Qe nje vend te arrij te zbatoj denimin me vdekje duhet te jete nje vend tejet i perparuar, zhvilluar dhe domosdoshmerisht me nje drejtesi te hekurt, ta pagabueshme, pra te kulluar. Cili vend i perafrohet ketyre kushteve? Shqiperia eshte shume larg ketyre parametrave. Mos ndoshta USA? Eshte nje vend ku denimi me vdekje ka kohe qe zbatohet, ligje te rrepta, me masa denimesh qe nuk jane te ngjashme me ato te Europes(perendimore). Pra eshte nje vend jo vetem i zhvilluar por edhe me nje eksperience te madhe ne kete ceshtje. Lind pyetja. A eshte e mundur te gaboj drejtesia ne identifikimin e vrasesit te vertete, a eshte e mundur qe gjithmone te ndeshkohet "i keqi".
Une po ju them qe JO. Vetem ne USA ekzistojne rreth 100, mos me shume denime me vdekje te ekzekutuara, te cilat mbas verifikimeve te mevonshme eshte vertetetuar pafajsia e personave te ekzekutuar.
Pra perfundimisht mund te them se: "denimi me vdekje" eshte i nevojshem por nga ana tjeter eshte nje vendim i "pakthyeshem" dhe si i tille i pakorigjueshem. Perderisa ne jemi qenie qe gabojme, po keshtu edhe drejtesia nuk mund te jete e pagabueshme. Si rrjedhoj une do te isha me i predispozuar per burgim te perjetshem, i cili te zbatohesh me drejtesi dhe perpikmeri.
Krijoni Kontakt