Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 120
  1. #41
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Diana, cfare ka bere me shume se te tjeret Edi Rama per popullin? Une per vete di qe ka dale ne plazh nudo dhe shihte gjithe qejf nudisten qe kishte perballe. Ndoshta per kete e ke fjalen, se ndoshta quhet se eshte per t'u vleresuar dhe mesimdhenia per popullin shqiptar ne lenden: si te behemi nudiste!
    Ajo i perket jetes se tij private dhe nuk e ben as imoral dhe as politikan te ulet!Madje kur Franca lexoj debatetet qe beheshin mbi "nudizmin " e tij ne plazh ta them une me bindje qe vuri buzen ne gaz!Ku qendron e keqja?!Sa politikane ke ti qe nuk dalin nudo por pijne gjak dhe jane te implikuar ne kriminalitete dhe droge?!

    Di qe e ka kthyer Tiranen ne cirk me ato laturisjet qe i ka bere fasadave te ndertesave te vjetra te qytetit. Me kane treguar qe jep kurse falas ne lendet: si te dhunojme nje qytet te tere dhe banoret e tij, si te dhunojme cdo gje qe mban emrin shqiptar, si te behemi diktatore moderne, si te behemi milionere me shkolle tetevjecare, si te fitojme apartamente qyl, si te flasim me llafe te pista ne publik, si ta kthejme qytetin nga qytet ne kontejner plehrash e ca te tjera.
    Kurse une di qe e shnderroj Tiranen ne nje kryeqytet te bukur dhe mos harro qe ka bere plot e plot per pupullin.Edi Rama nuk eshte ai person qe ti pershkruan,eshte nje politikan i afte,modern,i kohes,eshte per modernizimin,shnderrimin,ndryshimin etj etj...
    Leket e firmave piramidale qe u vodhen e nderuara Dita,nuk mbajne emrin e Edi Rames,por dikujt tjeter!

    Di qe dikur me sukses iu fut Tiranes me buldozer dhe e pastroi nga kioskat, por vrimen gjoksit per kete ia ka bere dy zgjedhje bashkiake rresht e tani nuk besoj se ka me "dac qe bie ne kos" me kete "fitorje".
    Mire ua beri kioskave se dukej sikur jetonim ne mesjete dhe e shnderruar ne nje vend rremuje ku smerrte vesh i pari te dytin!
    "Carpe Diem"

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dajan.. ti spo kupton gje nga parisi.. me sa shoh..

    un skam pare grataciela ne shans elize.. as ne zonat muzeale te parisit..
    mos vall sdine kryetari bashkis parisit te bej grataciela..
    di di por nuk ja le ndergjegja te felliqet nga rrushfetet e mafies ndertimit.. e don te lej emer ne historikun e parisit..
    cdo kryetar atje mburret me punen per ruajtjen e parisit muzeal.. kurse edvini ka vetem nje pasion.. para dhe vetem parane.. e parane ta jep mafia kur i jep leje.. e ai ate ben.. dhe tirana nuk eshte zbukuruar por eshte bere cërnobil.. i tmerrshem.. dhe kete e verteton vet edvini i cili mushkerit e veta si egoist qe eshte nuk i le tja plumbose squfuroje e karbonizoje e e kancerizoje tirana qe ai ka realizuar.. por i hypen benzit e netet i kalon ne pezen akoma te pa cernobilizuar.. rrethue..sic thon banoret vendas me ku.rva shal holla te zgedhura nga mantenutat e tije profesioniste..
    deri rudina ju merzit pisit..
    e beri pralle ca vjet te ngraten budallic.. kinse e ka gruan e ardhshme e tani i beri munë..
    i dha truall per ndertime mafies orik shyto arapoiste.. e kur vajten punet ne prokurori.. per ta kercenuar sallakun.. ja vrau shoferin ne sy te femijes e gruas..
    ja ky eshte edvini qe e do ti..

    edvinin nuk e duan rinia e emancipuar.. me kulture.. e demokratike.. por e duan kelysheria enveriste.. e duan kelysheria e mafiozve miliardere .. se tek ai shohin nje shum me xhahil se kapobandat e tjera te ps-se.. nje zagar mbrojtes te sistemit mafioz.. ku zyrtari me nje vule e nje firme mbi letr.. fiton me shume se nje puntor a biznesmen amerikan ne 40 vjet pune..

    i shikon ti diane ne paris kur vijne ata e kuletat e tyre te trasha fishkellojne nga qinshe eurot fringo qe i derdhin lume.. ne luks butikat rreth lumit senë..
    ti goc e urren saliun.. po nuk e ke thene psen-ë.. kurrë..

    ben mir te pyesesh gjysh a gjyshe.. se cfar ish shqiperia para 90-tes..

    ka pasur mijra e mijra te semure femij drita syri per mijra prinder te shkrete shqiptare.. qe mjeksia enveriste..e lene ne gjendje darfuri.. nuk kish cti bente.. e ata prinder me siguri do ken enderruar qe..ah sikur te kishim mundesi ta conim jashte beben tone femijen tone mamane tone a babin tone.. por kjo u mbeti ne enderr sepse regjimi enverist kte luks e kishte ruajtur vetem per nje grusht bllokmenesh e nje grusht afer bllokmeneve.. kurse radhet e hallexhinjve te thjeshte pa njohje ne bllok apo afer tij.. .. ne dyert e ministrise se shendetsise ishin pafund.. dhe ne pritjet shum vjecare .. ata morren vetem mandaten e ikjes nga kjo jete te njerzve te tyre te dashur pa munduar tu a plotsonin dhe kete peng..

    sot ti flet nga parisii.. e dyert e atij parisit tend nuk i hapi enveri as ramizoi as edvini.. (ndonse ai vet si kelysh bllomenesh i kishte te hapura ato vite) por i hapi berisha me revolucionin demokratik qe ndryshoje epokat..

    mosmirnjohja eshte nje nga tregusit e karaktereve njerzore..
    un e dua saliun oj diane dhe per faktin se ti ne hallin tend.. dhe familja jote.. e kini gjetur rrugen te hapur qe.. ti beni gjith dermanet hallit tuaj.. pra qe familjes tende te mos i mbetet peng... asgje..

    shikoni prapa nga njehere qe te kuptoni ca gjera..

    nje cop lulishte 3 metra katrore kerkoj shoqata azem hajdari per nje memorial modest per heroin kombetar azem hajdarin.. meqe memorialin e vjetr po ja rrafshon mafiozi edvin qe qellimisht aty po ngre nje grataciele..por kjo shoqate nuk mundi te marre 3 metr katror toke per azemin sepse bandat e bashkise me tahir shalsat e saje u versulen me urrejtje mbi kete kerkes kaq minimale.. duke treguar ashiqare se bosi i tyre eshte nje bishë e vertete.. anti demokratike..nje enver shum me i ndyre se i pari..

    eshte barbar e xhahil deri ne kulm edvini o zarathushtra.. avokati.. i edvinit..

    mjafton genc sina qe la djalin 4 vjec jetim..

    cdoni tjeter more monstra..

  3. #43
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Sa mire do te ishte te behej kryeminister....jo per gje po e meriton!
    Le te thone çte duan ata qe se duan,eshte politikani me i mire dhe ai qe ka bere me shume per popullin deri tani.
    Suksese Edi Rama..
    Nuk duhet të merren mushkat me politikë se ndryshe u rrëzohet barra nga kurizi.


    Rama: Vendimet e para si kryeministër.

    1 - rregjistrimin e gjithë homoseksualëve që janë brenda PS dhe ushqimi i tyre me BESIM

    2 - krijimi i një shoqate homoseksualësh brenda PS e cila do quhet "Kajo Karafili"

    3 - ministër për çështjet e homoseksualizmit do jetë Erjon Velia (edhe pse do ketë do ketë një rezistencë të madhe nga Breçe për kët post)

    4 - Flamuri shqiptar do jetë ylberi i homoseksualëve

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga Dragut Lexo Postimin
    Nuk duhet të merren mushkat me politikë se ndryshe u rrëzohet barra nga kurizi.


    Rama: Vendimet e para si kryeministër.

    1 - rregjistrimin e gjithë homoseksualëve që janë brenda PS dhe ushqimi i tyre me BESIM

    2 - krijimi i një shoqate homoseksualësh brenda PS e cila do quhet "Kajo Karafili"

    3 - ministër për çështjet e homoseksualizmit do jetë Erjon Velia (edhe pse do ketë do ketë një rezistencë të madhe nga Breçe për kët post)

    4 - Flamuri shqiptar do jetë ylberi i homoseksualëve
    5- Ke harru dhe krijimin e plazheve nudo ne Shqiperi , pasi kjo ka rendesi te madhe , sepse do kemi me shume turiste ne te ardhmen te degjeneruar si Edi Rama .

  5. #45
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dajan.. ti spo kupton gje nga parisi.. me sa shoh..

    cdoni tjeter more monstra..
    Brari te kam respektuar gjithmone....
    Ti mund te duash Saliun dhe une nuk ta ndaloj,por nuk mund te ndryshoj opinionet e mia politike,thjesht sepse ju urreni PS...
    Me duket se ta kam thene edhe njehere Brari!
    Ne 1990 Sali Berisha ishte thjesht doktor dhe nuk me solli ai ne France!
    Ne ambasade me ne ka qene dhe Edi Rama,ka rrezikuar si te gjithe ne dhe nje dite u kthye...
    Nuk me ndalon njeri qe te jem me PS dhe te respektoj politikanet e saj!

    Cdo gje timen ketu Brari,e kam me djersen time,dhe nuk i detyrohem askujt!
    Dhe fakti qe kam kete bindje politike,nuk me ben aspak "monster"!
    Me vjen keq...
    "Carpe Diem"

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk e di pse po kam antipati per edi ramen, si socialist qe eshte, dhe per te gjithe politikanet e PS dhe partite satelite te saj.

  7. #47
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Pratolin demokrat-liberali (?)

    Per sa i perket vazhdimit te postimit tend, rreth nudizmit, ngjyrave, apo llafeve te pista, eshte e kote te diskutoj sepse duket qarte deri ku arrijne konceptet e tua mbi demokracine, liberalizmin, privacy, artin, oratorine.
    Ndersa ti per te mos u lodhur hic, e zbulon qarte me nje detaj fare te vockel, se as nuk e ke idene ku mbaron liria individuale, jo me te japesh leksion mbi lirine, demokracine, liberalizmin etj etj. Shikoje si permend emer personi ne nje vend si forumi, ku cdokush shkruan me pseudonim dhe ka te drejten te ruaje identitetin duke shkruar me pseudonim. Si thua pseudodemokrat pseudoliberali?

    E drejta publike nenkupton qe pushtetari eshte i varur direkt nga populli dhe i nenshtrohet vullnetit te tij e jo del permbi te, duke e shkelur ate ne menyre te perseritur ne menyre diktatoriale, shih fasadat, shih cmimin Qytetar nderi per Bregovicin, shih planin per rregullimin e Tiranes, shih plehrat e me tutje. E personi Edi Rama nuk eshte person privat, ai eshte person publik para nje publiku, te cilin do ta binde a t'i hedhe hi syve qe ai ta votoje.


    nga Diana

    Kurse une di qe e shnderroj Tiranen ne nje kryeqytet te bukur dhe mos harro qe ka bere plot e plot per pupullin.Edi Rama nuk eshte ai person qe ti pershkruan,eshte nje politikan i afte,modern,i kohes,eshte per modernizimin,shnderrimin,ndryshimin etj etj...

    Diana per nudizmin...ka dy menyra si mund ta trajtosh ate: si ceshtje private dhe si ceshtje joprivate. Dhe brenda ceshtjes private: si ceshtje private qe e pranon si te mire e ceshtje private qe e sheh si te keqe. S'ka nevoje ta coj me tutje, cdo zgjedhes gjykon me vete. Ti duket nuk ndikohesh nga kjo gje. Patjeter dhe kjo ben pjese tek ceshtjet private. Por zotnise te cilit i diskutohet emri s'ka pse t'i vije keq, nese nje pjese e mire e popullit votues e denon per ate sjellje.

    Per Tiranen dhe zbukurimin e saj...Tiranen e zbukuroi puna e njerezve, e individeve private qe punojne ne nje sistem kapitalist, puna e emigranteve qe dergojne para per familjet e tyre. Qytetaret kane paguar e paguajne taksa per te pasur mireorganizim ne qytetin e Tiranes, per te pare ndryshime brenda tij te kryera nga bashkia, pastrim te rregullt, rregulla qe mbahen njesoj per te gjithe, plan urbanistik qe zbatohet, punime publike qe cohen deri ne fund. Ka qendruar per muaj te tere i hapur bulevardi i Tiranes dhe nuk behej absolutisht asnje lloj pune derisa u detyruan e mbyllen shpejt e shpejt e me vrull se do te vinte presidenti Bush per vizite. Pllakat ne bulevard, pjesa qe shkon per nga stacioni i trenit, jane prishur e tani po zevendesohen me te reja. Gjasme per te parat kishte garanci tridhjetevjecare. Hapen gjithe ate pune ne pjesen e Zogut te Zi per te bere nje mbikalim qe do ta shkaterronte pamjen e Tiranes ne menyre perfundimtare ne nje zone fare prane qendres qe nuk pranon ne asnje lloj menyre ngritje te tilla.
    Ka sa te duash per te numeruar Diana. Ka aq shume ne fakt, sa nuk ia vlen, madje eshte gabim, te merresh me prirjet e z.Rama ne jeten e tij private, se i jep goje "liberaleve" te flasin per te drejtat e z.Rama.

    Ndaj dhe e ceka ne menyre provokative ceshtjen e nudizmit (ca te tjere duket e kane pasuruar dhe me permbajtje tjeter) qe te nderhyhej e te ezaurohej si teme. Dhe te gjitheve qe shkruajne mbi keto ceshtjet delikate private dhe i shfrytezojne keto per fushaten elektorale: ky eshte rezultati qe e shihni si me Pratolinin edhe me Dianen. E ky eshte nje minieksperiment ne nje mjedis eksperimental virtual. Mos e beni gafen ta perserisni kete ne fushaten qe do te vije. Rezultati do te jete vec heroizimi i bemave te z.Edi Rama qe mire eshte te mbesin vec per rrethin e njerezve qe eshte i detyruar (nga fati, nga halli a nga malli) apo i lumtur ta kete shok.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 26-02-2008 më 14:28

  8. #48
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Ne ambasade me ne ka qene dhe Edi Rama,ka rrezikuar si te gjithe ne dhe nje dite u kthye...
    Kush te ka thene qe ka qene ne ambasade?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #49
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Kush te ka thene qe ka qene ne ambasade?
    E kam pare vete dhe kemi qene ne te njejtin kamp refugjatesh kur erdhem ne France.E kam njohur personalisht.Nuk e sajova une qe ka hyre ne ambasaden Franceze ne korrik te 1990!Informohu pak me mire..
    "Carpe Diem"

  10. #50
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Edi Rama - Politikan Eksperimental...

    Afirmimi ne skenen politike i Edi Rames do pare si rasti i fundit i bujshem i nje eksponenti te shoqerise civile shqiptare qe mori guximin te "tradhtoje" natyren e vet, dhe te integrohet ne strukturat e shtetit, i cili shoqerise civile ne parim i kundervihet. Tranzicioni i vendeve te Lindjes ne vitet 90 eshte i pasur me shembuj te tille, dhe fenomeni vete eshte shpjeguar
    pjeserisht me antitotalitarizmin e vetvetishem te elitave "pa pushtet" (shkrimtaret, artistet, publicistet, profesoret e universiteteve, akademiket), pjeserisht me mungesen e nje klase politikanesh profesioniste te pergatitur per te marre timonin e tranzicionit. Them rasti i fundit, sepse praktikisht e tere historia kaotike e elitave ne Shqiperi gjate dhjetevjecarit te shkuar mund te permblidhet ne procesin e panderprere te shtegtimit te elitave nga shoqeria civile ne shtet. Vete shoqeria civile, ose te pakten embrionet e saj, ishin pervijuar ne vitet 80 rreth dy atraktoreve "te çuditshem" (po te me lejohet nje term nga teoria e kaosit): klanit te Ismail Kadarese pak a shume te integruar ne kasten teknokratike ramiziane, dhe nje grup intelektualesh me origjine gege ne pozita relativisht kryengritese, nga i cili grup do te vecohej pastaj Sali Berisha. Se ç'peshe e dinjitet kishte kjo shoqeri civile ne prag te shembjes se diktatures komuniste, kjo u pa gjate atij "show" qesharak qe ishte takimi i Ramiz Alise me "intelektuale kryeqytetas" diku andej nga behari i vitit 1990; nderkohe ideologe te improvizuar si Ismail Kadareja, Ylli Popa, Sali Berisha, Kiço Blushi, Neshat Tozaj e ndonje tjeter kishin dale haptaz ne shtyp me artikuj revizioniste, duke kontribuuar jo pak ne krijimin e nje
    atmosfere te tipit "para stuhise".
    Me pas, kur u krijua Partia Demokratike, ne trajtat e nje fronti te gjere antikomunist, te gjithe ata qe u identifikuan me grupin e saj udheheqes ishin medoemos elemente me prejardhje nga shoqeria civile, qe madje ndiheshin krenare per kete. Pa e vene ne dyshim rolin qe mund te kene luajtur ish agjentet e sigurimit, spiunet e vendeve fqinje, provokatoret e ndryshem,
    korrupsioni, ose Sali Berisha vete ne shperberjen dramatike te Partise Demokratike, mua me duket se vete modelimi i kesaj partie si "shoqeri civile e ardhur ne pushtet" provoi te ishte fatal per mbijetesen e saj. Ne ate kohe pedagog i Institutit te Larte te Arteve, Edi Rama ishte nje nga me aktivet ne promovimin e nje stili te ri te te berit politike, por duket se hyri shume shpejt ne konflikt me Berishen dhe me klanin e tij nga njera ane, dhe me Ismail Kadarene nga ana tjeter, per te perfunduar faktikisht i izoluar.
    Bashkepunimi i tij krijues me nje tjeter "rebel te pavarur", Ardian Klosin, nuk pati ndonje ndikim te ndjeshem ne ngjarjet politike te fillimit te viteve nentedhjete, por u fiksua me pas ne faqet e librit qe te dy e shkruajten se bashku, me titull "Refleksione", e qe i lexuar tani nuk mund te mos te te lere pershtypjen se te dy keta U DETYRUAN te mbeten ne anen tjeter te lumit, ende eksponente full-time te shoqerise civile, ne nje kohe qe koleget e tyre dhe shoket e armeve nje dite prej ditesh u gdhine ministra dhe ambasadore, e ndoshta ia enderruan vetes edhe nje jetegjatesi politike à la Rita Marko (pa perjashtuar ketu vilat ne Dhermi).

    Natyrisht, programi politik i çiftit Klosi-Rama ishte nje utopi, si i dale drejtperdrejt nga skena e nje shfaqejeje te teatrit alternativ; madje nuk ishte fare program politik, por thjesht paraqitje letrare e nje konstelacioni deshirash politike. Konsolidimi i pushtetit prej Berishes, ne ate kohe, dukej shume me realist sesa thirrjet e intelektualeve per nje opozite te tipit "te gjithe kunder te gjitheve". Mirepo erdhi momenti kur edhe Berisha vete iu dorezua endrres jugamerikane, u shnderrua ne nje caudillo bombastik, dhe i rrahu oponentet neper sheshe, pa kursyer ketu edhe Edi Ramen vete, i cili u detyrua pastaj te largohej nga Shqiperia, per t'u vendosur perkohesisht ne Parisin e Ismail Kadarese (megjithese kjo ishte thjesht nje koincidence). Pas fitores se socialisteve, ky u kthye ne Shqiperi per te pranuar portofolin e
    ministrit te kultures, e per t'u bere nje Jack Lang shqiptar. Per fat te keq, artisti dhe intelektuali Rama nuk pati kohe te krijoje nje fizionomi shume te percaktuar, as artistike e as filozofike (ndryshe nga Ismail Kadareja, per shembull); autor i disa pikturave te shenueshme qe u perkasin frymezimeve dhe stileve te ndryshme, por edhe i nje vargu shkrimesh shpesh te mençura dhe depertuese, ai nuk mund te mbahet si artist me ndonje fare influence ne kulturen shqiptare moderne. Si u be minister, nuk i mbetej veçse ta konceptonte aksionin e vet politik si te ishte nje veper arti ne progres: t'i injektonte individualitet dhe kreativitet, ta bente te paparashikueshem dhe ndonjehere kapricioz, te theksonte format, gjestet dhe
    coups de théâtre, te mbetej besnik me vetveten dhe ta trajtonte elektoratin si publik, te shnderrohej ne nje politikan alternativ, atipik, pothuajse romantik. Me zgjedhjen e tij si kryetar te Bashkise se Tiranes (pasi triumfoi ndaj shkrimtarit berishian Besnik Mustafaj), ndoshta ia arriti qellimit, e kush mund te thote se do te ndalet aty?

    Ne nje kohe kur eksponente te tjere te shoqerise civile, si Sali Berisha, Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Fatos Nano, Teodor Laço, Teodor Keko, Genc Ruli, Eduard Selami, Servet Pellumbi, Sabri Godo, e plot te tjere, mund te shihen si figura relativisht te djegura e gjithsesi statike, Edi Rama perkundrazi tregoi se pejzazhi politik shqiptar ende nuk eshte homogjenizuar aq sa do ta kishin deshiruar disa prej socialisteve sot ne pushtet. Madje mua me duket se ai ende mund te perfaqesoje nje opozicion ndaj burokratizmit dhe konformizmit PS-ist shume me te efektshem sesa negativizmi primitiv i berishianeve te sotem. Eshte vertet nje tregues i papjekurise politike qe ende mbizoteron ne strukturat e shtetit dhe te pushtetit ne Shqiperi, dhe nje prove e metejshme se shoqeria civile shqiptare ende e sheh te nevojshme te shartoje ne ato struktura elementet e veta me aktive; por mbetet gjithnje protagonist i teatrit politik dhe nje pike referimi e detyruar, sa per perkrahesit, aq per armiqte e tij. Mund te pyetet, me te drejte, se sa afer pozicioneve te PS-se eshte Edi Rama. Por nje pyetje e tille do te ishte kritike nese do te kishte ndonje kuptim te flitej per pozicione te PS-se, perveç vendosmerise qe kjo ka per te mbajtur pushtetin dhe njefare isoje pak a shume artificiale qe propaganda e kesaj partie u mban programeve te socialdemokrateve evropiane sot ne pushtet ne Gjermani, Britani te Madhe, France, Itali, Greqi e ne vende te tjera me pak te rendesishme. Qe Edi Rama ishte minister i nje qeverie te majte, dhe tani u be kryetar bashkie me votat e socialisteve, kjo nuk me duket veçse fryt i nje kompromisi pragmatik midis te dy paleve, aq me teper qe shume eksponente te se majtes se sotme ne Shqiperi (dhe aleate te natyrshem te Rames) gjenden ne ate pozicion thjesht ngaqe nuk mund te toleronin absolutizmin berishian - i cili absolutizem polli, tek e fundit, edhe vete Edi Ramen si politikan full-time. Sado paradoksale te tingelloje kjo, fakti qe Edi Rama nuk duket se mund te identifikohet me nje program politik partiak te percaktuar - pse te percaktuar ai ka vetem programin e vet si individ - as te frymezohet nga
    ndonje i tille, e e ben kryetarin e Bashkise se Tiranes te vije duke i ngjare gjithnje e me shume nje politikani profesionist te mirefillte, qe deri me sot Shqiperise i ka munguar.

    Dale Hashorva
    "Carpe Diem"

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •