Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Miliardat e Gjirit Persik, pse nuk vijnë në Shqipëri

    (Nga Shekulli)

    Rrëfimi i Admirim Banajt, ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite

    Pengesat: Mungesa e fondeve, rasti i "Yassin Kadi" dhe qëndrimi ndaj Konferencës Islamike

    Admirim Banaj, është i gëzuar që për të dytën ditë ndodhet bashkë me kolegët e tij ambasadorë. Të gjithë bashkë, në një sallë, duke diskutuar për të ardhmen e diplomacisë shqiptare nëpër botë. "Është një ide shumë e mirë, sepse kështu kontaktet bëhen edhe më njerëzore",- thotë Banaj, prej rreth dy vitesh ambasador i Shqipërisë në Arabinë Saudite, përfaqësi që mbulon shumicën e vendeve të Gjirit Persik. Rreth të 40-ve, Admirim Banaj i përket brezit të ri të diplomatëve të Shqipërisë. Nuk është politik, sepse për shumicën e shqiptarëve është i njohur me pseudonimin Like Rehova, që karikaturizonte për revistat dhe gazetat shqiptare. Më saktë i shpirtëzonte, me sarkazmën dhe groteskun që mishëronin. Tani i duhet të shpirtëzojë përfaqësinë diplomatike në pellgun e zhytur në naftë dhe gaz, Ambasadën në Riad, të cilën e gjeti me një të dërguar, që e kishte kthyer selinë diplomatike një ekspozitë kolltuqesh e divanësh.

    "Është shumë e vështirë,- thotë ambasadori Banaj.- Nuk ka fonde, sepse duhet lëvizur për të gjetur edhe rrënjët e shqiptarëve të hershëm që mbetën në shtetet e Gjirit, t'u tregosh atyre se çfarë është sot Shqipëria, se për çfarë ka nevojë ajo dhe ku mund të investojnë në atdheun e të parëve të tyre, megjithëse sot ata thirren "turq" nga vendasit arabë". (Shen. ???) Një mision i pamundur? Admirim Banaj ende nuk është dorëzuar. Por sauditët e miliardave, apo emirët e Dubait, nuk kuptojnë shumë gjëra nga Shqipëria. Stepen nga rasti i sheikut saudit, Yassin Kadi, i futur në listën e zezë të amerikanëve, si financues i terrorizmit.
    Në Shqipëri njihet si pronari i një pjese të "Kullave Binjake" shumëkatëshe të xhamta përballë selisë së qeverisë shqiptare, financues i veprave të bamirësisë, posedues i pasaportës shqiptare të firmuar nga ish-presidenti Berisha në fillim vitet '90. Njëri prej dhjetëra njerëzve me dollarë, për të cilat kishte shumë nevojë Shqipëria e skamur e viteve të para të demokracisë. Por sot, 15 vite më pas, Yassin Kadi është i dënuar të jetë i padëshiruar në Shqipëri, pronat e tij janë sekuestruar, gjyqet kanë qenë të pamëshirshme me bizneset e etiketuara financuese të terrorizmit, paçka se në Riad ai është një sheik i nderuar. (Shen. "keqardhje" nga autori???)

    Rasti i paprecedent i sheikut, është pikëpyetja ende e pazgjidhur për sheikët dhe miliarderët e Mbretërisë së pasur me naftë. Ata janë gati të vijnë në Shqipëri, por duan përgjigje dhe sinqeritet nga pala mikpritëse. Dhe nuk është ky i vetmi rast. Kuvajtianët kanë derdhur 200 milionë dollarë në Shqipëri për vepra publike, duke kryesuar donatorët e vendeve të Gjirit. Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk hezituan të financonin mbi 20 milionë dollarë për Aeroportin e Kukësit, tashmë i mbaruar, që do të shërbejë si aeroport për fluturimet kombëtar dhe ndoshta edhe si urë për në drejtim të Kosovës.

    Janë këto vende që sot po përjetojnë një bum ekonomik të paparë në thithjen e investimeve të huaja, siç është megaluksi që po ndërtohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara. Por këto fonde kolosale nuk kanë gjetur ende rrugën për në Shqipëri.

    Ka edhe një problem tjetër, që nuk duhet nënvleftësuar. Më 1992 Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes Islamike, që përmbledh mbi 50 shtete anembanë botës. Por prej vitit 1997, Shqipëria është de facto më shumë jashtë se brenda, as anëtare, as vëzhguese dhe në mbledhjet e OKI-t. "Këto vende e kanë dorën ngritur lart për pavarësinë e Kosovës",- vëren ambasadori Banaj, në këto kohë kur Shqipëria nga Kryeministri e poshtë po përpiqet të bëjnë lobing, siç ishte edhe vizita e Berishës pak ditë më parë në Egjipt. Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite, thotë se Shqipëria duhet të jetë më e qartë në qëndrimin e saj për Lidhjen Islamike, duke mos e parë vetëm në aspektin fetar. "Edhe Rusia ortodokse po kërkon të ketë statusin e vëzhguesit në Lidhjen Islamike",- thotë ai.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shqipëria, interes për investimet arabe

    Kryeministri Berisha zhvilloi dje, në Davos, në ambientet e Congress Centre ku zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, një takim me Ministrin e Financave së Arabisë Saudite, Ibrahim Abdulaziz Al-Assaf. Në këtë takim, Kryeministri Berisha i përcolli përshëndetjet e tij më të sinqerta Mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah. Kryeministri Berisha i bëri Ministrit të Financave të Arabisë Saudite një panoramë të zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë dhe të ecurisë së reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka pasuri të mëdha natyrore,është e pasur në minerale si në krom, nikel, bokside etj.. Gjithashtu, vijoi Kryeministri, Shqipëria ka risorse të mëdha në turizëm, me një shtrirje rreth 400 kilometra bregdet dhe shumë prej tyre ende të pazbuluara dhe të pa shfrytëzuara, si dhe potenciale të mëdha hidrike që duhen shfrytëzuar. "Ne po bëjmë hapa të rëndësishëm në balancimin e prodhimit të energjisë, duke ndërmarrë projekte për energjinë nga gazi i lëngshëm termo-power, nga energjia e erës, etj., si dhe duke kryer investime të rëndësishme në hidroprodhim. Qeveria shqiptare është një qeveri e dëshirës së mirë për të mbështetur çdo investim për zhvillim nga Arabia Saudite dhe vende të tjera," tha më tej Kryeministri Berisha. Ministri i Financave të Arabisë Saudite, duke vlerësuar potencialet e mëdha hidrike, por edhe potencialet e tjera të Shqipërisë për prodhimin e energjisë, u shpreh se Arabia Saudite, në bashkëpunim me vendet e tjera në këtë rajon, do të bëjë përpjekje për të krijuar mundësinë që Shqipëria të përfitojë nga fondet për kredi me koncension, për të realizuar investime të mëdha në fushën e energjisë. Për këtë, Arabia Saudite do të japë shumë ndihmesë, tha ai. Ministri i Financave të Arabisë Saudite Ibrahim Abdulaziz Al-Assaf vlerësoi gjithashtu se Shqipëria ka arritje shumë të mira në shndërrimin e saj në një vend të sigurt dhe tërheqës për investimet e huaja, nëpërmjet reformave të qeverisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit. Shqipëria, u shpreh ai, ka një stabilitet të admirueshëm ekonomik dhe kjo “na bën optimistë për të bashkëpunuar me ju”. Arabia Saudite, nënvizoi më tej Ministri Ibrahim Abdulaziz Al-Assaf, është shumë e interesuar për investime në vendin tonë në fusha të ndryshme si, në turizëm dhe në energjetikë. Ne mund të kontribuojmë me investime direkte, me fonde tregtare investimi, me studime dhe ekspertë, si dhe me bashkëfinancime të projekteve të mëdha me qeverinë shqiptare, u shpreh ai.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Per Salen mund te thuash c'te duash por ama s'ka lene vend me pare pa i ofruar mundesine per te investuar ne Shqiperi.

    Jo si Nano qe na greqizoi mender dhe breket.

    Hidh portokalle shqiptare posht e vuu bli portokalle greku.

    Bravo Berishes per insiativen dhe mundin.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    Per Salen mund te thuash c'te duash por ama s'ka lene vend me pare pa i ofruar mundesine per te investuar ne Shqiperi.

    Jo si Nano qe na greqizoi mender dhe breket.

    Hidh portokalle shqiptare posht e vuu bli portokalle greku.

    Bravo Berishes per insiativen dhe mundin.

    berishes ja ka futur iliria kamet me je kepuc prandaj ka kthy icik kur ja ka ba gruja 8 me 2 po te tjeret car i bajn



    davius, serjozisht cne kaq interesaxhinj shteti shqiptar di gja ?!!!!
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •