Terrorizuan me grabitje pronarët anglez të vilave.Përdornin gaz
trullosës ndaj viktimave.
Prangosen grabitësit shqiptarë në Spanjë
Anglezët friksuar fillojnë shitjen e shtëpive
Nga Muhamed Veliu
Korrespondent i Londrës
Spanja tradicionalisht për britanikët ka qënë një oaz paqeje dhe
qetësije me ditë plot diell, shumë i preferuar për të jetuar atje
nga ata, ndërkohë ditët e fundit një valë grabitjesh ndaj vilave të
tyre, ka prishur qetësinë dhe po deyron ata të shesin shtëpitë.
Policia spanjolle ka bërë të ditur arrestimin e një grupi personash
të cilët merreshin me grabtitjen me armë duke terrorizuar qyterarët
britanik të cilët jetojnë në zonën e Costa Blankas.
Sipas burimeve policore të cilavet u janë referuar të gjitha gazetat
kryesore të Londrës,mësohet se më shumë se 14 persona shumica
shtetas kosovarë dhe shqiptarë, janë ndaluar në një operacion masiv
në të gjithë vendin.
Shumica e tyre jetonte në zonën e Torreviejas. Ata janë duke u
intervistuar nga hetuesit për një numër grabitjesh në vilat
britanikëve në Costa Blanka, të cilat janë shtuar së tepërmi këto
katër muajtë e fundit.
Sipas gazetave The Sun, Daily Mail, Daily Mirror, Daily Star dhe
Daily Express mësohet se grabitësit të cilësuar si profesionistë
fillimisht u hidhnin gaz paralizues të zotëve të shtëpive tek sa ata
flinin dhe më pas kur zgjoheshin nën presionin e armëve u kërkohej
të tregonin se ku i mbanin paratë dhe sendet me vlere.
Policia
Një zëdhënës i policisë Spanjolle ka konfirmuar lajmin e arrestimeve
duke mos bërë publik emrat e të arrestuarve për arsye hetimi.
"Ne besojmë se personat e arrestuar janë njerëz shumë te dhunshëm"
është shprehur zënësi.
Duke sqaruar më tej rreth arrestimeve ai është shprehur se "
Operacionet e tyre të grabitjes kryheshin duke u futurë nëpër vila,
dhe në disa raste ata kanë përdorur dhunë duke rrahur të zotët e
banesave për ti detyruar të tregonin se ku i mbanin paratë dhe
sendet me vlerë si bizhuteri apo kartat bankare.
Por policia spanjolle beson se grupi i katërmbëdhjetë të
arrestuarve nuk janë një rast i izolur por dyshojnë se të tjera
grupe kriminale veprojnë në zonën Alicante.
Ky grup ishte një ndër grupet më aktivë gjatë gjashtë muajve të
fundit, duke grabitur me qindra vila përgjatë vijës bregdetare 60
kilometërshe në mes të Alicantes dhe zonës së Torrevieja.
"Pronarët e shtëpive në veri të Alicantes afër qytezës së Benidorm
po ashtu janë përfshirë në grabitje" kanë thënë pjestarët e policisë
spanjolle të përfshirë në operacionin e arrestimit.
Frika
Ndërkohë përballë numrit gjithnjë në rritje të grabitjeve gazetat e
Londrës thonë se disa britanik që jetojnë në Spanjë kanë filluar
të nxjerrin për shitje shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerë kanë filluar
bisidimet për krijimin e grupeve mbrojtëse të vigjilencës ndaj
grabitësve.
Kjo klimë frike raportohet të jetë rritur që nga vrasja 67 vjeçarit
britanik Willson Mills tre javë më parë, gjatë grabitjes në shtëpisë
e tij afër një fshati të qetë në La Manga.
White_Angel
Krijoni Kontakt