Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 72

Tema: Kim Mehmeti

  1. #41
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    BDSH dhe fati ..i trete..apo i kam harruar numrimin e partive qe kane nderruar keta bashkeshqiptaret e mij,ne vend qe te nderrojne vetveten ata nderrojne partite.Kur i pershkojne te gjitha me rend ata themelojne parti te tjera.Nderroni vetveten ju vellezer, pastroni vetveten perpara se te mundoheni te nderroni popullin tuaj, te pastroni popullin tuaj..Zgjeroni shpirtin, largoni xhelozite personale dhe inatet primitive...Nuk mund te behen 100 Ali Ahmeta nga nje Levizje, rreth Ali Ahmetit te gjithe ju qe u ndate shkelqeni me shume, vetem rreth Ali Ahmetit mund te shkelqeni nese ende keni ideal Lirine Kombetare qe une s'kam dyshim se e keni pasur njehere...Shkelqimin Ali Ahmetit as ia merrni ju e as ia jepni por forcen ia shtoni ju dhe te gjithe qe besojne ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare shqiptare,keshtu me nje force te perbashket jemi nje hap me afer lirise dhe bashkimit....Ku vajti parolla " Jemi argat te popullit"..?..te jeshe argat i popullit nuk duhet te turbulloje mendjen fama, emri, duhet te rreshtohesh perkrahe atij qe historia ia ka lene ne dore , ne hise ti prij nje rrethi , nje popullate, nje teritori drejt lirise kombetare...drejt bashkimit...
    Me nje lufte aq te vogel , u krijua nje kapital politik aq i madh.Ne kete lufte ka kontribut thuajse gjithe populli edhe ju por, mos lejoni sot tu rreshqase nga dora nje kapital i fituar me gjak, dhe eshte e turpshme bile qe shqiptaret vete kontribojne ne c'berjen dhe zhdukjen e ketij kapitali te madh politik, qe eshte si nje themel shume i forte per zgjidhje perfundimtare te ceshtjes tone kombetare.

    "Nje parti qe ka seline ne ujdhesen e inatit shqiptar"...eshte edhe pergjigja qe ka dhene autori i shkrimit z.Kim Mehmeti.Nuk duhet ndonje profeci tjeter per ata qe u deshmuan se nuk mjafton vetem atdhedashuria , patriotizmi te nxjerrish nje popull ne drite, duhet te jeshe shembull personal,duhet te sherbejsh me shembull personal per tolerance dhe bashkim, nuk duhet te jeshe percares permanent, duhet te rrezatosh drite duhet te jeshe vete DRITA....qe ti sjellish drite popullit tend.

    me nderime per flakjen e veseve individuale, per nje te mire te pergjitheshme,

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 29-11-2007 mė 13:51
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #42
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anėtarėsuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga babadimri Lexo Postimin
    KM e ka mesu gjuhen shqipe pas viteve te 90 sepse deri atehere ska dite
    AbdylhaKIMi shqipen e ka ditur, por ska dit ta shkruaj. Shkrimin e mesoi me vone, jo gjuhen ne pergjithesi

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Dy aktet e tragjedisė

    Dy aktet e tragjedisė

    Shkruan: Kim Mehmeti









    Dy janė shoqėritė mė tė rrezikshme pėr individin: ato ku sa herė qė dhunues ėshtė shteti, fajtorė shpallet viktima, dhe shoqėritė ku gjyqtarėt gjykojnė, e qarqet politike e caktojnė fajėsinė dhe dėnimin. Shqiptarėt e Maqedonisė e njohin peshėn e tė jetuarit nė shoqėri tė tilla. Dekada me radhė ata kanė shijuar helmin e pamundėsisė tė mbrosh vetveten nga institucionet e shtetit. Atyre shpesh u ka ndodhur qė fajtorė tė shpallet i vrari, e jo vrasėsi, qė tė tė shpallin kriminel dhe terroristė ende pa filluar gjykimi. Kėshtu ishte gjatė dekadave tė socializmit dhe kėshtu ėshtė edhe sot, nė kohėn e demokracisė. Kėto tipare kishte edhe aksioni i fundit policor nė Brodec tė Malėsisė sė Tetovės, ku u vranė gjashtė shqiptarė dhe u keqtrajtuan dhjetėra tė tjerė, e qė ende e nxitė revoltėn e shqiptarėve tė kėtushėm dhe i ēon ata tė pyesin veten: pse ēdo shqiptar i vrarė nga policia shpallet fajtorė pa u ofruar prova pėr fajėsinė e tij, dhe pse shqiptari i keqtrajtuar nga institucionet shtetėrore medoemos duhet tė vishet me petkun e kriminelit dhe tė destruktivit ende pa e dėshmuar kėtė gjyqi.





    Rasti i Brodecit nuk ėshtė mė tragjikė se shumė pėrgjakje tė tjera qė u ndodhėn shqiptarėve tė Maqedonisė nė dekadat e kaluara. Edhe kjo tragjedi, si tė gjitha tė mėparshmet, ka dy akte: atė tė ekzekutimi dhe pjesėn e dytė kur kėrkohet nga viktima tė pajtohet se e keqja ka qenė e pashmangshme, se fatkeqėsia qė u ka ndodhur ėshtė farė nga e cila do mbijė bima e tė mirės sė tyre. Kjo tragjedi, si edhe gjitha tė ngjashmet qė ndodhėn nė tė kaluarėn, ka aktorė institucionet e shtetit dhe qytetarėt shqiptarė. Por, tragjedia e Brodecit ka edhe njė tė veēantė: sė pari herė ndodh qė njė aksion tė kėtillė policorė, tė mundohen ta mbulojnė dhe ta shpallin me ēdo kusht tė “suksesshėm” dhe tė domosdoshėm, edhe disa qarqe shqiptare tė afėrta me qeverinė aktuale tė Maqedonisė. Pra, disa qarqe tė kėtushme shqiptare duan tė dėshmojnė se shteti mund tė vret e tė dhunojė para se tė vėrtetohet fajėsia e viktimės.



    Orvatja e disa qarqeve shqiptare qė sa mė shpejtė tė harrohet tragjedia e Brodecit, mundė tė ketė vetėm njė shpjegim logjik. E ai ėshtė se pushtetarėt shqiptarė duhet tė jenė ata qė kėsaj radhe i lejuan shtetit tė pėrgjak popullin tė cilin e pėrfaqėsojnė, se nė Maqedoni ka shqiptarė tė cilėt ende nuk e dinė se krim mė i rėndė se gjitha krimet individuale, ėshtė ai tė cilin e bėjnė institucionet shtetėrore. Ai tė cilin e mbėshtesin ata qė e kanė pėr obligim ta mbrojnė qytetarin edhe atėherė kur ai e ndjell tė keqen e vet.





    Tani, kur tragjedia e Brodecit ndodhi, kur tė vrarėt i mbuloi dheu dhe tė keqtrajtuarit u shpallėn fajtorė ende pa u mbajtur seancat gjyqėsore kundėr tyre, pra kur medoemos duhet arsyetuar dhunuesi, e jo i dhunuari, shqiptarėt e kėtushėm e jetojnė aktin e dytė tė kėsaj tragjedie. E si gjithmonė mė parė, edhe tani, rolin kryesorė tė pjesės sė dytė tė tragjedisė, do e luajnė pjesėtarėt e familjeve tė tė vrarėve dhe tė tė keqtrajtuarve. E tė cilėt kanė pėrballė vetes institucionet e njė shteti ku vlen parimi: shteti kurrė nuk gabon. Qė do tė thotė, se asgjė nuk do u vlejė pafajėsia eventuale e familjarėve tė tyre tė vrarė apo tė keqtrajtuar. Sepse, aty ku sunduesi ka pushtuar edhe tė drejtėn, aty ku drejtėsinė e peshojnė juristėt, por dėnimin e shpallin politikanėt, popullit i mbeten vetėm vuajtjet. Pra, aty ku vlen ligji i mė tė fortit, viktima nuk duhet tė dėgjojė ē’thotė gjyqi, po tė kėrkojė ēelėsin qė do e ēlirojė nga prangat qė e ēojnė tė ecė zvarrė drejtė tė vėrtetės.





    Lidhur me ngjarjet e Brodecit, e thanė tė veten edhe disa zyrtarė tė Beogradit e tė Prishtinės. Ndėr tė cilėt edhe zėvendėskryeministri serb, Bozhidar Gjeliq i cili tha se Beogradi ka ndihmuar nė aksionin policorė tė Brodecit. Nga ana tjetėr, ish-kryeministri kosovar, Agim Ēeku akuzoi Serbinė se i armatosė dhe i trimėron shqiptarėt e Maqedonisė pėr tė bėrė trazira nė shtetin ku jetojnė. Kėto dy deklarata kundėrthėnėse, lidhen nė njė nyje tė pėrbashkėt: kanė pėr qėllim tė dėshmojnė se Maqedonia ėshtė shtet ku shėrbimet policore serbe ose marrin pjesė nė vrasjen e shqiptarėve, ose janė aktive nė manipulimin me ndjenjat e tyre dhe kėshtu i ēojnė pėrpara tytės sė pushkės. Andaj, deklarata e Ēekut ka shijen pėrbuzėse ndaj tė gjithė shqiptarėve tė Maqedonisė – ata i shpallė si turmė tė pavetėdijshme e cila lehtė manipulohet nga cilido “pandur” serbė - e ajo e Gjeliqit bart nė vetvete arrogancėn e “vllahut tė madh”, pa ndihmėn e tė cilit policia e Maqedonisė nuk do mund tė hynte nė asnjė fshat tė banuar me shqiptarė dhe nuk do mund ta luftonte “rrezikun shqiptarė”. Tė dyja kėto deklarata lidhen nė nyjėn e disfatit tė shqiptarėve tė kėtushėm, tė cilėt edhe sot janė tė pambrojtur institucionalisht dhe janė lėnė nė duart e “tregtarėve” partiak tė kėtushėm shqiptarė, tė cilėt jo njėherė deri tani, nėse nuk merrnin pjesė nė krimin shtetėrorė mbi shqiptarėt, atėherė pranonin rolin e atij qė duhet tė mbulojė fajtorin.





    Tė shumta janė arsyet pse shqiptarėt e Maqedonisė nuk duhet tė heqin dorė nga zbardhja e tė vėrtetės pėr tragjedinė e Brodecit. Pse duhet tė kėrkojnė nga pushtetarėt dhe partitė e tyre qė ky shtet njėherė e pėrgjithmonė tė ndjehet pėrgjegjės ndaj veprimeve tė veta mbi popullatėn shqiptare. Pra, pse nuk duhet tė veprojnė si deri tani, pse nuk duhet tė lejojnė qė edhe kėtė tragjedi – si shumė tė tjera tė mėparshme - ta mbulojė mjegulla e shpjegimeve tė kota nėpėr kafene e ēajtore, pse duhet tė kėrkojnė shpjegime tė argumentuar nga ata qė nė Brodec u sollėn si tė kishin ardhur tė ēlironin fshatin e okupuar nga ndonjė armik i jashtėm. Njė ndėr arsyet parėsore pse duhet tė insistohet nė zbardhjen e plotė tė tragjedisė sė Brodecit, janė edhe deklaratat e Gjeliqit dhe tė Agim Ēekut. E tė cilat, nėse asgjė mė shumė, ndoshta do dėshmojnė se Maqedonia ishte dhe mbeti Kazablanka e Ballkanit ku lirshėm shėtisin misionarėt e tė keqes. Se Maqedonia ėshtė shtet qė ka qeveri, por mbetet e paqartė se kush ėshtė sunduesi i vėrtetė i saj. Se shqiptarėt e Maqedonisė ende trajtohen si pushtues, e jo si pronarė tė asaj qė kanė. Pra, qė mė nė fund tė shihet se shqiptarėt e Maqedonisė janė si banorė qė kanė vendbanime, kanė pushtetarė tė vetėt, por nuk kanė shtet qė kujdeset pėr ta. Si tė tillė, ata edhe sot shėrbejnė vetėm si mbulesė pėr dėshtimet e qeveritarėve tė kėtushėm, tė cilėt sa herė qė nuk dinė nga ta ēojnė shtetin, tregojnė me gisht nga duhet tė shkojė policia. Dhe gjejnė ndonjė vendbanim shqiptarė ku e zbulojnė “armikun”, tė cilit i ėshtė shqiptuar dėnimi para se t’i mundėsohet gjykimi.





    Shqiptarėt e Maqedonisė duhet tė bėjnė ēmos qė tragjedia e Brodec tė shpaloset deri nė fund. Nėse nuk ndodh kjo, ata duhet t’i dėnojnė partitė e tyre pėr mos zbardhjen e kėsaj tragjedie, madje edhe me bojkotimin e zgjedhjeve tė ardhshme vendore dhe parlamentare. Sepse, vetėm me shpalosjen e kėsaj tragjedie, ata do mund tė shohin se cili ėshtė ēmimi qė janė tė gatshme ta paguajnė partitė e tyre pėr tė qenė pjesė e qeverisė. Me shpalosjen e kėsaj tragjedie, shqiptarėt e kėtushėm do e shohin mė qartė se kanė politikanė qė sillen si misionarė tė pėrvuajtur pėr tė mirėn kolektive, e veprojnė si tregtarė tė papėrgjegjshėm e tė pandėrgjegjshėm politik. Me ēka shqiptarėt e kėtushėm ndoshta mė nė fund do e shohin se ēka e dallon misionarin e mirėfilltė atdhetarė nga tregtari politik. Pra, do e shohin se misionari vepron sipas parimit se mė mirė ėshtė tė shkosh zvarrė drejtė sė mirės kolektive, se sa vrapimthi kah mirėqenia personale, e cila paguhet me fatkeqėsinė e popullit. Pra, do e shohin se politikanėt veprojnė sipas bindjes se e mira dhe e keqja jetojnė nė tė njėjtėn dhomė, andaj kanė miqėsi tė ngushtė edhe me njėrėn edhe me tjetrėn. Do e shohin se nė njėrėn anė tė moralit tė misionarit qėndron besimi, e nė tjetrėn ndershmėria, se misionarėt moralin e vetė e masin me tė mirat dhe kėnaqėsitė qė ua sjellin tė tjerėve, se morali politik nuk ka anė, ai ėshtė proporcional me kėnaqėsitė qė ua sjellė politikanėve dhe elitave partiake. Kur ta kuptojnė kėtė, shqiptarėt e Maqedonisė do e kenė tė qartė edhe tė vėrtetėn se sa e rrezikshme ėshtė tė jetosh nė shtet ku sunduesi nuk e respekton popullin e vet. Se tė kėrkosh tė drejtėn nė shtet me pushtetarė qė nuk i pėrgjigjen askujt pėr bėmat e veta, ėshtė njėsoj sikurse nė mes tė ferrit ta kėrkosh parajsėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 10:31 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat!

  4. #44
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Thumbs up Lexojeni Se Eshte E Mrekullueshme

    Derėn e tė shurdhrit duhet ta hapėsh vet
    Shkruan Kim MEHMETI

    Pėrderisa elitat politike tė etnitetit maqedonas kėrkonin rrugė nga mė tė pamundshmet qė me ēdo kusht tė arrijnė qėllimet e tyre, qė t’ia lehtėsojnė popullit tė vetė rrugėtimin drejtė sforcimit tė boshtit kurrizorė etnik, politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kėrkonin arsyetime nga mė tė palogjikshmet pėr dėshtimet e veta. Dhe kėshtu, shtatėmbėdhjetė vite me radhė, nė Maqedoni vazhdon shfaqja e njėjtė absurde e dy taborėve politik tė dy etniteteve numerikisht mė tė mėdha qė jetojnė nė kėtė shtet. Shfaqe qė me vite ka lojtarėt dhe dekorin e njėjtė, shfaqe nė tė cilėn edhe roli i tė mirit dhe tė keqit dihet, dhe sa herė qė maqedonasit etnik janė pėrballur me skizofrenin e tyre etnike, sa herė qė pushtetarėt e Maqedonisė janė zhytur nė baltėn e dėshtimeve ekonomike, nė korrupsion e padrejtėsi, e alarmonin botėn me mosmarrėveshjet ndėretnike dhe me “rrezikun shqiptarė”. Kėshtu qė edhe sot, njėsoj si ditėn kur u mėvetėsua, Maqedonia ėshtė po ajo e njėjta e ngarkuar me barrėn e krizės sė identitetit etnik maqedonas dhe me frustracionet e shqiptarėve tė kėtushėm tė cilėt thuajse mbetėn peng i pamundėsisė qė bindshėm tė artikulojnė kėrkesat e veta. Apo, peng i partive tė tyre, tė cilat assesi nuk arritėn tė merren vesh mes veti se ē’ėshtė interes kolektiv pėr ēka nuk mund tė ketė dallime partiake, e ē’ėshtė betejė konceptesh dhe ideologjish partiake. Parti tė cilat nuk arritėn tė dallojnė se kanė pėrballė njė opozitė etnike –atė tė etnitetit maqedonas – e cila nuk ua lejon luksin tė grinden mes veti si partiakėt nė Tiranė e Prishtinė, qė luftojnė pėr pushtete, sepse kanė shtet tė vetin.
    Duke i nxitur dhe pėrkrahur grindjet brendashqiptare, duke shfrytėzuar zhurmėn qė bėnin udhėheqėsit partiak shqiptarė, duke manipuluar me tė drejtat kolektive shqiptare, elitat politike tė etnitetit maqedonas arritėn tė fshehin tė vėrtetėn se tė gjitha problemet madhore qė ka ky shtet, kanė shenjėn e etnitetit maqedonas. Se problemi me emrin,me mosnjohjen e Kishės Ortodokse Maqedonase, problemi me mosnjohjen e gjuhės zyrtare maqedonase, kontestimi i historisė..., kanė burim popullatėn qė veten e quan maqedonase. Pra, arritėn tė mbulojnė tė vėrtetėn se nuk janė kėrkesat shqiptare ato qė ia mjegullojnė kėtij shteti tė ardhmen, por ambiciet e njė populli qė njė emėrtim gjeografik e pėrvetėsoi si emblemė tė pėrkatėsisė sė vet etnike, janė ato qė Maqedoninė e bėjnė edhe faktorė destabilizues nė kėtė pjesė tė Ballkanit.
    Tė ndodhur pėrpara hamendėsive se vallė do duhet t’i besojnė historisė sė deridjeshme ku thuhej se janė vėllezėr tė sllavėve tė jugut, apo ta korrigjojnė atė, ta rishkruajnė nga e para, e tė dėshmojnė se janė nipėr tė Aleksandėrit tė Madh, maqedonasit etnik e pėrvetėsuan edhe tė kaluarėn edhe tė sotmen e njė hapėsire. Nga dalldia nacionalromantike, ata harruan se dheu nuk ka as pėrkatėsi etnike as religjioze. Kėshtu qė demokracinė e shfrytėzuan pėr ta pyllėzuar Maqedoninė me kryqe ortodokse dhe pėr tė nxjerr nga barku i tokės dėshmi pėr vetėgėnjimin se nė kėto troje janė tė lashtė po aq sa edhe kullosa e Ballkanit. Dhe kėtė arritėn ta bėjnė vetėm sepse shqiptarėt donin t’i ndihmojnė kėtij populli nė zgjidhjen e problemeve qė ka me vetveten dhe tė tjerėt. Vetėm pse shqiptarėt e kėtushėm e kishin tė qartė se nuk kanė asnjė dobi nėse bashkėqytetarėt e tyre tė etnitetit maqedonas do e humbnin betejėn me mohuesit e identitetit tė tyre etnik.
    Sikur tė donin, shqiptarėt e kėtushėm do mund tė bėnin “shantazhe” edhe me emrin e shtetit, duke u rreshtuar me ata qė etnitetit maqedonas ia mohojnė historinė, kulturėn dhe gjuhėn. Shqiptarėt e kėtushėm mund tė pranonin qė shtetit tė quhej edhe “Republika e kungujve tė pjekur”, duke e ditur se gjithmonė do mbeten shqiptarė. Por kėtė nuk e bėnė vetėm pse e dinin se bashkėqytetarėt e tyre maqedonas do mbeteshin pa emėr. Dhe elitat politike tė shqiptareve tė Maqedonisė mirė bėnė qė nuk (keq)pėrdorėn problemet qė etnitetit maqedonas ka me vetveten dhe tė tjerėt. Por, ato nuk bėnė mirė pse elitave politike tė etnitetit maqedonas u lejuan tė jenė mosmirėnjohėse. Nuk bėnė mirė pse u ndihmuan qarqeve politike tė etnitetit maqedonas tė ushqejnė iluzionin se e sotmja dhe e ardhmja e kėtij shteti, varen vetėm nga forca dhe qėndrueshmėria e boshtit kurrizorė tė etnitetit maqedonas, vetėm nga shkėlqimi i kryqit ortodoks maqedonas dhe nga zanoret dhe bashkėtingėlloret e alfabetit cirilik. Pra, elitat politike shqiptare nuk bėnė mirė pse nuk e caktuan kufirin nga nuk mund tė shkohet mė tej me lėndimin e ndjenjave etnike shqiptare, kufirin qė pėrcakton tė vėrtetėn se shqiptarėt nuk mund tė viktimizojnė vetveten shkaku i problemeve etnike qė kanė maqedonasit. Duke mos caktuar qartė kėtė kufi, partiakėt shqiptarė ua sforcuan bindjen partnerėve tė etnitetit maqedonas, se sa i pėrket shtetit dhe pushtetit, ata janė pronarė qė duhet tė pėrkujdesen pėr rendin dhe arkitekturėn e shtėpisė.
    Duke vetėpranuar rolin e “ndihmėsit” qė nuk ka ēka i pėrzihet “pronarit” lidhur me emrin, me tė kaluarėn dhe tė ardhmen e shtetit, shqiptarėt e Maqedonisė mbetėn aty ku janė sot: tė luftojnė pėr pushtet ende pa u bėrė pronar tė mirėfilltė tė shtetit. Tė luftojnė pėr integrim nė shoqėrinė maqedonase, njėsoj si tė ishin mėrgimtarė tė ardhur nė punė tė pėrkohshme nė Maqedoni. Tė kėrkojnė zyrtarizim e gjuhės sė vet amtare duke lexuar ligjet nė gjuhėn qė e mohojnė tė tjerėt, t’i pranojnė si tė vetat problemet qė ka shteti hir asaj se shumėkush Maqedoninė e konsideron si njė kreaturė tė arnuar nga mbeturinat e popujve tjerė ballkanas.
    Tani kur shqiptarėt pėrballen me kohėn e humbur pėrgjithmonė, kur shohin se shfaqja politike vazhdon sipas tė njėjtit skenarė dhe nė regji tė elitave politike maqedonase, atyre nuk u mbetet asgjė mė shumė pos tė pranojnė se me vite kanė trokitur pėr mirėkuptim dhe mirėnjohje nė derėn e tė shurdhrit. Tė pranojnė se vonė e kanė kuptuar se derėn e tė shurdhrit duhet ta hapėsh vet. Pra, tė pranojnė se shumė nga tė drejtat e tyre mbetėn pas derės shtetėrore, vetėm shkaku se elitat politike tė etnitetit maqedonas ēanin rrugė pėr t’i realizuar qėllimet e veta, e udhėheqėsit partiak shqiptarė kėrkonin arsyetime se pse u ėshtė pamundur tė bėhen partner tė denjė politik me palėn maqedonase. Tė pranojnė se pėrderisa maqedonasit etnik e jetonin kohėn, partiakėt shqiptarė atė e shisnin dhe e harxhonin me arsyetime se pse nuk u shkonte puna mbarė. Pra, pėrderisa politikanėt e etnitetit maqedonas trillonin shpjegime pėrpara botės se pse e hanin edhe qengjin e shqiptarėve, udhėheqėsit partiak shqiptarė merreshin me gjetjen e arsyetimeve se si dhe ku e kishin humbur qengjin.
    E arsyetimet kurrė nuk mungonin. Ato nuk mungojnė as sot kur thuhet se Maqedonia do shkojė nė zgjedhje tė parakohshme parlamentare, duke i vėnė pikė edhe njė periudhe tė arsyetimeve tė qeveritarėve aktual shqiptarė tė PDSH-sė. Tė cilėt, shpjegojnė pse nuk u shkon puna mbarė, por nuk arrijnė assesi tė shohin se arsyetimet janė proporcionale me paaftėsitė e tyre. Kryesuesit e PDSH-sė pėrcaktojnė masėn e duhur tė maturisė shqiptare qė tė mos irritohen maqedonasit etnik, por nuk arrijnė tė pėrcaktojnė kufirin e durimit shqiptarė lidhur me tė padrejtat qė me vite i bartin mbi shpinė. Dhe gjatė pėrcaktimit tė kėsaj maturie, ata harrojnė diēka shumė tė rėndėsishme: se emocionet njerėzorė depėrtojnė atje ku nuk munden argumentet dhe uji. Se ka diēka qė quhet ndjenjė etnike, e cila nėse njėherė lėndohet, nuk mund ta shėrosh as me ilaērat e mirėqenies sė skajshme. E Maqedonia ecė pėrpara me shqiptarėt qė gjithnjė e mė shumė ndjejnė dhembjen e dinjitetit tė tyre tė lėnduar, shkon pėrpara me maqedonasit etnik qė nuk mund tė ēlirohen nga vetėgėnjimi se kjo tokė e ky qiell u takon vetėm atyre. Pra, Maqedonia nė tė vėrtetė ecė mbrapshtė, ajo ngadalė e sigurt kalbet nga brenda. Dhe mbase ardhmėria e saj tani mė nuk varet as nga politikanėt e etnitetit maqedonas, as nga politikanėt shqiptarė. Maqedoninė mund tė ketė tė ardhme vetėm nė inkubatorin e Unionit Evropian dhe NATO-sė. Aty ajo do mund tė vė baraspeshė mes ambicieve tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe krizės sė identitetit qė rėndon etnitetin maqedonas.

    LAJM
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Un ju preferoj qe te mos i lexoj njeri sepse nuk jan te drejta
    Sui generis

  6. #46
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Armend Lexo Postimin
    Un ju preferoj qe te mos i lexoj njeri sepse nuk jan te drejta
    Cfare s'eshte e drejte?
    E lexove shkrimin ti? Apo direkt mendove se meqe e ka shkruar Kim MEHMETI medoemos sulmon PDSH-ne?
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  7. #47
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Cfare s'eshte e drejte?
    E lexove shkrimin ti? Apo direkt mendove se meqe e ka shkruar Kim MEHMETI medoemos sulmon PDSH-ne?
    Nuk dua ta degjoj jo ti shiqoj shkrimin e le me ti lexoj shkrimet e tija thjesht i kam lexuar shkrimet e tija kur bente njejt si Emin Azemi duke sulmuar PDSH me lloj lloj fyerjesh edhe ne fund po vet E.A ne debatin top show me shum i mbante anen PDSH se sa duit njejt edhe ky eshte i te njejtit reng qe per lek e ben edhe ket pun se po mos e bente per lek do te ikte te punonte ne ndonje pun fizike po kur ti vi interesi keti mire ateher edhe kthen.
    Po ky ka edhe nje te keqe qe nuk eshte Shqipetar edhe tani sa kam dijeni un se ki do te largohet nga ketu sepse nuk i perket as keti vendi e as keti populli keshtu qe nuk merem me kesi lloj njerez e kesi lloj shkrimesh
    Sui generis

  8. #48
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anėtarėsuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Armend Lexo Postimin
    Po ky ka edhe nje te keqe qe nuk eshte Shqipetar edhe tani sa kam dijeni un se ki do te largohet nga ketu sepse nuk i perket as keti vendi e as keti populli keshtu qe nuk merem me kesi lloj njerez e kesi lloj shkrimesh

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...24&postcount=5 Zgjedhja ni kombesi !

    A cka eshte nese s'eshte shqiptar? Cdo njeri eshte ashtu si deklarohet vet, pasiqe fundja secili me mire e njeh veten se tjeterin.

  9. #49
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Gėzime* Lexo Postimin
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...24&postcount=5 Zgjedhja ni kombesi !

    A cka eshte nese s'eshte shqiptar? Cdo njeri eshte ashtu si deklarohet vet, pasiqe fundja secili me mire e njeh veten se tjeterin.
    yyyy nje dite me duket folem bukur gjat per kete person apo???

    Nuk kam se cti zgjedh un kombesin keti kur ky nuk e di cila eshte e keti "guri i rend peshon ne vend te vet"
    Po ashtu edhe un njof me mire veten time se ky qe e njef veten e vet

    Mendoj qe kam arsye qe nuk e dua e nuk i lexoj shkrimet e te lart permendurit (te them te drejten me vjen turp kur debatoj per kete me duket vetja posht pa shaka e them!)

    Shnet A.....
    Sui generis

  10. #50
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anėtarėsuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Armend Lexo Postimin
    Mendoj qe kam arsye qe nuk e dua e nuk i lexoj shkrimet e te lart permendurit (te them te drejten me vjen turp kur debatoj per kete me duket vetja posht pa shaka e them!)
    Kete kerkoja ta thuash
    pra ti
    Nuk i lexon artikujt dhe nga ajo rrjedh se ske edhe per se te debatosh (pervec asaj edhe paske turp)
    por ateher pse diskuton ??? (kesaj i thojn kontradikte)
    selam N......

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Kim Mehmeti - Analize
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 14:36
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •