Berisha: per ''Kathimerinin'': Ceshtja came do te shqyrtohet
Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn greke “Kathimerini”, Kryeministri Berisha flet pėr tė gjitha ēėshtjet kombėtare, prej Kosovės nė ēėshtjen ēame. Ai shprehet se ēėshtja e pasurive tė shqiptarėve nė Greqi duhet tė shqyrtohet. “Nėse kjo nuk do tė shqyrtohet sot, do tė duhet tė shqyrtohet nesėr, pasnesėr, ekziston edhe njė Gjykatė Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut”. Ndėrkohė qė propozon krijimin e komisioneve teknike pėr dhėnien e pėrgjigjeve mbi kėtė ēėshtje. Sakaq Kryeministri mbyll ēdo mundėsi pėr ndryshimin e kufijve pas pavarėsisė sė Kosovės, duke theksuar se ēėshtja shqiptare nė Ballkan ėshtė mbyllur pas 17 shkurtit. Pėr sa i pėrket shtetėsisė sė kryepeshkopit Anastas, Kryeministri nuk ėshtė pėrgjigjur nėse ėshtė pro apo kundėr dhėnies sė saj, duke thėnė se kjo ėshtė kompetencė e Presidentit.
Intervistoi: Stavros Ximas - “Kathimerini”
Besoj z. Kryeministėr se do tė jenė dyfish i gėzuar kėto ditė. Dera pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO ėshtė hapur me takimin e ministrave tė Jashtėm nė Bruksel, Kosova u pavarėsua...
Patjetėr, kemi tė bėjmė me ndodhi shumė tė rėndėsishme, por unė mendoj edhe pėr popujt e tjerė miq tė Ballkanit, sepse ėshtė bindja ime e thellė se pavarėsia e Kosovės pėrbėn njė pėrpjekje tė madhe pėr paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Ēfarė ju bėn tė mendoni se rajoni do tė qetėsohet me pavarėsinė, nė kohėn kur ekziston frika e pėrhapur se do tė nisė efekti domino? Pse nuk ligjėrohen tashmė serbėt e Bosnjes, apo hungarezėt e Vojvodinės dhe Transilvanisė, pėr tė kėrkuar edhe ata shkėputje?
Kosova pėrbėn njė rast tė veēantė. Nėse do tė shihni historinė, do tė dalloni se Kosova nuk ishte asnjėherė njė pjesė pėrbėrėse e Serbisė. Ishte njė pjesė pėrbėrėse e Serbisė sė Madhe, qė do tė thotė se ishte nėn pushtim. Lufta qė po bėjnė serbėt pėr tė ashtuquajturėn zemrėn e kombit, nuk bazohet nė histori, por nė mite. Nėse do t’i referohemi atyre kohėrave, Greqia, Kosova, Shqipėria kishin njė histori sllave, por ishte njė histori pushtimi, qė ekzistoi pėr njė periudhė dhe mė pas u tėrhoqėn sllavėt. Kjo ėshtė e vėrteta. Nė vitin 1389 luftuan nė fushėn e Kosovės serbėt, shqiptarėt, hungarezėt, sė bashku.
Deri nė vitin 1912 ishte njė vilajet i perandorisė osmane. Iu dha Serbisė si njė ēmim njė shekulli. Njė shekull Serbia nuk krijoi marrėdhėnie tė vlefshme me Kosovėn, por nė tė kundėrt, krijoi njė regjim tė tipit kolonialist. Serbėt nė kėtė shekull pėrthithėn njė ideologji nacionaliste, jo vetėm nė kurriz tė shqiptarėve, por edhe tė kombeve tė tjera. Jeni nė dijeni se kroatėt u bashkuan vullnetarisht me serbėt dhe pas njė shekulli u ndanė sėrish, sepse serbėt silleshin si hegjemonė.
Nė kėtė kuptim, pavarėsia e Kosovės do tė ndihmojė shumė edhe vetė Serbinė. Do t’i ēlirojė serbėt nga mitet dhe do t’i risjellė nė realitet.
Ēėshtja shqiptare nė Ballkan
A i bashkoheni mendimit tė bashkėkombėsve tuaj, qė me pavarėsinė e Kosovės ndryshoi njė faqe nė historinė e kombit shqiptar, por nuk u mbyll libri?
Besoj se pavarėsia e Kosovės i vendos fund regjimit tė papėrcaktuar tė shqiptarėve nė Ballkan. Me gjithė mend ekzistojnė shqiptarė edhe nė Serbinė e Jugut, nė Mal tė Zi dhe nė Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. E vėrteta ėshtė se minoritete ekzistojnė kudo. Tė drejtat e tyre nė bazė tė marrėveshjeve mbi pakicat duhet tė respektohen, por ideja e rishikimit tė ri tė kufijve ėshtė joproduktive, pasi do tė mund tė krijonte sėrish tension dhe pasiguri nė 15-20 vitet e ardhshme, periudhė qė do tė mund ta pėrdornim pėr tė hyrė nė Evropė.
Domethėnė, pėr mendimin tuaj ēėshtja shqiptare nė Ballkan pėrfundoi me pavarėsinė e Kosovės?
Unė mendoj se u zgjidh pėrfundimisht. Veēse duhet tė respektohet marrėveshja e Ohrit.
Megjithatė, ndėrkombėtarisht ekziston pėrshtypja se pas mundjes sė nacionalizmit serb, rajoni i Ballkanit Perėndimor nuk do tė qetėsohet, sepse tani do tė ēojė kokėn nacionalizmi shqiptar.
Unė mendoj se pavarėsia e Kosovės do tė ketė rezultat krejt tė kundėrt me atė qė mbėshtesin disa analistė. Kufijtė janė tė hapur pėr tė gjitha kombet e rajonit dhe pėr shqiptarėt qė jetojnė nė vende tė ndryshme. Personalisht, nuk e shoh pavarėsinė e Kosovės si nxitje nė rrugėn qė ju po thoni. Mendimi im ėshtė se do tė jetė rezultati i kundėrt.
Nė njė bashkėbisedim tė mėparshėm mes nesh, shumė mė pėrpara se ndodhitė nė Kosovė, mė ishit shprehur se pėr ju ēėshtja e Shqipėrisė sė Madhe ėshtė mit. Tani, pas pavarėsisė sė Kosovės, mos vallė po hapet njė mundėsi e tillė dhe kemi probleme tė tjera? Siē e dini, nė emėr tė Bullgarisė sė Madhe, Greqisė sė Madhe, Serbisė sė Madhe ėshtė derdhur mjaftueshėm gjak nė Ballkan. Tani disa ėndėrrojnė pėr Shqipėrinė e Madhe, tė tjerė pėr Maqedoninė e Madhe, sindroma e “tė vegjėlve tė mėdhenj” nuk duket se po eklipson nė Ballkan?
Jam shumė dakord me vėrejtjen tuaj. Unė thellėsisht mendoj se zgjidhja pėrfundimtare e kėsaj ēėshtjeje ishte pavarėsia e Kosovės. Por mė duhet tė theksojė diēka: Ėshtė shumė e rėndėsishme zbatimi i marrėveshjes sė Ohrit. Ju mund tė thoni se ideja e Shqipėrisė sė Madhe ėshtė njė ide me tendenca jostabilizuese, por unė do t’ju them se fobia ndaj shqiptarėve ishte tėrėsisht joproduktive nga ana e vendeve tė tjera tė Ballkanit. Personalisht mendoj se rėndėsi pėr vendet tona ka qė qytetarėt tanė tė trajtohen si tė barabartė pėrpara ligjit. Dhe e ripėrsėris se nuk shoh asnjė tendencė tė ripėrcaktimit tė kufijve aktualė.
Ēėshtja ēame
Po shohim se nė kėtė ngatėrresė tė pėrgjithshme, nė internet po duken gjithnjė e mė shumė shkrime dhe fotografi, me anė tė tė cilave disa grupe tė caktuara tentojnė tė hapin ēėshtjen “Ēamėri”. Nė vendin tuaj zhvillohen takime, e nė pėrgjithėsi shihet njė lėvizje mbi kėtė ēėshtje, gjė qė nė Greqi nuk ikėn pa u vėnė re. Sipas mendimit tuaj, a ekziston njė ēėshtje e tillė dhe nėse po, a mund tė kthehet nė njė problem nė marrėdhėniet greko-shqiptare, por edhe mė gjerė nė rajon?
Siē e dini, nė periudhėn 1992-1996 problemi nė fjalė ishte nė axhendėn e tė gjitha bisedave mes qeverive shqiptare dhe greke. Unė mendoj se arritėm tė jepnim pėrgjigjen mė tė mirė, duke nėnshkruar Marrėveshjen e Miqėsisė dhe Bashkėpunimit. Mendoj se kjo ishte nė pėrputhje tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare, si edhe me stabilitetin dhe paqen. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, problemet e karakterit pronėsor qė kanė qytetarėt grekė dhe shqiptarė nė Shqipėri dhe Greqi, janė ēėshtje me karakter gjyqėsor, teknik dhe juridik dhe duhet tė zgjidhen mbi kėto baza.
Kjo do tė thotė se nuk duhet tė shqetėsohet pala greke?
Jo. Por grekėt dhe shqiptarėt duhet tė dinė se ēėshtja e pronave ėshtė ēėshtje pronash dhe nėse kjo nuk do tė shqyrtohet sot, do tė duhet tė shqyrtohet nesėr, pasnesėr, ekziston edhe njė Gjykatė Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut. Kėshtu qė, mė mirė ta shohim kėtė ēėshtje nė mėnyrė tė sinqertė, sesa tė kemi probleme. Tė krijohen komisione teknike, tė shqyrtojnė dosjet, tė japin pėrgjigje. Marrėveshja e Miqėsisė pėrcakton qartė njohjen dhe respektimin e kufijve mes dy shteteve. Nė kėtė rrafsh, asnjė nga dy shtetet nuk ka kėrkesa territoriale nė kurriz tė tjetrės. Kjo ėshtė pėrfundimtare.
Emri i Maqedonisė
Po ndiqni pėrplasjen mes Greqisė dhe IRJM-sė (Maqedonisė) pėr ēėshtjen e emrit. Pėr mendimin tuaj, kjo pėrbėn njė ēėshtje dypalėshe, apo njė problem pėr tė gjithė rajonin, qė mund tė zhvillohet duke krijuar njė atmosferė tensioni, nė njė mjedis qė ka nevojė pėr stabilitet?
Patjetėr qė nė nivel diplomatik dhe teknik ėshtė njė ēėshtje dypalėshe. Por, pa dyshim qė ēdo ēėshtje dypalėshe nė njė rajon ose nė njė botė qė shkon drejt bashkimit, ka njė vlerė edhe pėr tė tjerėt. Nė kėtė kuptim, Shqipėria ėshtė e interesuar qė tė arrihet njė zgjidhje. Ne mendojmė se ekziston mundėsia e njė marrėveshjeje dhe ėshtė nė interesin e tė gjithė rajonit qė ajo tė arrihet.
Keni frikė se mos me kėtė problem, mund tė krijohet njė tip “karamboli”, qė do tė ndikonte edhe nė pranimin e Shqipėrisė nė NATO nė prill?
Nuk besoj se mund tė dėnohet Shqipėria, pėr shkak tė njė ēėshtjeje ndėrmjet dy vendeve tė tjera, qė nuk mund tė ketė asnjė lidhje me Shqipėrinė. Por ka diēka. Ėshtė nė interes tė Greqisė dhe tė Shqipėrisė, qė IRJM-ja tė bėhet pjesėtare e NATO-s dhe stabiliteti i IRJM-sė pėr tė dyja vendet ėshtė i rėndėsishėm. Kjo ėshtė e vėrteta. Nė kėtė mėnyrė, uroj dhe dėshiroj qė tė arrihet marrėveshja. Duhet ta kemi si pikėsynim kėtė.
Ndieni se nė rrugėn tuaj pėr nė NATO dhe nė BE keni njė mbėshtetje tė vlefshme dhe tė sinqertė tė Athinės?
Unė e kam kėtė pėrshtypje, sepse besoj nė kėtė mbėshtetje dhe vėrej, se kjo ėshtė realitet. Greqia po jep ndihmė tė vyer pėr Shqipėrinė nė tė gjitha pikėpamjet. Nuk besoj se ekziston ndokush qė mund ta vendosė nė dyshim kėtė. Nė tė gjitha rastet, Greqia ishte njė shtysė pėr proceset e integrimit tė rajonit tonė.
Kryepeshkopi Anastas
Prania e Kryepeshkopit tė Shqipėrisė, z. Anastas, ėshtė njė nyje lidhėse e fortė nė marrėdhėniet greko-shqiptare. Si e vlerėsoni veprėn e tij, marrėdhėniet tuaja si janė?
Shumė tė mira. Z. Anastas ka njė rol tė rėndėsishėm nė ripėrtėritjen e kishės ortodokse tė Shqipėrisė.
Megjithatė pas gjithė kėtyre vitesh ėshtė ende pezull dhėnia e nėnshtetėsisė shqiptare. A jeni dakord qė ajo tė jepet?
Problemi ėshtė se jam Kryeministėr dhe kjo nuk ėshtė njė kompetencė e imja. Jam i sigurt qė Presidenti i Republikės po e shqyrton kėtė kėrkesė. Realisht Kryeministri nuk ka asnjė lidhje me ēėshtjen e nėnshtetėsisė, ėshtė ēėshtje e Presidentit.
10/03/2008 gazeta standard
Krijoni Kontakt