Zorra e trashë, një kurë e suksesshme me mollë !!!
Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitja të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e "gjallë" të përzihet dhe të hahet.
Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit, këshillon mjeku amerikan Dr S. Hiams.
Edhe Hipokrati, babai i mjekësisë, para 2.500 vjetësh, këshillonte përdorimin e mollëve kundër infektimit të zorrëve, telasheve në mushkëri, të çrregullimeve të funksionit të veshkave, etj. Asnjë nga pemët nuk është ekzaminuar aq shpesh shkencërisht, sa molla. Zorra e trashë duhet të pastrohet me pemë të ëmbla, duke i ngrënë gjithnjë para bukës, pra me bark të zbrazët. Të sëmurët duhet të ziejnë komposte nga pemët e ëmbla. Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit, lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit, gjysmë ore para bukës.
I sëmuri nga zorra e trashë, kur ka të bëj me majasëll të jashtëm (në lëkurë) duhet të ketë kujdes në ushqim dhe në kryerjen e nevojave. Është mirë që për çdo mëngjes, me bark të zbrazët, të hajë nga dhjetë kokrra kumbulla të thata (hoshaf ), që gjatë tërë natës duhet të vihen në një gotë me ujë të vakët, e pastaj t u pihet lëngu ,por duhet te mbahet ne vemendje deri ne mbarimin e kures qe ne vrimen anale te mos fuse trupa te huja muskuloze nga jashte brenda se shkaketo mosfunkesjonim te perpiket te recetes .
Modeli «Rama», kopje e modelit «Salvo Lima», kryetarit mafioz të bashkisë së
Palermos
Për ata që e dinë sesi mafia lançonte dhe pomponte kryetarët e bashkive në Siçili, lançimi që iu bë Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës dhe pompimi që iu bë atij në këtë post, nuk është gjë tjetër veçse një deja vu e precedentëve siçilianë të ditëve më të mira të mafias në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, derisa shteti nuk filloi ta godasë seriozisht lidhjen mafia-politikë. Njeriu, me të cilin Edi Rama ngjan më shumë është Salvatore Lime, i njohur si Salvo Lima (1928-1992), i cili ka qenë kryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1958-1963 dhe në vitet 1965-1968. Gjithashtu Lima kishte qenë nënkryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1956-1958, por duke qenë i plotfuqishëm si njeriu kryesor i mafies në Bashkinë e Palermos. Pra Salvo Lima ka sunduar dhjetë vjet për llogari të mafias në Bashkinë e Palermos. Kaq iu desh ai mafias në krye të Bashkisë së Palermos. Është interesant se edhe Edi Rama është zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga të cilat dy prej tre vitesh dhe një prej katër vitesh, pra ai ka për të qenë në krye të saj po aq sa Salvo Lima për dhjetë vite. Me sa duket bëhet fjalë për një cikël! Midis Palermos të kohës kur Lima ishte kryetar bashkie dhe Tiranës të kohës kur Rama është kryetar bashkie ka një ngjashmëri të madhe. Tirana e kohës së Ramës, ashtu si Palermoja e kohës së Limës, ishte një qytet ku popullsia ishte duke u rritur në përmasa të mëdha dhe ku krimi i organizuar kishte siguruar të ardhura të mëdha nga trafiqet kriminale në radhë të parë ai i drogës. Këto të ardhura mafia donte t’i investonte në radhë të parë në ndërtim, në pasuritë e patundshme. Në Tiranën e Edi Ramës, ashtu si në Palermon e kryetarëve të suksesshëm mafiozë të bashkisë, ndodh një fenomen që në fillim ka një boom në dhënien e lejeve të ndërtimit, por kryesisht për një rreth të ngushtë, si dhe një boom ndërtimesh, kryesisht pallatesh. Por, paradoksalisht, megjithatë çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve mbahen të larta, shenjë e sigurt kjo se tentohet që tregu të orientohet kryesisht nga blerësit-mafiozë, me para të pista që investojnë në pasuri të patundshme paratë e fituara nga trafiqet dhe krimi i organizuar, të cilët, së bashku me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, janë të vetmit që mund të përballojnë çmimet e larta. Kjo bën që gradualisht të bien shitjet. Për të rritur artificialisht blerjet, bëhet një ulje drastike e dhënies së lejeve të ndërtimit, si dhe kufizim i tyre me mënyra të tjera, duke i shpallur disa zona ku potencialisht mund të ndërtohet si të llogaritura për të qenë sipërfaqe të gjelbra sipas planit rregullues, në një kohë që në të tjera sipërfaqe të gjelbra aktuale jepen leje ndërtimi. Këtë ka bërë Edi Rama kohët e fundit. Prandaj, në kohën kur duhej që çmimet të binin dhe të stimulohej rënia e tyre me anë të liberalizimit të lejeve të ndërtimit që qytetarëve të Tiranës t’u mundësohej të siguronin mjedise komode për jetesë dhe biznes, ndodh e kundërta. Në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit vendore Edi Rama paraqiti një spot-kuiz, ku bëhej pyetja sesa metra rrugë ka ndërtuar Edi Rama, sa metra katror sipërfaqe të gjelbër ndërtoi Edi Rama, sa shkolla dhe kopshte restauroi Edi Rama. Por nuk thuhej se sa pallate mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa metra katrore apartamente dhe dyqane mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa është çmimi për metër katror dhe sesa është raporti mes numrit të blerësve dhe numrit të apartamenteve dhe dyqaneve. Se, nëse do të paraqiteshin këto shifra, do të bëhej e qartë se Edi Rama ka ndërtuar një skemë, nga e cila përfiton kryesisht një pakicë njerëzish që e kanë vënë pasurinë në mënyra të kundërligjshme, kriminelë dhe të korruptuar. Kjo mënyrë publiciteti e Edi Ramës duket sikur është kopjuar nga praktikat elektorale të Salvo Lima. Edhe lirimin e hapësirave të gjelbra të zëna nga kioskat Edi Rama e ka bërë në funksion të kësaj skeme politiko-mafioze, për t’i zënë me monstra prej betoni. Në anën tjetër, shumë hapësira të gjelbra funksionale tradicionale janë zhdukur duke zënë nga monstrat prej betoni. Krijimi i imazhit publik të Edi Ramës, që përbën një mit urban të sajuar me kujdes të madh duket sikur ka ndjekur si manual krijimin e mitit urban të Limës si një politikan ndryshe, i ri (Lima ishte 30 vjeç kur u bë për herë të parë kryetar i Bashkisë së Palermos, ndërsa Rama ishte 36 vjeç kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës), dinamik, jokonformist, si një njeri që punon, në një qytet ku të gjithë vegjetojnë dhe mbretëron kaosi. Edhe Lima u paraqit ashtu si Rama si njeri që vë rregull duke prishur ndërtime pa leje në aksione spektakolare, ku Lima ashtu si Rama përvetësonte në fakt punën e të tjerëve, pasi prishja e ndërtimeve pa leje ishte meritë e strukturave të tjera shtetërore që nuk vareshin prej tij. Ky imazh i llojit mit urban i Limës ishte krijim i mediave të kontrolluara nga mafia. Precedenti që pjesa më e madhe e mediave nuk e kritikojnë kryebashkiakun, siç ndodh me Ramën sot, i përket Palermos të ditëve më të mira të bashkëjetesës të mafias me politikën, të kohës së Limës. Kështu modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës është i ri, në sensin që Rama e zbatoi për herë të parë modelin siçilian të kryebashkiakut mafioz në Shqipëri. Pra, Edi Rama është në çdo aspekt një politikan i vjetër për nga modelet që aplikon. Tek modeli i Tiranës së Edi Ramës do të gjeni të gjitha gjurmët e Palermos së kryetarëve të Bashkive, të cilët ishin vegla të mafias. Edi Rama u kthye në Shqipëri me reputacionin e një “politikani të ri” në vitin 1998, kur u bë Ministër i Kulturës, post që ishte menduar për t’i përgatitur rrugën për në Bashkinë e Tiranës. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, që nga viti 2000 u krijua miti i modelit “Rama”, si një model i ri në politikë. Në fakt modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës nuk është një model i ri, por vetëm një plagjiaturë e modelit të kryetarëve të Bashkisë të Palermos në ditët e sundimit të plotë të mafias në politikë, pas Luftës së Dytë Botërore, deri në fund të viteve tetëdhjetë. Mafia e lançoi Limën nga politika vendore në atë qendrore, duke e ndihmuar që të zgjidhej deputet në parlamentin italian nga Partia Demokristiane, në vitin 1968. Lima ishte dhe mbeti një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Andreotit dhe quhej prokunsulli i tij në Siçili. Në të njëjtën mënyrë si Limën mafia e lançoi Ramën në politikën qendrore, duke e katapultuar kryetar të PS, në vitin 2005, vetëm dy vite pasi ai u bë anëtar i kësaj partie! Ardhja e Ramës në krye të PS, në moshën 41-vjeçare, është njëlloj sikur Lima të kishte ardhur në krye të Partisë Demokristiane në vitin 1969, në kohën kur kjo ishte një parti e madhe. Rama kur erdhi në krye të PS filloi një spastrim të madh, që arriti kulmin me «zgjedhjen» e kryesisë së re të PS, ku në mënyrë shumë sinjifikative, ata që kanë mbetur në kryesi nga politikanët tradicionalë socialistë, janë përgjithësisht njerëz të njohur për lidhjet e familjarëve të tyre me krimin e organizuar. Lima u prish me mafian në kohën që shteti italian filloi ta godasë ashpërsisht mafian dhe kur mafia u kërkoi njerëzve të saj si Lima që të merrnin në mbrojtje krerët e mafias. Momenti kritik erdhi në fillim të vitit 1992, kur Lima dhe njerëzit e tjerë të mafias në politikën e lartë nuk arritën që të pengojnë konfirmimin e vendimeve drastike kundër krerëve të mafias në Gjykatën e Kasacionit në Romë. Atëherë mafia vendosi të bënte një shembull për t’i paralajmëruar bashkëpunëtorët e saj në politikën e lartë që t’i merrnin gjërat seriozisht. Kështu mafia vrau në një atentat Limën. Ky version tashmë është konfirmuar nga hetimet dhe është vërtetuar katërcipërisht, gjyqësisht se Lima ishte njeriu i mafias. Rama tashmë nuk është në pozitën e Limës në 1992, ai është në pozitën e politikanëve eprorë të Limës, të cilët mafia i ka ndihmuar që këta si shpërblim ta mbrojnë atë. Dhe nëse do të vijnë ditë të vështira, kur krimi i organizuar në këtë vend do të luftohet seriozisht edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, atëherë këto do të jenë ditë të këqija për Ramën, që do të ndodhet po aq ngushtë sa Lima. Është në turpin e atyre ndërkombëtarëve që himnizojnë modelin «Rama» kur ata e dinë shumë mirë se Rama është Salvo Lima shqiptar. Të huajt e dinë mirë se Edi Rama mund të quhet kryebashkiaku i botës ndoshta vetëm në sensin që gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak është ai që ka nxjerrë të ardhura më të mëdha abuzive se homologët e tij, krahasimisht me qytetet që drejtojnë. Është ironi e madhe të dëgjosh Ramën që flet për politikë të re, duke ia atribuuar vetes këtë cilësi, kur politika e Ramës është politikë e vjetër, po aq sa ajo e Salvatore Limës në Siçilinë e kohës së artë, të bashkëjetesës famëkeqe së politikës me mafian. Tek shumë shqiptarë mund të zërë vend slogani i sajuar me diabolizëm nga fabrika e ideve të Ramës «Të tjerët vjedhin dhe nuk bëjnë asnjë gjë, ndërsa Edi Rama vjedh por bënë punë!», slogan i llogaritur për të manipuluar opinionin publik, se shqiptarët nuk i dinë shifrat e llogarive bankare të Edi Ramës. Por ata të huaj që kanë mundësi të informohen edhe tej barrierave të sekretit bankar, dhe që e dinë mirë se të ardhurat e Ramës nga abuzimi me postin shkojnë në 50 milion euro në vit, pa folur për rritjen e kësaj shume nga investimi në mënyra të ndryshme, e dinë të vërtetën e Ramës, që duket se ka kapërcyer disa herë dhe pasurinë e mësuesit të vet Salvo Lima. Ata që duan të dinë sesi ishte Palermo e kohës së Don Salvos, duhet të vijnë në Tiranën e Don Edit. Tash të shpresojmë që edhe Tirana, ashtu si Palermo, së shpejti do të nxjerrë magjistratë si Falcone Borsellino, Casella etj., që do të godasin lidhjen politiko-mafioze. Fakti që në Shqipëri sivëllai i Salvo Limës, Edi Rama avancoi më tepër në karrierë duke u bërë kryetar i një partie të madhe, tregon se në Shqipëri problematika e lidhjes së politikës me mafian, paraqitet si një karikaturë e Italisë së kohës së artë të mafias. Pra është koha që ndërkombëtarët ta kuptojnë se Salvo Lima shqiptar ka ecur më tepër se ç’mund të tolerohet dhe se gjërat kanë dalë nga kontrolli. Sigurisht që këtë alarm nuk do t’ua japë interlokutori i tyre Erion Veliaj, të cilit ndërkombëtarët i kanë dhënë licencën për të vendosur se kur duhet thënë «Mjaft» dhe që është bërë bashkëpunëtor i ngushtë dhe deri apologjet i Ramës. Me sa duket, Erion Veliaj që supozohet të ketë studiuar për shkenca politike në SHBA, nuk paska dëgjuar gjë atje për modelin e Palermos së Salvo Limës. Por ai nuk mund të thotë se nuk ka dëgjuar gjë për modelin e qytetit Cicero të kontrolluar nga Al Kapone, se ky qytetit është jo larg vendit ku gjendet universiteti ku ka studiuar Veliaj.
Rama: Jam gati të bëhem Kryeministër
Edhe une!![]()
Po ta provojm edhe Ramen si kryeminister te shohim sa ore do ngelim pa drita?
A shqiptaret e shkrete...paskan lind per te vuajtur.
If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.
Ai ka qejf te behet kryeminister, edhe mund te behet, ju e talleni ate por ju do ta votoni.
Nuk e kane fajin politikanet ne Shqiperi, fajin e ka fara e keqe shqiptare qe eshte mesuar vetem me te vjedhur si puna e minjeve.
Sa mire do te ishte te behej kryeminister....jo per gje po e meriton!
Le te thone çte duan ata qe se duan,eshte politikani me i mire dhe ai qe ka bere me shume per popullin deri tani.
Suksese Edi Rama..
"Carpe Diem"
Toke_Gega, falemnderit qe e nxorre perseri ne drite tekstin e molleve.
Pratolini, sikur nuk po shoh gjekundi te shkruar ketu nga ai qe e quan ti Koli: Jam gati te behem kryeminister. Ti po sheh? Por po shoh qe Edit na i qenka ngritur mendja keq per t'u bere kryeminister, ndaj me mire se ajo barsaleta per te martueshmin nuk besoj se e pershkruan dot gje kete situate.
Diana, cfare ka bere me shume se te tjeret Edi Rama per popullin? Une per vete di qe ka dale ne plazh nudo dhe shihte gjithe qejf nudisten qe kishte perballe. Ndoshta per kete e ke fjalen, se ndoshta quhet se eshte per t'u vleresuar dhe mesimdhenia per popullin shqiptar ne lenden: si te behemi nudiste! Di qe e ka kthyer Tiranen ne cirk me ato laturisjet qe i ka bere fasadave te ndertesave te vjetra te qytetit. Me kane treguar qe jep kurse falas ne lendet: si te dhunojme nje qytet te tere dhe banoret e tij, si te dhunojme cdo gje qe mban emrin shqiptar, si te behemi diktatore moderne, si te behemi milionere me shkolle tetevjecare, si te fitojme apartamente qyl, si te flasim me llafe te pista ne publik, si ta kthejme qytetin nga qytet ne kontejner plehrash e ca te tjera.
Di qe dikur me sukses iu fut Tiranes me buldozer dhe e pastroi nga kioskat, por vrimen gjoksit per kete ia ka bere dy zgjedhje bashkiake rresht e tani nuk besoj se ka me "dac qe bie ne kos" me kete "fitorje".
E nderuara zonja Lindita
Ne postimin tim bera thjesht nje analogji per te treguar ty dhe disa te tjereve se ka nga ata qe thone "Kam vendosur te fitoj Tiranen" dhe fitojne nje m te madh, ka edhe nga ata qe thone "Jam gati per tu bere kryeminister" dhe koha do ta tregoje se sa e vertete eshte kjo.
Per sa i perket vazhdimit te postimit tend, rreth nudizmit, ngjyrave, apo llafeve te pista, eshte e kote te diskutoj sepse duket qarte deri ku arrijne konceptet e tua mbi demokracine, liberalizmin, privacy, artin, oratorine. Kam pershtypjen qe ti vete enderron cdo nate te ishe nudo me burrin tend ne nje plazh europian. Gjynah qe koshienca nuk ta lejon !
Krijoni Kontakt