Mallakastër
Dy vëllezër, banorë të fshatit Plashnik të Beratit, janë vënë në pranga mesditën e djeshme, pasi akuzohen se kanë mbledhur boçe pishe. Burimet zyrtare të policisë pohuan se Dorian dhe Vullnet Bendaj, 22 dhe 25 vjeç, janë kapur duke vjedhur boçe pishe në fshatin Selitë të Mallakastrës. Mbledhja e boçave të pishës është e ndaluar me ligj, ndaj dy vëllezërit që ishin shpallur në kërkim para disa ditësh rrezikojnë të dënohen në bazë të Kodit Penal.
© Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt