Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Dijetaret tane dhe fetwat e tyre!!

    Zakonisht ne masen e gjere muslimane dijetaret vleresohen shum larte, qe aspak nuk eshte gabim.
    Por ndonjehere parashtrohet pyetja " A duhet cdo here te degjohen urdherat e dijetareve tane dhe si shpjegohen disa ligje islamike ( fetwa ) qe nuk kane kuptim?"
    Duke lexuar ne internet punen e ketyre dijetareve, ligjet islamike qe ata kumtojne , pra fetwat, te krijohet nje pershtypje se keta njerez bejne nje pune te cilen ma mire do ta kishte pershkruar nje fjale popullore shqipe qe thot "Mos ki pune , leviz deren!!!"
    Koha eshte nje nga dimensionet e kesaj natyre e cila duhet te shfrytezohet ne menyre maksimale nga te gjithe.
    Edhe dijetaret tane , me punen e tyre te palodheshme shfrytezojne kohen, punojne me zell per progesin tone.
    Por kur folim per dijetaret dhe shfrytezimin e kohes nga ana e tyre kisha thene se dijetaret mund ti ndajme ne dy grupe:

    1. Ata qe e shfrytezojne kohen ne menyre kualitative dhe
    2. Ata qe e shfrytezojne kohen ne menyre kuantitative.

    Tani duke vleresuar punen e dijetareve fetar dhe mesimeve qe ato nxjerin neve mund te vijme ne perfundim llogjik se sa kualitet kane mesimet e tyre.

    Shembulli 1. Sheik Bin Bazi
    Ne vepren e tij " Deshmite qe Toka nuk rotullohet dhe qe eshte e sheshte(rafshte)" Bin Bazi mundohet qe ne mendjet tona te ngulisi idene se si ai e percepton universin dhe shkon deri atje sa qe kerkon denimin e cdo besimtari qe beson se Toka eshte sferike.

    Shembulli 2. Fetwa kunder filmit te vizatur Pokemon

    Shembulli 3. Fetwa kunder lojes se fudbolllit.

    etj etj.

    A jane keto fetwa kualitative ose jo dhe cila eshte arsyeja e leshuarjes se tyre ne publik ?!!!

    Gostivari_usa
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    tung gostivari,

    eshte me rendesi te kihet parasysh fakti qe Allahu ne kuran dijetaret i rendit menjehere mbas Pejgambereve, dmth rendesia e dijetareve eshte shume e madhe.

    Prej rregullave themelore dhe strikte te nje muslimani eshte degjueshmeria e tij ndaj dijetareve islam. Nje musliman i pjekur ne rastet ku nuk din si te gjindet menjehere kerkon konsultime nga dijetaret, dhe ne islam eshte e ndaluar te veprohet krye ne veti, gjithnje jemi duke folur per nje musliman te pjekur, dhe dijetaret duke qene te arsyeshem japin pergjigjen duke u mbeshtet ne Kuran dhe ne sunet. Eshte nje dallim mes Islamit dhe feve tjera, perderisa ne fete tjera shume sende mbahen sekrete ne islam asgje nuk mbahet sekret dhe cdo gje eshte e hapur per publikun.
    Perderisa bota moderne nuk ndermer asnje hap perpara pa konsultime ndermjet keshilltareve te shumte, kjo pune ne islam ka qene e rregulluar qysh prej kohes se Muhamedit ( paqja qofte mbi te ).

    Rreth marrjes se fetvave, kujtoj se nje musliman i pjekur nuk duhet asnje menyre ti harroj 5 obligimet e veta personale qe i ka, keto jane strikte. Ndersa gjerat tjera me kohe, me vend dhe me rend.... ( psh. ne vitin e 12 te pejgamberllekut eshte bere obligim mbulesa,.... )

    Perderisa neve ne vendet tona kemi probleme te shumta si nga ana ekonomike, sociale dhe politike eshte apsurde te mirremi me qeshtje te dores se jashtme.
    Pra, perderisa njerezit kane problem fajden dhe kamaten e ne te mirremi me pokemonin eshte e dores se jashtme, andaj mendoj qe per zgjidhjen e problemeve sociale duhen marre parasysh fetvate e dijetareve vendas dhe te kohes.

    Lus Allahun te me fal per ndonje leshim apo shtim eventual, gjithashtu kerkoj mirenjohje.

    pershendetje.
    natural X

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    O Gastivari_Usa!!!
    Ibn Baz e ka ndryshu mesa di une fetvane e tokes se sheshte dhe ka pranu te rrumbullakten.
    ps/ eshte mire qe kur te flisni duhet referim nga libri apo faqe interneti (qe nuk jane dhe aq te sigurta), gjithsesi behet mire qe te referohet sepse gjera ne ajer nuk pranohet ne kohet tona.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    [QUOTE=Gostivari_usa;1823815]
    Zakonisht ne masen e gjere muslimane dijetaret vleresohen shum larte, qe aspak nuk eshte gabim.
    Por ndonjehere parashtrohet pyetja " A duhet cdo here te degjohen urdherat e dijetareve tane dhe si shpjegohen disa ligje islamike ( fetwa ) qe nuk kane kuptim?"
    Duke lexuar ne internet punen e ketyre dijetareve, ligjet islamike qe ata kumtojne , pra fetwat, te krijohet nje pershtypje se keta njerez bejne nje pune te cilen ma mire do ta kishte pershkruar nje fjale popullore shqipe qe thot "Mos ki pune , leviz deren!!!"
    Koha eshte nje nga dimensionet e kesaj natyre e cila duhet te shfrytezohet ne menyre maksimale nga te gjithe.
    Edhe dijetaret tane , me punen e tyre te palodheshme shfrytezojne kohen, punojne me zell per progesin tone.
    Por kur folim per dijetaret dhe shfrytezimin e kohes nga ana e tyre kisha thene se dijetaret mund ti ndajme ne dy grupe:

    1. Ata qe e shfrytezojne kohen ne menyre kualitative dhe
    2. Ata qe e shfrytezojne kohen ne menyre kuantitative.

    Tani duke vleresuar punen e dijetareve fetar dhe mesimeve qe ato nxjerin neve mund te vijme ne perfundim llogjik se sa kualitet kane mesimet e tyre.
    Te mungon edukata, dhe kur nuk ka edukat dihet qe njeriu, si ju, nuk ka kufi ne te vepruar.
    Ibn Mesudi thote: Se nga thenia Profetike thuhet: " Kur nuk ke turp vepro cfar te duash" Buhari.
    Kur njeriu nuk ka turp gjithcka i duket e drejt.


    Shembulli 1. Sheik Bin Bazi
    Ne vepren e tij " Deshmite qe Toka nuk rotullohet dhe qe eshte e sheshte(rafshte)" Bin Bazi mundohet qe ne mendjet tona te ngulisi idene se si ai e percepton universin dhe shkon deri atje sa qe kerkon denimin e cdo besimtari qe beson se Toka eshte sferike.
    Ti, "dijetar" a ke argumente ta kundershtosh shejh bin Bazin?
    Se dijetari qe ndjek rrugen e vertet vjen me argumenta, kurse ti pergojon ne te gjitha faqet e forumit njerezit qe i kane dhene Islamit.
    le te shohim se si do te argumentohesh.

    Shembulli 2. Fetwa kunder filmit te vizatur Pokemon

    Shembulli 3. Fetwa kunder lojes se fudbolllit.

    etj etj.

    A jane keto fetwa kualitative ose jo dhe cila eshte arsyeja e leshuarjes se tyre ne publik ?!!!
    Ti po shfaqesh ne kete nenforum si nje fitnexhi sektar.
    Ti i merr mendimet e dijetareve sipas deshires. I frikesohem se ti me te gjitha arsenalet e tua do te biesh ne kete grade:
    45:23.A e ke parė ti (Muhammed) atė qė duke e ditur, dėshirėn e vet e respekton si zot tė vetin, atė All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur tė dėgjuarit dhe zemrėn e tij, i ka vėnė perde mbi tė parit e tij, mė thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhėzojė atė? A nuk merrni mėsim?


    Allahu te udhezoft dhe te befte ta kuptosh drejt ajetin e mesiper.

    Nese kam thene te verteten eshte prej Allahut dhe nese kam gabuar eshte prej meje.

    faleminderit

  5. #5
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    eri3000, mos u merr me Gostivarin ti por sqaroje pse ka thene Ibn Bazi se toka nuk eshte e rrumbullaket dhe si ka ardh deri te ky perfundim kur dihet 100% qe eshte e rrumbullaket? Rapsodi e theksoi se e ka terhequr ate fetwa dhe e ka ndryshuar me vone.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    eri300 pra ti po pajtohesh me ate qe toka nuk eshte e rrumbullakt .
    edhe me keto te tjerat qe permendi gostivari_usa

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    Citim Postuar mė parė nga alko71 Lexo Postimin
    eri3000, mos u merr me Gostivarin ti por sqaroje pse ka thene Ibn Bazi se toka nuk eshte e rrumbullaket dhe si ka ardh deri te ky perfundim kur dihet 100% qe eshte e rrumbullaket? Rapsodi e theksoi se e ka terhequr ate fetwa dhe e ka ndryshuar me vone.
    Mendoj se jam shprehur qarte. Kam pat per qellim:
    Kur kundershtohet nje ceshtje, kundershtohet me argumenta. Kjo eshte rruga e sakte per te kuptuar cdo kush.

    Per sa i perket mendimit te Shejh Bin Bazit si do qofte, edhe pse nuk e kam lexuar, por degjuar, dijetari gabon.
    Kur mendimi eshte i sakt, ja qellon, merr dy sevape, kur nuk ja qellon merr nje sevap.
    Po ai qe merret me thashetheme, sharje, pergojime nuk merr gje tjeter vetem gjynahe.
    Do ti kthehem ta shikoj thenien e Shehut, pastaj te flase.

    Faleminderit

  8. #8
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    O Gastivari_Usa!!!
    Ibn Baz e ka ndryshu mesa di une fetvane e tokes se sheshte dhe ka pranu te rrumbullakten.
    ps/ eshte mire qe kur te flisni duhet referim nga libri apo faqe interneti (qe nuk jane dhe aq te sigurta), gjithsesi behet mire qe te referohet sepse gjera ne ajer nuk pranohet ne kohet tona.
    Rapsod sinqerisht jam munduar te gjej material mbi kete qe thua ti qe paska ndryshuar poziten e tij rreth Tokes, deri me sot nuk e kam hasur.
    Si do qofte nese eshte e vertete , atehere eshte nje lajm i mire.
    Me Respekt Gostivari_usa
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #9
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    O Gostivar ki frik Allahun dhe hiq dor nga pergojimit te shejhut bujar AbdulAziz Ibn Baz (Allahu e meshiroft)
    Pergojimi ne Islam ka mekate te medha per muslimane te thjesht, kurse per dijetaret eshte dhe me i madhe.

    49-12. O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njeri tjetrit, dhe mos pėrgjoni njėri tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni! Kini frikė nga ndėshkimi i All-llahut, e All-llahu ėshtė mėshirues, Ai pranon shumė pendimin.

    Un nuk di qe shejhu te kete ndonje fatua te tille{dhe jame i sigurte qe eshte genjeshter } por edhe sikur te kete ai eshte njeri dhe gabon
    Ti as qe e di fare kush eshte shejhu dhe as qe ke lexuar ndonje liber te tij
    Shejhu bujar eshte nje nga dijetaret e medhenj te kohet, dhe te Islamit pasues i sunetit, ndihmesi i muslimanve refugat ne saudi, kush e di sa here nderhyri per refugatet ,dhe per bashkimin e tyre familjar.
    Ki frik Allahun se ke rene keq ne lojen e shejtanit keq qe ben me tya
    Allahu ne Kuran thote O ju qe kini besuar futuni tersisht ne Islam lus Allahun te udhezoj dhe e shkaterofte shejtanin dhe lojen e tij me tya
    Allahu eshte me Bujari Fisniku
    Meso Islamin nga dijetar te hakut si Ibn Bazi e shume te tjer
    Besimtaret musliman "Degjojne dhe binden" Islami eshte disiplin
    Nuk ka vend per lojra fjalesh meso fen tende
    (Kur thosh dijetari i madh Ibn Bazi) Dhe me Allahun eshte burimi i fuqis

    selamu alejkum
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 10-02-2008 mė 01:02
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  10. #10
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Ne vepren e tij " Deshmite qe Toka nuk rotullohet dhe qe eshte e sheshte(rafshte)" Bin Bazi mundohet qe ne mendjet tona te ngulisi idene se si ai e percepton universin dhe shkon deri atje sa qe kerkon denimin e cdo besimtari qe beson se Toka eshte sferike.

    Mund te na e sjellesh librin se ku e ke lexuar ti se Bin Baz ka then se toka eshte e sheshte?
    Nuk dua tituj gazetash por dua se ku ai e ka then nje gje te tille, ne cilin liber.

    P.s Bin Baz ka qen ndjekes i Ibn Tejmijes dhe Ibn Tejmije ka shprehur ne shume vende se toka nuk eshte e sheshte ketu e 1000 vjet para.


    Ekziston nje video ku ne nje program Bin Baz ka qen i ftuar dhe eshte pyetur rreth kesaj dhe pergjigja e tij ishte si vijon.....

    Si mbas dijetareve toka eshte e rrumbullaket, Ibn Hazm el Andaluzi dhe shum dijetare te tjere kan thene se ka konsensus (ixhmaa) dijetaresh se toka eshte e rrumbullaket.
    Ai vazhdon shpjegon dhe pastaj permend ajetin e Kuranit


    Surja Gashije ajeti 20. Edhe tokėn se si ėshtė E SHESHTE

    Dhe ai tha per kete ajet : Qe toka eshte ber e sheshte per ne per sa i perket siperfaqes se saje qe njerzit te jetojne ne te, pa pasur veshtiesi.
    Fakti qe toka eshte e rrumbullaket nuk perben problem qe siperfaqa e saje te jete e sheshte sikur dhe eshte.
    Audio u morr nga ketu ...eshte ne arabisht. http://binbaz.org.sa/RecDisplay.asp?...07-0300007.htm

    Pra shum e thjeshte, ai ka then se siperfaqa e tokes eshte e sheshte dhe jo toka si planet ne teresi.

    P.s Gostivari prej teje po pres te sjellesh se ku Bin Bazi e ka thene kete se toka eshte e sheshte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alDI : 10-02-2008 mė 07:14
    .

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Robėrit E Zgjedhur
    Nga faruk9 nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 14:45
  3. Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 09:52
  4. Dijetaret dhe Mendimtaret ---- * Albislam.com
    Nga ILyrium nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 16:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •