Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 120
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Sokaku i të Marrëve !!!

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Kreu i PS-së, Edi Rama, në një intervistë dhënë per nje televizion shqiptar ka zbuluar ambicien e tij për t’u bërë Kryeministër i vendit në rast të fitores së PS-së në 2009.

    Prej më shumë se dy vjetësh ndodheni në krye të PS-së. Çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre dy viteve, nga pikëpamja politike dhe njerëzore, brenda jush?

    Është një eksperiencë sigurisht shumë e veçantë. Është një eksperiencë e cila nuk mundet dot që të parashikohet apo të paramendohet, të imagjinohet e plotë siç është kur ajo jetohet, më shumë se sa eksperiencat e tjera, pasi bëhet fjalë për një eksperiencë që lidhet me drejtimin e një organizate vullnetare, një bashkimi vullnetar njerëzish, e një hapësirë ku çdo njeri është i lirë të mendojë dhe të thotë atë që mendon, të veprojë atë që mendon, e ku nuk mund të thuash; je i pushuar. Sfida ime ishte ndërtimi i një bashkëjetese qytetare e demokratike, por edhe shoqërore dhe vëllazërore. Në fillim nuk ishte aspak e lehtë në Partinë Socialiste, të cilën e gjeta të dëshpëruar, të gjunjëzuar dhe të çoroditur. Mbi të gjitha, gjeta një fenomen të shëmtuar, atë të shkëputjes së të zgjedhurve nga zgjedhësit, i shkëputjes së përfaqësuesve, i atyre që zgjidhen nga ata që i zgjedhin. Kjo është një eksperiencë që e ka ndryshuar PS-në. Por shpresoj që të më ketë ndryshuar edhe mua pozitivisht, në aspektin e një akumulimi që ka të bëjë, shpresoj, me rritjen e parametrave të maturisë dhe të aftësive së të gjykuarit. Njëkohësisht, kjo më jep mundësinë për të krijuar kushte për të harmonizuar njerëz të ndryshëm, pikëpamje të ndryshme, pirje të ndryshme, dëshira dhe ambicie të ndryshme, në një drejtim që është drejtim i përbashkët.

    Prandaj keni afruar këtë që ju e quani “politika e re”, zoti Rama?

    “Politika e re” është një përqasje e re e njerëzve të politikës ndaj njerëzve dhe ndaj problemeve, dhe pa asnjë dyshim që këto elemente dhe të gjitha këto analiza dhe konkluzione të bëra mbi të këqijat e politikës së vjetër. Pasojat e saj kanë vlejtur për t’i dhënë jetë kësaj përpjekjeje për të ndërtuar një politikë të re, që fillon që nga një marrëdhënie e re mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve, nga një vetëdije e re ndaj të gjithë atyre që kanë një mandat, se mandati i tyre nuk është një kartë krediti për shpenzime dhe përfitime personale, nuk është as një tapi e trashëguar nga trungu familjar, dhe as si një e drejtë që e bën çdo të zgjedhur një njeri me një privilegj, apo me potencial privilegjesh të veçanta, por është një njeri më shumë. Është një mision që lidhet drejtpërdrejt me ata që na kanë zgjedhur, është elementi kryesor i “politikës së re”. Nëse ne nuk vendosim një kufi moral në atë që përfaqëson një i zgjedhur apo një e zgjedhur, dhe në të gjithë trajektoren e sjelljes dhe veprimit të një të zgjedhuri dhe një të zgjedhure, por e konsiderojmë një të drejtë dhe një liri të secilit dhe të secilës që të bëjë çfarë të dojë, dhe të shkojë deri në atë akt që ju e përmendet, siç ishte ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në atë formë, atëherë ne nuk kemi asnjë shans që të ndërtojmë një qeverisje të re, një përqasje dhe të kemi rezultate të reja në ndërtimin e një Shqipërie të re.
    Ju thatë që qëllimi dhe ëndrra juaj është që në momentin që ju u bëtë kryetar i PS-së të ndryshoni Shqipërinë. Që të realizohet kjo, ju duhet të arrini të fitoni zgjedhjet dhe të jeni kryetar i maxhorancës qeverisëse, ose Kryeministër i vendit. A jeni i gatshëm? A ndiheni i plotësuar brenda vetes suaj për një moment të tillë?
    Që do t’ju rrëfehesha në kushte kaq të papërshtatshme, sepse normalisht rrëfimi nuk bëhet me prozhektor dhe me kamera, unë do të thosha që ndiej kudo ku shkoj që një shpresë e re ka lindur në Shqipëri, një shpresë rritet përditë në zemrat dhe mendjet e qindra mijëra shqiptarëve dhe shqiptareve. E ndiej këtë gjë. Po të vini në takimet që unë bëj në të gjithë Shqipërinë, mund ta kuptoni këtë që unë po u them. Tani shpresa e re që po lind për mundësinë që ky vend të bëhet, sepse vërtet në Shqipëri është rrënjosur prej kohësh një pesimizëm që është lexueshëm për të ardhmen e këtij vendi. Siç ishte dikur nëpër kioskat e Tiranës lajtmotiv që ky qytet nuk bëhet më, është nëpër fshatrat e Shqipërisë lajtmotiv që ky vend nuk bëhet dot, dhe sikundër filloi të lindte mbi rrënojat e kioskave të Tiranës shpresa se ky qytet mund të bëhet, ka filluar të lind mbi rrënojat e politikës së vjetër shpresa se ky vend mund të bëhet. Dhe unë, këtu vjen pjesa e rrëfimit, kur e lexoj këtë shpresë në momente të caktuara, që shfaqet shumë fort në gjëra që thonë njerëz të cilët janë në kufijtë e mbijetesës, apo kur dëgjoj fjalime që janë të papërsëritshme, se janë shumë të thjeshta, por janë edhe shumë të bukura, të njerëzve nga më të papriturit. Për këtë shpresë unë e pyes veten, që a jam unë në gjendje që të jem në lartësinë e kësaj shprese.

    Ju keni përvojë në punët publike si kryetar i Bashkisë së Tiranës, për gjelbërimin, për zgjerimin e rrugëve, për ndërtimin e ndonjë ure apo lulishteje. Por kritikët tuaj thonë që s’jeni gati të bëheni Kryeministër, apo të udhëhiqni maxhorancën qeverisëse. Ata shohin tek ju mangësi në njohjen e problemeve të tilla të rëndësishme, si çështjet e Kosovës, diplomacisë, të sigurisë kombëtare etj. Si do t’i përgjigjeni?

    Besoj se ju jeni tek “dëshmitarët e vjetër”, sepse jeni akoma i ri, por jeni dëshmitar që ditën e parë të zhvillimeve të lira dhe demokratike në Shqipëri dhe si dëshmitar që i ka ndjekur të gjitha këto zhvillime. Mund të dëshmoni edhe që për asnjërën nga detyrat që unë kam marrë nuk kanë munguar kritikët zëlartë që kanë thënë se ky njeri është i gjatë, por nuk mund të kërcejë aq lart sa të kapë këto maja që ne parashohim për detyrën ku ai është ngarkuar. S’ka pasur asnjë detyrë të tillë, dhe kjo e bën të thjeshtë përgjigjen time, por unë nuk dua ta mbyll kaq thjeshtë. Unë dua të them që unë nuk di të bëj punë publike, që unë nuk di të bëj as parqe. Në kuptimin e thjeshtë të fjalës. Ajo që unë di të bëj, natyrisht të motivoj ata që dinë t’i bëjnë këto gjëra, që të hyjnë së bashku me mua në një aventurë që i kalon kufijtë e orarit zyrtar, që i kalon kufijtë e marrëdhënieve të zakonshme, që i kalon kufijtë e objektivave të zakonshme dhe së bashku me mua të bëjnë të mundura gjëra që duken të pamundura. Këtë unë di ta bëj dhe këtë kur di ta bësh si drejtor i një ndërmarrje, si kryetari i një bashkie, çfarëdoqoftë unë di ta bëj. Këtë unë di ta bëj. Kështu që, aq më tepër pastaj nuk më duket se në pikëpamjet politike të jashtme apo qëndrimet për Kosovës, për Ballkanin apo ku di unë se për ke, unë kam lënë ndonjë rast për të thënë se nuk di të bëj këtë apo atë. Pse? Jo sepse unë di t’i bëj të gjitha, por sepse unë pyes, dëgjoj dhe di të vlerësoj atë gjë që duhet dëgjuar dhe duhet thënë. Ju jeni në zyrën time, aty është një tryezë ku merren të gjitha vendimet, qëkurse kjo zyrë është ndërtuar dhe asnjëherë këto vendime nuk merren kur në ato karrige mungon qoftë edhe një njeri. Pra, janë karrige që ulen të gjithë drejtuesit kryesorë të bashkisë.

    Pra, ju po thoni se dini të bëni edhe kryeministrin e Shqipërisë?

    Unë mendoj që përgjegjësia për të drejtuar PS-në është një përgjegjësi e cila lidhet me përgjegjësinë për të bërë çdo detyrë që është pjesë e këtij misioni dhe është pjesë e kësaj ëndrre. Kështu që kjo detyrë që ju përmendni nuk është jashtë.

    Pra, ju jeni gati të jeni Kryeministër i Shqipërisë?

    Qëllimi im sot është i qartë, të ndërtojmë një program i cili të jetë një instrument që i hapi rrugën ndryshimit real, rrënjësor, solid, të punëve të vendit tonë.


    Gazeta Shqiptare






    Sokaku i të Marrëve !!!

    Enver Hoxha kishte lindur në Gjirokastër, ku kishte shumë martesa incestuoze, brenda fisit, mes kushërinjve të afërt, që bëheshin për mos të rënë pronat e fisit në duart e njerëzve të huaj. Pasojat e gjenealogjisë incestuoze shfaqeshin në formën më të skajshme me lindje defiçentësh, ndërsa në forma më pak të rënda, me shfaqje sëmundjesh neurodegjenerative në pleqëri, si Alzheimeri, që shkatërron trurin. Një provë për këtë është emri i një rruge në Gjirokastër që quhet “Sokaku i të Marrëve“, dhe që e ka marrë këtë emër për shkak se aty kanë lindur defiçentë, për shkak të martesave incestuoze mes kushërinjve të afërt, që bëheshin për të ruajtur pronat brenda fisit. Enver Hoxha, në librin e tij “Kujtime të Vegjëlisë” jep një shpjegim se përse i kishte mbetur ky emër kësaj rruge. Ai thotë se kur kishte pyetur nënën e tij, Gjylon, ajo i kishte thënë se ky emër kishte mbetur se atje kishte shumë gurë dhe kur ecnin njerëzit atje bënin zhurmë gurët e sokakut, çka bënte të dukej sikur ecnin të marrët. Por e vërteta ishte ndryshe. Sokaku i të Marrëve ishte vendi ku ishte përqëndrimi më i lartë njerëzve-produkt të gjenealogjive incestuoze, por të tjerë kishte dhe në lagje të tjera të qytetit. Enver Hoxhës në fillim të viteve shtatëdhjetë iu shfaq sëmundja e Alzheimerit, që është një sëmundje neurodegjenerative që degradon trurin, dhe që sipas të gjitha gjasave i erdhi si trashëgimi nga gjnealogjia incestuoze. Enver Hoxha shfaqte luhatje të mëdha në sjellje, shenjë e sigurt kjo se ishte një njeri që trajtohej me barna psikike për të mundur të kishte aftësitë e duhura mendore dhe vetëkontrollin e kërkuar për t’ u shfaqur në publik dhe për të marrë pjesë dhe folur në mbledhje të ndryshme. Nuk është një gjë e rastit që për incestin e elitës shqiptare ka shkruar Ismail Kadare, një shkrimtar që ka lindur në Sokakun e të të Marrëve, në vendlindjen e Enver Hoxhës. Ismail Kadare, në novelën e vet “Kush e solli Doruntinën” ka futur dhe historinë e incestit të Kostandinit me motrën e vet Doruntinën. Sigurisht që flasin personazhet, por ashtu siç i paraqet gjërat Kadare, incesti del një gjë e provuar dhe e kryer, me ato që zbulon ndihmësi i Kapitenit Stres në arkivin e familjes së Kostandinit dhe Doruntinës. Në një dialog të gjatë, ndihmësi i thotë kapiten Stresit se duke shqyrtuar në arkivin e familjes letrat e nënës së Kostandinit dhe Doruntinës, për mikun e saj të vjetër Kontin Topia, ka zbuluar se Zonja Mëmë, siç e quanin, e ve në dijeni kontin për incestin, duke e quajtur “ndjenjë jo të natyrshme të djalit të saj Kostandinit ndaj së motrës Doruntinës”. (f. 126) Është shumë interesante se incesti është e vetmja gjë në novelë që autori ka dashur ta provojë se ka ndodhur vërtet, gjë që nuk e bën qartësisht me atë se kush e solli Doruntinën. Kështu, më tutje, në të njëjtën bisedë, ndihmësi i thotë kapitenit: “Hollësira të tjera në letër në letër nuk ka, por po ta lidhim këtë me të tjera fakte nga letrat e mëvonshme, e sidomos me përgjigjen e kontit Topia, del e qartë se kemi të bëjmë me një prirje incesti të vëllait ndaj motrës”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinën”, “Gjakftohtësia”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1980, f. 126) Dhe si për të dashur ta provojë përfundimisht se incesti ka ndodhur, Kadare tregon dhe për një incident që kishte ndodhur në dasmën e Doruntinës, dhe që ndihmësi ia sjell si provë shefit të vet, Stresit: “Që incidenti nuk u vu re nga të tjerët, ose edhe në u vu re u quajt si një gjë e zakonshme në këso rastesh, kjo ndodhi se njerëzit nuk i dinin rrethanat për të cilat ju fola më lart. Kurse Zonja Mëmë që dinte gjithçka e shpjegon e shpjegon atë drejt. Pasi i shkruan kontit se si Kostandini pas ceremonisë së kurorëzimit në kishë kishte qenë si i marrë, se si në kohën e përcjelljes së krushqve ai e kishte shtyrë dhëndrrin që i qe afruar nuses, duke i thënë ‘ajo është akoma imja, kupton imja’ zonja plakë i shkruan mikut të vjetër, se, lavdi zotit, ky ishte telashi i fundit që ajo pati lidhur me çështjen për të cilën ai ishte në dijeni”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinën”, “Gjakftohtësia”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1980, f. 128) Me këtë kuptohet se Ismail Kadare do patjetër që ta nxjerrë Kostandinin sikur ka pasur një incest me të motrën, pra që ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Pavarësisht se Kadare ve në gojën e kapitenit Stres një kundërshtim të ashpër të kësaj ideje të ndihmësit të tij, megjithatë faktet që sjell ndihmësi janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Nuk mundet që mos të bëhet pyetje se përse Kadare, që e paraqit Kostandinin si ideologun e përpunimit të dokeve shqiptare, dhe posaçërisht të besës, si bazë për shtetformimin e mëvonshëm shqiptar, si njeriun që themeloi një parim të ri moral, me anë të të cilit do t’ u kultivoheshin shqiptarëve virtute, na del si një njeri që ka më të ndyrin e veseve, incestin. Kështu del se sipas Kadaresë shqiptarët nuk duhej ta quanin incestin ves, por virtyt familjar?! Kështu do të priren ta shikojnë këtë gjë të huajt që e njohin njeriun shqiptar me anë të librave të Kadaresë. Kjo është me të vërtetë një situatë frojdiane! Ndihmësi i thotë Stresit se në momentin që nëna hapi derën ajo pësoi traumë ngaqë zbuloi kryerjen e incestit: “Është pikërisht kjo hata që zbuloi nëna plakë para se të hapte portën”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinën”, “Gjakftohtësia”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1980, f. 130) Ç’ traumë e ardhur nga një situatë perverse dhe e mbetur në subkoshiencë ka sjellë këto rreshta? Në fakt, e gjithë novela do të kishte vlerë më tepër si një rrëfim i autorit tek një psikoanalist, se si një vepër letrare. E jo më pastaj të quhet kryevepër! Pse ka hyrë Kadare në këtë linjë paranojake frojdiane? Duket se Kadare kërkon që të keqen ta projektojë tek elita kristiane shqiptare paraturke, përfaqësues të së cilës janë Kostandini dhe Doruntina. Pra, Kadare ka dijeni për mallkimin e vjetër dhe e projekton atë tek mallkuesit. Duket se Kadare këtë ves të mëhallës ku ka lindur kërkon ta projektojë mbi gjë kombin shqiptar. Pra, kjo novelë e Kadaresë ka rëndësi për të kuptuar një kod misterioz mendor të elitës shqiptare. Ismail Kadare është me origjinë nga Gjirokastra, dhe ka lindur në mëhallën e quajtur “Sokaku i të marrëve”. Duket se edhe elitën e tashme shqiptare e ndjek pas mallkimi i çmendurisë dhe Edi Rama është provë e kësaj. Si trashëgimtar ilegal i ish-Mbretit Zog, Edi Rama ka në gen gjithë të këqijat e gjenealogjisë incestuoze të këtij të fundit, siç i kam përshkruar më lart. Pra, Edi Ramën e ndjek mallkimi historik që ka rënë mbi elitën osmane shqiptare. Në periudhën e parë kur Edi Rama hyri në politikën e lartë, si ministër në vitet 1998-2000 dhe në vitet e para si kryetar bashkie, ai kishte sjellje që çdo vëzhgues i paanshëm do t’ i konsideronte si shfaqje e një mendjeje të çekuilibruar, deri në patologji histerike, me britma dhe gjeste të pakontrolluara, por që nga ithtarët e tij e tij indulgjentë konsideroheshin si shfaqje e një personaliteti (në kuptimin psikologjik të fjalës) krejt origjinal. Të gjithëve na kujtohet Edi Rama me gjestet e pakontrolluara, britmat, përplasjet e grushteve mbi tryezë para kamerave televizive etj.,etj. Por kur Edi Rama u bë kryetar i PS, sjellja e tij ndryshoi relativisht, duke u zhdukur pothuajse krejt gjestet e pakontrolluara, shpërthimet deri në histeri, ngritjet e pakontrolluara të zërit etj. Kjo gjë mund të ndodhte vetëm si rezultat i një trajtimi të fortë mjekësor psikik, Shumëkush mund ta konsiderojë një spekulim po të thuash se Edi Rama ka bërë trajtime të gjata në klinika të famshme dhe të shtrenjta psikiatrike jashtë vendit. Por e vërteta është se cilido njeri që ka njohuritë më minimale nga psikologjia dhe nga psikiatria, qoftë edhe si lexues amator, e di se një ndryshim i tillë në sjelljen e njeriut nuk mund të bëhet vetëm me autoterapi, aq më tepër në natyra të tilla. Kjo kuptohet dhe nga fakti se Edi Rama kohët e fundit ka filluar ta humbë përsëri vetëkontrollin e tij, duke bërë gjeste të pakontrolluara, duke kaluar në britma të pakontrolluara gjatë fjalës së tij etj. Është domethënëse se kjo gjë, që nuk i ndodhi Edi Ramës në dimrin e vitit të kaluar, kur situata politike ishte shumë më e tensionuar se sot, i ndodh tash, kur situate politike është shumë më e qetë. Kjo mund të shpjegohet vetëm me atë se, për shkak se Edi Rama ka arritur në fazën e mbingopjes nga përdorimi i barnave që i janë dhënë për të përmirësuar shëndetin e tij mendor, mjekët ia kanë ndërprerë barnat së paku për një periudhë, dhe ai e ka humbur përsëri vetëkontrollin relativ. Një cikël tjetër trajtimi me barna duket se është llogaritur të fillojë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndryshimi i sjelljes së Edi Ramës nuk mund të ketë kaluar pa u vënë re nga monitoruesit e huaj, të cilët i ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, aq më tepër për shkak të situatës në Kosovë dhe në përgjithësi në rajon, për shkak se Edi Rama është kryetari i partisë kryesore të opozitës. Monitoruesit ndërkombëtarë të politikës shqiptare e dinë shumë mirë se në perëndim, njerëz me sjelljen e Edi Ramës përbëjnë raste klinike, që trajtohen në klinika psikiatrike, me barna. Paradoksisht, në Shqipëri, në rastin e Edi Ramës, ajo që do të quhej simptomë e një sëmundjeje psikike, quhet nga shumë njerëz me një eufemizëm, sjellje jokonformiste. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Edi Ramën në të ardhmen, por duket e sigurt se sjellja e tij nuk mund të përmirësohet pa një trajtim tjetër me medikamente. Problemi është se çdo cikël sjell komplikime më të mëdha. Zakonisht për njerëzit që kanë pasur një gjendje mendore si ajo e Edi Ramës para se të hynte në politikë dhe në një periudhë të gjatë pasi hyri, derisa u bë kryetar partie, dhe që në Perëndim janë të gjithë raste klinike, mjekësia këshillon që t’ u ruhen emocioneve të forta, gjë që nuk mund të ndodhë për një njeri si Edi Rama që është i angazhuar në politikë, aq më tepër në një politikë si ajo shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 20-02-2008 më 18:18

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Qe Edi Rama eshte eksentrik, kete nuk e luan as topi, por Edi Rama nuk eshte anarshist, as xhahil dhe barbar ne mendim e botekuptim. Rama sjell me vete kulturen europiane te punes, disiplines dhe rregullit. Rama eshte politikani me mbeshtetjen me te madhe nga rinia shqiptare, dhe mbi te gjitha nga emigrantet.

    Rama nuk eshte aventurier, si Dr. Rrumpalla, qe psh shau dhe mallkoi cdo projekt investimi qe kishte PS ne tavoline dhe kur erdhi ne pushtet i pranoi te gjitha ashtu sic ishin. Kjo eshte aventure mesjtetaro-kanunoro-barbare dhe reflektim i qarte pasigurie ne shoqerine shqiptare. Rama uleret, - si mos te ulerasesh perpara nje fasade politikanesh thellesisht injorante e provinciale, pa vizion, pa ide, pa energji.

    Rama pikerisht kerkon te thyej edhe me ekstremizma ate gjendje ekstreme te realitetit shqiptar, dhe eshte pikerisht kjo qe e ben Ramen kaq atraktiv per rinine dhe emigrantet. Rama kerkon te thyej menyren sesi ne mendojme, perceptojme realitetin, sillemi dhe punojme. Rama kerkon te thyej limitet e zhulit, pertacise dhe realitetit parazit ku shoqeria shqiptare e gjen veten. Rama del me sepate ne dore per te prere shtyllat e elektrikut ne mes te rruges. Po ec e me thuaj qe nuk duhet ta beje? Ec e e me thuaj qe nuk duhet thyer, prere dhe shkulur nga rrenjet ky realitet dhe mos-funksionim i gjerave ne Shqiperi.

    Por veprimet e Rames asnjehere nuk kane qene imorale ne kuptimin social dhe politik te fjales. Rama asnjehere nuk i ka thene Berishes qe femijet e tij i ka te babait te vet, sic i eshte thene atij disa here per djalin nga RD, Rama kurre nuk ia ka zene ne goje babane e vdekur Berishes, nderkohe qe i jati i Rames eshte bere corap nga kryeminsitri shqiptar. Dhe kjo nuk qenka perversitet?

    Rama i ndryshon gjerat, kjo eshte forca e tij. Ne cdo post qe ka qene eshte njohur per vullnetin dhe arritjen e tij per ti ndryshuar gjerat per mire. 3 here Tirana - zemra e civilizimit shqiptar- e zgjodhi kryebashkiak, te treja heret me shifra rekord per te, dhe popullaritet te pacenuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 20-02-2008 më 18:50

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Edi Rama, atentator i dyfishtë kundër kombit shqiptar dhe kundër Presidentit Bush

    Edi Rama, atentator i dyfishtë kundër kombit shqiptar dhe kundër Presidentit Bush



    Lajmi i rremë që bëri xhiron e botës ishte se Presidentit amerikan i vodhën orën e dorës gjatë vizitës në Shqipëri. Synimi ishte që të zhvlerësohej efekti i vizitës së Presidentit amerikan në Shqipëri. Pra këtë herë ishte llogaritur që t’u bëhej një atentat i dyfishtë moral, ndoshta më vrastar se ai fizik, Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar. Urdhëruesi i lajmit Edi Rama është «Lee Osvald»(atentatori i Presidentit Kennedy) i këtij atentati të dyfishtë kundër Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar. Nëse do të pyesni se përse Edi Rama e bëri këtë atentat, përgjigjen do ta gjeni tek miqësia e Edi Ramës me George Soros, që e ka krahasuar Presidentin Bush me Hitlerin dhe e ka shpallur rrezik për botën. Por Edi Rama nuk e ka vetëm me Presidentin Bush si individ, por ai e ka me SHBA, me kombin shqiptar. Nëse nuk e besoni këtë, atëherë më shpjegoni se përse Edi Rama ia dorëzoi çelësin simbolik të qytetit të Tiranës këngëtarit serb Goran Bregoviç, mikut të çetnikëve, të Ratko Mlladiçit, Arkanit dhe terroristëve të tjerë. Edi Rama këtë herë ka dalë nudo moralisht si autor i këtij atentati, ashtu siç doli në fotografitë nudo në një plazh mes njerëzish të veshur. Në atentatin e dyfishtë kundër Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar duken gjurmët e të njëjtit perversitet si ai që duket në fytyrën e Edi Ramës në fotot nudo ku ai kënaqet me përshtypjen tronditëse që u bën manalli (po të përdor një fjalë nga Tirona) i tij fëmijëve në plazh. Edhe tash Edi Rama kënaqet në mënyrë perverse me përshtypjen e keqe që le në botë lajmi se shqiptarët i vodhën orën Presidentit Bush. Këtë herë Edi Rama nuk ka dalë vetë nudo, por e ka ekspozuar në një nudo morale kombin shqiptar para botës. Tashmë socialistët shqiptarë kanë një përgjegjësi të madhe për faktin që e mbajnë Edi Ramën në krye të PS. Individi Edi Rama ka të drejtë të jetë pervers, antishqiptar, ka të drejtë të denigrojë Shqipërinë dhe shqiptarët para botës . Atentatorit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij tashmë janë zbuluar dhe “arrestuar” nga “policia” zemërimit kombëtar shqiptar dhe kanë dalë para “gjyqit” të ndërgjegjes kombëtare. Askush nuk mund ta mbrojë për këtë Edi Ramën, që është bërë një lebroz politik, dhe që rrezikon të infektojë dhe atë që e mbron. Pas incidentit me sajimin e lajmit për vjedhjen e orës së Presidentit Bush, për shqiptarët ka filluar “ora zero” kur qëndrimi ndaj Edi Ramës është prova e lakmusit për proamerikanizmin. Nuk mund të jesh dhe pro Edi Ramës dhe proamerikan. Nëse ambasadori i ri amerikan në Tiranë do të guxojë të mbështesë Edi Ramën, ai duhet denoncuar publikisht si bashkëpunëtor në krim kundër SHBA dhe kombit shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 20-02-2008 më 19:24

  4. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Une nuk kam ndermend te kundershtoj, por as edhe te pajtohem ato qe thuhen me siper, sepse jane shkruar me gjuhe te eger, jo civilizuese, deri edhe nje-anshmeri.

    Ketu spikat roli laké i vrazhde, qaraman, i vetmohuar dhe humbes i fahriut ndaj sali salamandriut. Kaq i zhytur eshte ne batak fahri salamandriu, sa nuk ngelet tjeter kujt ti vere gishtin - ambasadorit te SHBA - dhe ti tregoje atij kufirin te thana - as me shume e as me pak si ustai i tij ne '95 - '96.

    Nje gje tjeter qe bie ashpersisht ne sy eshte se ky salamandri nuk mund te perballet me te vertetat qe saliu ka lejuar korrupsionin te geloje vetem e vetem qe te mbaje nga pas kopiste e ish-revolucionare te '97; po te kaluaren 25 vjecare komunist-nomenklaturiste te saliut nuk e ze ne goje; po thyerjen e embargos ndaj ish-jugosllavise si nje nga aktet me te felliqura antikombetare te saliut nuk i ze ne goje; po ate renien permbys para karamanllisit vetem per ta pritur nje gjysme ore sa per te marre urdhera, nuk e quan fahri salamandriu; po ato aleancat me Omonia e pislleqe te tjera; po palaciolleqet me fatos beograd kryeqytetin, qe dikur e quante kriminel, e pastaj e ben aleat ...

    edhe me edverin ashtu do te veproje salamandriu, qe te rrije ne pushtet, ne opozite, vetem ai te jete ne krie ... te salamandrive!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postuar nga Zar athustra

    Po ty tek breket e Rames te ka mbet mendja, apo tek ato poshte brekeve? Apo te duket vetja kokosh kur diskuton per breket e burrave te botes?

    Te pelqen te zvarritesh keshtu si deri me sot per edhe nja 50 vjet te tjere, - zgjidhja e vetme eshte Rama, qe fatkeqesisht per ty nuk eshte xhahil, e provincial nga Bjeshket e Namuna si ky rrumpalla sot.

    Shqiperia kerkon ndryshim radikal, dhe burra me bo_le per ta bere kete. E keto Rama i ka dhe i vuri ne perdorim njehere kur ktheu Tiranen nga Kandahar ne qytet Europian. Nqs nuk me beson shko shikoi edhe njehere ato fotografite nudo te tij qe te bindesh, mqs te ka mbetur edhe mendja atje.
    Degjo Zar athustra

    Nuk ndaj te njeten shije si ti apo edI, prandaja s'me ngelet mendja as siper e as nen brekeve te meshkujve.
    Eshte fakt qe ai ka qene ne nje plazh nudistesh dhe kjo e vertetuar me foto. Pune e tij. Te beje c te doje. POR une nuk genjeva e as shpifa kur permenda faktin se ai ka qejf te shohe njerezit pa breke. Kete thenie timen e verteton fakti qe ai ishte ne plazh nudistesh.
    Personalisht nuk kam ndonje simpati as per Salen e as per Ramen.
    Kjo eshte e drejta ime. E drejta qe te kem opinionin tim dhe natyrisht qe nuk mund te me kushtezosh kurrsesi ti. Jane te dy e njeta mase/ene dhe e njejta natyre politike. Me pak fjale mallkimi i radhes per kombin shqiptar.
    Rama nuk eshte zgjidhje e aq me pak Berisha apo Nano. Ti permend punen e Rames?
    Normal si interesaxhi qe eshte arriti te beje investimin me te madh ndaj vetes, sepse u pasurua. Mos e ka ulur gje pazarin e pallateve? Nuk merr me 500 mije euro ...merr me pak?
    Ndryshimet qe thua ti i beri forca e kohes, jo Edvini e as Saliu. Shoqeria shqiptare nuk eshte "katunare" si perpiqet ta stigmatizoje idhulli yt, nuk eshte as klanore sic po e transformon ky tjetri. ... eshte thjesht ne nje situate kaotike, te cilen e shkaktojne pikerisht politikanet shqiptare PA PERJASHTIM MAJTAS DJATHTAS
    Edi u pasurua ne kurriz te njerezve ashtu si bejne te gjithe politikanet. Rruget u bene me leket e taksapguesve dhe ai nese mburret tregon qe eshte thjesht nje dallaverexhi, sepse nuk mund te mburresh sepse bere punen. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Ai beri ate qe duhet te beje cdo njeri qe paguhet me leket e popullit PUNEN E TIJ.
    Keshtu qe keto denglat e njeriut te shkelqyer qe transformoi jeten e Tiranes, na i kurse, e shko futi ndonje dore sherr me sozine tende te kundert, mr. Brarin
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 21-02-2008 më 09:33

  6. #16
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Zgjidhja tere probleme shqiptare eshte Z EDVIN RAMA

    Zgjidhja e tere probleme shqiptare eshte Z Rama ai me ate shkopin e tij magjik do te fluturoje me fshesen ne prapanice rreth e rrotull shqiperise dhe tak -fak do ta zgjidhe tere problemet me nje te vervitur te shkopit

    Ja e filloi qe me date 17 Shkurt kur propozoi per ate "Shetitjen e Lire" per nder te pavarsise Kosoves. He doni ju te ndryshoni filloni dhe "shetisni te lire" ne cdo 17 shkurt...se kete kishit mangut cfare hipokrizie, sa ironike sa provinciale!

    Sa keq qe harxhova qofte dy fjale per te
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 21-02-2008 më 13:47 Arsyeja: Doja me e fik po thashe pse ...

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Edi Rama, atentator kundër kombit shqiptar !!!

    Edi Rama ia dorëzoi çelësin simbolik të qytetit të Tiranës këngëtarit serb Goran Bregoviç, mikut të çetnikëve, të Ratko Mlladiçit, Arkanit dhe terroristëve të tjerë.

    Edushka synimi e kishte që të zhvlerësohej efekti i vizitës së Presidentit amerikan në Shqipëri. Pra këtë herë ishte llogaritur që t’u bëhej një atentat i dyfishtë moral, ndoshta më vrastar se ai fizik, Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar. Urdhëruesi i lajmit Edi Rama është «Lee Osvald»(atentatori i Presidentit Kennedy) i këtij atentati të dyfishtë kundër Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar. Nëse do të pyesni se përse Edi Rama e bëri këtë atentat, përgjigjen do ta gjeni tek miqësia e Edi Ramës me George Soros, që e ka krahasuar Presidentin Bush me Hitlerin dhe e ka shpallur rrezik për botën. Por Edi Rama nuk e ka vetëm me Presidentin Bush si individ, por ai e ka me SHBA, me kombin shqiptar. Nëse nuk e besoni këtë, atëherë më shpjegoni se përse Edi Rama ia dorëzoi çelësin simbolik të qytetit të Tiranës këngëtarit serb Goran Bregoviç, mikut të çetnikëve, të Ratko Mlladiçit, Arkanit dhe terroristëve të tjerë.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    107
    ore po me ca merreni ata han e pin me njeri tjetrin ju u qani hallin

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Kur te behem une PRESIDENT i USA do behet Rama kryeminister i Albania
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, Thursday, 21 February 2008

    Lidershiposundimi, partitokracia në sulmin e fundit
    Nga Besi BEKTESHI

    Natyrisht që reforma edhe kryesisht marrëveshja për kodin e ri zgjedhor është “quint-esenca” e të gjithë avancimit demokratik dhe politik të majta-djathtës tonë përfaqësuese.Fjalitë paralajmëruese për kodin zgjedhor dhe marrëveshjen e mundshme të PS-së dhe PD-së që Ilir Meta tashmë ka lëshuar janë edhe përpjekjet e fundit të frenimit të një “Detante virtuale” midis dy të mëdhenjve për të kaluar lumin e mbushur deri tani po virtualisht nga të vegjëlit. Meta kishte dy probleme, mos deformimin e votës dhe me sa duket përpunimin e sistemit me të cilin shqiptarët do të votojnë dhe që ai konsideronte primare “listat e mbyllura” të Ramës si propozim i parë. Mbas kësaj deklarimet e LSI-së e cila realisht është forca politike me e penalizuar e sistemit të degraduar maxhoritar të deritanishëm, kishin të bënin me mos pasjen frikë dhe ambicies për forcë të parë të së majtës shqiptare.

    Por tani e majta shqiptare me përfundimin e durimit të Metës është ndarë në dy pjesë sepse ky i fundit përgjegjësinë ja ka lënë “lidershipit socialist” dhe ka shpallur “Të majtën për Integrim”. Për më tepër se Rama ka dalë sot si i rrezikshëm dhe këtu jemi në një kohë vonesë në këtë drejtim. Gati kemi trilidershipin në kohezion alternativ dhe kjo tregon plotësisht metodikën e rrezikshme të fuqisë së madhe të lidershipit, përballë fuqisë demokratike të partisë, si shprehja e fuqisë së grupit dhe elektoratit.

    Po, pse të dy partitë e mëdha si ajo socialiste dhe ajo demokratike prishën sistemin maxhoritar me një proporcional prej 40-të deputetësh, për të bërë tani një sistem më të prapambetur me drejtim nga proporcionali? Pse shkohet drejt forcimit të individit si lidership dhe zvogëlimit të individit si rol masiv partiak?

    Krijimi me anën e demekodemokracisë së brendshme partiake në të dy forcat e vërteta politike në vend si PD dhe PS, nxori në shesh parti të pakënaqurish dhe kryesisht parti kryetarësh që kishin vetëm lidership dhe aspak parti dhe elektorat të qenësishëm. Nga ana tjetër pragmatizmi fshataresk si i PD-së dhe i PS-së për të pasur aleatë me furgon elektorat, por me individë që më shumë marrin në pushtet se sa në të vërtetë ju takon, ju leverdiste sepse në këtë mënyrë paraqiteshin në botë dhe popull si shpëtimtare të demokracisë. Në anën tjetër shpiknin “Dushkun” për të kaluar vota majtas djathtas nëpër skuta të elektoratit të indoktrinuar dhe leverdi shikues dhe kjo çoi në shpërbërjen fatale të maxhoritarit si sistem më i lartë demokratik se sa ai proporcional. Tani kërkojnë lista të mbyllura për të vendosur plotësisht partitokracinë dhe me këtë i japin fund konceptit parti për të marrë në dorë konceptin “lidership” që vendos çdo gjë dhe për çdo gjë politikisht, deri në frenimin e plotë të vendim marrjes kolektive në parti të karakterit europian dhe perëndimor.

