1. Nuk e konsideroi njeri si te keqe per nje te huaj qe nuk di te flasi shqip, thjesht u tha se eshte nje mangesi. Ti mos shiko veten qe ditke 2 gjuhe te huaja apo te tjere qe dine edhe ndonje me teper se ty, se jemi popull i vuajtur, asnjeher se kemi mesuar nje gjuhe se ashtu na ka dash qefi, po se ashtu e kemi pasur nevojen. Po ta dije numrin e emigranteve shqiptare ne krahasim me ate te te huajve nuk do e permendje fare dicka te tille. Dhe sa per te dijeni, pasi kjo eshte me shume dicka qe un kam ven re ketu ku jetoj ...shum pak jane njerezit “vendas” ketu qe vihen te mesojne nje gjuhe te huaj ... jane dembela shkurt hesapi, pse ta lodhin trurin ata te mesojne gjuhen tone, kur ti un e tjetri e tjetri vijne ketu me 5 pare njohuri per gjuhen e tyre (po asnjeher nuk u mungon deshira per ta permirsuar) dhe u bie nofulla ne toke amerikaneve kur degjojne se ke me pak se 5-6 muaj qe ke ardhur ketu dhe flet mjaftueshem (kjo me ka ndodhur ne fillimet e mia ketu).
2. Mos perserit kete barieren e gjuhes midis njerezve se dihet qe edhe nese nuk do jet njeriu i jetes tende gjithmon ka per te sjelle probleme, thjesht edhe ne jeten sociale e jo me ne ate personale. Sa per dollite do thoja se njeriu i ve pikesynime vetes ne jete, dhe perpiqet te arrije aq sa mundet ... ashtu si ti do e marresh nje nuse te huaj ku do sakrifikosh kohen duke i mesuar asaj gjuhen, ashtu dua edhe une dike qe i di mire traditat ne te cilat un jam rritur. Edhe nqs ai nuk di, mjafton te tregoje rrespektin e duhur thjesht ndaj zakonit.
3. Do flasin femijet kush tha qe jo ... kot nuk thone gjuha e nenes apo jo. Mos ti permend edhe nje her un arsyet pse se do behesha e bezdisur duke perseritur veten edhe nej her nga e para.
4. Me fal qe po te drejtohem kaq personalisht un ty ... po ti a je shqiptar ... si nje i tille nuk mund te thuash cfar te ben ty te quash veten Shqiptar?! A nuk jane po keta djem qe jetojne ne shqiperi qe ulen ne po ato lokale, bare e kafene me po keto femra qe na tymoskan, pijne dhe nxjerrin kembet e tyre. Pse na ardhka nje i huaj ne aty dhe na i beka xhiro atyre me makine kshu?!
Ndryshuar për herë të fundit nga Nyx : 28-02-2008 më 13:13
Une shqiptar jam, por e kam inat te pi duhan e te ulem neper lokale, bare e kafe per te pire duhan e alkool, dhe nuk me pelqejne ato lloj femrash qe nxjerrin cdo gje sheshit. Nuk kam bere ndonje here xhiro me makine, as vete e as femrave, makina eshte thjesht mjet pune.
Une doja te thoja qe nganjeher as ne ketu ne Shqiperi nuk i gjejme standardet qe i kerkojme se femrat jane bere shume "moderne" .
Hyjneshe e nates,gjynah qe do ngelesh ne amerike....
Duam s'duam ne do i pershtatemi femrave,nuk kemi ne pergjithesi fuqi te imponojme,keshtu qe sic do trasformohen femrat ashtu do transformohen edhe meshkujt...
Duam perendimin keshtu qe do behemi si perendimoret e drejt perendimit po na cojne femrat,ky eshte fakt i qarte per mua...
Zhdukja e vlerave mashkullore eshte ne plan te pare,per femrat shqiptare,biles me ka rastisur nje rast ne nje debat,ku njera quante krejt vlerat shqiptare si mashkullore keshtu qe duheshin zhdukur...
Keshtu qe,ti hyjneshe e nates gabon kur thua qe e kane fajin meshkujt...
Nuk i ve shume faj xfiles kur pergjigjet ne ate menyre,po gjithsesi edhe brezi yne do vazhdoje te preferoje ne pergjithesi femren shqiptare ,sikur vetem pse flet shqip,pasi prinderit tane na kane edukuar gjithsesi me njefare fryme shqiptarocentrike...
Kur te jemi 'modernizuar'(kjo fjale me duket me shume si ofendim ndaj personit te cilit i drejtohesh) plotesisht atehere edhe shqiptaret nuk do bejne me dallime po do martohen edhe me te zeza apo te verdha,kuqalashe apo jeshile apo deri nga ato qe kane pasur gjyshin kanibal,sepse njerez jane edhe ato....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Epo c'ti besh, me sa duket i ka kapur modernizimi nga fundshpina
Dhe kjo jo vetem aty ne Shqiperi ... shef shum tej mase madje edhe jashte ... qe mundohen te hedhin nje hap me perpara, po akoma bien pre e nje mentaliteti te semure, qe i detyron tjeter te jen ne shpi, e tjeter te jen sapo zbresin tek shkalla e pare. Keq me vjen ta them po ne pergjithesi femrat shqiptare akoma nuk e kan gjetur veten e tyre, te rralla jane te pervecmet.
Ndryshuar për herë të fundit nga Nyx : 28-02-2008 më 14:05
Vallai e kam te veshtire te besoj ne stabilitetin mendor te njerezve te tille. Sido qe te jete, nje njeri emocionalisht stabil ne boten Perendimore nuk pikturohet ne formen qe pershkrove ti.
Une qe po bej nje jete te tere jashte, di te te them me bindje te plote qe ka shume njerez margjinale dhe nder te huajt, njerez jo stabile, te cilet kerkojne stabilitet ne kulturat cike si me arkaike si ajo shqipetare ku gruaja ruhet ende me dajak tek koka.
Tani e keni pyetur veten nese nje shqipetar i mirefillte do fuste ne martese psh. nje Afganistanase? Apo nje Afrikane a di une?Le te jete dashuri por te jete Zoti vete s'do shkoja.
Nje gje qe kam vene re tek ce shqipo jashte eshte qe pranojne te martohen me plehre te huaj vetem per "prestigj"(edhepse sinqerisht ende s'arrita t'kuptoj c'prestigj) apo per doc.
Vajta kete vere ne Shqiperi dhe kishte marre kafete historia" fatlume" e nje goce kendej qe demek martuar me nje te huaj. I pyes se kush ishte ajo"fatlumja", me zor kam mbajtur te qeshuren kur m'a thane. Kjo "fatlumja" martuar me nje "fatLLUM" kendej qe ...o nene, o nene. E con ne Shqiperi, e lan dhe e lepin sa per sy e per faqe nderkohe qe ne qe i njohim afer dime tamam realitetin.
Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 28-02-2008 më 14:09
Kam vetem nje limit: qiellin!
ne shqipri lal ose do i kesh me shkoll dhe jane shumica egoiste bejn sikur kan kapur qiellin me dor se kan marr nje universitet duke bere sex me profesoret, ose jan fshatare skan pare kurr gje me sy edhe pak tjua hapesh syte sdin te ndalen. por sic i thojn nje fjale kush kerkon gjen, edhe ti mbase do kesh fat.
kte fatin e mesiperm e kam aktual ne familjen time me nusen e vllait, ska par noj her tiranen me sy dhe tani ben sikur eshte rritur ne paris...dhe nuk eshte fshatare e veriut sic mund te thoni "he mo se maloke eshte", por fshatare, katunare e jugut.
per mendimin tim po te jesh i dashuruar, mos shiko se nga eshte...
shum fat te uroj ne zgjedhjen tende.KUJDES!!! mos u nxito, shikoje e studioje mire nje njeri pare se te vendosesh per jeten tende me te...jeta eshte shume e gjate
Eshte ligj i natyres transformimi Hyj. Ka raste qe gjate procesit ndodhin edhe mutacione fatkeqesisht
Megjithate ne perendim nuk te con femra jo hiqe nga mendja kete ide te gabuar.
Dhe qe te thuash dicka te tille per vlerat mashkullore, ma do mendja se duhet te jesh me teper se feministe e thekur. Si fillim shikohen vlerat qe ai mbart si qenie njerezore, dhe jo ajo cka e karakterizon nga ana gjinore ... kjo qe e paska then dicka te tille ma do mendja se ka qen ndonje llastice e vetme, ku mami e babi i kan rendur nga pas me luge ne dore.
Fajin nuk ja lash askujt ne preher, po thjesht me vjen cudi nga menyra se si shprehen shumica ne pergjithesi, nejse mo secili ka te drejten e mendimit dhe fjales apo jo.Keshtu qe,ti hyjneshe e nates gabon kur thua qe e kane fajin meshkujt...
Nje njeri emocionalisht stabil ne perendim eshte thjesht nje njeri inferior,per nje arsye te thjeshte ,sepse ai nuk zoteron kapacitetin e mjaftueshem fizik moral dhe shpirteror qe te quhet njeri...Fizikisht,moralisht dhe shpirterisht eshte shume i dobet,nje njeri inferior dmth e kete inferioritet si qenie njerezore e mbush me mireqenien ekonomike,pra e mbush qenien e vet inferiore, me mireqenien ekonomike dhe deri diku disa vlera intelektuale,megjithese amerikanet mbahen si nje nga kombet ku injoranca eshte ne nivel teper te larte....
Ne nje beteje vlerash ,nje perendimor eshte shume inferior ndaj nje shqiptari te vertete,per arsyen e thjeshte se vlerat shqiptare ne perendim ishin vlerat e aristokracise,kur ajo ekzistonte,tani qe mbizoterojne vlerat e plebejve,a mundet kush te veje perballe vlerat plebeje me vlerat fisnike dhe te pretendoje kurrfare superioriteti te vlerave plebeje ndaj atyre fisnike ?
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
me duket se e ke ekzagjeruar pak me stabilitet mendor, njerez jo stabile, kultura arkaike, dajak te koka, e shqipe... plehra te huaja etj... edhe une kam 15 vjet qe jetoj jashte, jam SHQIPTARE, e integruar aty ku jetoj. Ti je i lire te shprehesh mendimin tend. pyes veten nese ai arkaiku e "prestigjosi" mos je ti. e sodoqofte pa njohur njerzit, kulturen, mentalitetin e tyre nuk mund te japesh mendime kaq te perghithshme. nje njeri me mentalitet te hapur, kerkon te marre e te mesoje nga kulturat e tjera te mirat e saj, dhe pse jo ti bej te vetat ato çka i pershtaten.
dhe pastaj ankohemi se te tjeret na shohin shtrember, po ne si i shohim te tjeret?? jam shume dakort per te ruajtur traditat e folklorin shqiptar, por mendoj se perderisa jetojme ne vend te huaj integrimi eshte i domosdoshem pa harruar per edhe nje çast qe jemi shqiptare. sidoqofte ky eshte mendimi im, edhe pse kam dale jashte pak teme, ti je i lire te shprehesh tendin....
[SIZE="4"]La vita non e' un problema da risolvere, e' un mistero da vievere![/SIZE]
Krijoni Kontakt