Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 72

Tema: Kim Mehmeti

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    9

    Kim Mehmeti,Top Channel-Top Story,Tirana

    Ēdo te ndodhe me 1.shkurt ne pikat kufitare? Ēfare pergjegjesie ka diplomacia shqiptare? Si po luan faktori shqiptar ne Maqedoni? Te ftuar ne Top Story politikane dhe publicist nga Shkupi dhe Tirana! Emisioni e drejton gazetari dhe drejtor i informacionit ne Top Channel Sokol Balla.

    Ne emision te ftuar jane analisti Kim Mehmeti,politikani Bardhyl Mahmuti (kryetar i BDSH-sė),Arian Starova (ish-ministėr i punėve tė jashtme tė Shqipėrisė) dhe Koēo Danaj (analist).

    Emisionin mund ta shikoni ketu online duke klikur ne linkun e meposhtem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 11:07 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat

  2. #62
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Shqipėria nuk ėshtė pa moral z.Kim!
    Adelina LILI
    "Shqipėria dhe shqiptarėt janė mėkatarė qė respektojnė Arbėn Xhaferin", kjo ishte klithma e radhės e njėrit prej eksponentėve kryesorė tė pėrtharjes sė energjive dhe kapaciteteve kombėtare shqiptare. E ky ėshtė Kim Mehmeti, i cili vetėm sa nuk tha se z.Xhaferi nuk duhet t'a qasė askush nė Shqipėri, se kėshtu ia ka ėnda Kimit. Ky i fundit, nė emėr tė vizave mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, vetėm sa e bėri lėmsh argumentin, sepse nuk mund tė ketė ndonjė autoritet tjetėr pėrveē atyre qeveritare, qė mund tė zgjidhin probleme tė njė rėndėsie tė veēantė. Nė rastin konkret, kjo ēėshtje realizohet edhe pėrmes z.Thaēi.
    Me atė mllef qė shfaqi shkrimtari multikulturor nė emisionin "Top Story" ndaj z. Xhaferi, do t'ia kishte zili Kiro Gligorovi dhe segmentet e ndryshme antishqiptare qė veprojnė nė kėto hapėsira.
    Nė fakt, ai nuk ofendoi vetėm Xhaferin, por edhe inteligjencėn e shqiptarėve, kapacitetet e shoqėrisė civile, intelektualėt dhe njerėzit e thjeshtė, tė cilėt e vlerėsojnė pa asnjė dyshim z.Xhaferi si njė ndėr personalitetet mė tė shquara shqiptare.
    Ky specie e rrallė qė mendon maqedonisht dhe shkruan shqip, nė mėnyrė tė caktuar hodhi tezėn se Shqipėria na qenka lavire, sepse respekton njė nga figurat mė tė shquara politike dhe intelektuale. Nuk kam pikėn e dėshirės tė merrem me tė tilla komente, mirėpo kur shikon sesi njė njeri me njė mal kusuresh mbi kurriz lėshon nė mes tė Tiranės klithma perverse, heshtja ėshtė mbytėse.
    Ėshtė e tillė, sepse fenomeni i bashkim-vėllazėrimit e trashi zullumin, sepse edhe herė tė tjera ai ėshtė munduar qė tė shajė njerėz publik, personazhe mediash, intelektualė dhe politikanė qė i japin hapėsirė dhe e ēmojnė Xhaferin.
    Ēfarė tė sharash kanė marrė prej Kimit, Edi Rama, Ridvan Bode, Agim Ceku e tė tjerė vetėm njė Zot e di! Sinqerisht nuk e marr dot me mend se ēfarė sharjesh ka marrė Pandeli Majko, kur nė emisionin e M.Nanos vetėm para disa ditėsh, i emocionuar tej mase vlerėsoi rolin e Arbėn Xhaferit nė kohėn e llahtarshme tė spastrimit etnik nė Kosovė nga ana e Millosheviqit. Sikundėr, nuk dihet sesa antipatira ka Kimi ndaj mediave tė shkruara dhe elektronike qė i kanė dhėnė dhe vazhdojnė t'i japin hapėsirė z.Xhaferi. Nė mendjen e kėtij prototipi tė ēuditshėm, analistėt, shkrimtarėt, opinionistėt, politikanėt, zyrtarėt, shtetarėt, me njė fjalė i gjithė populli shqiptar janė tė sharė nga ai pse e adhurojnė z.Xhaferi.
    Nė fakt, pėr tė gjithė ata qė janė tė vėmendshėm dhe kanė lexuar ndonjė rresht tė kėtij biēim analisti, nuk ėshtė hera e parė qė ai njollos figurėn e Xhaferit dhe tė Thaēit. Mjafton t'u hedhėsh njė sy shkrimeve tė tij dhe ashiqare del se i hap dhe mbyll ato me akuzat ndaj Xhaferit dhe PDSH-sė. Edhe nė vitin 2001 nuk ka ditur tė bėjė gjė tjetėr si "analist", pėrveē sharjeve dhe fyerjeve ndaj krerėve tė PDSH-sė.
    Ndėrkaq, veprimtaria e tij ėshtė e ngjeshur: Ka shkėlqyer si eksponent kryesor i OJQ-ve nė kuadėr tė maqedonizmės, ėshtė ushqyer, ka krijuar performancėn e tij nėn yqmin e Gligorovit, gjithashtu ka inicuar dhe promovuar njė sėrė projektesh pėr bashkėjetesė dhe multietnicitet, sipas mendėsisė gligoroviane kuptohet. Jo vetėm kaq. Kimi i Riu shkruante kulluar kolumnat e tij nė maqedonisht, nė tė cilat nuk kishte asnjė gjysmė fjale pėr pozitėn diskriminuese tė shqiptarėve, ndėrsa tani Kimi i Vjetri , ka dalldisur pas analizave duke vjellė vrer nė shqip dhe duke i qarė zemra vetėm pėr ēėshtjen kombėtare. Po ashtu, Kimi ėshtė shquar si komisar errėsire, nė njė kohė qė shqiptarėt e kishin tė shtrenjtė dritėn si beben e syrit. Madje, ai njihet edhe si kėshilltar partish, ngjarjet flasin pėr pėrkulje ndaj pushtetit maqedonas, deri nė gjetjen e fundit tė opsionit integrist. Gjithsesi nuk ka asgjė tė keqe, sepse gjithsecili mund tė zgjedhė formėn e funksionimit tė tij brenda njė shoqėrie, sipas preferencave personale. Fundja nuk ėshtė problem i shqiptarėve identiteti i dyzuar i Kimit, ėshtė thjeshtė dhe vetėm diēka personale. Por, kur njė i dyzuar nė aspektin e identitetit kėrkon tė marrė frerin e artikulimit tė ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve, kėsaj i thonė si koshi pas tė vjelave.
    Pa mėdyshje se edhe ai grup njerėzish qė kanė patur njė lloj konsiderate pėr Kimin i kanė bėrė pyetje vetes, ē'tė keqe mund ti kenė bėrė atij, Arbėn Xhaferri, Menduh Thaēi dhe PDSH-ja?
    Po e nisim nga fundi. Kėta aktorė tė rėndėsishėm tė jetės politike dhe intelektuale kanė bėrė njė gabim tė pafalshėm qė nuk ia dhanė mundėsinė Kimit tė bėhet martir. Po, po, Kimi kėrkon tė bėhet martir. Nuk ju kujtohet sesi lėshoi kujėn nė doganėn e Shqipėrisė para ca vitesh se nuk e lejuan kėtė tė fundit tė shkelte rregullat dhe tė kalonte kufirin pa lejen ndėrkombėtare. Kimi zuri faqet e gazetave pėr "padrejtėsinė" qė i ishte bėrė. Mes ligjit dhe Kimit fitoi ky i fundit. Sa hap e mbyll sytė njė polic u hoq nga puna dhe njė epror u transferua. Mė pas Kimi shfaqej si VIP nė doganė, policėt dhe doganierėt kėrcenin pupthi dhe e nderonin intelektualin, sepse pėr ndryshe tė qarat e Kimit i transferonin policėt diku gjetkė. Sė dyti, ai nuk ia fal Arbėn Xhaferrit heshtjen. Me qiri e ka kėrkuar shumė vite qė z.Xhaferri t'i kundėrpėrgjigjet, por sot e kėsaj dite Kimi nuk e ka kėtė komoditet. Sė treti, Kimi dhe disa tė tjerė qė veprojnė si nėntoka, nuk ia falin Xhaferit dhe Thaēit vitin 1993. Ishte ky viti kur nisi epoka e zgjimit tė vetėdijes kolektive tė shqiptarėve tė Maqedonisė, dhe nga ana tjetėr, vitet qė rrodhėn mė pas u prishėn rehatinė intelektualucėve tė mbuluar me dafinat e maqedonizmės. Sė katėrti, Kimi vuan nga njė sėmundje e pashėrueshme, etja pėr martirizim. Mos tė ēuditet askush qė nga ana e tij tė pėrsėritet refreni se ata deshėn tė mė eliminojnė, ata mė kėrcėnonin etj. Herėn e fundit qė u mundua tė bėjė ca prova teknike, i doli huq. Kėrkoi tė bėjė njė nga ato tė Jovan Bregut. "Po shoh mundėsinė tė largohem nga Maqedonia, ndihem i kėrcėnuar", kėshtu pak a shumė deklaronte Kimi nė njė tė pėrditshme shqiptare. Kur e pa se nuk ia vari askush, u tėrhoq.
    Gligorovi ia mbushi mendjen botės se Maqedonia funksionon perfekt nė aspektin etnik pėrmes performancave si puna e Kimit. Ja kemi shqiptarė qė punojnė, veprojnė, vigjilojnė nė mesin tonė. Kemi ambasadorė dhe akademikė shqiptarė qė dėshmojnė se shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė asnjė problem dhe jetojnė pėr mrekulli.
    Kjo aksiomė e mendėsisė maqedonase fshihte realitetin faktik tė pozitės sė shqiptarėve nė Maqedoni. E vėrteta ishte e tillė; ndėrsa Kimi me shokė jetonin nėn puplat maqedonase, shqiptarėt vriteshin, burgoseshin, persekutoheshin, gjakoseshin, survejoheshin dhe konsideroheshin inegzistentė. Ndėrsa, ata qė sot pa pikė turpi i ofendon, punonin jashtė mundėsive tė tyre pėr tė ngritur vetėdijen kombėtare tė shqiptarėve, dhe nė anėn tjetėr Kimi me shokė pėruronte zyra asimiluese.
    Kimi ka njė problem madhor, kriza e identitetit e shoqėron kudo qė shkel dhe flet. Pėr tė rikuperuar kėtė mangėsi, duhet pranuar se Kimi u tregua i zhdėrvjellėt, atė qė e kėrkon sot nga shqiptarėt e Shqipėrisė, ia arriti nė Maqedoni pėrmes Ali Ahmetit. Kimi e ka xhan Ahmetin, sepse pėrmes tij, arriti tė shpėtojė nga izolimi total. Kimi u bė zėvendėsdrejtor i televizionit shtetėror, Kimi flet pėr UĒK-nė sikur tė kishte qenė komandant, Kimi vazhdon tė mburrėt si personazh i rėndėsishėm pėrmes gjakut tė atyre qė kishin ideale ndryshe nga ai. Doni tė rikujtoni pak kontributin e Kimit nė vitin 20001, kur Robin Kuk, Havier Solana, ambasadorė dhe kryetarė shtetesh vlerėsonin rolin e Arbėn Xhaferit, Kimi kishte objekt tė shumė shkrimeve tė tij sėmundjen e Arbėn Xhaferit dhe mjekrėn e tij dhe tė Thaēit. Ky ėshtė ndėr tė tjera roli i tij pėr ēėshtjen kombėtare. Dy fjalė pėr etikėn. Z.Kim, merreni nė konsideratė vėrejtjen qė ta bėri z.Balla, sepse i shkarkove tė gjitha bateritė e amoralitetit. Si pėrfundim, tė siguroj se Shqipėria dhe shqiptarėt nuk janė pa moral, mbi kėtė premisė e pashė tė udhės tė shkruaja kėtė shkrim, ndryshe as do e vija "ujin nė zjarr", sepse nuk jeni pėr t'u marrė fare nė konsideratė.

  3. #63
    Zgjedhjet tė parakohshme nė shtet tė vonuara

    Kim MEHMETI

    Edhe pse nė shumicė e rasteve atė e pėrbėjnė burrat, qeveria ka emėr tė gjinisė femėrore. Andaj edhe tė gjitha qeveritė kanė shumė tipare tė zonjės, u ngjajnė femrave tė cilat duhet t’i lavdėrosh edhe atėherė kur janė gjysmake, edhe kur me taket e larta, ecin rrugės thuajse tė dy kėmbėt i kanė tė majta. Siē ėshtė qeveria e aktuale e Maqedonisė, e cila e udhėheq shtetin me shtatė ministra nė dorėheqje dhe me njė kryeministėr i cili do e harxhojė mandatin, e nuk do e kuptojė se, qė ditėn kur doli nė krye tė shtetit – e jo tani kur i janė pėrgjysmuar ministrat – ishte kryesues i njė qeverie gjysmake, pa legjitimitetin e shqiptarėve. Pra, njė qeveri qė kishte vetėm legjitimitetin e etnitetit maqedonas, dhe si e tillė, dėshmoi se Maqedonia, si shtet i llojit tė veēantė, mund tė qeveriset nga ēdokush. Apo se nė Maqedoni nuk vlen thėnia se ēdo popull ka qeverinė qė meriton, por se ēdo qeveri qė nuk e respekton vullnetin e popullit, i ngjanė kalorėsit qė ka kalė, por jo edhe kėmbė.

    Duke qenė i ngjashėm me kalorėsin pa kėmbė, kryeministrit aktual i Maqedonisė, prej moti pėrpėlitet nė shtratin e tė pamundshmes: tė konsolidoj qeverinė e pėrbėrė nga djathtistė, majtistė tė skajshėm dhe ministra shqiptarė qė pėrfaqėsojnė familjarėt e vet, e jo popullin. Si dhe te ndėrtojė sa mė shumė kisha dhe kryqe qė do dėshmojnė se ēdo gjė nė kėtė shtet ėshtė sllave dhe ortodokse. Dhe kėshtu i humbi thuajse dy vite, a ngatėrroi shekullin e nėntėmbėdhjetė me atė tė sotmin. Tė vetmin rezultat qė artriti, ėshtė acarimi i marrėdhėnieve ndėretnike si dhe provokimin e shqiptarėve me vendime dhe veprime nga mė absurdet pėr njė shtet shumetnik. Pa dyshim, me kėtė ai arriti tė jetė i pėlqyer nga ata pjesėtarėt e popullit tė vet, qė ende qėndrojnė pėrpara pasqyrės duke pritur qė ajo t’u tregojė se vallė mė shumė u ngjajnė sllavėve tė jugut, apo nipėrve tė Aleksandėrit tė Madh. Pra, arriti ta shtojė popullaritetin e vet tek etnitetit maqedonas, duke e ushqyer atė popullaritet me diēka helmuese pėr marrėdhėniet ndėretnike: me qėndrimin e tij antishqiptarė dhe me mohimin e vullnetit shumicė politikė tė shqiptarėve tė kėtushėm.

    Pa dyshim se Gruevski arriti edhe diēka tjetėr shumė tė rėndėsishme pėr tė, e tragjike pėr shtetin: ngadalėsoi realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit (apo mbase atė e varrosi) dhe kėshtu ia harxhoi shtetit dy vite tė tėra duke u marrė me kotėsinė e mosmarrėveshjeve pėr tė cilat ishte arritur marrėveshje nė Ohėr qysh nė vitin 2001. Gjė tė cilėn nuk e bėri pa qėllim, por me parallogaritje tė gabuara. Pra, gjė e cila kishte pėr qellim tė ngadalėsojė realizimin e tė drejtave tė shqiptarėve dhe tė avancojė etnitetin maqedonas, e rezultoi krejt ndryshe: i bindi shqiptarėt e kėtushėm se nė kėtė shtet ēdo gjė ndryshon e ecė pėrpara, pėrpos mendėsisė antishqiptare tė kryesuesve tė VMRO-DPMNE-sė. Pra, i bindi shqiptarėt se nė shtetin ku jetojnė, ata edhe mund tė bėhen qeveritarė, por nuk u jepet e drejta tė artikulojnė vullnetin e tyre politik dhe vetė tė pėrcaktojnė se kush do e udhėheq shtetin nė emėr tė tyre. Me ēka, si kurrė mė parė, shqiptarėt e kėtushėm, u pėrballėn me pyetjet se cili gabim i tyre i la aty ku ndodhen sot: t’i ngjajnė “lypsarit”, i cili e mbush thesin me lėmoshėn qė ia jep pala politike e etnitetit maqedonas. Apo, tė pyesin veten se si ėshtė e mundur qė kryeministri i njė shtet, tė cilit shtet mund t’ia rrėnojnė themelet edhe banorėt e njė fshati tė banuar me shqiptarė, tė sillet ndaj kėsaj popullate thuajse ėshtė perandor i Romės. Tė pėrballur me kėto absurde, shqiptarėt e Maqedonisė mbase do arrijnė deri te dy pėrgjigje: njėra do ua kumtojė paaftėsinė e tyre tė marrin nė dorė fatin e vet, e tjetra qė do ua ndriēojė t vėrtetėn se rėndė ndėrtohet shtėpi e pėrbashkėt me atė qė nuk tė do.

    Duke qenė kryeministėr i njė qeverie tė vonuar, Gruevskit tani objektivisht edhe nuk i mbetet zgjidhje tjetėr pėrpos tė bėjė atė pėr ēka flitet kohėve tė fundit nė Maqedoni - tė shpallė zgjedhje tė parakohshme. E tė cilat do mund ta nxirrnin Maqedoninė nga kjo rrugė pa dalje nga e ēoi kryeministri aktual i shtetit. Kryeministėr i cili ia veshi Maqedonisė shenjėn e shtetit tė jashtėkohshėm, shtetit tė vonuar qė i ngjanė kalas e cila ēdo katėr vite ndėrtohet nga e para. E bėri tė shihet mė qartė se themelet e kėtij shteti janė tė mbushura me beton, tė cilit i mungon armatura e vullnetit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm. Tė shihet mė qartė se ndėrtuesit e kėtij shteti nuk duan tė pėrballen me realitetin se Maqedoni mund tė ketė ardhmėri vetėm nėse do arrihet baraspeshė mes ambicieve kolektive tė etnitetit maqedonas dhe atij shqiptarė.

    Kur bėhet fjalė pėr zgjedhjet e mundshme tė parakohshme nė Maqedoni, tė gjitha parashikimet thonė se nė bllokun etnik maqedonas ato do i fitojė VMRO-DPMNE-ja, e nė atė shqiptarė BDI-ja e Ali Ahmetit. Pra, do ndodh e njėjta si edhe nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006, por tani me pėrqindje edhe mė bindėse se atėherė. Gjė qė do i mundėsojė Gruevskit tė korrigjojė gabimin e bėrė pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare, por mbase me asgjė nuk do mundė tė plotėsojė dy vitet e humbura pėr Maqedoninė. Humbje e cila vetėm sforcon bindjen se e kotė ėshtė tė mendojė pėr tė ardhmen e vet shteti qė i ngjanė rrėfimit pėr atė prostitutėn, tė cilėn kur e kanė pyetur se pse nuk lind njė fėmijė me ndonjė klient tė sajė tė bukur e tė menēur, ajo ėshtė pėrgjigjur: Ėshtė e pamundur ta bėjė kėtė, sepse posa njėri e ngjiz fėmijėn, vjen tjetri dhe e prish.
    E kėshtu, prish e ndreq, e ndreq e prish, Maqedonia mbeti thuajse aty ku ishte edhe nė vitin kur e shpalli pavarėsinė e saj. Ajo sot ėshtė mė e begat vetėm me kisha dhe kryqe. Ajo sot ka edhe mė shumė parti se sa nė fillim tė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar. Mė shumė parti sot kanė edhe shqiptarėt e kėtushėm. Dhe thuajse tė gjitha ato – pėrpos BDI-sė – i vendosėn emblemat partiake mbi tė kuqen e tė zezėn kombėtare, e shpallėn veten pėr fole tė shqiponjės dykrenore, a nė tė vėrtetė, disa nga ato dolėn se janė fole ku bėjnė vezė qyqet. Sepse nė krye tė tyre dolėn udhėheqės tė cilėt “shokohen” lehtė kur thua ndonjė fjalė kritike pėr ta, por janė tė pandjeshėm kur policia vret shqiptarėt, fare nuk u bėnė pėrshtypje kur tė rinjtė e pashpresė braktisin atdheun dhe kur Gruevski sjell vendim qė mbi themelet e shtėpisė sė Nėnė Terezės tė ndėrtojė kish ortodokse. Pra, as qė arrijnė tė mbrojnė tė sotmen e shqiptarėve tė kėtushėm, e jo mė tė presėsh nga ata tė mbrojnė tė kaluarėn e tyre, siē janė xhamitė e rrėnuara gjatė dekadave tė kaluara dhe kishat shqiptare qė i ndėrtuan mjeshtrit e Rekės sė Epėrme, e sot i ka shpall si tė vetat Kisha Ortodokse Maqedonase.

    Zgjedhjet e mundshme tė parakohshme, shqiptarėt e Maqedonisė do i presin me udhėheqėsit partiak tė PDSH – sė tė “shokuar” nga shumėēka dhe me Ali Ahmetin e sigurt se shumica e shqiptarėve tė kėtushėm ende i beson dhe i qėndron mbrapa. Pranė kėtyre dy partive qėndrojnė edhe dhjetėra tė tjera, qė kanė flamur dhe bajraktarė, por pak kush u shkon mbrapa. Si edhe ajo e sapoformuara, BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit, i cili si kryesues i saj, mbase do duhet tė bėjė ēmos qė tė shpėrlaj njė mėkat qė e bėri ndaj shqiptarėve tė Maqedonisė: E ndihmoi PDSH-nė tė ringjallej nė kohė kur thuajse asnjė shqiptari tė kėtushėm nuk i nevojitej dėshmi plotėsuese pėr urtėsinė qė e kishte kuptuar prej moti, e qė kishte tė bėjė mė kryesuesit e kėsaj partie - i dehuri nga pija e dėmton vetveten dhe herėdo kurdo kthjellet, por i dehurin pėr pushtet, e merr nė qaf popullin.
    Pra, sa i pėrket kampit politik shqiptarė, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni, pėr tė cilat hapur flitet kohėve tė fundit, e qetė mund t’i pret vetėm partia e Ali Ahmetit. Por tė shqetėsuar duhet tė jenė tė gjithė shqiptarėt e kėtushėm. Nė mos mė shumė, atėherė shkaku se thuajse tė gjitha partitė tjera shqiptare do mbėshteten mbi shkathtėsinė e numėruesve, e jo mbi disponimin e votuesve. Qė do tė thotė, se shqiptarėt e kėtushėm do mund tė pėrballen me grindje ndėrpartiake edhe mė tė ashpra se ato nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006. Me ēka edhe njė herė do shihet qartė se shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė nevojė vetėm pėr sundues tė ndershėm, por edhe pėr mėsues tė guximshėm tė cilėt hapur do u tregojnė se dikush atyre qėllimisht ua ka ngatėrruar sistemin vlerėsues. Dhe i ēon t’ju pėrkulen trimave avdall dhe politikanėve tė pafytyrė. Tė mos e kuptojnė se aty ku luanėt mbahen nė kafaz, macet e shpallin veten mbret.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  4. #64
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Cimo Lexo Postimin
    Shqipėria nuk ėshtė pa moral z.Kim!
    Adelina LILI
    Pfffffffff kush flet per moral. Adelina LILI... Kjo te shkrin!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    9

    Po mua pėrse mė vjen keq pėr shqiptarėt e Maqedonisė...!

    Po mua pėrse mė vjen keq pėr shqiptarėt e Maqedonisė...!



    Arian Ēani

    Kur mendoj tani pas fitores sė pavarėsisė nga Kosova se sa keq duhet tė ndjehen shqiptarėt e Maqedonisė qė jetojnė ende tė ndarė nga pjesa e tjetėr e kombit…!!! Kėtė ndjesi pata duke lexuar njė shkrim tė analistit tė njohur shqiptar Kim Mehmeti, pak ditė mė parė, nė njė tė pėrditshme qė botohet nė Maqedoni ...Ja se ēfarė shkruante Kimi pak para se: “Pushtetarėt e Maqedonisė i ngjajnė njė grupi adoleshentėsh tė papėrgjegjshėm, tė cilėve nėse nuk ua merr topin me kohė, i thyejnė tė gjithė xhamat e dritareve tė shtėpive nė lagjen ku lozin. E tė cilėt rėndom luajnė futboll nėpėr rrugica, ku nuk u frikėsohen pronarėve tė shtėpive pėrreth, siē bėjnė pushtetarėt aktualė tė Maqedonisė, tė cilėt thuajse dy vite luajnė me ndjenjat e shqiptarėve tė kėtushėm, duke harruar se ndjesitė e njė kolektiviteti nuk janė xham dritareje, qė mund ta zėvendėsosh te xhamaxhiu i qytetit. Pra, luajnė me ndjesitė e shqiptarėve tė kėtushėm, mbase duke bėrė parallogaritje politike tė gabuara nė afat tė gjatė, por tė sakta sa u pėrket rrethanave aktuale: se tani, kur vendoset ardhmėria e Kosovės, shqiptarėt e kėtushėm nuk kanė rrugė tjetėr, pėrpos tė durojnė kėtė pėrbuzje qė ua bėn Gruevski me pushtetarėt e tij. Kjo ia shton Gruevskit popullaritetin tek etniteti maqedonas, por njėkohėsisht i demaskon pushtetarėt shqiptarė tė PDSH-sė nė qeverinė e tij, si tė etshėm pėr pushtet e tė papėrgjegjshėm ndaj popullit qė e pėrfaqėsojnė. Gjė, pra, qė gjithashtu e shpalos edhe pamundėsinė e opozitės shqiptare, qė nė kėto rrethana tė mbrojė dinjitetshėm votėn shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm…”.

    Ky ishte vetėm njė paragraf nga analiza e Kim Mehmetit, e cila mė pėlqeu shumė, sepse denonconte pėrēarjen e faktorit shqiptar nė Maqedoni dhe bėnte thirrje pėr bashkim. Ka tė drejtė Kimi. Sepse kur mendoj qė shqiptarėt e Maqedonisė janė mė tė shumtė nė numėr se vetė malazezėt. Po, po. Mali i Zi u bė shtet i pavarur me 600 mijė vetė, ndėrsa shqiptarėt e Maqedonisė janė 800 mijė dhe ende jetojnė nėn administrimin e Shkupit. Unė pėr vete, nuk e kuptoj kėtė. Mė duket totalisht e padrejtė. Aq mė tepėr tani qė Kosova u shpall dhe u njoh gjerėsisht si shtet i pavarur, nuk kuptoj ende se ēfarė pritet qė edhe territori ku jetojnė 800 mijė shqiptarėt e Maqedonisė tė bėjė tė njėjtėn gjė.

    Jo, mė tha dikush, se maqedonasit nuk janė njėsoj me serbėt dhe situata nuk ėshtė e njėjtė me atė tė Kosovės… Po ē’lidhje ka kjo? Askush nuk pretendon tė krahasojė serbėt me maqedonasit, pasi pėrveē tė tjerave, kėta tė fundit janė bullgarė. Ajo qė na intereson neve kėtej, ėshtė qė shqiptarėt tė krijojnė republikat e tyre nė Ballkan deri sa tė krijojmė njė ditė Shqipėrinė e Madhe.

    Pa le se sa u gėzuan shqiptarėt e Maqedonisė nė 18 shkurt kur Kosova shpalli pavarėsinė, por pa le se sa bosh u ndjenė tė nesėrmen kur e panė sėrish veten nė njė shtet tjetėr qė nuk ka lidhje me ta. Aq mė tepėr kur ata, pra shqiptarėt, kanė arritur me luftėn dhe pėrpjekjet e tyre tė fitojnė disa tė drejta nė nivel qendror dhe lokal. Ata kanė dhe flamurin e tyre, d.m.th tonin, i cili ėshtė gjithandej nė qytetet dhe fshatrat ku jetojnė. Le pastaj kur mendon qė janė aq shumė. 800 mijė vetė janė aq sa askush nuk ka bythė qė t’i pengojė tė jetojnė mė vete dhe tė shpallin pavarėsinė e tyre. Pa le pastaj kur mendon qė Maqedonia vetė ėshtė njė shtet i ēuditshėm, njė thuajse shtet, ku mjafton njėra etni tė kėrkojė shkėputjen dhe gjithēka mbaron. Ndaj mė vjen aq inat qė udhėheqėsit shqiptarė tė Maqedonisė nuk po bėhen nė njė mendje dhe t’i japin zgjidhje kėsaj pune.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 11:07

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    9

    Vėllezėrit janė vėllezėr, por privilegjet s’janė motra- Kim Mehmeti

    Vėllezėrit janė vėllezėr, por privilegjet s’janė motra

    Shkruan: Kim MEHMETI

    Thonė se nuk ka politikanė tė kėqij, por ka shtete ku ēdokush mund tė bėhet politikan dhe ka votues qė janė tė penguar, apo nuk dinė tė zgjedhin. Mbase shqiptarėt e Maqedonisė kanė disfatėn tė jetojnė nė shtet, ku ēdokush mund tė bėhet politikan dhe ku thuajse asnjėherė nuk u ėshtė lejuar lirshėm tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre. Andaj edhe kanė ministėr tė Kulturės, qė shpall tender pėr ndėrtimin e kishave, por nuk financon shfaqe tė mrekullueshme teatrore, si pėr shembull atė me titull "Daja Vanja", qė i mrekulloi artdashėsit shkupjan para disa ditėve. Pra, kanė pėrfaqėsues tė cilėt janė shumė tė sjellshėm ndaj elitave tė etnitetit maqedonas, e tepėr arrogant ndaj popullit tė vet. Qė harrojnė se aty ku janė, mbase edhe nuk kanė asnjė vlerė tjetėr profesionale, pėrpos se janė shqiptarė dhe kanė mbėshtetjen partiake. Me ēka, te shqiptarėt e kėtushėm, prej moti u zhvendosėn tė gjitha standardet vlerėsuese profesionale dhe nė vend tė tyre u rrėnjosėn vlerat dhe shijet partiake. Vlera qė mund tė afirmohen vetėm nė mjedise ku nuk ėshtė kuptuar se populli me politikanė tė paaftė, ėshtė si anije pa vela, e elitat politike tė dala nga mjediset qė nuk dinė tė zgjedhin, ndėrtojnė udhėkryqe pa semaforė.

    Mbase shqiptarėt e Maqedonisė, edhe gjatė kohės do tė lundrojnė nė anijen politike pa vela dhe vonė do e kuptojnė se konceptet e tyre politike, ekonomike, kulturore, shkencore... kanė njė mangėsi qė i lė jashtė kohės dhe realitetit nė tė cilin jetojnė: nuk janė tė mbėshtetura mbi parimin tė veprosh lokalisht, e tė mendosh globalisht dhe mbarėshqiptarēe. Pra, t‘i pėrkushtohesh shtėpisė sė pėrbashkėt qė e ndėrton me tė tjerėt qė jetojnė nė Maqedoni, duke mos harruar se je pjesė e njė tėrėsie kombėtare, e cila ka edhe ambicie dhe kėrkesa specifike. Se ke atdhe Kosovėn, e mėmėdhe Shqipėrinė, kėshtu qė nga pak i ngjajnė fėmijės qė pėrjeton traumat e prindėrve tė ndarė. Fėmijės tė cilit i duhet tė gjejė mėnyra mbijetuese, duke qenė i kujdesshėm sa ndaj shtėpisė ku jeton, po aq edhe ndaj prindėrve qė e kanė braktisur. Ashtu siē vepruan, pėr shembull, ata qė vunė nė skenė dramėn e lartpėrmendur, e ku nėpėrmjet regjisė sė shkėlqyer tė njė regjisori tė etnitetit maqedonas (Sllobodan Unkovskit), shkėlqenin aktorėt shqiptarė nga Kosova, Shqipėria e Maqedonia (Bajrush Mjaku, Ndriēim Xhepa, Enver Petrovci, Eftiola Laēka, Musherefe Llozana, Adem Karaga dhe Blerta Syla). E me ēka nė tė vėrtetė iu shtua shkėlqimi tetarit shqiptar dhe u dha njė shembull se si duhen mirėmbajtur pėrroskat "periferike" qė derdhen nė lumin e kulturės dhe vlerave mbarėkombėtare.

    Parė nga ky kėndvėshtrim dhe duke u nisur nga e drejta legjitime e shqiptarėve tė Maqedonisė qė tė jenė pjesė pėrbėrėse kulturore, shkencore, mediatike, ekonomike... e shtetit ku jetojnė, por edhe e trungut shqiptarė, ata do tė duhet edhe politikisht t‘i pėrshtaten realitetit tė popullit qė ka mėmėdhe Shqipėrinė dhe atdhe Kosovėn, por jeton i ndarė nga "prindėrit". Pra, do tė duhet tė kontribuojnė nė ndėrlidhjen dhe sforcimin e brinjėve politikė tė trekėndėshit Tiranė-Prishtinė-Shkup, nga i cili bashkėveprim do varet edhe bashkėpunimi mbarėshqiptar nė lėmit qė e bėjnė njė popull tė jetė i integruar brenda vetvetes. Do duhet pra tė dėshmojnė se e kanė kuptuar se politika ėshtė "buldozer" qė e hap rrugėn pėr bashkėveprim kombėtar nė tė gjitha fushat e tjera jetėsore dhe se partitė politike duhet tė jenė projektuesit e asaj rruge. Andaj edhe do duhet tė bėjnė ēmos qė tė mos jenė shoqėri, ku ēdokush do mund tė bėhet politikan, e as mjedis ku kandidati i zgjedh votuesit e vet, e jo votuesit pėrfaqėsuesin e tyre.

    Ambienti politik i shqiptarėve tė Maqedonisė, gjithmonė dhe me shumėēka, ėshtė varur nga Tirana e Prishtina zyrtare. Nė mos mė shumė, atėherė shkaku se pėr shqiptarėt e kėtushėm gjithmonė ka qenė shumė e rėndėsishme se cili nga liderėt e tyre partiakė, me kėnd fotografohet nė Shqipėri apo Kosovė. Shqiptarėt e kėtushėm jo se nuk e kanė ditur se cilėt udhėheqės tė kėtushėm partiakė kanė qenė tė mikluarit e Tiranės apo Prishtinės, jo se nuk e kanė ditur se cilat miqėsi ndėrpartiake kanė pasur lidhje biznesi, e cilat ato ideologjike, por kjo edhe nuk u ka penguar gjithaq. Mbase kjo nuk u ka penguar shkaku se kanė besuar dhe besojnė, se nuk ka asgjė tė keqe qė Tirana e Prishtina zyrtare tė kenė tė preferuarit e tyre politikė nė Maqedoni. Posaēėrisht nėse kėto miqėsi ndėrpartiake nuk u japin legjitimitet partive tė kėtushme, tė cilat shkelin mbi votėn e shqiptarėve tė Maqedonisė. Pra, nėse janė miqėsi qė do ndihmohen mes tyre, por do respektojnė atė qė duhet ta respektojė edhe Shkupi zyrtar - vullnetin politik tė shumicės shqiptare nė Maqedoni.

    Andaj nuk ėshtė e ēuditshme pse disa vėzhgues tė rrjedhave politike mbarėshqiptare, mbajnė llogari edhe pėr atė se cili lider partiak nga Prishtina apo Tirana, me kė drekon kur e viziton Shkupin. Kėshtu qė u ra nė sy se Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e paska lėnė pas dore kryesuesin e PDSH-sė dhe u paska dhėnė pėrparėsi liderėve tė BDI-sė, Ali Ahmetit, dhe atij tė BDSH-sė, Bardhyl Mahmutit. Pra, sipas tyre, Hashim Thaēi u dashka t‘i japė pėrparėsi PDSH-sė, partisė sė kėtushme shqiptare, qė ėshtė pjesė e qeverisė aktuale, e jo partive opozitare. Edhe atė, duke harruar paraprakisht tė japin shpjegim se vallė Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet ta respektojnė vullnetin politik tė shumicės shqiptare nė Maqedoni, apo gjindshmėrisė sė partive qė bėhen pjesė tė qeverisė vetėm pse ashtu duan partitė mė tė mėdha tė etnitetit maqedonas.

    Sikur tė ishin mė tė vėmendshėm dhe mė objektivė, ata qė kritikuan Kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēin, do vėrenin se ai vepron ashtu siē do duhej tė silleshin edhe burrėshtetasit e tjerė shqiptarė, qė e respektojnė vullnetin politik tė shqiptarėve tė kėtushėm, qė e dinė se BDI-ja, e jo PDSH-ja, i fitoi zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006. Pra, do e shihnin se Kryeministri i Kosovės ėshtė i vetėdijshėm se nėse do vepronte ndryshe, ai do u pėrcillte sinjal negativ partive tė kėtushme tė etnitetit maqedonas, do i ēonte ato tė mendojnė se Prishtina i jep legjitimitet cilėsdo partie shqiptare qė do bėhej pjesė e qeverisė sė kėtushme, pa marrė parasysh se ajo parti ka apo nuk e ka mbėshtetjen e popullit qė pėrfaqėson. Pra, sikur tė vepronte ndryshe, mbase ai do bėnte veprim antikombėtar, i cili do u ndihmonte qarqeve tė kėtushme politike tė etnitetit maqedonas tė realizonin tendencat nė kundėrshtim me Marrėveshjen e Ohrit, tendenca qė kanė pėr qėllim majorizimin etnik, qė duan tė shpėrfillin votėn e shqiptarėve tė kėtushėm.

    Ata qė merren me hamendėsim mė tė thellė, se pse Hashim Thaēi ka marrėdhėnie tė ftohta me kryesuesin e PDSH-sė, mbase do tė mund tė shtonin edhe arsyetimin se Kryeministri i Kosovės ėshtė politikan serioz, i cili i respekton miqtė e vėrtetė tė shtetit tė tij dhe tė shqiptarėve. Kėshtu qė nuk do tė pėrkrahė politikanė qė janė nė listėn e zezė tė administratės shtetėrore tė SHBA-sė, ku ėshtė edhe emri i kryetarit tė PDSH-sė. Pra, do mund tė shtonin se Hashim Thaēi mban llogari qė tė respektojė kriteret dhe vlerėsimet e shtetit mik tė shqiptarėve edhe atėherė kur ato vlerėsime nuk janė aq tė kėndshme pėr ne shqiptarėt, si pėr shembull, listat e zeza ku figurojnė edhe emrat e politikanėve tanė. Por, nė rastin e relacionit konkret mes Prishtinės dhe Shkupit zyrtar, nuk nevojiten argumente plotėsuese qė tė dėshmohet se Hashim Thaēi, pėr dallim nga disa analitikė tė rrjedhave politike brenda shqiptare, e dinė se cila parti e kėtushme shqiptare ėshtė pėrfaqėsuese legjitime e popullit tė vet. Dhe se atė legjitimitet tė partive tė kėtushme shqiptare nuk ua pėrcakton as Prishtina, e as Tirana, e mė sė paku mandatari i qeverisė sė Maqedonisė, por votuesit e kėtushėm shqiptarė.

    Sido qė tė jetė, shqiptarėt e Maqedonisė edhe mė tej do tė pėrballen me njė realitet politik e kulturor, ku standardet do i pėrcaktojnė edhe disa politikanė, tė cilėt dinė me kė tė fotografohen nė Tiranė e Prishtinė, por ende nuk e kanė kuptuar se sikur tė vepronin nė Shqipėri apo Kosovė, ata nuk do arrinin mė larg se sa tė bėhen shitės tė mirė tė byrekut. Pa dyshim se shqiptarėt e kėtushėm edhe mė tej dhe gjithnjė e mė dukshėm, do pėrballen edhe me rivalitetin mes politikanėve nga Tirana e Prishtina, qė tė kenė sa mė shumė "miq" nė mesin e udhėheqėsve partiakė shqiptarė nė Maqedoni. Ngandonjėherė, atyre do u pėlqejė ajo qė tani u shkon pėr shtat elitave politike tė etnitetit maqedonas: Qė sa mė i paaftė ėshtė miku partiak nga Tetova, aq mė e fortė tė jetė miqėsia. Por, edhe kjo fazė do tė tejkalohet. Pastaj do vijė koha kur organizimi politik i shqiptarėve tė Maqedonisė, do dallohet nėpėrmjet dy krahėve tė fortė partiakė: ai me orientim pro mėmėdheut dhe tjetri me kokė tė kthyer nga atdhe Kosova. Do ketė dy krahė politikė, si ato tė shqiponjės sonė kombėtare, e cila kur do valėvitet mbi kalanė e Shkupit, njėrėn kokė do e mbajė kthyer nga Tirana, e tjetrėn nga Prishtina. Aty nė mes tė dy kokave tė saja, si diademė e padukshme, do qėndrojė besimi i shqiptarėve tė kėtushėm, se tani e tutje, ata do e kenė mė tė lehtė se kurdo qoftė mė parė. Nė mos pėr hiē gjė tjetėr, atėherė shkaku se tani do mund t‘i shfrytėzojnė edhe tė mirat qė i sjell fatkeqėsia tė jesh fėmijė i prindėrve tė ndarė: kur nuk tė pėlqen pėrkėdhelja e mamasė, tė shkosh tek ati. Dhe kėshtu do ndodhė qė edhe nė kulturė, arsim, shkencė, biznes... disa tė ndihen mė tė afėrt me Prishtinėn, e tė tjerėt me Tiranėn. E ata tė vėrtetėt do mbeten aty ku janė edhe tani: edhe te mėmėdhe Shqipėri, edhe tė atdhe Kosovė. Mė nė fund, ēdo gjė do tė varet nga ajo se si do ndėrthuren grupet e interesit. Sepse jo mė kot ėshtė thėnė se vėllezėrit janė vėllezėr, por interesi, privilegjet dhe kuletat, nuk janė as kushėrira, e lėre mė motra.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 11:08 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat

  7. #67
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anėtarėsuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Ēair
    Postime
    90
    Shitėsit e tė ardhmes

    Kim MEHMETI


    Ka tė atillė qė thonė se nuk ka politikan tė kėqij, por vetėm popuj qė nuk dinė tė zgjedhin tė ardhmen e vet. Por, ka edhe tė atillė qė insistojnė nė pohimin se, si gjithė tė tjerėt, edhe politikanėt, ndahen nė dy grupe: nė tė mirė dhe tė kėqij. Dhe se dallimi mes tyre ėshtė se tė mirėt popullin e qethin, e tė kėqijtė e rrjepin. Por, askush nuk e ka thėnė se politikanė tė suksesshėm janė vetėm ata qė arrijnė ta bindin popullin se qethja e sotme e tij, siguron ēorape tė ngrohta pėr pasardhėsit qė do vijnė nesėr, e rrjepja mundėson ngritjen e punėtorive tė lėkurave, ku tė rrjepurit do e sigurojnė ekzistencėn e familjeve tė tyre. Andaj edhe ka diēka qė i ndėrlidh mes veti edhe politikanėt e mirė edhe tė kėqijtė: vetėdija se popullin mund ta mbash nė terrin e tė sotmes, vetėm nėse arrin ta joshėsh me ndriēimin verbues tė sė ardhmes. Dhe gjithsesi, vetėm nėse arrin ta mbrosh “kopenė” qė mos ta trazojnė tė papritur dhe nėse e mirėmban “livadhin” qė aty ajo tė ndjehet mirė dhe sadopak e bindur se “ogiēi” i dinė rrugėt qė ēojnė drejtė “kullosave” mė tė begata. E me ēka ndėrtohet harmonia mes “kopesė” sė mirėmbajtur dhe jetės sė begatė tė “qethėsve” dhe “rrjepėsve” tė lėkurave. Harmoni e cila pėr njė kohė i mbanė tė fshehura “gėrshėrėt” e qethėsve dhe “thikėn” e rrjepėsve.

    Me sa duket, pushtetarėt aktual tė Maqedonisė, nuk bėjnė pjesė nė asnjė nga dy grupet e lartpėrmendura. Kėta janė tė njė lloji tė veēantė, qė nuk mund t’i matėsh me asnjė peshore politike. Andaj edhe veprimet e tyre dalin jashtė shablloneve tė logjikshėm politik, ato i pėrcakton rastėsia, apo ndonjė koncept i ri, tė cilin nuk e njeh bota. Dhe duke qenė tė tillė, dy vite tė tėra, ata pėrpėliten nė shtratin e ngushtė tė paaftėsisė sė vet qė tė pėrballen me realitetin qe i rrethon, tė shohin se Maqedoninė e sotme e rėndojnė dy ėndrra diametralisht tė kundėrta etnike: ėndrra, tani pėr tani mbisunduese tek etnitetit maqedonas, qė tė mbeten nė pėrqafimin e vėllazėrisė serbo-ruse, dhe ajo e shqiptarėve tė kėtushėm qė sa mė parė tė bashkohen me popujt tjerė tė Evropės. Pra, nuk e shohin se udhėheqin njė Maqedoni tė dyzuar: atė qė u frikohet proceseve integruese euroatlantike dhe atė tė shqiptarėve qė ardhmėrinė e shohin aty ku synojnė edhe dy pjesėt tjera tė popullit tė tyre. Nuk e shohin se Maqedonia e sotme ecė drejtė ardhmėrisė si i burgosuri me topin e rėndė prej plumbi tė lidhur pėr kėmbe. Se ajo qė ia pengon ecjen pėrpara kėtij shteti, janė kryesisht dilemat etnike maqedonase dhe frika e elitave tė kėtushme se ēka do ndodh me popullin e tyre nė Evropėn pa kufij, ku gjuha, kultura, historia... e etnitetit maqedonas, do pėrballet me ato simotra tė popujve fqinjė. Frikė qė i verbėron dhe i bėnė tė mos shohin se ēka u sjell integrimi nė NATO dhe UE, e ēka prehri i ngrohtė i vėllazėrisė serbo-ruse.
    Duke mos pasur guxim politikė tė pėrballen me problemin e kohės, si pėr shembull me atė greko-maqedonas lidhur me emrin, duke mos mundur t’u pėrgjigjen mohuesve tė gjuhės, kishės dhe identitetit maqedonas, qeveritarėt aktual tė Maqedonisė, u shndėrrua nė njė grup cirku politik dyetnik, nė tė cilin pushtetarėve shqiptarė u ėshtė nda roli tė mbulojnė hutesėn e kolegėve tė tyre tė etnitetit maqedonas. Andaj edhe ndodh qė ministrat e PDSH-sė, nė mėngjes ta braktisin, e pasdite tė kthehen nė koalicionin qeveritarė. Pra, kur e shohin se s’kanė ku tė hyjnė mė thellė nė tunelin pa dalje tė manipulimeve me kėrkesat e popullit tė tyre, dalin nga qeveria, e pasdite, kur binden se askush nuk i pret jashtė tendės tė cirkut, kthehen nė qeveri. Duke ia mundėsuar kėshtu kryeministrit Gruevski, ta zbavitė popullin me problemet qė ka me shqiptarėt, e jo me mosmarrėveshjet qė ka ky shteti shkaku i krizės sė identitetit maqedonas. Apo edhe duke ia bė tė mundur Gruevskit qė nė ēdo katėr muaj, tė bėjė nga njė marrėveshje tė re me shqiptarėt, thuajse Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė leckė qė riarnohet e ridizajnohet ashtu siē i kujtohet rrobaqepėsit tė radhės qeveritar. Siē ndodhi para disa ditėve, kur pas Marrėveshjes sė Majit tė vitit tė kaluar me Ali Ahmetin, Gruevski arriti edhe Marrėveshja e Marsit me kryesuesit e PDSH-sė. Pėr ēka u paralajmėrua formimi i grupeve punuese mes dy partive nė pushtet, tė cilat do duhet tė merren vesh rreth kėrkesave tė shqiptarėve. Pra do bashkėbisedojnė nė grupe punuese ndėrpartiake, thuajse nuk janė parti qė bashkėqeverisin, por si dy palė kundėrshtare. E nga shihet se Gruevski me shokėt e tij tė PDSH-sė, ende nuk ėshtė bindur se shqiptarėt e kėtushėm prej moti e kanė kuptuar se tė presėsh tė mira nga kjo qeveria, ėshtė njėsoj sikur tė shpresosh se do zėsh peshq nė gropė tė mbushur me ujėra tė zi.

    Veprimet e fundit politik tė hyrje daljeve tė PDSH-sė nga qeveria, si dhe marrėveshjet e reja tė Gruevskit me udhėheqėsit e kėtushėm partiak shqiptarė, e shpalosėn gėnjeshtrėn shtatėmbėdhjetė vjeēare se Maqedonia ka probleme me shqiptarėt. E shpalosėn atė qė disa e pėrsėrisin vite me radhė: se Maqedonia nuk vuan nga dilemat e shqiptarėve si tė bashkėjetojnė me tė tjerėt nė kėtė shtet, por nga bindja e etnitetit maqedonas se nuk ėshtė i mundur shtet i pėrbashkėt me shqiptarėt. Bindje e cila mbizotėron veēanėrisht te partia mė antishqiptare e kėtushme – VMRO-DPMNE-ja - e kryeministrit aktual tė Maqedonisė. Andaj, Gruevskit mund t’i mohohet shumėēka, por jo edhe qėndrueshmėria nė bindjen se ky shtet o do bėhet pronė vetėm e maqedonasve etnik, o nuk duhet tė ekzistojė fare. Ēka edhe e ēoi tė bėjė tė vetmen qė mund ta bėnte: tė pėrqendrohej nė orvatjet qė shqiptarėve tė kėtushėm t’ua harxhonte edhe dy vite tė tėra duke i “zbavitur” me marrėveshje tė pėrkohshme. Dhe ta shtyjė kėtė shtet sa mė pranė ndikimit serbo-rus.
    Kryeministrit aktual tė Maqedonisė nuk mund t’i mohohet as ajo se ėshtė mė i merituari pėr zhveshjen pėrfundimtare tė Maqedonisė nga veshja e rrejshme se ky shtet pėrballet me mosmarrėveshje ndėretnike. Zhveshje qė mundėsoi tė shihet mė qartė se kėtė shtet e mundojnė mosmarrėveshjet brendaetnike maqedonase, sėmundjet fėmijėrore tė njė populli nė formim e sipėr, a i cili luhatet mes asaj qė dėshiron dhe frikės se rrjedhat globale e ēojnė drejtė zhdukjes. Pra, u pa se Maqedonisė sė sotme nuk i mungojnė gjithaq marrėveshje shqiptaro-maqedonase, sa ato maqedonaso-maqedonase mes rrymave tė ndryshme tė kėtij etniteti, e tė cilat shtetin e sollėn pėrpara dilemave – nė NATO apo nė prehrin e Rusisė.Njė Maqedoni e sotme, e ngarkuar me peshėn e rėndė tė paqartėsive dhe frikės sė etnitetit maqedonas nga e ardhmja, ėshtė dhe do mbetet edhe gjatė kohė “zonė e errėt” e kėsaj pjese tė Ballkanit. E shqiptarėt nė kėtė shtet, edhe gjatė kohė do mbeten peng i kėsaj frike tė bashkėqytetarėve tė tyre tė etnitetit maqedonas. Kjo atmosferė politike edhe mė tej do prodhojė politikanė tė ngjashėm me kryeministrin aktual tė Maqedonisė, Gruevskin i cili duke mos ditur ku ta ēojė shtetin, manipulon me ndjenjat etnike tė popullit tė vet. Kjo atmosferė politike, do prodhojė edhe politikanė shqiptarė, tė cilėt do duan sa mė shumė tė zvarritet realizimi i kėrkesave shqiptare, sepse vetėm kėshtu do mund tė mbijetojnė si mbrojtės tė interesave tė popullit tė vet, e nė tė vėrtetė tė mbeten mbulesė pėr veprimet antishqiptare tė elitave tė kėtushme politike tė etnitetit maqedonas. E nė ndėrkohė, edhe mė tej, populli do bėjė ndarjen e politikanėve nė tė mirė e tė kėqij, dhe do mundohet tė pėrcaktojė se cilit grup i takojnė pushtetarėt aktual tė Maqedonisė. Mbase njė ditė, kur maqedonasit etnik do e kuptojnė se cilėt janė rrėnjėt e tyre tė vėrteta, e shqiptarėt do e shohin mė qartė se kanė mbetur peng i dilemave etnike tė bashkėqytetarėve tė tyre maqedonas, do del nė sipėrfaqe e vėrteta se pushtetarėt e sotėm tė Maqedonisė, nuk janė as politikan tė mirė as tė kėqij. Se ata janė shitės tė sė ardhmes sė Maqedonisė. Gjė qė u ndodh tė gjithė sunduesve pa vizion si dhe politikanėve qė nuk e dinė, se e ardhmja e njė populli, varet nga pėrzierja kimike e tė kaluarės me tė sotmen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 11:09 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Lot dhe djersė

    Kim MEHMETI

    Atė ditė, kur njerėzit do bėhen tė pandjeshėm ndaj fatit tė tyre, kur askush askujt nuk do t‘i besojė, kur nuk do ketė vlerė as ndershmėria, as cilido virtyt boshtor i njerėzimit, pra nga dita kur njė popull bėhet i pandjeshėm ndaj asaj se kush ia pėrcakton fatin dhe kush vendos nė emėr tė tij, kur pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė popullit do i nėnshtrohen vetėm frikės dhe interesit personal, fillon edhe degradimi i plotė i njė shoqėrie. Vallė kanė ardhur shqiptarėt e Maqedonisė deri nė atė shkallė sa tė jenė tė pandjeshėm ndaj fatit tė tyre, sa fare mos e kenė tė rėndėsishme se kush e pėrcakton rrugėn e tyre kolektive drejtė tė ardhmes, tė mos e kenė tė rėndėsishme se kush janė ata qė ia korrigjojnė tė kaluarėn, qė ia pėrbuzin vlerat e vetme qė ka, si pėr shembull fitoren e luftės tė vitit 2001, qė ia pėrziejnė listėn e atdhetarėve dhe spiunėve, me qėllim qė hutesa tė jetė e plotė dhe hapėsira pėr tė manipuluar me ndjenjat e tyre e paskajshme? Mbase pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve do duhet ta japin zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni, tė cilat do mbahen nė muajin qershor. Zgjedhje kur shqiptarėt e kėtushėm nuk do votojnė vetėm pėr pėrfaqėsuesit e tyre nė institucionin mė tė lartė shtetėror, por do e vizatojnė edhe portretin e kulturės sė tyre kolektive politike, do japin prova sa e kanė kuptuar se mes aktivitetit tė mirėfilltė partiak dhe "rrugaēėrisė" partiake, qėndron njė hendek i thellė, i cili nė fillim mbushet me fatkeqėsi personale, e pastaj aty rrokullisen tė gjithė ata qė nuk e kanė vėnė re me kohė kėtė hendek.

    Gjykuar nga zgjedhjet e fundit parlamentare tė vitit 2006, nė tė cilat realisht nuk dolėn mė shumė se 30% tė votuesve shqiptarė (tė dhėnat zyrtare dėshmojnė pėr mbi 40%, ku janė pėrfshirė edhe votat e vjedhura), rezulton se shqiptarėt e Maqedonisė janė bėrė tė pandjeshėm ndaj asaj se kush i udhėheq dhe kush e pėrcakton fatin e tyre kolektiv. Kjo pandjeshmėri u dėshmua edhe pas formimit tė koalicionit qeveritar, tė udhėhequr nga VMRO-DPMNE, kur mandatari Gruevski e mohoi vullnetin shumicė politikė tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe nė qeveri mori Partinė Demokratike Shqiptare. Pra, kjo pandjeshmėri u dėshmua kur shqiptarėt, nė vend qė tė bėnin ēmos pėr tė mbrojtur mė tė shenjtėn qė kanė - votėn e tyre - u zhytėn nė zėnkat perverse se cila parti e etnitetit maqedonas na qenka mė proshqiptare. Me ēka, PDSH-sė, e cila kurrė nuk i ka fituar zgjedhjet parlamentare te popullata shqiptare, iu mundėsua pėr sė dyti herė tė bėhet pėrfaqėsuese e popullit tė saj nė qeveri. Pra, ia doli qė pėr herė tė dytė, grindjen brendashqiptare dhe zbulimin e "tradhtarėve", ta pėrdorė si mbulesė pėr veprimin e jokorrekt ndaj popullatės sė kėtushme shqiptare, e kėto zbulime "atdhetare" t‘i shpallė si arritje dhe vlerė tė lartė demokratike.

    Pėrqindja e vogėl e shqiptarėve, qė dolėn tė votonin nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006, mund tė ketė vetėm tri shpjegime tė logjikshme: ose ata nuk u besojnė partive tė veta, ose kanė frikė t‘u drejtohen kutive tė votimit, ose pėr shkak tė bindjes se, duke votuar pėr listat partiake, ata nė tė vėrtetė u mundėsojnė partizanėve mė tė dėgjueshėm partiakė tė marrin "pension" etnik. Mbase ky interesim kaq i vogėl i shqiptarėve tė kėtushėm pėr tė votuar, ka edhe domethėnie pozitive dhe flet mirė pėr votuesit e kėtushėm shqiptarė: ata e kanė kuptuar se duke votuar tė propozuarit e partive, nė tė vėrtetė mbėshtesin edhe individė, tė cilėve nėse ua heq emblemėn partiake, e sheh se janė bėrė politikanė ende pa u bėrė njerėz. Apo, e kanė kuptuar se ta mbėshtesėsh tė paaftin tė bėhet ministėr, e rrugaēin deputet, nuk ėshtė vetėm gabim, por edhe mėkat ndaj vetvetes.

    Vallė do shtohet pėrqindja e votuesve shqiptarė nė zgjedhjet parlamentare tė qershorit, apo do vazhdojė edhe mė tej rėnia e numrit tė atyre qė do u drejtohen kutive tė votimit? Mbase kjo do varet nga partitė e kėtushme shqiptare, nga ajo sa ato e kanė marrė porosinė e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006, sa do tregojnė respekt elementar ndaj popullit tė tyre, sa do e mbrojnė atė nga qarqet politike, qė argument demokratik kanė frikėsimin e popullatės. Pra, partitė e kėtushme shqiptare nuk do e kenė vėshtirė t‘i kompletojnė listat e kandidatėve pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentarė, por si ta bindin popullin tė dalė masovikisht nė zgjedhje. E kėtė, do duhet ta bėjnė kandidatėt e ardhshėm, qė do mbrojnė interesat e popullit nė Parlamentin republikan, ata, tė cilėt qysh tani kanė vėrshuar nė selitė e partive shqiptare nė Tetovė dhe ofrojnė e bėjnė ēmos tė pėrfshihen nė listat e kandidatėve tė mundshėm pėr pėrbėrjen e ardhshme parlamentare. Kjo dėshmon se profesioni i deputetit bėhet gjithnjė e mė tėrheqės pėr aktivistėt partiakė. Mbase pėr shkak se tė jesh deputet, do tė thotė tė mos posedosh asnjė vlerė mė shumė, pėrpos ta kesh tė lėvizshėm gishtin tregues tė dorės pėr tė shtypur butonin pėr votim. Si dhe herė pas here, tė thuash ndonjė fjalė "patriotike" pėr atė se sa tė arsyeshme janė kėrkesat e shqiptarėve tė kėtushėm, e sa tė paarsyeshėm janė ata qė pengojnė realizimin e tyre.

    Sido qė tė jetė, kėto zgjedhje parlamentare nė Maqedoni do jenė shumė mė interesante se ato tė vitit 2006. Jo pėr shkak se kryetari i PDSH-sė i paralajmėroi ato si "kasaphanė", ku kjo parti do e therė "capin e ardhur te dera", por pėr arsye se ato mbahen nė njė shtet me qytetarė tė hutuar. Pra, nė njė shtet thuajse virtual, ku maqedonasit etnikė kanė humbur nė mjegullėn e problemeve etnike qė kanė, e shqiptarėt nė shoqėrinė e tyre, e cila ngutshėm kriminalizohet. E nė njė shtet tė tillė nuk janė tė besueshme as anketat, as disponimi i qytetarėve, por vetėm vullneti i Zotit. E vullnetin e tij, njerėzit kurrė nuk mund ta dinė.

    Sa u pėrket anketave dhe disponimit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm, ato thonė se nė bllokun politik shqiptar, kėto zgjedhje bindshėm do i fitojė BDI. Pra, sa i pėrket fituesit, nuk duhen tė priten befasi. Tė papriturat duhet tė ndodhin nė garėn pėr "vendin e dytė", qė do zhvillohet mes BDSH-sė sė Bardhyl Mahmutit dhe PDSH-sė. Ka tė tillė qė thonė se kėto zgjedhje do shėnojnė fillimin e defaktorizimit pėrfundimtar politik tė PDSH-sė, se nė kėto zgjedhje, kjo parti do duhet mė nė fund tė paguajė llogarinė pėr "diktaturėn demokratike" qė dy herė me radhė ua imponoi shqiptarėve tė kėtushėm, e nga e cila pėrfitoi VMRO-DPMNE-ja maqedonase. Por, ēkado qė tė thonė vėzhguesit e rrjedhave politike nė shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė, mbetet e vėrteta se nėse kėto zgjedhje do jenė tė lira dhe demokratike, nėse do shtohet pėrqindja e shqiptarėve qė do dalin tė votojnė, ato do shėnojnė ardhjen e partisė sė re shqiptare nė Parlamentin republikan - ardhjen e BDSH-sė.
    Por si deri mė tani, fati politik i shqiptarėve tė kėtushėm nuk do varet gjithaq nga numri i partive tė tyre parlamentare. As edhe nga numri i deputeteve qe do flasin shqip nga foltorja e Parlamentit. E ardhmja e shqiptarėve tė Maqedonisė do varet nga ajo sa votuesi shqiptar e ka kuptuar se me votėn e tij ai nuk bėnė vetėm zgjedhjen e pėrfaqėsuesit, por e dėshmon edhe pjekurinė e vet politike. Se duke votuar pėr listat partiake, ai dėshmon sa e ka kuptuar se baras me mjeshtėrinė tė jesh i zgjedhur, qėndron edhe mjeshtėria tė dish tė zgjedhėsh, tė bėsh zgjedhjen e duhur. Ai qė nuk e ka kuptuar se kėto dy mjeshtri shkojnė bashkė, kurrė nuk do arrijė ta kuptojė se fjalimet e politikanėve janė tė shkruar me lot pėr fatin e popullit, por kopshti i mirėqenies sė tė zgjedhurve tė popullit, ujitet me djersėn e votuesit.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    9

    Gruevski i mposhti shqiptarėt

    Gruevski i mposhti shqiptarėt

    Shkruan: Kim MEHMETI

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atė, jo vetėm nė bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshėm e turpshėm edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Kuptohet, atė e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se pėr Gruevskin, shqiptar i mirė ėshtė vetėm ai qė e dhunon shqiptarin. Edhe atė, pėr kohė dhe afat tė caktuar. Duke qenė i tillė, Gruevski i lejoi asaj tė bėjė ē‘tė dojė me votuesin shqiptar gjatė fushatės parazgjedhore. Kėtė ia lejoi kėsaj partie edhe ditėn e zgjedhjeve, sepse Gruevski e dinte se ē‘ka do qė tė bėnte PDSH-ja me shqiptarėt, ajo do tė realizonte vetėm konceptin e tij politik: do tė shpaloste vetveten si parti dhunuese e votuesit shqiptar, si parti qė njollos popullin e vet si tė dhunshėm e tė pacivilizuar, e nga ana tjetėr, do ta dobėsonte BDI-nė, e cila nuk kishte ndihmėn institucionale qė t‘i kundėrvihej kėsaj dhune. Pra, Gruevski kishte qėllim mė tė lartė se qė mund ta kuptonin partitė shqiptare: donte rezultat tė plotė nė bllokun politik maqedonas dhe mposhtje sa mė pėrbuzėse pėr shqiptarėt e kėtushėm.

    Pėr ta arritur kėtė fitore, Gruevski i filloi parapėrgatitjet qysh nė vitin 2006, kur shkeli mbi vullnetin shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe mbolli grindjen brendashqiptare. E qė pastaj, tė arrinte kėtė qė ka sot pėrballė vetes: dy parti shqiptare nė dukje thuajse njėsoj tė dobėta. Dhe tė vazhdojė tė bėjė atė qė ėshtė duke bėrė kėto ditė: tė burgosė sa mė shumė aktivistė edhe tė PDSH-sė edhe tė BDI-sė. Me qėllim qė t‘i barazojė nė fajėsi qė tė dyja partitė dhe tė shfajėsojė vetveten. Me qėllim pra qė t‘u dėshmojė tė huajve se sa rėndė e ka me kėto dy parti shqiptare. Pra, ai tani e zhvillon betejėn e fundit drejt triumfit tė tij tė plotė: ua plotėson dėshirėn tė dyja partive shqiptare, tė cilat kėrkojnė ndihmėn e tij, qė tė burgosė sa mė shumė aktivistė tė kundėrshtarit politik. Dhe tani, ai u pėrgjigjet kėrkesave tė tyre: i burgos radhazi edhe ata qė deri dje ishin tė "pakapshėm" pėr policinė e tij, a nė tė vėrtetė qėndronin pranė krerėve tė PDSH-sė, sa herė qė ata bėnin fotografitė grupore parazgjedhore, pėr ta bindur popullin se ku mbėshtetej forca dhe arroganca e tyre. Ai tani i mbush burgjet me aktivistė partiakė shqiptarė, qė tė mbulojė lėshimet e strukturave shtetėrore qė kishin pėr obligim tė siguronin zgjedhje tė lira e tė qeta edhe pėr shqiptarėt e kėtushėm. Ai tani e shpall fajtor tėrė njė popull pėr atė qė ndodhi edhe nė regji tė disa strukturave shtetėrore.

    Sido qė tė jetė, jeta do tė vazhdojė edhe pas kėtyre zgjedhjeve skandaloze e tragjike tė parakohshme parlamentare nė Maqedoni. Jeta nuk do ketė mė asnjėfarė kuptimi vetėm pėr tė riun e vrarė nė fshatin Haraēin, nė afėrsi tė Shkupit. Jeta do tė ketė krejt kuptim dhe rrjedhė tjetėr pėr familjarėt e kėtij tė riu, si edhe pėr dhjetėra entuziastė tė rinj partiakė qė shijuan plumbin, apo tani shijojnė terrin e burgut. Jeta do ndryshojė pėr ata qė u flijuan vetėm qė tė vazhdonte mė tej jeta e parlamentarėve dhe ministrave tė ardhshėm shqiptarė, tė cilėve mbase edhe nuk do t‘u rikujtohet gjithaq shpesh se ulėset e tyre janė tė njollosura me gjakun e tė riut tė vrarė nga Haraēina dhe me gjakun e dhjetėra tė plagosurve tė tjerė. Apo do t‘u kujtohet aq sa u rikujtohet politikanėve tė sotėm gjaku i tė riut Fatmir Jakupi nga fshati Kondovė nė afėrsi tė Shkupit, tė vrarė nė vendvotim gjatė zgjedhjeve lokale tė vitit 2000. Vrasje e cila dėshmon se shkupjanėt, shumė mė herėt kanė ngrėnė plumba pėr shkak tė demokracisė "alla shqiptarēe", tė ushqyer e tė nxitur edhe nga strukturat shtetėrore.

    Pas tė gjithave qė ndodhėn nė vendbanimet shqiptare gjatė kėtyre zgjedhjeve parlamentare tė parakohshme nė Maqedoni, u bė e dukshme ajo qė disa e pėrsėrisnin vite me radhė: se qarqet antishqiptare nėpėr institucionet e kėtij shteti, u lejojnė partive tė kėtushme shqiptare tė "banditizohen", ta kriminalizojnė shoqėrinė shqiptare, por vetėm me njė kusht: nėse i mbajnė duart larg vendbanimeve tė etnitetit maqedonas. Para se tė fillonte fushata parazgjedhore, shumė njohės tė rrethanave tė kėtushme politike, pėrsėrisnin se nė kėto zgjedhje BDI-ja nuk do ketė pėrballė vetes vetėm aktivistėt e PDSH-sė, por edhe njė pjesė tė strukturave shtetėrore, tė cilat do t‘i barazojnė shqiptarėt njėsoj si fajtorė pėr atė qė ua kurdisi shtetit. Por, kėto vlerėsime ishin tė pavlefshme edhe pėr disa politikanė tė "moderuar" tė BDI-sė, tė cilėt mė me rėndėsi e kishin sa herė do paraqiten nė ekranet televizive dhe a do bėhen zėvendėskryeministra, se sa a do ta nxjerrin popullin nga kjo rrugė drejt vėllavrasjes. Thėniet se BDI-ja kėsaj radhe duhet me vendosmėri tė demaskojė strukturat shtetėrore qė ndihmojnė kriminalizimin e shoqėrisė shqiptare, nuk kishin vlerė pėr disa partiakė tė lartė tė strukturave tė BDI-sė, tė cilėt e dinin saktėsisht kur ėshtė Dita e Evropės, por nuk dinin asgjė pėr netėt pėrplot trishtim tė atyre qė duhet tė votonin pėr ata.

    Cilatdo qofshin ambiciet e aktivistėve tė partive tė kėtushme shqiptare, mbetet e vėrteta se shqiptarėt e Maqedonisė janė humbėsit mė tragjikė tė kėtyre zgjedhjeve parlamentare. Dhe qė humbja tė jetė mė e plotė, kryetari i PDSH-sė, atė e emėroi si "fitore mė tė lezetshmen" qė e ka shijuar gjatė karrierės sė vet. Shqiptarėt e Maqedonisė edhe kanė mundė tė habiten e tė pyesin veten pėr cilėn fitore flet kryetari i PDSH-sė, por vetėm nėse kanė harruar se ai me kohė, edhe atė publikisht, i paralajmėroi se nuk e interesonte ardhmėria e partisė sė tij, por rritja e popullaritetit tė VMRO-DPMNE-sė. Kėshtu qė nuk kishte si mos ta ndjente kėtė fitore tė VMRO-DPMNE-sė si "mė tė lezetshme" dhe si sukses personal. Dhe kėshtu e poshtėroi Tetovėn, duke kremtuar kėtė "fitore mė tė lezetshme" tė vetėn.

    Sa i pėrket kremtimit tė sė dielės mbrėma tė aktivistėve tė PDSH-sė dhe tė VMRO-DPMNE-sė nė Tetovė, nuk ka dyshim se ai manifestim, shqiptarėve tė kėtushėm, ua rikujtoi ato qė bėheshin nė Beogradin e viteve tė nėntėdhjeta, kur nė Kosovė vriteshin tė rinj shqiptarė, e Millosheviqi kremtonte nė Beograd "fitoret" e arritura nė Kosovė. Pra, nė njėfarė mėnyre, asaj nate, Tetova i ngjante Beogradit tė dikurshėm. Dhe nė kėtė qytet, disa shqiptarė tė PDSH-sė dhe maqedonas tė VMRO-DPMNE-sė, tė vėllazėruar, kremtuan fitoren e Gruevskit mbi shqiptarėt, fitoren e paguar me njė tė vrarė, me dhjetėra tė plagosur, me mė se tridhjetė tė burgosur. Fitore e cila mbase paralajmėron njė ardhmėri tė pasigurt pėr Maqedoninė. Ardhmėri e cila do mund t‘i ēojė shqiptarėt e kėtushėm njė ditė tė thonė - ju faleminderit, por Maqedonia e Gruevskit neve nuk na nevojitet.

    Shqiptarėt e Maqedonisė humbėn, por edhe si humbės tragjikė, ata do tė kenė pėrfaqėsuesit e vetė nė Parlament, si edhe qeveritarė nė kabinetin e Gruevskit. Sepse kėshtu e do rendi demokratik i Gruevskit, rend qė ofron siguri institucionale pėr maqedonasit etnikė, e sa mė shumė trishtim pėr shqiptarėt. Dhe duke ndėrtuar demokraci dystandardėshe, Gruevski u bė i shurdhėr ndaj thirrjeve tė BDI-sė gjatė fushatės parazgjedhore qė tė frenonte strukturat policore qė dhunonin popullin. Gjatė fushatės parazgjedhore, ai nuk donte tė reagonte, sepse i trembej fitores bindėse tė BDI-sė. I trembej mundėsisė qė shqiptarėt tė kenė njė subjekt tė fortė politik. Dhe bėri ēmos qė kjo tė mos ndodhė.

    Pėrndryshe, sa i pėrket Ali Ahmetit, ai thuajse e ka fat jetėsor qė tė mos ta shijojė kurrė tė lehtėn. Kėshtu qė sa mė shumė e pėrkrah populli, aq mė tė shumta bėhen qarqet antishqiptare qė duan ta asgjėsojnė. Se sa Ahmetit i beson dhe e pėrkrah populli, mė sė miri e dėshmoi mitingu madhėshtor parazgjedhor i BDI-sė, i mbajtur nė sheshin e Shkupit. E nė kėtė miting, shkupjanėt e pritėn dhe e pėrcollėn Ali Ahmetin me ovacione qė i ruajnė vetėm pėr njeriun tė cilit i besojnė. Nė kėtė miting, shkupjanėt i pėrcollėn me duartrokitje pėrplot entuziazėm edhe fjalimin e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Por, ata e pėrcollėn me fishkėllima Musa Xhaferin dhe me mospėrfillje zėdhėnėsen e kėsaj partie. Mbase duke dashur t‘ia pėrcjellin Ali Ahmetit porosinė se Shkupi ėshtė i gatshėm tė hajė edhe plumba pėr tė, por jo edhe pėr ata qė vlerė tė vetme kanė atė se "janė rritur me tė" dhe mendojnė se kjo mjafton qė tė kenė ardhmėri tė pakontestueshme politike.

    Sa u pėrket shkupjanėve, ata janė barometri mė i saktė i asaj se si qėndrojnė partitė politike shqiptare nė Maqedoni. Edhe gjatė kėsaj fushate parazgjedhore, ata u treguan qartė BDI-sė edhe PDSH-sė se deri ku kanė arritur. Kėshtu qė pėr BDI-nė e mbushėn sheshin mė tė madh tė Shkupit, e pėr PDSH-nė e lanė zbrazur sallėn ku krerėt e kėsaj partie shpresonin se do tė realizonin paraqitje pompoze. Sallė tė cilėn krerėt e PDSH-sė e mbushėn me tetovarėt qė i shėtisnin nga njė vendbanim shqiptar nė tjetrin. Mbase kėsaj radhe krerėt e PDSH-sė me kohė e kishin kuptuar se Shkupi nuk gjunjėzohet aq lehtė. Apo kishin bėrė ēmos qė ta gjunjėzonin Tetovėn dhe t‘ia mundėsonin Gruevskit tė kremtojė fitore tė dyfishtė: atė qė e arriti nė bllokun etnik maqedonas dhe mposhtjen tragjike qė ua bėri shqiptarėve.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Kim e mar parasysh , fjalet e tua qe s'vlejn fare.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Kim Mehmeti - Analize
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 14:36
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •