Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73

    Tregti me mortin e hapur

    Tregti me mortin e hapur


    Basir ĒOLLAKU


    Tragjedia e Gėrdecit, njė fatkeqėsi mė shumė se e rėndė, solli zi pėr shqiptarėt. Viktima tė shumta, dėme qė s'kanė tė sosur, por, fatmirėsisht, pėrmasat e tragjedisė nuk po thellohen. Dhimbja e qytetarėve ėshtė e pamatė dhe pėrpjekjet mbinjerėzore tė institucioneve pėr tė ofruar vetėm ndihmė, janė tė dukshme. Por pas dy ditė pritjeje dhe pėrmbajtjeje, durim tė sforcuar, politikanėt e majtė u sulėn tė bėjnė pak treg nė mortin e hapur.

    Nė Bashkinė e Vorės, Shtabi i Emergjencės qėndron nė gatishmėri tė plotė, nė pėrmbushje tė kėrkesave, tė vazhdimėsisė sė operacionit tė kėrkim-shpėtimit, me grupet e punės pėr vlerėsimin e dėmeve, nė ofrimin e ndihmave shėndetėsore, materiale, nė gjithēka tė mundur qė ėshtė nė dorė njerėzish. Por nė Vorė u shfaqėn dhe protestuesit e parė. Nuk ishin mė shumė se 50 vetė, ku gjysma e tyre nuk dinte mirė se ēfarė po bėhej, vetėm shkonin pas pjesės tjetėr pėr tė shtuar numrin e thirrjeve. Nėse do t'i identifikoje, nuk ishin as banorė tė zonės sė fatkeqėsisė, por banorė tė tjerė. Vihej re se ishin tė painformuar mirė se ēfarė kishte ndodhur realisht pas tragjedisė sė Gėrdecit. Kėrkonin dorėheqjen e ministrit Fatmir Mediu, kur ajo kishte ndodhur, kėrkonin ndihma dhe rindėrtime shtėpish, kur ato ishin premtuar dhe deklaruar, dhe kishte nisur vlerėsimi nga grupet e punės sė shtabit tė emergjencės dhe Bashkisė sė Vorės. Kėrkonin dorėheqjen e kryeministrit Sali Berisha, kėrkonin ēnaftėzimin dhe ēgazėzimin e zonės pėrreth, duke patur frikė shpėrthimesh.

    Kontrasti mes dijenisė sė fakteve tė ndodhura, kėrkesave, por, hera-herės, fytyra tė qeshura mes protestuesve qė dallohen jo vetėm nga kamerat, por dhe faqet e gazetave, tė bėjnė tė ndjesh njė dhimbje mė tė thellė pėr tragjedinė, pėr pėrdorjen e saj. Oficerėt e qarkullimit mezi mundėn t'i hapnin rrugėn njė kortezhi. E nisi Edi Rama, kryetari socialist, thirrjen pėr dorėheqje, aplikuesi i politikės sė re qė nuk priti tė respektojė dot asnjė ditė zie kombėtare. Por ajo qė sjell mė shumė zhgėnjim e jo befasi, ėshtė protesta e Vorės, qė rrekej tė sillte njė imazh tė rremė tė asaj tė Vlorės, kėtu e 11 vite mė parė, pa fyer asnjė qytetar tė kėtyre dy qyteteve tė fisme, janė rendja politike nė krye tė zemėrimit, dhimbjes, pėr tė deformuar dhe vdekjen, pėr tė pėrfituar prej saj ēdo aksion politik, ndonėse krejt tė pavend. Aktivistė tė "Mjaft", protestues tė pėrsėritur nė raste tragjedish, u gjendėn dhe nė Vorė, ndonėse kanė dalė nga tehu i shoqėrisė civile dhe janė kandidat, partia mė e re e majtė G99, kontigjenti zėvendėsues qė do tė pėrdorė Rama ndaj tė vjetėrve qė i prishin punė nė PS.

    Vėllazėrimi socialist u rishfaq nė Vorė dhe me praninė e deputetėve qė, pėrpara se tė shkonin nė Gėrdec, u turrėn e zunė vend pranė protestuesve. Spartak Braho, Marko Bello, Arben Isaraj, Alfred Dalipi, Erion Braēe, PS dhe LSI, harruan vėllavrasjen e reformės zgjedhore, sherret e ēdo ore, ndarjen e madhe tė fundit dhe u bashkuan nė tragjedi, nė Vorė, pėr tė pėrkrahur protestuesit sė bashku, e jo pėr tė ngushėlluar viktimat sė bashku. Rrinin tė mėnjanuar sikur ndodheshin rastėsisht aty, duke formuar njė "shtab" tė protestės dhe vetėm pak metra mė tej gjendej shtabi i emergjencės, njė qeveri e tėrė nė terren, nė fshatin dėmtuar, pranė tė lėnduarve.

    Tė rinjtė, nė udhėtimin e tyre disa orėsh nė rrugė, nė Vorė, ishin dhe agresivė ndaj mediave, mbase kėshtu i kishin thėnė ndonjėrit prej tyre, por jashtė kamerave dikush tė tregonte se ėshtė e organizuar, por emrin s'e themi, zėre se dihet. Pikėrisht pėr njė gėrmė, pėr njė L, qyteti Vorė, kryetarėve tė majtė u bėhet Vlorė e marsit tė shkuar dhe kjo u kujton atyre asgjė mė shumė se ajo qė kanė nė kokė, politikėn e vjetėr nė dyqanin e ri qė pėrpiqen kotazi tė ndėrtojnė me leje ndėrtimi qė ia japin njėri-tjetrit. Sa herė ndodh diēka nė Kosovė, do tė ndodhė dhe nė Shqipėri.

    Tragjikisht, kronologjia sjell numėr rastesh jo tė pakta kur tragjeditė, dhimbjet kanė patur ngjashmėri. Nė Mitrovicė sulmohet e pushtohet gjykata nga serbėt, pėrleshjet sjellin dhe njė polic qė humb jetėn. Rastėsia pėrsėrit gjendje aspak tė dėshirueshme nė Tiranė. Serbėt janė tėrė dėshpėrim pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės dhe pritshmėrisė sė anėtarėsimit nė NATO tė Shqipėrisė. Opozita kėrkon qė tė bjerė qeveria. Gjenerali i KFOR-it nė Kosovė hodhi njė pistė hetimi, duke sjellė nė vėmendje konkurrencė, tendera, por dhe dyshime tė tjera.

    E nėse ata do tė ishin djegur nga dėshira pėr tė hulumtuar masat e sigurisė sė zonės sė ēmilitarizimit, tė demontimit tė predhave, me aq sa ėshtė bėrė publike, kanė qenė tė tilla qė nga nisja e kėtij aksioni ushtarak. Por jo, duhej sot dhe gumėzhima politike qė kėrkon pushtet vetėm nė raste fatkeqėsie dhe vdekje s'e ka pėr pėrtesė tė vrapojė rrugė mė rrugė, protestė mė protestė, qė tė jenė ata pėrfituesit e vdekjes. Si gjithmonė, rituali i tyre ėshtė historik dhe ka gjasa tė pakta tė ndėrrojė faqe. Tėrė ekspertėt vendas e tė huaj kanė pranuar se asgjėsimi i kėsaj rrezikshmėrie armatimi kėrkon teknologji dhe kohė fizike, kushdo qoftė qeverisja e kėtij vendi. Po opozita ku e gjen aftėsinė qė tė jetė e zonja tė ndryshojė situatėn, tė zbrasė depot, ato depo qė iu deshėn gjysmė shekulli t'i mbushė? "Fali, o Zot, se nuk dinė ēfarė bėjnė!", tha Jezu Krishti. Por kėta dinė se ē'bėjnė, ndaj a mundet Zoti t'i falė?

    (RD)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    RD = Rilindja Demokratike _ ZP = Zeri i Popullit

    Ta dyja keto gazeta mund ti gjeni ne Halen e Halimit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Citim Postuar mė parė nga Halimi Lexo Postimin
    RD = Rilindja Demokratike _ ZP = Zeri i Popullit

    Ta dyja keto gazeta mund ti gjeni ne Halen e Halimit!


    Shqiperia kete ndarje ka e Djathte e Majte ju mund te zgjidhni njeren nga keto ose hidhu nga ura hahah

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga alpost Lexo Postimin
    Shqiperia kete ndarje ka e Djathte e Majte ju mund te zgjidhni njeren nga keto ose hidhu nga ura hahah
    Une skam pse te zgjedh asgje. Skam pse te degjoj Gjepurat e njeres pale apo tjetres. Vetem shpifje e akuza pa fund bejne ndaj njeri tjetrit vetem per SHOW e asgje konkrete. E djathta akuzon te majten e kur vjen ne pushtet ben nje vrime ne uje, e majta akuzon te djathten e kur vjen ne pushtet ben nje vrime me te madhe ne uje. Ne kete mes i humbur del vetem populli qe beson tek e majta apo tek e djathta.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Halimi, Shiko.Mėnyrat me tė cilat PS dhe LSI po reagojnė ndaj tragjedisė sė Gėrdecit janė vėrtet skandaloze dhe kalojnė ēdo kufi tė imagjinatės njerėzore.
    Nė mėnyrėn mė primitive po pėrpiqen qė tragjedinė ta shohin si shansin mė tė mirė pėr tė vjelur fryte politike dhe kėtė po e bėjnė duke pėrdorur kufomat e tragjedisė si kapital tė tyrin politik. Gjithsesi kėto lėvizje tė Ramės rrezikojnė qė tė akumulojnė njė mllef dhe urrejtje mė tė madhe ndaj kreut tė PS, i cili po dhunon tragjedinė dhe po vret pėrsėdyti viktimat e saj.
    Shumė qytetarė tė Vorės shpreheshin dje se janė tė irrituar me keqpėrdorimin politik qė Rama po i bėn fatkeqėsisė qė goditi kėtė zonė si dhe janė shprehur se do tė reagojnė nė rast sė Kryetari i PS nuk ndėrpret kėtė lojė tė fėlliqur politike me tragjedinė e Gėrdecit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga alpost Lexo Postimin
    Halimi, Shiko.Mėnyrat me tė cilat PS dhe LSI po reagojnė ndaj tragjedisė sė Gėrdecit janė vėrtet skandaloze dhe kalojnė ēdo kufi tė imagjinatės njerėzore.
    Nė mėnyrėn mė primitive po pėrpiqen qė tragjedinė ta shohin si shansin mė tė mirė pėr tė vjelur fryte politike dhe kėtė po e bėjnė duke pėrdorur kufomat e tragjedisė si kapital tė tyrin politik. Gjithsesi kėto lėvizje tė Ramės rrezikojnė qė tė akumulojnė njė mllef dhe urrejtje mė tė madhe ndaj kreut tė PS, i cili po dhunon tragjedinė dhe po vret pėrsėdyti viktimat e saj.
    Shumė qytetarė tė Vorės shpreheshin dje se janė tė irrituar me keqpėrdorimin politik qė Rama po i bėn fatkeqėsisė qė goditi kėtė zonė si dhe janė shprehur se do tė reagojnė nė rast sė Kryetari i PS nuk ndėrpret kėtė lojė tė fėlliqur politike me tragjedinė e Gėrdecit.
    shiko pak me mbrapa ne te kaluaren dhe rikujto tragjedine e 9 janarit dhe ndoshta skenari i sotem do te duket shume i ngjashem. politika te vret e pastaj te qan. kshu e ka. per te arritur qellimet e tyre sdun me ja dit as per ty e as per mua. te gjithe politikanet jane njesoj!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    lol tragjedia e 9 janarit ishte krim shteteror i qeverise socialiste qe nuk ju dha ndihmen e pare te emergjencise , ndersa kjo ishte fatkeqesi e trasheguar nga po qeveria socialiste, me firmen mafioze qe me pas e nderroj emrin ne .Pronari i kesaj firme Delijogjil ishte denuar ne 2004 per evazion fiskal por pasi la si garenci bankare 1,2 miljon dollare u lirua nga qeveria socialiste dhe nderroj emrin e kompanise. Me ndihmen e disa personave ne Shtabin e pergjithshem te Ushtrise kjo firme Greke me sponsor familjen e diktatorit komunist Enver Hoxha bene kundrabandem me te madhe te armeve ne ballkan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alpost : 18-03-2008 mė 21:42

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Me keto qe thua eshte mire te shkosh tek cepi i djathte i forumit e te debatosh me shoket tend sepse duket qarte qe ti paska bllokuar RD-ja mendimet.

    Tregeti me Mortin e Hapur ka bo Sala me 9 Janarin sic po bo Rama me 15 Marsin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Citim Postuar mė parė nga Halimi Lexo Postimin
    Me keto qe thua eshte mire te shkosh tek cepi i djathte i forumit e te debatosh me shoket tend sepse duket qarte qe ti paska bllokuar RD-ja mendimet.

    Tregeti me Mortin e Hapur ka bo Sala me 9 Janarin sic po bo Rama me 15 Marsin.



    ej halime me vjen keq . por 9 janarin e kane pranuar ministrat e socialisteve vete keshtu qe nese ke ndonje ide realiste mire nese jo bye bye carli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Majko: Delijorgjin e cova ne prokurori
    Deni Dedej
    E Merkure, 19 Mars 2008


    Majko pranon se ne vitin 2003, ai ka derguar ne prokurori dosjen e shoqerise "Perparimi", te drejtuar nga Mihal Delijorgji. Madje, sipas tij, per shkelje, nje dosje te tille e ka derguar tre ose kater here ne organin e akuzes, per te sqaruar perfundimisht shkeljet e kesaj kompania. "Kam derguar kete dosje ne prokurori per ndjekje penale 3-4 here, pasi eshte nenshkruar kontrata dhe pas vendimit te Keshillit te Ministrave i ligjeruar date 10 prill i vitit 2003", ka deklaruar ish-ministri i Mbrojtjes, Majko, dje per gazeten "Koha Jone". Duke mohuar qe nje lidhje e tille kontraktore e bere atehere, te kete ndikimin e vete edhe ne keto momente, shume vjet me pas. Nderkohe qe ish-ministri socialist i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka nenvizuar se edhe ne vitin 2003, firma e Delijorgjit, "Alba Demil" ishte nenkontraktore e nje kompanie te fuqishme, e cila lidhi kontraten me Ministrine e Mbrojtjes, te ligjeruar me vendimin e qeverise numer 232, date 10/04/2003. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes, nuk e mohon kete, por specifikon arsyet e perse. "Ky ka qene nje kontraktor qe ne beme me "Benz Mercedez" per te prere armatime te renda qe nuk i cmontonim dot. I ofruam cmim per kete mall ne nje kontrate, e cila kaloi me vendim qeverie. Pergjithesisht, ajo ka qene korrekte. Ka pasur zera, po ecem me ngadale dhe une vete cova ne prokurori nje dosje", ka pohuar Majko. Por, me 24 prill 2004, nenkontraktuesi pronari i firmes qe atehere quhej "Perparimi", Mihal Delijorgji shoqerohet ne polici, i akuzuar per evazion fiskal, por me pas gjykohet ne gjykim te lire pasi pagoi 1,2 milione dollare si garanci bankare. Gjithsesi, proceset gjyqesore nuk i tronditen aspak pozitat e Delijorgjit si nenkrontaktor. Sipas Majkos, ai ishte i rregullt ne pagesen e taksave. "Ka pasur nje ndjekje penale per te, por kontraten e kishim me "Benz Mercedesin". Per te, ka ardhur presidenti i saj ne Shqiperi. Me ne s'ka pasur probleme me taksat dhe kontrata ka vazhduar gjate. Ne realizuam me shume se gjysmen dhe kontrata ka vazhduar normalisht edhe ne periudhen e qeverisjes qe erdhi me pas", shprehet Majko. Duke nenvizuar faktin se nje kontrata per asgjesimin e armatimeve dhe municioneve ka vijuar dhe nen qeverisjen e PD, dhe konkretisht nen drejtimin e Ministrise se Mbrojtjes nga ana e ish-ministrit Mediu. Por, Delijorgji vazhdoi aktivitetin e tij te suksesshem si nenkontraktor i Ministrise se Mbrojtjes, duke marre kontrata per firmen tashme me emer te ri "Alba Demil". Kete radhe jo per cmontimin e tankeve, por te municioneve ne fabriken e Gerdecit. "Municionet, thote Majko, ne kohen e socialisteve cmontoheshin vetem ne uzinat ushtarake ne Polican, Mjekes dhe Gramsh. Demontimi i municioneve ne Shqiperi eshte bere vetem ne uzina. Nuk e kuptoj qe nje qeveri qe ben demontim ne Polican dhe ne vende te tjera, perse duhet ta bente ne nje zone te banuar", ka shtuar Majko, duke shigjetuar ne kete rast pasardhesin e tij ne krye te dikasterit te Mbrojtjes. Per here te pare, Majko ka dhene nje informacion ne lidhje me kete proces, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec te Vores.

    (KJ)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rruga e veshtire e Shqiperise drejt Globalizimit
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 16:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •