuar ne shkolle nga ana ime , nuk ju besoja syve te mi , dhe e lasht keshtu , qe te mos e besoj , pas 2 oresh zhvillim ne lendet tjera , i erdhi radha klases sime qe te zhvillojme ore me profesorin ne fjale , ku dhe u vertetua dyshimi me lart , mire filloi ora , pasi mbaroi spjegimin e mesimit , 10 min para perfundimet te ores , une isha ne banken e pare afer tij i ulur , dhe me thiri afer tij , nxori te hollat qe une i verejta kur i mori jasht por sdoja te besoja , dhe me thote po citoj: "Merri keto te holla , ruaji si syt dhe shiko ketu afer 100 m , ka nje kembimore , shko shif ti thejsh" , une i prekur nga ajo qe pash , nuk pranova te shkoj shkaqe kinse nuk ndjehesha mire , keshtu qe e perjetova nje nga besoj shume rastet qe ndodhin te pakten ketu ne shkollat e rethines time.

    Mua personalisht deri me sot nuk me eshte bere ndonje ofrim bakshish per shkaqe koruptive , edhe po te me ishte bere zor se do e pranoja , qe te mos dalim shume nga tema po e perfundoj me kaq.
    Sui generis

  6. #6
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo teme nuk eshte hapur per fenomenin e korrupsionit pasi kjo eshte diskutuar gjate ne tema te tjera ne forum. Kjo teme eshte hapur per te denoncuar konkretisht korrupsionin kur ju e keni hasur ne jeten tuaj. Ne filan dite, ne filan vend, filan person me kerkoi bakshish, etj.



    Eshte plotesisht ne doren tuaj. Mund te jepni emrin e personit te implikuar, ose mund te jepni vetem emrin e departamentit, profesionin, qytetin e vendodhjen e aktit korruptiv.

    Albo
    esht e qart por cfar perfitimi kemi ne duke denoncuar korrupsionin ne forum si mund te na ndihmoni ju ??

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22
    esht e qart por cfar perfitimi kemi ne duke denoncuar korrupsionin ne forum si mund te na ndihmoni ju ??
    Te korruptuarit jane si puna e vampireve, ushqehen me gjakun e njerezve dhe gjelojne ne erresire te plote. Kur agon drita e mengjesit, fshihen ku te mundin per t'iu fshehur rrezeve te drites.

    Per aq kohe sa korrupsioni nuk denoncohet nga qytetari, te korruptuarit do te vazhdojne te fryhen me gjakun e atij qytetarit hallexhi. Dhe duke qene se forumi ka nje pjesemarrje e vizibilitet te madh, ideja eshte qe duke nxjerre ne drite te korruptuarit, drejtesia shqiptare dhe kreret e shtetit do te ndihen akoma me te impenjuar per ta luftuar korrupsionin.

    Ky eshte kontributi juaj qytetar ne luften kunder korrupsionit, qe duhet te shqetesoje e sensibilizoje te gjithe shqiptaret.

    Albo

  8. #8
    Tradhetar I Kombit Maska e Aldo_west_83
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Vendndodhja
    Ne Interrnim!
    Postime
    132
    Fakti qe sa here qe shkoj ne Shqiperi do ti fus ne pasaport 5000-leke policit ne dogane per arsye se nuk kam kryer ushtrin.Fajtor jemi qe te dy, si un, dhe polici.

    Rasti me banal ishte kur me ndaluan me motorr (Dukumentacionet edhe veshjet e duhura i kisha te gjitha ne rregull) edhe polici ma tha troc ;Nuk do ta pim 1- kafe dhe ne bre lalke!! ( Ishte Korcar )


    Do ishte nje enderr e bukur po te zhdukej nje dite korrupsioni ne Shqiperi.

    Por kur peshku qelbet nga koka, pse te mos qelbet edhe nga bishti


    Teme e bukur kjo Albo.
    Tradhetar I Kombit!

    I Denuar Me Interrnim Per Agjitacion E Propagand !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Kjo teme eshte e vlefshme nga pikepamja qytetare, por e pavflefshme ndaj luftes kunder korrupsionit. Nuk zbehet/goditet korrupsioni duke permendur emra. Sic e kam thene edhe tek tema tjeter me abstrakte, nuk goditen gjethet, por rrenja. Eshte si puna e semundjes, ne fund te fundit.

  10. #10
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    S'mund te jem shume i sinqerte dhe konkret, po them qe persa i perket eksperiences personale di qe drejtoria arsimore e tiranes dmth. shefat etj. jane te korruptuar deri ne rrenje,pastaj Bashkia e Tiranes ne tenderat e ndryshem,doganat ne Durres, disa komisariate policie,
    Nuk po flas me per universitet,ku behet cdo lloj mashtrimi e falsifikimi... Di per nje person qe mbaroj juridikun per nje vit, pa u prezantuar fare...(nuk jam une ju betohem). Po c'eshte me e keqja eshte te mjekesia ku mjeku nuk te ben nje gjilpere pa bakshishin, ku nuk te soministrojne ilacin e duhur pos u dhe leke, ku po nuk dhe leke te nxjerrin nga spitali, se thone qe s'ka shtrate.. Te pakten spitalin te rregullojne keto qeveri se per te tjerat hajde po ja varim..
    Nuk po flas me per futbollin se te gjithe jane ne dijeni se si eshte situata,sporti ka mbaruar ne Shqiperi eshte kthyer ne nje biznes te felliqur, ku qellimi kryesor eshte reciklimi i pareve... Doni me per Belulin, po deshet vazhdoj prape.. Ka edhe per ato qe jane "Lart".
    P.s.O Albo do ishte me mire te pyesje nese keni hasur ne ndonje sektor te Administrates qe nuk eshte i korruptuar, se keshtu lista eshte shume e gjate....

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •