Close
Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 217
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Ju uroj burg te kendshem ktyre "konsujve" dhe kujdes sapunin.

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297
    Cmenduri,degjenerim,,kjo meriton burgun.

  3. #103
    mir ben po he qejf o qejf ko bot

  4. #104
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Keto dy postimet e fundit me siper.brilante

  5. #105
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Me fal por, 44-21=23 vjet diference, jo 12.

    Edhe ishin "njerke e bir", jo "nene e bir", se na perziet pizzen qe sapo hengrem...
    D@mian mire qe e paske kap dhe ti se une gjithe kohen po vrisja mendjen nga e nxoren keta kete 12-en

    Nejse, nuk mendoj se eshte e drejte te them qe ata bene gabim apo jo sepse ata e dine vete. Fakti qe ajo eshte 23 vjece me e madhe te them te drejten eshte pak shume si diference moshe per te patur nje lidhje tamam dhe sidomos nje martese kur ky djale eshte vetem 21 vjec dhe nuk e ka filluar akoma ta njohi jeten ne plot kuptimin e fjales dhe te jetoi e te provoi cdo gje qe jeta i ofron atij. Po ashtu fakti qe ai cift e mori kete shqiptar si djalin e tyre dhe pastaj ndodhi kjo nuk me duket aspak e drejte.

    Uroj qe ata te jene te lumtur se gjera te tilla nuk eshte as hera e pare dhe as e fundit qe do ndodhin, por nuk mendoj se kjo lidhje do zgjasi shume.

  6. #106
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Shmang ekstradimin nga Anglia: Me perndjekin myslimanet

    Shmang ekstradimin nga Anglia: Me perndjekin myslimanet


    Pas sproves se fitimit e azilit ne Britanine e Madhe duke u hequr si homoseksuale te persekutuar, emigrantet shqiptare shenojne nje tjeter precedent te pabesueshem.

    FERDINAND DERVISHI
    Gazeta Panorama

    Këtë radhë një tjetër emigrant, Frrok Koçeku, banor në Lurë të Dibrës, i dënuar me 15 vite burg për vrasje të kryer në vitin 1996, arrin të bindë trupin gjykues se ai nuk duhet të ekstradohet në Shqipëri me justifikimin gjenial: “Familja ime e përkatësisë fetare kristiane persekutohet nga muslimanët që përbëjnë shumicën”. Ky argumentim i ardhur krejt pa prova, por i shoqëruar me lotë dhe justifikime të ngjashme, ka anuar përfundimisht peshoren e drejtësisë angleze e cila ka vënë dorën në zemër për emigrantin duke i refuzuar ekstradimin drejt “një vendi ku nuk garantohen të drejtat me elementare të njeriut”. Vendimi i nënshkruar nga gjykatësi Quetin Purdy më 17 janar të këtij viti, një kopje të të cilit gazeta “Panorama” arriti të sigurojë përmes ministrisë së Drejtësisë, duhet të apelohet nga shteti shqiptar brenda dy javësh. Ndërkaq një jurist anglez, që përfaqëson Shqipërinë në gjyq, megjithë verifikimet e bëra me ndihmën e strukturave tona të drejtësisë, nuk mundi të shmangë alibinë e ish-mësuesit nga Lura, të dënuar për vrasje. Ajo thjesht ishte një vepër arti e përpunuar me kujdes për të prekur zemrat e gjykatësve, të cilët vendosën, pothuaj pa kërkuar asgjë të provueshme në fjalët e emigrantit të arrestuar për llogari të Interpol Tiranës.

    Mbrojtja e shkëlqyer

    Sipas vendimit të gjykatësit Quetin Purdy, esktradimi nuk mund të quhej i ligjshëm pasi ngjarja ka për të cilën Koçeku akuzohet ka ndodhur 11 vjet më parë dhe rrjedhimisht kërkesa e Qeverisë Shqiptare për ekstradim është e vonuar. Më tej vitet e kaluara në Londër, ndërtimi i një familjeje perfekte e të dhëna të ngjashme janë konsideruar nga gjykatësi si të tjera argumente për të mohuar ekstradimin. Në vazhdim vjen edhe argumenti më i fortë i sjell nga mbrojtësi ligjor i Koçekut. Sipas tij familja Koçeku është e vetmja familje e besimit kristian (katolik) në Lurë, zotëruese e shumë pronave dhe si e tillë është persekutuar sistematikisht nga muslimanët ziliqarë të zonës. Madje këta me përdhunë i kishin rrëmbyer shumë prona ndërsa të tjera ia kishin shkatërruar. Si rast më të freskët mbrojtja kishte sjellë faktin e djegies së rreth 300 hektarëve pyje në Parkun Kombëtar të Lurës, përgjatë verës së shkuar, 2007, të gjitha prona të familjes Koçeku. Pranë këtyre argumenteve ishte renditur edhe fakti i ndërtimit të një hidrocentrali nga italianët në një nga liqenet e Lurës. Sipas mbrojtjes, vepra energjetike po ndërtohej padrejtësisht mbi pronat e emigrantit Koçeku. Për këtë padrejtësi vetë klienti i tij kishte telefonuar në Ambasadën Italiane në Tiranë.
    Po kështu, sipas mbrojtësit të emigranti shqiptar, regjimi politik në Shqipëri që vazhdon persekutimin ndaj familjes i ka hequr klientit të tij Frrok Koçeku nënën nga puna si pastruese në spitalin e Lurës dhe më tej, vëllait të tij, ushtarak, i kishin ndërprerë rrogën. Në fund të mbrojtjes, avokati ka shtuar si argument edhe pretendimin se i dënuar në mungesë, klienti i tij, në rast se do të ekstradohej, nuk do të rigjykohej nga drejtësia shqiptare, duke e konsideruar këtë si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Përfundimisht gjykatësi anglez, argumentet e sjella nga mbrojtja i vlerëson si më të besueshme se pretendimet e juristit që përfaqësonte shtetin Shqiptar. Në fund të vendimit të tij, që rrëzon kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradim, shkruhet: “E shkarkoj nga përgjegjësia për të ekstraduar zotin Koçeku në Shqipëri duke u bazuar në kohën që ka kaluar që nga ndodhja e krimit, të drejtat e njeriut dhe çështjen e rigjykimit. Jam i pasigurt që kjo gjykatë të vendosë se garancia e Qeverisë Shqiptare për rigjykimin e tij, nëse ekstradohet, do të zbatohet.”

    Shteti shqiptar

    Drejtësia shqiptare, me ndihmën e Interpolit arriti ta arrestonte më 6 shtator 2006 Frrok Koçekun në Londër pasi ai rezultonte i dënuar me 15 vite heqje lirie në mungesë për vrasjen më 1996 të një bashkëfshatari të vet, të quajtur Besim Buci. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtësisë shqiptare është duke u bërë në gjykatën Westminster Magistrate Court në Londër. Juristi anglez Marks Weeks, përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë proces, ka pasur të gjithë aksesin e marrjes nga Shqipëria të dokumenteve që të hidhin poshtë pretendimet qoftë të dyshimta, qoftë të gënjeshtërta të të arrestuarit me qëllim ekstradimi. Porse së pari gjykatësi Purdy nuk ka marrë në konsideratë faktin e servirur nga juristi Marks Weeks sipas të cilit në vitin 1998, Kur Koçeku kishte mbërritur në Angli, kishte aplikuar për azil duke u hequr si kosovar dhe me emër e mbiemër të ndryshëm. Po kështu gjykatësi nuk ka marrë parasysh faktin se Koçeku paraqiti pranë gjykatës disa dokumente të falsifikuara për aplikim për pajisje me pasaportë ndërkombëtare në Shqipëri. Sipas Koçekut ai kishte aplikuar me këto dokumente pas vrasjes, në vitin 1997, dhe rezultonte me dëshmi penaliteti të pastër. Të njëjtat dokumente, pas verifikimeve të bëra nga juristi që përfaqëson shtetin shqiptar, dolën se ishin false, por gjykatësi nuk e mori parasysh edhe këtë fakt. Nuk dihet nëse juristi pati apo nuk pati kohë të vërtetonte pretendimet e Koçekut për persekutimin e familjes së tij nga muslimanët e të tjera të ngjashme, porse gjykata duket e ka parë të arsyeshme ndërkohë të marrë një vendim mosekstradimi. Pjesa e mbetur e kësaj historie mbetet për tu mësuar më 1 shkurt, pak ditë më pas, kur të vërtetohet nëse shteti shqiptar e ka apeluar këtë vendim, apo jo.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    eshte me te vertete poshtersi,
    na nxjerr namin e keq kot, kur dihet fare mire qe ne shqiperi nuk ka probleme fetare.

  8. #108
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mo po ky te dergohet ne Shqiperi dhe ta gezoje burgun sepse e meriton,po na gjeka justifikime te kota ky,e dijne keta qe burxhet jashte jane me kushte si me qene ne hotel dhe i dine burgjet e Shqiperise...Duan kushte te shkretet dhe futja rrenes!

    Sot ne France vijne akoma njerez qe kerkojne azil politik dhe paraqesin gazeta ku ne te cilat shkruhet se jane ne kerkim per hir te opinioneve te tyre politike kunder PD ose PC.Edhe keto nuk jane te verteta,po ja qe blihen edhe gazetaret,dhe me vjen keq pasi jane familje qe kane ikur per ti shpetuar varferise dhe mjerimit dhe jane te detyruar te genjejne!
    Kurse ky me siper te iki ne Shqiperi dhe sa me pare!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nje gje nuk kam te qarte une,
    pse gjykata nuk ben verifikimet e duhura qe ajo qe thote ai eshte e vertete,
    nese eshte kaq e lehte te genjesh, qenka mire andej, une do shpallem i perndjekur politik.

  10. #110
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    sinqerisht eshte per tu ndier keq!!
    nje precedent i tille nuk ekziston ne shqipri!!
    ka patur rruge dhe mundesi tjera per te i shpetuar ekstradimit!!
    megjithate rruga me e mire per te denuarin do kishte qene qe te mos bente krime duke vrar njerez!!dhe pastaj pranon te luaj rrolin e nje homoseksuali per te i shpetuar drejtesise!
    megjithate per mendimin tim ky person vertet mbetet nje homoseksual!!

Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •