Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 75
  1. #31
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Pajtohem me Brarin ketu.

    Tere keta te Mjaft'it kelyshe ish pushtetaresh te perkedhelur komuniste dhe wanna-be liberale jane. Kam njohur disa nga afer.
    Se sa i ndryshem del i biri nga i jati kete e ka treguar historia sidomos me shqiptaret...
    E ardhmja e burrit tend varet nga ty Sibora, sa me afer meje ti aq me afer dikasterit burri yt....

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lol

    nuk me erdhi mire qe pash ne ato lista xhemal maton .. fizikantin e zhytsin nenujor.. qe gezon respekt ne popull..
    ik xhemal ..larg ujqerve.. se ti je kaproll..

    xhemali esht akuazuar se ka deshmuar ne gjygj kunder nje arkeologu durrsak o brar

    ti si durrsak i vjeter qe je si mendon, e kane thirr prape xhemalin?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga artikulli qe ka sjelle Dydrinas

    Në rast se do që të jetë origjinal atëherë ai duhet të përdorë fjalën «velizje».
    Si eshte kjo puna e origjinalitetit!!!


  4. #34
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sa te jete saliu ne krye te pd, nuku do te lejoje, veçse prej zori, qe te thyhet monopoli i partise qe i ka lene trashegim enver-ramizi.

    gjinush, milush, fatush e te gjithe kripto-komunistet e dijne se po iku komunisti nga kreu i partise dhe i qeverise, nuk kane vend me ne "udheheqje".

    Uzurpatori komunist sali berisha - shpresa e trashegimise envero-ramiziste, anti-kombetare ...

  5. #35
    99-shat tradhtuan ndërkombëtarët, alarmuan të vegjlit e PS, brezi i dytë i ish-komunistëve


    04.02.2008

    Dhjetëra eksponentë të “G 99”-s kanë shkelur kodet e organizatave ndërkombëtare, pranë të cilave merrnin donacione, duke zhvilluar prej muajsh aktivitet politik. Edhe institucionet shtetërore ku punojnë disa 99-sha kanë kuptuar se u janë shkelur kontratat. Alarm tek aleatët e vegjël të së majtës, të cilët po kuptojnë se po nxirren jashtë loje nga një grupim që po vepron si milici qytetare pranë Edvinit, e që po shndërrohet shumë shpejt në një tip lozhe masonike, mbushur me pinjollë të brezit të dytë të nomenklaturës së Sigurimit të Shtetit, e cila po kërkon të rikthehet në pushtet

    Mediatizimi i gjithçkaje duket se qëndron në thelb të çdo lëvizjeje të ish-drejtuesit të “MJAFT”, Erion Veliaj, aq sa nëse hiqet ky instrument, vështirë se tek opinioni publik mund të ngjisë diçka nga ato që tjerr shpeshherë ky i fundit. Ndërsa u deshën disa intervista radhazi në harkun kohor të muajve të fundit, më saktë kur Veliajt iu mbyll përfundimisht dera për të kandiduar nën siglën e PS-së për zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën zgjedhore numër 31 në kryeqytet, për të njoftuar divorcin e tij nga lëvizja që i dhuroi njëfarë fame televizive, media që në vite kanë përfituar rregullisht nga projektet e huaja dhe mbi të gjithë inspiruesi i lëvizjes “MJAFT”, po tentojnë në mënyrë groteske të mbajnë gjallë, të stisin një lloj gjendjeje ankthi mbi të ashtuquajturin grupimi “G 99”, strukturë e cila nuk dihet ende se çfarë përfaqëson në të vërtetë. Ajo që dihet deri tani dhe që është përsëritur shpesh nga Veliaj është se 99-shit do të bashkëpunojnë ngushtësisht me lidershipin socialist, duke filluar nga zyrtarizimi i lëvizjes e deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në pranverën e vitit 2009. Ekzistojnë mjaft përcaktime mbi shoqërinë civile, mëgjithatë pak a shumë të gjithë bien dakord se me shoqëri civile kuptohet ajo strukturë që përbëhet nga totaliteti i vullnetit civil dhe social, nga organizata dhe institucione që qëndrojnë në bazë të funksionimit të një shoqërie e cila shërben si kundërpeshë e strukturave shtetërore e që në rastin konkret kanë të bëjnë kryesisht me sistemin politik, interesat e të cilit jo domosdoshmërisht e në çdo rast përputhen me ato të oponionit publik. Mungesa e një transparence mbi atë se çfarë është kjo strukturë nga njëra anë nxitimi për të lajmëruar reshtimin politik në anën tjetër, e kompromenton që në gjenezë këtë lëvizje
    të ashtuquajtur qytetare. Një skemë e tillë përputhet tërësisht me shqetësimin e mjaft politilogëve të njohur ndërkombëtare mbi metaforfozën e rrezikshme që ka pësuar shoqëria civile në shumë vende demokratike dhe ku në jo pak raste aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile kanë akumuluar një pushtet të konsiderueshëm politik. Dhe rreziku nuk qëndron në fundore tek sasia e pushtetit por mbi të gjitha tek mënyra sesi ai është akumuluar, pra jo si vullnet i drejpërdrejtë i zgjedhësve. E për pasojë, duke gjalluar jashtë sistemit të llogaridhënies që imponojnë rregullat e lojës në një demokraci të shëndetshme, këto organizata janë të prirura që të abuzojnë maksimalisht me pushtetin e përftuar qoftë si pasojë e shfrytëzimit të hapësirave që krijon në mënyrë të pashmangshme sistemi politik qoftë si pasojë e ofrimit të këtyre hapësirave nga ana e krerëve partiakë siç po ndodh aktualisht me kryesocialistin Edi Rama.
    Mjerisht tek G99 nuk kemi thjeshtë një problem pamjaftueshmërie të profilimit të identitetit që ngjan me një krizë fillestare të mungesës së indetitetit. Në mungesë të një pagëzimi zyrtar, grupimin e Nëntëdhjetenëntëshave, mund ta etiketojmë me të gjitha llojet e mundshme që gjallojnë sot në botë nën logon “shoqëri civile”: si grup aktivist, grup filantropësh, klub politiko-qytetar, organizatë komunitare, organizatë konsumatorësh, grup kulturor, grup ambjentalist, institut politik, organizatë e bashkimeve profesionale, grup mbështetës etj. Mbledhja sekrete e pjesëtarëve të saj në 27 dhjetor të vitit 2007, e vesh këtë organizatë me një tis të lozhës masonerike. Por nisur nga gjuha tejet ofensive që përdor rëndom Erion Veliaj ndaj mazhorancës së djathtë, mbushur me lloj-lloj analogjish bajate e infantile, përkufizimi më i saktë për këtë do të ishte: G 99 është një milici qytetare e rreshtuar politikisht, jo në krah të së majtës shqiptare. por në krah të kryesocialistit Rama. Një milici, misioni primar i së cilës është kryerja e aksioneve të rrufeshme për të anatemuar dhe stigmatizuar çdo nismë të qeverisë shqiptare si dhe për të linçuar mediatikisht çdo përfaqësues të saj.
    Më tej akoma, themelimi i milicisë qytetare po ndeshet edhe me shqetësimin e thellë të organizmave të shumtë ndërkombëtarë. Të atashuara prej vitesh, pranë këtyre OJF, eksponentë të të cilave enda vijojnë të jenë të punësuar pranë tyre, faktori ndërkombëtar është përpjekur gjithnjë të mos identifikohet me ndonjë krah të caktuar politik në vend, dhe akti i disa prej nëpunësve për t’u marrë me politikë, është një thyerje e hapur e parimeve bazë të këtyre organizatave. Një pjesë e faktorit ndërkombëtar po u kërkon haptazi ithtarëve të rinj të Partisë Socialiste, njëherësh kundërshtarëve të “politikës së vjetër” që të braktisin funksionet e tyre të mëparshme.
    Një shqetësim edhe më i madh evidentohet në administratën shtetërore, në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera vendore a gjetkë, ku janë të punësuar disa prej anëtarëve të tjerë të grupimit që do të drejtohet nga Veliaj, e që për shkak të natyrës politike të angazhimit të tyre të ri, kanë hyrë në një konflikt të hapur interesi, e në të njëjtën kohë kanë konsumuar një abuzim flagrant me etiketën e shoqërisë civile, për të cilën së paku për vendin tonë ka boll njolla të tjera, ku kryesorja mbetet mungesa e thellë dhe në disa raste totale e transparencës së fondeve që kanë në përdorim.
    Së fundmi por jo e fundit për nga rëndësia, nëse i hidhet një sy përbërjes së “G 99”, shihet mjaft qartë se mjaft eksponentë janë brezi i dytë i familjeve të nomenklaturës së Sigurimit famëkeq të Shtetit dhe të instancave më të lartë të ish-PPSH-së. Me këtë rekrutim, vetë Rama është ai që ka prerë në besë edhe aleatët të cilët shpresojnë përherë që të përfitojnë elektorat nga çarjet apo “bujaria” e lidershipit socialist. Për sa më sipër do të mjafonte vetëm konkluzioni ngazëllyes i një majtisit të mediave se “anëtarësimi në këtë grupim është një mrekulli e madhe që do të çojë së paku në fitoren e 10 mandateve të deputetit, mandate këto që mundësojnë ndryshime të mëdha politike….”, për të kuptuar se ky grupim është thjeshtë lozhë masonike allashqiptare që ka synime politike të mirëfillta, ndonëse mohon se po merret me politikë dhe se ka ndërmend të regjistrohet si parti politike.

    Gazeta 55

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Gazeta 55

    Me vjen keq qe harxho kohen te lexosh nje pacavure si 55-sa. Cdo koment apo analize qe del nga kjo pacavure eshte e njeaneshme dhe e pavlere.


    Pse trembet Salia nga kto levizje?

    Trembet se i vjen fundi Berishes. Kundershtaret qe i pershtateshin politikave akuzuese kane perenduar dhe ndoshta eshte i vetmi ish-komunisti Berisha ne gjithet Evropen Lindore qe sundo partine me methoda komuniste.

    Trembet se nuk ka me Nanon perball por ka nje opozite te moderuar dhe njerez te rinje me vizione te qarta. Por opozita duhet te shkundet nga lider te modelit Gjinushi qe ta mund stalinistin Berisha.

  7. #37
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Me vjen keq qe harxho kohen te lexosh nje pacavure si 55-sa. Cdo koment apo analize qe del nga kjo pacavure eshte e njeaneshme dhe e pavlere.


    Pse trembet Salia nga kto levizje?

    Trembet se i vjen fundi Berishes. Kundershtaret qe i pershtateshin politikave akuzuese kane perenduar dhe ndoshta eshte i vetmi ish-komunisti Berisha ne gjithet Evropen Lindore qe sundo partine me methoda komuniste.

    Trembet se nuk ka me Nanon perball por ka nje opozite te moderuar dhe njerez te rinje me vizione te qarta. Por opozita duhet te shkundet nga lider te modelit Gjinushi qe ta mund stalinistin Berisha.
    Vagabondo

    Cdo perfshirje e nje brezi te shkolluar ne politike, eshte nje kenaqesi per te gjithe, sepse shqiptaret kane nevoje per nje politike qe ti perfaqesoje denjesisht interesat e tyre.
    Askujt nuk i intereson fati i Berishes apo Nanos, ashtu sic nuk duhet te na interesoje dhe fati i piktorit Rama apo shtangistit Meta.

    Shqiptaret duhet te tregojne interes per demokracine.

    Ndoshta nuk te kujtohet por vjet kam pas hap nje teme me titull "Ku ishe deri dje Edi Rama?" dhe qellimi i saj ishte qe te tregonte me fakte se ai i kishte hyre valles se politikes, por pa patur asnje njohuri per gjendjen e shqiptareve, pertej zones Tirane-Durres.
    Dhe ai ne fakt ndermori nje turne neper fshatra dhe pa me syte e vet se si jetohet pertej rruges 4 Shkurti dhe shpresojme qe kjo ti kete vlejtur.

    E njejta gje mund te thuhet dhe per te lartpermendurit ne listen e G99.
    Nuk njihet realiteti permes shkrimeve ne Shqip apo Shekulli, permes turneve rinore neper Serbi apo Austri, permes leksioneve te dishepujve te Sorosit etj.

    Por desha te them se shkrimi ne 55 prekte nje te vertete te hidhur, ate te perdorjes se OJQ per sherbime te njeanshme politike dhe per me teper te finacuara nga qeveri europiane, OSBE, KE, shteti shqiptar, UNHCR etj.

    Ata kane te drejte si cdo shtetas qe te merren me politike, por me pare duhet te leshojne karriket, zyrat, kompjuterat, fondet, rrogat dhe shperblimet qe marrin aty ku punojne, sepse ka perplasje interesi.

    Te gjitha keto i bejne nje sherbim shume te keq ambasadoreve te shteteve europiane, organizatave nderkombetare dhe vec kesaj ata qe ne fillim e nisen shume keq rrugen e tyre drejt politikes.

    Nuk eshte koha e fillim viteve '90 kur njerezit nuk kishin asnje njohuri per funksionimin e sistemit dhe lirshem mund te abuzoje me gjithcka.

    Nese desheron te besh nje emancipim te politik shqiptare, atehere ajo duhet nisur nga vetvetja.

    G 99 e nisi rrugen ne ilegalitet a thua se Shqiperia shtrihet ne pllajat e Tibetit!

    G 99 eshte marre deri tash me Berishen, sepse duke pare emrat e tyre ne internet pashe se thuajse te gjithe i bashkon urrejtja ndaj Berishes dhe se gati te gjithe kishin si kryefjale Berishen, vecanerisht tre rrogetaret e Kokedhimes dhe Rames -Velia, Stefani dhe Nano.

    Kjo nuk eshte dicka e re dhe as e papritur, sepse para tyre kete rol e kane luajtur Blushi, Cupi etj.

    Paraja dhe pseudoshoqeria e hapur e dishepujve te Sorosit, jane bere sot nje karrem me te cilin mund te peshkohet cdokush qe ka ne xhep nje diplome dhe qe nuk ka patur sukses ne profesionin e tij.

    Shqiptaret e kane provuar internacionalizmin ne kurriz dhe jane perveluar prej tij!


    P.S. Vagabondo sa per kujtese po te sjell nje shkrim tendin per ish-drejtuesin e Mjaft. Besoj se nuk te ka dale nga mendja.

    Some1 me te thene te drejten pajtohem me mendimin tend. Personalisht cdo shqiptar qe mundohet te fitoje kredit nga te huajt duke vene poshte kombin shqiptar per mua eshte zero me bisht.

    Ka gjete kishe me u fal ky te ajo huffington qe une e urrej ne kulm. Nje pro sllave e mallkuar. Cne ky qe shkru ktu? Kush e msoi i her noi liberal ktu qe jane kunder Bushit? apo ene ky mundohet me hy ne rangun e burrave te rende qe shkuajne ke faqja e asaj.

    Ku ka ze nuk eshte pa gje. Ky Veliaj nuk eshte se ra nga qielli ene do e shpetonte Shqiperine. Pak nga pak u dogj ene ky si karte. Mire u dogj
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-02-2008 më 18:04

  8. #38
    Reklama Maska e RAPTISHA
    Anëtarësuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    PR
    Postime
    146
    shume mire po m'pelqen iniciativa e ksaj pjeses Mjaft, kta po ndertojne koalicion per ta shkatrruar Berishen, e ne te ardhmen me qene parti e barabart me ate te Edi Rames, dhe keshtu te filloj nje epoke e re e politikaneve te rij.
    Those who deny freedom to others deserve it not for themselves. -Abraham Lincoln

  9. #39
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Po perdellohet dydrinsi,

    Askujt nuk i intereson fati i Berishes apo Nanos, ashtu sic nuk duhet te na interesoje dhe fati i piktorit Rama apo shtangistit Meta.
    Je afersisht i sakte; ke harruar nje detaj te vockel; i plote do te ishte:

    Askujt nuk i intereson fati i komunisteve Berisha apo Nano, ashtu sic nuk duhet te na interesoje dhe fati i piktorit Rama apo shtangistit Meta.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e adibela
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    larg dhe afer
    Postime
    46
    O zot mbledhje sekrete thone, si me qene mbledhja ne ilegalitet. Po mire mo te zgjuar e te perndritur forumiste qe lexoni dhe botoni shypin e dites flete me flete, pa me thoni si dolen keto emrat dhe ky proces verbal i mbledhjes se pare, apo jaaaaa gazetaret tane investigative duke ndjekur Erionin per t'i vjedh bllokun e shemimeve te mbledhjes se pare .

    Sipas meje bravo i qofte atij dhe ca te tjereve ne G99 ( se per nje pjese qe i njof fatkeqesisht shume) kam plot rezerva.
    Po bravo i qofte qe merr nje iniciative politike tanime kur edhe pse kemi qe qerre me parti politike te rregjistruara po qe jane nje pjese fantazme e nje pjese metastaza te shpifura te PPSH.
    Bravo i qofte se qe kur ka levizur nga Levizja Mjaft ka zene me shume faqe te para gazetash se c'mund te kish zene gjate 4 viteve ne Mjaft.
    Bravo i qofte qe sfiden e hedh te hapur ( nuk e fsheh qe don 10 vende ne parlamente dhe ishalla po i merr)
    Bravo i qofte qe je ben te shkruani paragrafe te tere e qe ju jep nje motiv me shume per te rritur nr e postimeve dhe jalla merrni nje katror jeshil me shume ne profil.
    Bravo i qofte atij apo kujtdo nga grupimi qe ja ka kaluar zgjuarsisht minutat e mbledhjes se pare x redaksie e qe po ju ben te flisni e te mendoni per ta.
    Bravo i qofte qe e ka nis fushaten per veten, grupimin etj qe nje vit me heret se cdo parti tjeter qe do te cirret vetem 1 muaj perpara zgjedhjeve te 2009 me mitingje dhe kengetar/e e pa nje palo argument apo strategji ne te.
    E perseri nese teorite konspirative kastiroteske e 55-eske vertetohen, dhe ai e te tjeret behen si keta qe kemi e spo i heqim dot qafe, BRAVO i qofte se do te jete i 100 apo me shume qe ja ka hedh ketij populli militant qe nuk ve mend.
    Megjithate sfida hapet ne 2009, gjynaf qe nje pjese e juaja nuk do marrin pjese se fathkeqesisht nuk kemi arritur ende te perfishjme diasporen ne votime
    Ndryshuar për herë të fundit nga adibela : 05-02-2008 më 12:04 Arsyeja: korrektim
    koha eshte armiku i vetem qe kam

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. “Do t’ia dalim”, Veliaj çel zyrtarisht fushatën e G99-s.
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 14:59
  3. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •