Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 75
  1. #21
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    ja edhe nje politikan "profesionist" si shume te tjere ne politiken shqiptare qe su ka thene kush ndonjehere puna e mbare!!!
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Mua me duket pozitive kjo gje.

  3. #23
    Besimtar Orthodhoks Maska e vampiri-femrave
    Anëtarësuar
    29-07-2005
    Postime
    63
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fjale me vend, meriton reputacion.

    Ndryshimi midis priftit dhe politikanit eshte se prifti jeton me ate qe besimtaret hedhin ne kanister ne Kishe, kurse politikani ben fushate me fondet e qeverise. Pra ky djaloshi i shkolluar ne Amerike qe nuk ka deshire te punoje as ne Amerike e as ne Shqiperi, pasi i shterruan fondet e ambasadave dhe Sorros zgjedh ta nxjerri buken e gojes me fondet publike te shtetit shqiptar. Arka e shtetit shqiptar paguan fushaten elektorale te partive politike ne Shqiperi.

    Te pakten tani eshte kthyer ne identitet, krah per krah me parazitin me te madh te politikes shqiptare.

    Albo
    I dashur Albo nuk e di sa je ne dijeni per MJAFTIN por per Sorosin me duket se nuk e dike fare.Gjithcka qe ka marr nga SOROSI eshte monituruar dhe vezhguar.E dyta ate qe kan marr e kane justifikuar me 100% dhe nqs kane futur dicka ne xhep e kane merituar per punen qe bene.Me vjen shum keq disa militant partie dalin e Justifkojn Soros apo amabasada si te polimizuara
    Only Justice and God can Judge me

  4. #24

    Zbardhet lista e emrave te grupimit G 99 të Erion Veliajt

    Zbardhet lista e emrave te grupimit G 99 të Erion Veliajt

    Lista e emrave të grupit nismëtar të lëvizjes politike të ish-drejtuesit të MJAFT-it. Çfarë ndodhi në mbledhjen e parë të këtij grupi, të mbajtur sekret dhe të zhvilluar më 27 dhjetor të vitit 2007

    Shaban Sulçe

    Ish-drejtuesi i MJAFT-it, Erion Veliaj, prej kohësh po lakohet se do të jetë kryetari i një partie apo një lëvizjeje të re politike. Madje, një gjë të tillë Veliaj nuk nguroi ta deklaronte edhe në intervistën e dhënë disa ditë më parë për gazetën “Albania”, por pa dhënë detaje të mëtejshme rreth emrave apo drejtuesve që do të përbënin këtë lëvizje. Pavarësisht këtij hezitimi, gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë në mënyrë konfidenciale të dhëna që zbardhin emra, fakte dhe ide që zbulojnë formën dhe përmbajtjen e kësaj lëvizjeje. Një gjë e tillë është bërë e mundur falë burimeve të brendshme të kësaj lëvizjeje, të cilat kanë qenë prezente gjatë zhvillimit të mbledhjes së parë të grupit drejtues të quajtur G99, në ditët e fundit të vitit 2007. Mësohet se kjo lëvizje ka në përbërjen e saj rreth 99 anëtarë, ndërsa gazeta “Albania” zbardh sot emrat e 75 anëtarëve të parë të saj.

    Mbledhja sekret
    Ka qenë data 27 dhjetor e vitit të kaluar, kur drejtuesit e G-99 janë mbledhur për herë të parë dhe kanë diskutuar rreth pikënisjes, organizimit dhe ideve të kësaj lëvizjeje. Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë Erion Veliaj, Milva Ikonomi, Andrea Stefani, Mustafa Nano, Nora Malaj, Genci Majdeli, Lekë Sokoli, Enri Hide, Albana Fico, Selim Belortaja, Artur Kalanxhi, Daniel Borakaj, etj. Mbledhja është zhvilluar jashtë vëmendjes së publikut dhe medias dhe ka shërbyer si pikënisja e mbledhjeve të vazhdueshme të këtij grupi nismëtar. Gjatë vitit 2008, G99 ka zhvilluar edhe disa mbledhje të radhës, më e fundit ka qenë ajo e katër ditëve më parë. Kauza e përbashkët e shpallur në këtë mbledhje ka qenë: “S’kemi asgjë për të humbur, veç dinjitetin tonë që duhet të vëmë në vend”. Objektivi kryesor i kësaj lëvizjeje është deklaruar sigurimi i 10 vendeve në parlament në zgjedhjet e ardhshme elektorale në Shqipëri.

    Idetë
    Në diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhjen e parë të G-99-s është folur me një mllef ndaj politikës së vjetër, ka patur një vetësiguri dhe vetëbesim ndaj suksesit, janë hedhur dhe diskutuar ide të ndryshme, megjithatë grupi drejtues i G99-s nuk ka patur ndonjë ide konkrete rreth organizimit strukturor të kësaj lëvizjeje. Anëtarët e grupit drejtues të G99-s më së shumti kanë folur për çështje filozofike dhe të përgjithshme, ku janë hasur fjali të tipit: “E vetmja vlerë e përbashkët është sulmi ndaj antivlerës”. “Asnjë prej nesh nuk mund të lejojë të jetojë në këtë realitet. Po shohim një paradë kllounësh që na tërheqin zvarrë dhe po na përdhunojnë vlerat dhe liritë”. “Ne jemi shpresa e fundit”, etj

    Veliaj

    Drejtuesi i G99-s i ka garantuar anëtarët e grupit për suksesin e kësaj lëvizjeje, teksa ka caktuar edhe objektivat e saj. “Duhet futur pa komplekse. Nuk po e bëjmë tre muaj para zgjedhjeve për të rregulluar makiazhin, por po angazhohemi me përkushtim të sinqertë. Duhet të bëjmë një Champions League tonën për të ndryshuar status quonë me rregullat tona, jo të tyret, pasi ashtu e kemi gati të humbur betejën”, do të deklaronte Veliaj në mbledhjen e parë të grupit nismëtar të kësaj lëvizjeje. Sipas tij, kjo lëvizje do të fokusohet në qytetet universitare. “Mund të mos kemi shtrirje kapilare nëpër fshatra, por mund të shkojmë në qytetet universitare, ku ndodhet truri i inteligjencës. Do të kemi edhe një njësi operative, e cila do të koordinonte kontributin e gjithsecilit”. Në fund të mbledhjes, Veliaj ka kërkuar nga të gjithë anëtarët që githsecili prej tyre të propozojë çështje që do të trajtohen, që gjithsecili prej tyre të dërgojë një bio të shkurtër, si dhe të vendoset më pas për strukturën organizative, ku alternativat kanë qenë vendosja e hierarkisë apo krijimi i një njësie orientuese.

    Stefani dhe Nano

    Analisti Andrea Stefani e ka quajtur këtë lëvizje si shumë të rëndësishme për t’iu kundërvënë sharlatanizmit qeverisës. Ai ka kërkuar nga anëtarët e grupit drejtues që të fokusohen te organizimi dhe veprimi për momentin dhe më pas me ambicien për të futur në parlament njerëzit që do t’i përkushtohen këtij vendi, pasi kanë ndot nga pisllëku i politikës sot. Ndërkohë, analisti tjetër, Mustafa Nano, do të deklaronte në këtë mbledhje: “Nuk ndihem i gatshëm që të angazhohem në një parti të re politike, por do ta prisja me kënaqësi meqë jeni ju. Si qytetar, do të kërkoja për ca njerëz, që synojnë dhe bëjnë zgjedhje të lira dhe të drejta. Për njerëz që më garantojnë drita dhe ujë. Një parti e vogël mund të arrijë të ketë një funksion edukativ dhe emancipues në skenën politike, edhe sikur të ishte pjesë e këtij koalicioni qeverisës. Ama duhet të jetë një parti me identitet të qartë dhe e pallakatosur me moçalin politik sot. Edhe 10 deputetë mund të emancipojnë të gjithë parlamentin”.

    Emër Mbiemër Grupi i punës

    1-Anisa Kaltanji Administrata publike
    2-Sagita Muço >>>>
    3-Zhani Shapo >>>>
    4-Enila Ceko Arsimi
    5-Ylli Sula >>>>
    6-Alban Skënderaj Art, Kulturë, Sport
    7-Arben Xoxa >>>>>
    8-Eol Çashku >>>>>
    9-Gjergj Trola >>>>>
    10-Kastriot Çaushi >>>>>
    11-Nora Malaj >>>>>
    12-Inida Gjata (Zhaku) >>>>>
    13-Drini Imami Bujqësia dhe zhvillimi rural
    14-Jetona Myteveli >>>>>
    15-Lavdosh Ferruni >>>>>
    16-Xhevaire Dulja >>>>>
    17-Artur Galanxhi Decentralizimi,
    18-Lekë Sokoli >>>>>
    19-Altin Naqe Drejtësia
    20-Andrea Lako >>>>>
    21-Floran Pustina >>>>>
    22-Igli Totozani >>>>>
    23-Julian Hodaj >>>>>
    24-Klotilda Ferhati >>>>>
    25-Eranda Saliaj Ekonomia
    26-Genti Elezi >>>>>
    27-Selim Belortaja >>>>>
    28-Ilir Ciko >>>>>
    29-Enri Hide Europianizimi, Pol.Jashtme
    30-Gjergji Filipi >>>>>
    31-Gjergji Gaçe >>>>>
    32-Maklen Misha >>>>>
    33-Dori Hyseni Financat Publike
    34-Mirjeta Emini >>>>>
    35-Aldor Karaj Infrastruktura, Plan.Urban
    36-Andi Qinami >>>>>
    37-Ervin Mete >>>>>
    38-Sokol Kikino >>>>>
    39-Daniel Borakaj Mbrojtja Sociale
    40-Delina Fico >>>>>
    41-Erinda Shahu >>>>>
    42-Agim Pipa Media
    43-Andrea Stefani >>>>>
    44-Ilir Yzeiri >>>>>
    45-Mustafa Nano >>>>>
    46-Olsi Abazi >>>>>
    47-Alken Myftiu Mjedisi
    48-Xhemal Mato >>>>>
    49-Entela Çobani >>>>>
    50-Alketa Qendro Punësimi
    51-Milva Ekonomi >>>>>
    52-Erlir Puto Reforma Zgjedhore
    53-Ilirian Celibashi >>>>>
    54-Ened Mato Rinia
    55-Jonida Sinani >>>>>
    56-Eduard Hashorva Shëndetësia
    57-Ledia Lazri >>>>>
    58-Arjola Agolli Shoqëria Civile
    59-Juliana Hoxha >>>>>
    60-Altin Bushka Shoqëria e Informacionit
    61-Dritan Mezini >>>>>
    62-Albert Dervishi Siguria Kombëtare
    63-Bajram Ibraj >>>>>
    64-Ervin Karamuço Të Drejtat e Njeriut
    65-Fatos Çoçoli Turizmi
    66-Edvin Zhllima Për tu konfirmuar
    67-Joni Baboçi Për tu konfirmuar
    68-Xhilda Preni Për tu konfirmuar
    69-Erjon Veliaj Kordinimi
    70-Arbjan Mazniku Kordinimi
    71-Marinela Lika Kordinimi
    72-Endri Fuga Kordinimi
    73-Olta Xhacka Kordinimi
    74-Genci Kojdheli Kordinimi
    75-Alba Çela Kordinimi


    Gazeta Albania
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-02-2008 më 14:44

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Jo vetem brezi me i ri, por edhe ai "mesatar" deri edhe ne ate te moshes se trete, po e konsolidojne mendimin se protagonistet e politikes post-komuniste nuk munden te sjellin me ndryshime, sidomos ne ate te sensit pozitiv.

    Siç e shprehin edhe disa ne kete forum, politikanet e tanishem, si ata ne pozite, ashtu dhe ata ne opozite, shpresat i kane ne disa individe si sali berisha; tek ky i fundit nuk jane vetem ata te pozites, por edhe ata te opozites si puna e gjinushit, milos, e sera e tyre. Kjo vjen per vete faktin se ata kane qene komuniste si puna e saliut, biles edhe me funksione dalluese, ndaj tek ai i mbajne shpresat, pavarsisht qe ne dukje "duan te hane njeri-tjetrin".

    Ikja, deri diku shmangia e bute e fatos nanos eshte nje tregues se eshte e mundur qe edhe saliu te shmanget "embel", e cila do te kete si efekt domino largimin e "korifejve" te tjere komuniste prej drejtimit si ne opozite ashtu dhe ne pozite.

    Po si do te jete konfiguracioni i udheheqesve te rinj ne PD, PS apo edhe e ndonje force e re?

    Eshte e veshtire per tu parashikuar - trashegimia e veçanerisht mentaliteti komunisto-diktatorial eshte ende i pranishem dhe veprues, pavarsisht nga mosha, ndaj nuk mund te thuhet se rama perfaqeson ndryshimin e deshiruar e aq te pritshem prej shqiptareve.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    ... Kauza e përbashkët e shpallur në këtë mbledhje ka qenë: “S’kemi asgjë për të humbur, veç dinjitetin tonë që duhet të vëmë në vend”. Objektivi kryesor i kësaj lëvizjeje është deklaruar sigurimi i 10 vendeve në parlament në zgjedhjet e ardhshme elektorale në Shqipëri.

    ...Duhet të bëjmë një Champions League tonën për të ndryshuar status quonë me rregullat tona, jo të tyret, pasi ashtu e kemi gati të humbur betejën”, do të deklaronte Veliaj në mbledhjen e parë të grupit nismëtar të kësaj lëvizjeje. Sipas tij, kjo lëvizje do të fokusohet në qytetet universitare. “Mund të mos kemi shtrirje kapilare nëpër fshatra, por mund të shkojmë në qytetet universitare, ku ndodhet truri i inteligjencës. Do të kemi edhe një njësi operative, e cila do të koordinonte kontributin e gjithsecilit”.
    10 Deputet do te thote 7% te votave (ne qofte se do kemi nje sistem zgjedhor te paster proporcional) ose e thene me numer votash 90-100 mije vota.

    Nuk eshte nje objektiv i paarritshem, ne qofte se kjo parti e re do mobilizonte te gjithe votuesit 18-25 vjecar te qyteteve universitare.
    Vecse per te mobilizuar kete grupmosh duhet patjeter qe te dilet hapur kunder te gjithe spektrit politik ne Shqiperi (duke filluar nga Berisha e Pollo dhe duke mbaruar te Rama dhe Gjinushi).

    Ne qofte se Veliaj, Stefani apo M. Nano do wazhdojne te mbeten "Delfinat" e Edi Rames, ateher ata nuk do te mund fusin as edhe nje deputet ne parlament.
    (Perjashtoj rastin qe: Rama ju le ndonje zone te lire ne Tirane apo ku ta di une se ku)

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Per te mbajtur karrigen - edhe ne opozite - saliu eshte gati te beje aleance edhe me keta te G-99, ashtu si beri me protagonistet e '97.

    Çfare kameleonesh - thua se nuk ka kujt ti ngjaje.

    Nje komunist i devotshem si saliu nuk ka pse te mos behet nje sharlatan pragmatist, gjithmone ne dem te demokracise e te Shqiptarise.

  8. #28
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    goxha grup

    Le te shpresojme qe nuk do te bien pre e skemave te vjetra.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  9. #29
    Lëvizja politike e Erion Veliajt, karikaturë e G-17 të Serbisë


    04 Janar 2008


    Nga Kastriot Myftaraj


    Erion Veliaj ka paralajmëruar në disa intervista televizive në fund të vitit të kaluar, se në janar do të prezantojë lëvizjen e tij politike, për të cilën ka thënë se nuk do jetë parti, por një lëvizje që do të jetë një bashkim njerëzish me histori suksesi në fusha të ndryshme, duke filluar që nga shoqëria civile.Erion Veliaj në disa intervista ka pretenduar se ka qenë ai, së bashku me ekipin e tij të Lëvizjes «Mjaft», që futën të parët fjalën «lëvizje» në Shqipëri, dhe që më pas sipas tij u kopjua nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo ngjet me atë që thuhet për lëvizjen studentore të viteve gjashtëdhjetë në Europë se ata mendonin që kishin shpikur çadrën, që kur e hapën atë për herë të parë. Erion Veliaj nuk është origjinal as tek fjala «lëvizje» dhe as tek modeli politik që ka paralajmëruar të paraqesë.

    Në Shqipëri fjala «lëvizje» është shumë e vjetër në politikë. Protestat studentore në vitin 1990 u quajtën lëvizja studentore apo lëvizja demokratike. Në vitin 1997 Dashamir Shehi krijoi një parti me emrin Lëvizja për Demokraci. Një parti e emigracionit antikomunist shqiptar quhej Lëvizja e Legalitetit. Pra, Erion Veliaj nuk bëri ndonjë gjë origjinale kur përdori fjalën lëvizje për «Mjaft». Në rast se do që të jetë origjinal atëherë ai duhet të përdorë fjalën «velizje».

    Edhe me lëvizjen e tij politike që pritet ta promovojë Erion Veliaj nuk po bën ndonjë gjë origjinale. Lëvizje e tij politike, e quajtur bashkim i njerëzve me histori suksesi në fusha të ndryshme, është një imitim, në trajtë karikature, i G-17 në Serbi. Në Serbi lëvizja politike e njohur si G-17 në fillim lindi si formacion i shoqërisë civile, ashtu si Lëvizja «Mjaft», madje G-17 në fillimet e veta ngjan më tepër me «Aksionin Civil» pjesë e të cilit është edhe Veliaj. Kur u krijua G-17 në Beograd si formacion i shoqërisë civile, ai ishte në fillim bashkim i 17 njerëzve të njohur në fushat e tyre, ekonomistë, juristë, historianë, specialistë të shkencave politike etj. Grupimi u sponsorizua nga Fondacioni «Soros» dhe mbështeti opozitën në zgjedhjet e vitit 2000. Kryetar i bordit administrativ të G-17 u bë Miroljub Labus, i cili ishte ekonomist i njohur që jepte mësim në Universitetin e Beogradit. Ai kishte patur një pozicion të rëndësishëm në Zyrën federale të statistikave në Beograd, nga viti 1986 në 1994 dhe që nga viti 1993 punonte si kërkues shkencor në Institutin e Ekonomisë në Beograd. Ai botonte revistën shkencore ekonomike «Prirjet ekonomike» dhe ishte autor i pesë librave për ekonominë. G-17 u shndërrua në lëvizje politike me këtë emër, madje në parti, në vitin 2002 dhe Miroljub Labus u bë kryetari i parë i saj. Kur G-17 u shndërrua në lëvizje politike, Labus ruajti modelin që kishte pasur si formacion i shoqërisë civile, duke tërhequr njerëz të suksesshëm në fushat e tyre. Është e qartë se Erion Veliaj tenton të imitojë modelin e Miroljub Labus, por duke qenë karikaturë e Labus. Derisa Labus ishte vërtet një njeri me një histori suksesi në fushën e vet, Erion Veliaj është një njeri që hyri në shoqërinë civile si një anonim i cili u pompua dhe u financua nga Fondacioni «Soros» dhe ambasada të huaja në Tiranë si ajo holandeze. Kur Labus hyri në G-17 ai ishte 50 vjeç, ndërsa kur Erion Veliaj hyri në Lëvizjen «Mjaft» ai ishte 24 vjeç dhe nuk kishte asgjë veç një diplome nga një shkollë e huaj, të cilën nuk e ka treguar kurrë publikisht për të dhënë shembullin e transparencës të cilën e pretendon nga politikanët. Tash, pas rreth pesë vitesh, kur Erion Veliaj kërkon të hyjë në politikë si kryetar i një lëvizjeje që shpall se do të bashkojë njerëz me histori suksesi në fushat e tyre, ai duket se për veten e vet kërkon të shesë si histori suksesi angazhimin e vet në Lëvizjen «Mjaft». Pra, Veliaj kërkon të hyjë në politikë me kredencialet e dyshimta të demagogut. Se ato që ka thënë Veliaj si kryetar i Lëvizjes «Mjaft» mund t’ i thoshin dhe i thonë nëpër kafene mijëra të diplomuar shqiptarë që nuk kanë fatin të pompohen nga të huajt si Veliaj. Kështu, Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veç një karikaturë e Miroljub Labus. Por cilin do të paraqesë Erion Veliaj në grupin e njerëzve të tij me histori suksesi? Në rast se ka ndërmend të paraqesë Milva Ikonomin, në krah të së cilës është parë shpesh tek «Aksioni Civil» duhet ta dijë se njerëzit e mbajnë mend mirë që në vitin 2005, para zgjedhjeve, Milva Ikonomi u shfaq në televizione, në një ceremoni ku merrte teserën e PS nga kryetari i atëhershëm i partisë, Fatos Nano, të cilin sot e shan për kënaqësinë e Edi Ramës. Apo mos ndoshta Erion Veliaj kërkon të na shesë si njeri me histori suksesi Gent Ibrahimin, i cili është një ekzemplar tjetër i species Homo OJF-icus, dhe që është privilegjuar në botën e OJF-ve falë origjinës së tij nga nomenklatura e ish-regjimit komunist. Apo mos ndoshta Erion Veliaj do të na paraqesë si një njeri me histori suksesi ish-kandidatin për deputet të Aleancës Demokratike në zgjedhjet e viteve 1996-1997 dhe ish-aparatçikun vegjetues të Ministrisë së Jashtme të kohës kur ishin socialistët në pushtet, dhe një tjetër pinjoll i nomenklaturës komuniste? Kur G-17 vendosi të transformohet nga lëvizje e shoqërisë civile në lëvizje politike, këtë gjë e bëri në mënyrë serioze, duke u shndërruar në parti politike. Ndërsa Erion Veliaj, dëshiron që edhe të krijojë një lëvizje politike, por edhe mos të krijojë një parti politike. Me sa duket Veliaj e bën këtë gjë se ai do që të jetë diku midis shoqërisë civile dhe politikës, duke dashur të vazhdojë të bëjë gjykatësin e politikës. Ai nuk do që të vihet në pozitën e kryetarit të një partie politike, se pastaj do të jetë ai që do të gjykohet, dhe madje do të fillojë të konsumohet. Edhe kështu ai do të gjykohet dhe konsumohet, por kërkon të bëjë një truk për ta evituar sadopak këtë gjë. Veliaj do që të jetë me një këmbë në politikë dhe me një këmbë jashtë saj. Kjo, sado e sofistikuar që të duket, është së pari joserioze, madje qesharake. Në rast se ky zotëri kërkon votat e shqiptarëve, ai duhet ta bëjë këtë gjë seriozisht, duke krijuar një parti. G-17 në Serbi, kur konkurroi si parti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2003, fitoi 11.3% të votave, duke marrë 34 vende në parlamentin serb prej 250 vendesh. Pra, grupimi i njerëzve me histori suksesi që e përbënin këtë lëvizje e verifikuan mbështetjen popullore që ata kishin. Ata ishin njerëz seriozë. Erion Veliaj, që është karikatura e Labusit, si personalitet dhe në fushën profesionale, kërkon të krijojë vetëm një aneks të PS. Erion Veliaj me lëvizjen e tij politike do të mbështesë kandidatë të caktuar të opozitës, posaçërisht të PS, të cilët do të quhen si njerëz me histori suksesi. I vetmi efekt praktik i kësaj nisme është se shqiptarët do ta marrin vesh se kush është homoseksual nga kandidatët e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Këtu kam parasysh dhe një humor të shkëlqyer në «Portokalli», para disa javësh, kur dikush i thoshte shokut të vet që u shti si homoseksual që kërkonte vizë në ambasadën amerikane, se ishte i persekutuar në Shqipëri: Kryesorja është që pranove se je homoseksual, se tani për vizë nuk është problem, shkojmë tek ambasada holandeze! E pra, ambasada holandeze është ajo që mbështeti që në fillim më së shumti, edhe financiarisht, Lëvizjen «Mjaft», lëvizje kjo që u zbulua si një grupim njerëzish që bënin orgji homoseksuale, me fotot që u publikuan në media. Tash që Erion Veliaj do të hyjë në politikë, ai ka detyrimin që t’ i zbatojë vetë ato gjëra që dikur ua ka kërkuar politikanëve në fushatat e Lëvizjes «Mjaft», dhe në radhë të parë transparencën e fondeve financiare të partive. Veliaj dhe njerëzit e tij janë mësuar të punojnë me shumë para. Tani, ku i dihet mund të ketë edhe protesta para selisë së lëvizjes politike të Veliajt, të vajzave të veshura me fustan nusërie, siç ka bërë Erion Veliaj dikur, të cilat duan të zenë radhën për t’ u bërë zonjë e parë, meqë Erioni pritet të bëhet kryeministër dhe president, me hyrjen e tij në politikë.

    Gazeta Sot

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    cte rinj jan keta mo..
    nga shifra datlindjes ne gjendje civile do thoni ju mo..
    te re e ka stefani apo lek sokoli e ca tjere akoma me te re por..ata jan gerxho te kooperativizuar stalinisto enveriste..


    tere kjo eshte nje marifet..

    dydrins ti e di ceshte shunti ne elektroteknike..?¨

    pra kupola mafioze po luan guret e fundit.. pra po mobilizon rezervat.. e partise punes.. pra kelysherine e kelysherise se nomenklatures se ppsh-se.. si dhe ata qe ju qante zemra per te ryre ne parti te s umes po qe ajo ahere duke qene maj kalit nuk i begenisi.. e tani.. politika e re.. pra hapja e dyerve te partise edhe per ata te stolit rezerve.. qe ka nisur Ps .ja do cfaqet tani me variantin e ri.. nje parti tjater knse e re por qe do shkunde dardhat per kupolen mafioze.. PS-ne.. qe aq e "re" pra eshte aq e vjeter sa c'esht i vjeter Krimi dhe vjedhja e poshtersia e djallezia..

    mbushur me puto ishte..qe do te thote manushe te enverit.. ..
    e keshtu me radhe po ti shohec sjan tjeter vec shampanje piresit vampire naten e vrasjes se te Riut te vertete Azem Hajdarit..
    ja keta jan keta..

    po si eshte puna e shuntit..

    ne se duam te zbrazet shpejt nje kazan me uje.. do ti bejme shum bira..
    kazani eshte shqiperia..mileti pra..
    ata jan ndare..ca ne pd ca ne ps..
    mirpo eshte nje kategori qe levrijne si pleshtat .. as andej as ketej.. pra qe hane me dy luge..
    mir ke daja mir ke halla..
    Kete turme m.ut muterish kerkon ta fuse ne vathe te vet.. edvinua..por nuk i thote ejani tek une psikopati enverist mafioz e i djallezuar.. por..ja hyni tek keta fringot e rinj fare qe jane sifilizat e rij gjoja te politikes se re.. pra tek mutaf nano e andre stefani me shoket e tjere akull te rinj..

    me kete rast marrim thone ata dhe te lekundur nga pd-ja qe propaganda jone i ka hutuar e ja ka shvidhosur vidhat me metoden.. genje genje se dicka mbetet..

    te rinjte e vertet jan ata qe respektojne sjellsin e demokracise.. sali berishen..
    anti-berishet jane sterkelishe te enver xha stalos e ujqer e cakenj qe i pame atje ne shkallet e universitetit te vlores kur hapen shampanjat tere gezim.. sepse para tyre po masakrohej nje njeri..po i pihej gjaku nje njeriu..nga nje kuceder e ketij lloj soji vampir..

    keshtu punet..



    nuk me erdhi mire qe pash ne ato lista xhemal maton .. fizikantin e zhytsin nenujor.. qe gezon respekt ne popull..
    ik xhemal ..larg ujqerve.. se ti je kaproll..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 02-02-2008 më 18:41

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. “Do t’ia dalim”, Veliaj çel zyrtarisht fushatën e G99-s.
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 14:59
  3. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •