Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 217
  1. #91
    Socialist Maska e Genti
    Anëtarësuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140
    Nuk me pelqen fakti i gazetareve qe ne çdo postim qe bejne thuhet ' Meshkujt shqiptar dhune ndaj grave' kjo nuk eshte e drejte sepse gjona te tilla ndodhin ne cdo shtet te botes dhe ne ANGLI ku jetojme.

    Me vje shume keq ku kemi arritur si shqiptar pasi shumica jone kemi harruar vendin nga kemi ardhur dhe po ndryshojme komplet si persona.
    Fakti eshte qe te gjithe kemi harruar origjinen tone kush jemi nga kemi ardhur si kemi ardhur, apo kemi ardhur ketu dhe kemi gjet softren shtruar dhe hajt sna bohet vone tani, ky mentaliteti yne nuk eshte aspak i drejte sepse po te shofim ndryshimet qe kemi bo kohet e fundit jane komplet ndryshe me mentalitetin qe kemi ardhur.

    si shqiptare te gjithe kemi gabimet tona duke filluar nga meshkujt, Dhuna ne familje, bixhozi, pija, etj etj po ashtu dhe femrat nuk eshte se jane perfekte sepse dhe ato kane ndryshuar, dhe ndryshime tyre eshte Tradhetia qe ato bene ke burrat e tyre.


    Por nejse mos ta zgjasim shume pasi ska lezet por mos te harrojme se jemi SHQIPTARE dhe tradita me mentalitetin e vendlindjes duhet ruajtur.
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  2. #92
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Po te ishte rasti qe burri ia ka bere te njejten grua, ne, pas monitorit nuk do habiteshim shume.
    Po qe grua e ka bere, nuk na le edhe aq te rehatshem, me thene.
    Cudi pse?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #93
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli. Shpartallohet banda shqiptaro-lituaneze e prostotucionit

    Shpartallohet banda shqiptaro-lituaneze

    Trafikonin prostituta nga Lituania

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Policia e qytetit të Lidsit në Anglinë Veriore ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-lituanez që merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Ftohtësinë e prangave angleze e ka provuar një shqiptar, që sipas policisë drejtonte shfrytëzimin e vajzave si dhe tre shtetas lituanezë, dy prej të cilëve femra. Emigranti shqiptar Nazif Selini, i cili kishte kërkuar azil në Angli si shtetas jugosllav, ishte koka e këtij grupi kriminal. Ai, së bashku me lituanezët, kanë dalë dje përballë Gjykatës "Leeds Crown Court", duke u përballur me akuzat për trafikimin e vajzave lituaneze drejt Anglisë, kontrollin e trafikut të tyre brenda Anglisë, kontroll prostitucioni për qëllime përfitimi, pastrim parash si dhe përdhunim dhe ngacmim seksual. Arrestimi këtij grupi kriminal u ndërmor nga "Ëest Yorkshire Police", pas një investigimi disa mujor të aktivitetit të tyre në dy zona, "Harehills" dhe "Roundhay", ku shfrytëzonin vajzat e trafikuara. Një zëdhënës i "West Yorkshire Police" nuk ka pranuar të thotë me saktësi se sa është numri viktimave të identifikuara nga policia.

  4. #94
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli. Grabitja 53 milion paund, 2 shqiptaret ne pritje te vendimit

    Angli. Grabitja 53 milion paund, 2 shqiptaret ne pritje te vendimit

    Nga Gjykata e krimeve te renda Old Bailey
    Muhamed Veliu


    Në katin e dytë të gjykatës qëndrore të krimeve në Londër, përpara sallës së gjygjit nr 5 si asnjëherë tjetër shikon një mori gazetarësh.
    Jashtë saj e njëjta situatë. Kamera të instaluara gati dhe fotografë që presin.
    Pritja e tyre varet nga kohëzgjatja e marrjes së vendimit në fajtor apo jo fajtor nga juria e shtatë të akuzurve për grabitjen e 53 milion paund më e madhje në historinë e Britanisë së Madhe.
    Në pritje mes ankthit janë edhe dy shqiptarët e akuzuar Jetmir Bucpa dhe Ermir Hysenaj, të cilët sëbashku me pesë britanikët e bashkëakuzuar nuk i kanë pranuar akuzat në këtë proces që zgjati 7 muaj.
    Mbi ta rëndon akuza për konspiracion në grabitje, perngmarrje dhe armbajtje paleje.
    Sipas prokurorisë Hysenaj është cilësuar si njeriu i brendshëm i grabitësve që dha informacion për hyrje daljet e depos.
    Ndërsa për Jetrmir Bucpapën po sipas akuzës ai ishte njeriu që kalonte informacionin tek grupi grabitësve dhe se ka marrë pjesë në pengmarrjen e gruas së menaxherit të depos.
    Gjykatësi Penry-Davey katër ditë më parë i tha antarëve të jusrisë ti shqyrtojnë provat e dëgjura gjatë procesit me ftohtësi dhe qetësi duke shtuar.
    “Nuk ka dyshim në seriozitetin e performancës në detyrën tuaj e cila nis që tani. Është një detyrë e rëndësishme e cila kërkon nga ju të kryhet pa asnjë lloj emocioni”.
    Mediat e këtushme ka kohë që janë në garë për të mësuar sa më shumë informacione të reja rreth të akuzuarve, por një gjë është e sigurtë.
    Emri Shqipërisë nësë dy shqiptarët do të gjenden fajtor në këtë krim me profil të lartë dhe me interes jo të vetëm mediave britanke por edhe atyre botërore do të lakohet për keq.
    Ndërkohë në komunitetin shqiptarë në Angli dy djemt me origjinë nga Tropoja shikohen si heronj. Për një fakt shumë të thjeshtë.
    Sepse ata hynë në historinë e Britanisë së Madhe duke u përshinë në një krim që kërkon guxim të jashtëzakonshëm dhe jo si shumë bashkombas të tyre që përvec përfshirjes në botën e prostitucionit nuk dinë të bëjnë gjë tjetër.

  5. #95
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer,Akuza për ngacmim seksual shqiptarit viktima 11-vjeçare dëshmon duke qarë

    Akuza për ngacmim seksual shqiptarit viktima 11-vjeçare dëshmon duke qarë

    Prokuroria londineze: Vesel Murataj i tregoi organin gjenital të miturës

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Një emigrant shqiptar në Londër është përballur dje në Gjykatën britanike të Krimeve të Rënda "Old Bailey", si i akuzuar për ngacmim seksual dhe përdorim dhune ndaj një të miture. Prokuroria londineze, në seancën e parë gjyqësore, ka akuzuar Vesel Muratajn për tregimin e organit gjenital dhe tentativën për të futur në makinë një vajzë 11-vjeçare. I akuzuari Murataj, që në momentin e arrestimit po ashtu edhe në gjykatë, ka mohuar të dyja akuzat e ngritura ndaj tij. Mësohet se Murataj kishte kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe si një person që i përkiste komunitetit rom në Kosovë, të cilët persekutoheshin nga shqiptarët dhe ish-ushtarët e UÇK-së. Ministria e Brendshme britanike, "Home Office" i kishte garantuar leje-qëndrim përgjithmonë në Britani.
    Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2007 në zonën Eltham në Jug të Londrës, ndërkohë që shqiptari do të arrestohej 10 ditë më vonë, pasi minorenia e identifikoi gjatë një parade identifikimi. "Zoti Murataj ndali makinën tip "Benz" ngjyrë gri, fillimisht e pyeti vajzën për drejtimin e një rruge, ndërkohë që, sipas saj, ai kishte pantallonat e zbërthyera, duke mbajtur të shtrënguar me dorë organin gjenital", ka thënë prokurorja Bozi Sheffi. Më tej, duke lexuar aktakuzën, prokurorja i ka treguar gjykatës se shqiptari më pas është afruar te dera e pasagjerit dhe ka kapur prej krahu vajzën. Ajo, pas pak, duke përdorur forcën ka mundur të largohet, duke kërkuar ndihmë te një kalimtare. E gjithë ngjarja është parë nga shoferi i një autobusi, i quajtur Xhozef Kemp, i cili përmes radios ia komunikoi incidentin zyrës së kontrollit të autobusëve. Ata më pas kanë njoftuar policinë për incidentin e raportuar nga punonjësi i tyre. Ai dëshmoi në gjykatë, duke rënduar pozitën e të akuzuarit Vesel Murataj.
    Gjithçka që ka ndodhur atë mëngjes kur ajo po shkonte në shkollë, 11-vjeçarja e ka rrëfyer në gjykatë përmes një video-konference, në mënyrë që mos të shikonte Muratajn. Fillimisht gjykata pa përmes monitorëve një intervistë të vajzës dhënë disa orë pas incidentit, e cila ishte regjistruar me figurë në stacionin e policisë. E mitura tregon me detaje çfarë kishte përjetuar. Me qetësi ajo u përgjigjej pyetjeve të dy oficerëve të policisë nga operacioni "SAFARE", që merret me hetimin e të tilla krimeve me natyrë seksuale. Më pas, gjykata ka proceduar me marrjen e vajzës në pyetje nga prokurorja Sheffi dhe avokatja mbrojtëse zonjusha Bonsu. Në një moment, gjatë dhënies së dëshmisë përmes një video-konference, duke qarë ajo tha se kur ai e tërhoqi nga dora ishte e frikësuar se po e fuste në makinë me qëllim rrëmbimi.

  6. #96
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli, dështon ekstradimi vrasesit Frrok Koçekut

    Gjykatësi britanik i merr si të mirqena gënjeshtrat gjatë dëshmisë

    Angli, dështon ekstradimi vrasesit Frrok Koçekut

    Shqip zbulon të gjithë mashtrimin e dibranit “wanted” për vrasje

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Gënjeshtrat e rrëfyera me kujdes në një gjykatën londineze, përfshi lotët e derdhur, kanë shpëtuar nga ekstradimi një shqiptarë i dënuar në mungesë me 15 vjet burg, për vrasje.
    Pas 17 seancash gjyqësore Frrok Koçeku ka mësuar se mund të vazhdojë së jetuari i qetë në Angli duke evituar përballjen me drejtësinë shqiptare, si pasojë e bllokimit me sukses të ekstradimit. Njëkohësisht duke shënuar një precdent të rrezikshëm për fatin e tetë bashkëkombasve të tij të arrestuar në Angli por që janë në pritje të proceseve të ekstradimit.

    Vendimi

    Gjykatësi Quetin Purdy në vendim e tij prej gjashtë faqesh, ka besuar 100% dëshminë e Koçekut se nëse do të ekstradohej në Shqipëri nuk do ti bëhej një gjygj i drejtë si pasojë e persekutimit politik nga qeveria aktuale.
    Sipas gjykatësit esktradimi nuk mund të quhet e legjitim, pasi krimi ka ndodhur 11 vjet më parë dhe kërkesa e Qeverisë Shqiptare është shumë e vonuar.
    Ndërtimi i një jete të re nga Frrok Koçeku ka qënë një tjetër shkak për ti thënë JO ekstradimit.
    “E shkarkoj nga përgjegjësia për të ekstraduar zotin Koçeku në Shqipëri duke u bazuar në kohën që ka kaluar kur ka ndodhur krimi,të drejtat e njeriut dhe çështjen e rigjykimit. Jam i pasigurtë që kjo gjykatë të vendosë se garancia e Qeverisë Shqiptare për rigjykimin e tij nëse ekstradohet do të zbatohet.” shprehet gjykatësi britanik në vendim.
    Më tej gjykatësi Purdy çuditërisht nuk e quan Koçekun një person në arrati për t'ju shmangur drejtësinë paçka se ai në vitin 1998 kur ai mbërriti në Angli, kërkoi azil politik me nacionalitet tjetër duke dhënë emrin Gëzim Pirgu.
    Nëse ai me të vërtetë ishte persekutuar siç deklaroi gjatë procesit të ekstradimit, fare mire mund të kërkonte azil si qytetar shqiptar i persekutuar në Shqipëri.
    Ish mësuesi Koçeku nga fshati Fushë Lurë i Dibrës i dënuar në mugesë me 15 vite burg, për vrasjen e Besim Busit në 10 Tetor 1996 në dëshminë e tij e ka përshkruar persekutimin duke deklaruar se familja Koçeku ishte e vetmja katolike, në atë fshat dhe persekutohej sistematikisht nga myslimanët ziliqarë pasi ata kishin shumë prona.
    Po sipas dëshmisë së Koçekut në gjykataë, gjatë verës së shkuar ata i kishin djegur 300 hektarë pyje pronë e familjes së tij në Parkun Kombëtar në Lurë.
    Nëna zonja Liza Koçeku pastruese në Spitalin e Lurës, dhe vëlllai Lazer Koçeku ushtarak, pas arrestimit të tij në Angli, në Nëntor 2006, ishin persekutuar.
    Nëna duke ja hequr nga puna ndërsa vëllait i kishin ndërprerë rrogën. Dhe se një firmë italiane po ndërtonte një stacion elektrik mbi pronat e familjes Koçeku pa lejen e tyre, gjë për të cilën ai ishte ankuar në Ambasadën Italiane në Tiranë përmes telefonit.
    E gjithë kjo dëshmi sëbashku me argumentat e avokatit mbrojtës për shkelje të drejtave të njeriut apo mos rigjykimit siç e kërkon akti ekstradimit britanik çuan në bllokimin me sukses të ekstradimit për në Shqipëri të ish mësuesit vrarës.


    Mashtrimi


    Nga një invetigimim rreth dëshmisë së Frrok Koçekut rezulton se ajo është tërësisht e fabrikuar që përbën një krim të dënushëm deri me burg përjetë nga drejtësia britanike, nëse do të hetohet.
    Zyrtarë të komunës Fushë Lurë pasi janë kontaktuar, kanë deklaruar se atje jetojnë 7 familje të krishtera dhe se familja Koçeku nuk është e vetmja. Ata jetojnë në paqe të plotë me banorët e tjerë mysliman dhe kurrë nuk është shënuar ndonjë konflikt me karakter fetar.
    “Djegja e 300 hektarëve pyje ka ndodhur për shkaqe të temperaturave të larta gjatë verës së shkuar dhe jo djegjes së qëllimshme siç mund të ketë pretenduar zoti Koceku në gjykatë. Policia e qarkut Dibër gjatë verës së shkuar nuk ka trajtuar asnjë nga këto zjarre si të qëllimshme por thjesh të shkaktuara nga temperaturat e larta” ka deklaruar Aldo Puca zëdhësi i policisë për qarkun Dibër.
    Ndërsa zëdhënsja e Misinistrisë së Shëndetësisë Zhaneta Tomlini hedh dritë për shkakun e vërtetë të “largimit” nga puna të zonjës Liza Koceku pastruse në qëndrën shëndetësore Lurë jo spitalin Lurë siç deklaroi Frrok Koçeku në gjykatë.
    “Largimi zonjës Koçeku është bërë për arsye se i kishte ardhur koha për pension dhe nuk ka aspak background politik” saktësoi zëdhënsja Tomlini.
    Mashtrim ka rezultuar edhe pjesa e dëshmisë ku Frrok Kooeku deklaroi se vëllait Lazër Koçeku ushtarak në Tiranë, i është ndërprerë rroga fillim vitin 2007 për disa muaj në shenjë presioni pasi autoritet shqiptare e dinin se ai po kundërshtonte ekstradimin në Londër.
    Nga një kontakt telefonik me Zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes Igli Hasani rezulton se në bankën e të dhënave të kësaj ministrie nuk rezulton që Lazër Koçeku të jetë në organikën e kësaj ministrie.
    Duket qartë se gënjeshtrat e Frrok Koçekut të përpiluara me kujdes dhe lotët e derdhur në gjykatë kanë kryer efektin e duhur, duke bërë që gjykatësi Purdi të besojë atë dhe jo drejtësinë shqiptare hartuese e kërkesës për ekstradim, e cila ka 14 ditë për të apeluar vendimin.

  7. #97
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    S‘kthehej dot në Angli, var veten 20-vjeçari

    S‘kthehej dot në Angli, var veten 20-vjeçari

    Policia angleze e kishte riatdhesuar përpara dy javësh

    Matilda Troka
    Gazeta Shqip


    Një djalë 20 vjeç, nga një fshat i Mallakastrës, i ka dhënë fund jetës, duke u varur në litar dy javë pas kthimit nga emigracioni. I riu, banor i fshatit Drenovë Fushë të Mallakastrës, është gjetur i pajetë dje pasdite dhe familjarët e tij thonë se e vetmja arsye e vetëvrasjes ka qenë pamundësia për t‘u rikthyer në Angli, ku kishte jetuar disa vite. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Ballshit, vetëvrasja mendohet të jetë kryer rreth orës 16:45 të ditës së djeshme dhe pak minuta më pas një telefonatë në numrin 129 ka bërë njoftimin në komisariat për çka kishte ndodhur. Burimet policore bëjnë të ditur se 20-vjeçari i vetëvrarë quhet Klodian Serjani. Pasditen e djeshme, pasi kishte komunikuar me të gjithë familjarët e tij në mënyrë krejt normale, Klodian Serjani mori litarin që kishte tri ditë që e kishte bërë gati dhe u fut në kasollen e bagëtive, që ndodhej disa metra larg banesës së tij. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se 20-vjeçari nuk kishte dhënë shenja të depresionit, ndërkohë që ditën e djeshme ishte sjellë fare normalisht. Ai është gjetur në çastet e fundit të jetës, teksa i dilnin shkumë nga goja dhe ndërhyrja e të afërmve ka qenë e kotë. Ka qenë nëna ajo që e ka parë e para të birin të varur. Policia lokale bën të ditur se nëna kishte dëgjuar zhurmë dhe një klithmë, por kishte menduar se vinte nga banesat e tjera të lagjes. Vetëm kur ka shkuar të mjelë bagëtitë ajo ka parë trupin e të birit që lëkundej. Ajo nuk ka mundur të ndërhyjë për t‘i dhënë ndihmë dhe ka dalë me shpejtësi për të kërkuar ndihmë. Menjëherë drejt kasolles kanë mbërritur kushërinj dhe të afërm të tjerë të 20-vjeçarit, të cilët i kanë liruar lakun nga qafa. Por sapo kanë lajmëruar urgjencën e spitalit të Fierit, ata kanë kuptuar se akti i vetëflijimit nga ana e 20-vjeçarit ishte finalizuar me vdekjen e tij. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të gjejë si provë materiale litarin me të cilin 20-vjeçari i kishte dhënë fund jetës. Burimet policore tregojnë se litari ishte prej liri. Pas këqyrjes së trupit të pajetë, policia ka marrë në pyetje të afërmit e tij. I vetmi shkak, sipas policisë, mësohet të ketë qenë humbja e mundësisë për t‘u larguar drejt vendit të emigrimit, ku 20-vjeçari kishte jetuar për disa vite. Policia bën të ditur se Klodian Serjani ishte kthyer dy javë më parë nga Anglia. Ai ishte riatdhesuar nga autoritetet angleze, pasi ishte kapur pa dokumente. Të afërmit treguan se gjatë këtyre dy javëve ai kishte shqyrtuar të gjitha mënyrat për t‘u rikthyer në ishullin e largët, por nuk kishte arritur ende të gjente zgjidhje. Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh, kur pamundësia për t‘u larguar nga Shqipëria i çon të rinjtë në vetëvrasje. Gjashtë muaj më parë, një 28-vjeçar nga qyteti i Roskovecit, pasi humbi vizën për në Itali, ku kishte familjen e tij, u vetëvra me një armë gjahu.

  8. #98
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Prostitucioni në Londër nga aleanca shqiptare-lituaneze-kineze

    Prostitucioni në Londër nga aleanca shqiptare-lituaneze-kineze

    Policia britanike identifikon bashkëpunimin e rrallë. Përfitojnë miliona paund

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Grupet kriminale shqiptare në Angli që merren me prostitucion kanë forcuar aleancën në krim, me partnerë nga Lituania dhe Kina. Ky konstatim është pohuar nga shefi i antiprostitucionit për Londrën, David Eyles. "Lituanezët, me anë të forcës, i detyrojnë gratë apo vajzat të udhëtojnë drejt Britanisë. Së bashku me to, ata sjellin edhe drogë. Më pas, ia shesin vajzat shqiptarëve apo kinezeve", ka deklaruar ai. Sipas Eyles, është jo e zakonshme të shikosh këto tre grupe kriminale me nacionalitete dhe strukturë operacionale të ndryshme, të bashkëpunojnë kaq ngushtë me njëri- tjetrin. Për numrin një të antiprostitucionit londinez, kjo aleancë është forcuar, pasi kooperimi mes tyre ka rezultuar i suksesshëm dhe shumë fitimprurës, e si pasojnë lidhja mes tyre bëhet edhe më solide. "Është hera e parë që ne identifikojmë një bashkëpunim të tillë mes shqiptarëve, lituanezëve dhe kinezëve.
    Zakonisht, në të shkuarën, kemi vërejtur se grupet kriminale në kontrollin e prostitucionit rivalizojnë njëri-tjetrin, deri në atë pikë sa përplasen egërsisht me armë, duke shkaktuar viktima, për kontroll territori", nënvizon Eyles, një specialist policie me një përvojë 30-vjeçare. Për të kuptuar si funksionon kjo lidhje e këtyre tre gupeve kriminale, ai pohon se në këtë aspekt kanë hasur vështirësi, pasi kanë të bëjnë me tre kultura. Eyles pranon se ky bashkëpunim nuk është ndërtuar për një natë apo një muaj. Janë dashur vite që ky bashkëpunim mes këtyre grupeve kriminale të arrijë në këtë nivel ku është sot, nga i cili përfitohen miliona paund. Zyrtarë të Scotland Yard, që monitorojnë dhe analizojnë aktivitetin e grupeve kriminale në Britani, thonë se kjo është hera parë që ata shikojnë një kombinim të tillë shqiptaro-lituanez-kinez.
    Gjatë viteve të shkuara janë me dhjetëra rastet kur shqiptarë të arrestuar e më pas të dënuar nga drejtësia britanike kanë rezultuar me lidhje të forta me grupet lituaneze. Disa ditë më parë, në qytetin e Lidsit, në Anglinë Veriore, policia shkatërroi një grup kriminal shqiptaro-lituanez që merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Ftohtësinë e prangave angleze e kanë provuar një shqiptar, që, sipas policisë, drejtonte operacionin e shfrytëzimit të vajzave si dhe tre lituanezë, dy prej të cilëve femra. Emigranti shqiptar, Nazif Selini, i cili kishte kërkuar azil në Angli si shtetas jugosllav, ishte koka e këtij grupi kriminal.
    Ai së bashku me 3 lituanezët kanë dalë përballë gjykatës "Leeds Crown Court", duke u përballur me akuzat për trafikimin e vajzave lituaneze drejt Anglisë, kontrollin e trafikut të tyre brenda Anglisë, kontroll prostitucioni për qëllime përfitimi, pastrim parash, përdhunim dhe ngacmim seksual. Më shumë se 45 shqiptarë vuajnë dënime të rënda në burgjet angleze për trafikimin e shfrytëzimin e lituanezeve në Britaninë e Madhe.
    Në të gjitha këto raste, vajzat e trafikuara kanë dhënë dëshmi në gjykatë duke "gozhduar" në gjetjen fajtor të ish- tutorëve shqiptarë. Megjithatë dënimet e rënda nga drejtësia britanike nuk kanë kontribuar aspak në uljen e numrit të shqiptarëve të përfshirë në prostitucion.

  9. #99
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London Lexo Postimin
    Prostitucioni në Londër nga aleanca shqiptare-lituaneze-kineze

    Policia britanike identifikon bashkëpunimin e rrallë. Përfitojnë miliona paund

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Grupet kriminale shqiptare në Angli që merren me prostitucion kanë forcuar aleancën në krim, me partnerë nga Lituania dhe Kina. Ky konstatim është pohuar nga shefi i antiprostitucionit për Londrën, David Eyles. "Lituanezët, me anë të forcës, i detyrojnë gratë apo vajzat të udhëtojnë drejt Britanisë. Së bashku me to, ata sjellin edhe drogë. Më pas, ia shesin vajzat shqiptarëve apo kinezeve", ka deklaruar ai. Sipas Eyles, është jo e zakonshme të shikosh këto tre grupe kriminale me nacionalitete dhe strukturë operacionale të ndryshme, të bashkëpunojnë kaq ngushtë me njëri- tjetrin. Për numrin një të antiprostitucionit londinez, kjo aleancë është forcuar, pasi kooperimi mes tyre ka rezultuar i suksesshëm dhe shumë fitimprurës, e si pasojnë lidhja mes tyre bëhet edhe më solide. "Është hera e parë që ne identifikojmë një bashkëpunim të tillë mes shqiptarëve, lituanezëve dhe kinezëve.
    Zakonisht, në të shkuarën, kemi vërejtur se grupet kriminale në kontrollin e prostitucionit rivalizojnë njëri-tjetrin, deri në atë pikë sa përplasen egërsisht me armë, duke shkaktuar viktima, për kontroll territori", nënvizon Eyles, një specialist policie me një përvojë 30-vjeçare. Për të kuptuar si funksionon kjo lidhje e këtyre tre gupeve kriminale, ai pohon se në këtë aspekt kanë hasur vështirësi, pasi kanë të bëjnë me tre kultura. Eyles pranon se ky bashkëpunim nuk është ndërtuar për një natë apo një muaj. Janë dashur vite që ky bashkëpunim mes këtyre grupeve kriminale të arrijë në këtë nivel ku është sot, nga i cili përfitohen miliona paund. Zyrtarë të Scotland Yard, që monitorojnë dhe analizojnë aktivitetin e grupeve kriminale në Britani, thonë se kjo është hera parë që ata shikojnë një kombinim të tillë shqiptaro-lituanez-kinez.
    Gjatë viteve të shkuara janë me dhjetëra rastet kur shqiptarë të arrestuar e më pas të dënuar nga drejtësia britanike kanë rezultuar me lidhje të forta me grupet lituaneze. Disa ditë më parë, në qytetin e Lidsit, në Anglinë Veriore, policia shkatërroi një grup kriminal shqiptaro-lituanez që merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Ftohtësinë e prangave angleze e kanë provuar një shqiptar, që, sipas policisë, drejtonte operacionin e shfrytëzimit të vajzave si dhe tre lituanezë, dy prej të cilëve femra. Emigranti shqiptar, Nazif Selini, i cili kishte kërkuar azil në Angli si shtetas jugosllav, ishte koka e këtij grupi kriminal.
    Ai së bashku me 3 lituanezët kanë dalë përballë gjykatës "Leeds Crown Court", duke u përballur me akuzat për trafikimin e vajzave lituaneze drejt Anglisë, kontrollin e trafikut të tyre brenda Anglisë, kontroll prostitucioni për qëllime përfitimi, pastrim parash, përdhunim dhe ngacmim seksual. Më shumë se 45 shqiptarë vuajnë dënime të rënda në burgjet angleze për trafikimin e shfrytëzimin e lituanezeve në Britaninë e Madhe.
    Në të gjitha këto raste, vajzat e trafikuara kanë dhënë dëshmi në gjykatë duke "gozhduar" në gjetjen fajtor të ish- tutorëve shqiptarë. Megjithatë dënimet e rënda nga drejtësia britanike nuk kanë kontribuar aspak në uljen e numrit të shqiptarëve të përfshirë në prostitucion.

    Me shume se 45 Shqiptare ne burg nga Lituanezet??? Po me habit kjo shifer me thon te drejten. Nuk e besosha te jete kaq e larte.

  10. #100
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Supergrabitja 53 milion paund, burgosen dy "robinhudët" shqiptarë

    Supergrabitja 53 milion paund, burgosen dy "robinhudët" shqiptarë


    Nga gjykata e krimeve te renda Old Bailey,Londer
    Muhamed Veliu


    Dy shqiptarë, të cilët kishin rol të rëndësishëm në grabitjen më të madhe në historinë e Britanisë së Madhe, pasi janë gjetur fajtorë për konspiracion në grabitje të armatosur dhe pengmarrje, dje kanë mësuar masën e dënimit. Ermir Hyesenaj, 28 vjeç, i cili punonte brenda në depon ku u vodhën 53 milionë paund, u dënua me dhjetë vjet burg. Ndërsa Jetmir Buçpapa, 26 vjeç, i njohur me pseudonimin "The Snoop", përcolli informacionin e mbledhur nga Hysenaj miqve të tij britanikë. Dënimi që i riu me origjinë nga Tropoja do të vuajë në burgjet britanike është 15 vjet. Ai u konsiderua nga prokuroria pjesëtar aktiv i grupit të grabitësve dhe i përfshirë në pengmarrjen menaxherit të depos, Kolin Dixon. Në parkingun e hotelit "Ashford International" policia gjeti një makinë të parkuar, në cilën zbuloi një valixhe me 825.500 paund. Në dorezën e saj u gjet ADN-ja e Jetmir Buçpapës. Nga hetimi u zbulua se ai kishte kryer 693 telefonata me pjesën tjetër të grupit të grabitësve. Gjatë kontrollit të shtëpisë policia gjeti një antenë të lidhur me pajisje përgjuese në frekuencën e policisë së zonës Kent. Ndërsa në shtëpinë e Lea Rusha, një tjetër pjesëmarrës në grabitje dhe mik i ngushtë i Buçpapës, policia gjeti një jelek fluroshen me inicialet JB, me AND-në e shqiptarit.

    Mekanizmi i supergrabitjes

    Megjithëse janë kryer me mijëra orë hetime nga më shumë se 100 detektivë nga policia e zonës së Kentit përfshirë dhe një proces gjyqësor që zgjati plot shtatë muaj, ende nuk është mësuar se e kush ishte ai kokëkrisur që ideoi supergrabitjen. Nga procesi gjyqësor është mësuar se grabitësit, të cilët ishin më shumë se 7 veta u morën me përgatitjen e vjedhjes për gati një vit, duke parashikuar me kujdes çdo detaj. Ata ishin: Emir Hysenaj, 28 vjeç, Lea Rusha, 35 vjeç, Jetmir Buçpapa, 26 vjeç, Stuart Royle, 49 vjeç dhe Roger Coutts, 30 vjeç. Hysenaj, një ish-përkthyes i ardhur në Angli në 1999, u largua në mënyrë vullnetare nga Anglia në 2004, për t‘u rikthyer më pas me një vizë martese. Konsiderohet si njeriu kyç në këtë grabitje. Sipas prokurorisë, me një mikrokamera, ai filmoi hyrje-daljet e depos dhe skicoi të gjithë depon ku ndodhej dhoma e numërimit të parave. Informacionin ia kalonte Buçpapës. Pas disa ditë survejimi të menaxherit të depos, orarit se kur ai e linte punën, grabitësit ishin vetëm disa ditë larg ekzekutimit të planit. Si për koincidencë, e tërë biseda e takimi të fundit mes tyre është regjistruar pa dashje nga celulari i njërit prej bashkëbiseduesve që kishte shtypur butonin e incizimit. Telefoni do të sekuestrohej nga policia dhe shërbeu si një provë e pakundërshtueshme e këtij konspiracioni historik.

    Hipoteza
    Historia e parrëfyer e parukieres që "gozhdoi" të pestët
    Hetimi, kush e propozoi grabitjen

    Burime të ndryshme hetimore supozojnë se ideatori i grabitjes ishte 27-vjeçari nga Tropoja, Jetmir Buçpapa. Tejet popullor në zonën e Kentit në komunitetin shqiptar, ai kishte njohje të shumta me njerëz të botës së krimit, sidomos me Lea Rusha, kampionin e arteve marciale, të cilin Jetmiri e adhuronte. Buçpapa, një djalë i gjatë, muskuloz, mbi të gjitha i pashëm, bënte një jetë të shtrenjtë. Ata që e njohin Jetmirin pohojnë se jetesën e siguronte nga një lavazh makinash, nga i cili nxirrte shumë para. Sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë, Buçpapa nuk do t‘i shpëtonte "virusit" të etheve të ruletës elektronike, ku linte shumë para. "Ishte përdorues i rregullt i lokaleve të basteve", pohon një i njohur i tij. Por lavazhin do ta shiste për 60 mijë sterlina, që do t‘i humbte në ruletën elektronike brenda dy ditëve. Më pas, jetesa do të varej nga rroga e Rebekës, bashkëshortes të cilën e njohu në një palestër, disa vite më parë. Në vitin 2001, ai do të martohej me të. Ajo punonte si konsulente shitjeje në një sallon makinash. I mbetur pa të ardhura, duket se ky ka qenë momenti që ka detyruar Buçpapën të hedh sytë nga depoja e parave, vetëm disa qindra metra larg shtëpisë ku banonte me Rebekën. Më tej, gjithçka mbetet enigmë se si Buçpapaj do të lidhej me Ermir Hysenajn, i cili nisi punë në depo më 13 dhjetor 2005.

    Ndërkaq, Mishell Hogg, 33 vjeçe, e cila përgatiti maskat e grabitësve ishte që me dëshminë e saj vuri me shpatulla pas murit si autorë të grabitjes 5 të akuzuarit. Fillimisht, ajo do të arrestohej, duke u ndeshur me po të njëjtat akuza si të pestët. Por disa ditë pas fillimit të procesit gjyqësor, avokatët e saj arritën një marrëveshje të artë mes tyre dhe prokurorisë. Në këmbim të dhënies së dëshmisë në favor të prokurorisë, kjo e fundit do të rrëzonte akuzat ndaj saj. Kështu ndodhi. Hogg, për të shpëtuar veten, tradhtoi ata që e punësuan për të bërë maska. Në gjykatë, ajo përmendi emrat e Emir Hysenajt, Lea Rushës, Jetmir Buçpapës, Stuart Royle dhe Roger Coutts.



    Gazetari
    Ngjarja, libër ose film

    Të tilla grabitje janë materiali më mirë për botim librash apo skenarë filmi. Edhe kjo grabitje, si shumë të tjera, ka ngjallur interesin e botuesve britanikë, të cilët kanë nënshkruar një kontratë që vlen dy milionë paund me një gazetar britanik. Emri tij është Hauard Sones. Ai është autor i gjashtë librave. Për shtatë muaj me radhë, ditë pas dite, ai ka ndjekur procesin gjyqësor duke mbajtur shënime. Ka mundur të intervistojë në burg të pestët apo të mbledhë dëshmi nga të afërmit e tyre. Gjithçka mund të jetë gati në javët e ardhshme për t‘u publikuar në një libër ose film. Sones pohon se edhe një botues në Shqipëri ka ngjallur interes ta blejë të drejtën e botimit. Po sipas Sones, padyshim roli Ermir Hysenajt në këtë grabitje do të ketë një kapitull të veçantë. Gjatë ditëve të fundit të procesit gjyqësor, në korridoret e Gjykatës Qendrore të Krimeve është parë edhe një producent i Hollivudit, i cili ka shfaqur interes për këtë çështje.



    Kronologjia
    Minutë pas minute me grabitjen më të madhe në Angli


    Ora 18:40 minuta, data 21 shkurt 2006: Menaxheri 52-vjeçar Kolin Dixos lë depon e parave me makinën e tij. Pas katër miljeve rrugë, ndalohet nga një makinë "policie". Dy policë i komunikojnë arrestimin për ecje me shpejtësi


    19:45: Mbërrijnë në një fermë, që ishte baza e përgatitjes së grabitjes. Në plan për t‘u marrë peng ishte edhe e shoqja e menaxherit, 47-vjeçarja Lynne Dixon, së bashku me djalin e saj 7-vjeç. Dy "oficerë policie" trokasin në derën e shtëpisë së menaxherit të depos, Kolin Dixon, duke i thënë gruas së tij se duhet të shkonte me ta, pasi bashkëshorti kishte pësuar aksident


    Rreth orës 1:28 minuta të mëngjesit të datës 22 Shkurt, pasi kanë marrë kodet e hapjes së depos, ata së bashku me menaxherin, gruan

    dhe djalin nisen për në zonën Tonbridge, ku është e lokalizuar edhe sot depoja e parave, pronë e "Bank of England". Fillimisht në depo hyn menaxheri, nën shoqërinë e një "polici". Rojet hapin derën. Grabitësit e tjerë të armatosur do të hynin një e nga një.

    Katërmbëdhjetë punonjës, të terrorizuar nga vizitorët e armatosur në depo, do të lidheshin, duke u mbajtur peng derisa u mbush plot me para një kamion.


    Ata do të linin depon në ora 3:15 minuta. E gjithë grabitja zgjati 66 minuta. U grabitën 53 milionë paund dhe u lanë në depo 154 milionë paund të tjerë, pasi nuk kishte vend në kamion. Menaxheri Dixon ka mundur të prekë butonin e alarmit, por policia nuk mundi të kapë grabitësit

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •