Kohet e fundit kam vene re shume ligje te cilat jane "PA VLERE" ne Shqiperi.
Mund te permend disa prej tyre te cilat me kujtohen ne keto momente dhe do deshiroja te shtohej dhe lista prej jush.
Ligji i ndezjes se dritave te makines gjate dites me duket jashtzakonisht pa kuptim. Ky ligj perdoret per vendet nordike te cilat kane ne pjesen me te madhe te vitit mjegull dhe eshte pa kuptim qe nje ligj i till te shtohet ne shqiperi, e cila eshte nje vend mesdhetar dhe me klime te bute.
Ligji i mos lejimit te mjeteve lundruese motorike gjithashtu eshte nje ligj i cili pengon shume turizmin detar. Shqiperia do kishte shume here me teper te ardhura nga turizmi nqs ky ligj nuk do vendosej.
Moslejimi i xhamave te erret dhe perdeve tek makinat eshte gjithashtu nje ligj tjeter pa vlere. Cdo person ka te drejte te ruaje privacy te tij ne menyre absolute. Ka pas raste per furgona dhe autobuza qe bejne udhetime ne shtete te huaja, jane gjobit ne shqiperi per arsye qe kishin perde. Ato i kane heq, dhe pasi kane dal jashte shtetit perseri jane gjobit per arsyen pse ato nuk i kane.
Krijoni Kontakt