    Në fakt tashmë të dy partitë kryesore janë pothuaj baraz në demokracinë e brendshme ku në një anë vendos Berisha dhe në anën tjetër Rama dhe në mes tyre janë “rreth e qarkorët” që kur flasin, vetëm timbrikën e zërit kanë ndryshe dy lidershipeve sundues. Shteti i nesërm ka për të qenë i ngjashëm me demokracinë e brendshme të demokratëve që nuk zgjidhin forume akoma dhe që nuk duan tja dinë as për sy e faqe, ose demokracisë së brendshme të “drejtuar” të socialistëve që ngjitet në një vertikale të rrezikshme në liderin e vetëm dhe të pa kundërshtuar Rama. Po ashtu edhe eksperimenti “një anëtar një votë” i socialistëve rezultoi efikas në forcimin e individit Rama dhe lidershipit të tij, sepse prurjet e reja dhe sahan përmbysurit e vjetër u vendosën në një linjë veprimi për të krijuar pikërisht lidershipin absolut që mendon vetë, pa pasur shumë nevojë që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. As që më vjen keq se dakortëzimi i sotëm i PD-së me PS-në do të nxjerrë jashtë parlamentit dy-tre apo katër parti që në fakt nuk janë asgjë.

    Në fakt e keqa është muaji i mjaltit në kurriz të demokracisë të dy lidershipeve “maximus” dhe mbas tyre të PD-së dhe PS-së, për të vendosur përfundimisht sistemin aspak normal dhe të pranueshëm në vitin 2008-të të partitokracisë ku çdo burim demokracie vjen nga lidershpi dhe vetëm aty. Muhabetet jo sistemi spanjoll apo ai gjerman dhe të tjera si këto, janë vetëm hi syve opinionit, sepse marrëveshja e Berishës dhe Ramës, do të bëhet nën konceptin “lidership” dhe “partitokratik” dhe jo në drejtim të demokracisë. Mbasi të bëjnë këtë marrëveshje ato do ta servirin si një mundësi pluraliste dhe “moderne” dhe në këtë rast luftën e vërtetë do ta shtyjnë për më vonë, sepse kjo ju duhet përpara botës. Që tani duken prononcimet se do të bëhet “më e mira e mundshme dhe se të gjithë nuk mund të mbeten në një reformë të kënaqur”. Mjafton të dimë se kush e projektoi “Dushkun” dhe kush pranoi në atë kohë që u bë dhe këtu mbyllet problemi. Në fakt socialistët e propozuan dhe demokratët e pranuan (per forza) dhe devijimi i votës së shqiptarëve u realizua.

    Tani me sistemin e ri do të shkojnë në atë pikë sa të propozojnë vetë, ti vendosin vetë përfaqësuesit e popullit dhe ky i fundit të mos dijë asgjë se për kë voton si individ, por do të ketë, parasysh vetëm dy që janë Berisha dhe Rama. Kjo ka për të ndodhur, sepse i kanë numrat në dorë dhe kartonët po ashtu dhe mendimin aspak demokratik të qartë se “ kur nuk ka demokraci të brendshme, nuk pse të ketë edhe demokraci të aplikuar fort në sistem zgjedhor”. Nga ana tjetër te e majta Nano me sa duket as që do të lodhet për të korrigjuar gjë dhe tanimë ka mbetur Meta që lufton me partinë e tij, i vetëm përballë Ramës dhe Berishës dhe për më tepër këtë gjë e ka kuptuar qartë mbas detantës demokrato-socialiste të radhës. Prandaj them se zgjedhjet, sistemi zgjedhor dhe vetë struktura e madhe zgjedhore si ligjësi është “çështje lidershipi” dhe sinonim i partitokracisë post komuniste shqiptare. Mjafton të shikosh memecërinë prononcuese politike të socialistëve, sepse demokratët dhe sikur të prononcohen janë në një fazë vonesë pasi Berisha prononcohet herët për të gjitha problemet, duke ju hequr “mundimin” të tijve të thonë ndonjë origjinalitet.

    Patjetër që kodi zgjedhor i ardhëshëm nuk ka për të qenë standart dhe imitim i plotë i modelit që merret në konsideratë. Ky kod me ndihmën e Vullçanovit ka për të qënë një “qënie mitologjike gjysmë ujk dhe gjysmë dhelpër” në të cilin do të jenë shkrirë “natyrshëm” cilësitë e ngjyrat e dy “grabitqarëve” të pyllit. Po, e vetmja gjë që mund të arrijë të bëjë ky kod është se do të mund të largojë çakejtë apo edhe ndonjë urith të cilët janë majmur nga demekodemokracia shqiptare. Po, por askush nuk duhet gëzuar se bëjmë hapa prapa në demokraci dhe sidomos në atë fortësisht perëndimore edhe pse momenti është i mirë për ne në këtë drejtim. Më vonë të tëra këto mekanizma demokracipërthyese paguhen shtrenjtë dhe kur të ndodh kjo të gjithë do thonë: Prapë na e hodhën???

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •