Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Funksionarët e PDSH japin dorëheqje kolektive nga postet institucionale

    Funksionarët e PDSH japin dorëheqje kolektive nga postet institucionale

    Shtuar më: 20/01/2008 - 15:10
    • Funksionarët shtetëror të Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH) mbrëmë kanë ofruar dorëheqje kolektive tek lideri i kësaj partie Menduh Thaçi, njofton agjencia e lajmeve INA.



    Informata është konfirmuar sot edhe nga krerë të lartë të kësaj partie, të cilët nuk kanë dashur të japin detaje të tjera, që sipas tyre pritet të bëhen publike nga kryesia e ngushtë e PDSH-së. Poashtu edhe ministri i shëndetësisë Imer Selmani pohoi një gjë të tillë duke nënvizuar se nesër PDSH do të zbardh vendimin e saj që ka të bëjë me dorëheqjen kolektive.

    “Është e vërtetë se ka pasur dorëheqje kolektive dhe se të gjithë funksionarët e lartë duke filluar nga ministrat kanë nënshkruar dorëheqjet tek kryetari i partisë. Dorëheqjet do të jenë të atyre funksionarëve të cilët nuk kanë arritur rezultate në ato dikastere që drejton PDSH”, theksoi një zyrtar i PDSH-së për agjencinë e lajmeve INA. Sipas tij, kryetari i PDSH ka kërkuar llogari nga të gjithë funksionarët rreth rezultateve të tyre në institucionet shtetërore. Arsyeja e këtij vendimi është rënia e rejtingut të PDSH muajve të fundit nga 8 për qind në 5 për qind. Sondazhi i fundit i Institutit amerikan IRI bëri të ditur se PDSH gëzon mbështetje prej 5 për qind të shqiptarëve, ndërsa BDI në opozita ka një rejting prej 11 për qind.

    Reagimet e para kanë pasuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Ivica Bocevski i cili theksoi se ky vendim është partiak që është ndërmarrë brenda PDSH-së.

    "Ne nuk kemi të komentojmë këto vendime partiake dhe se kryeministri Gruevski ka kontakte të pandërprera me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi”, theksoi për agjencinë INA, Ivica Bocevski.

    PDSh përfaqësohet me pesë ministra dhe shumë poste drejtuese të nivelit të dytë dhe të tretë institucional.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ska vend per panik..

    Ato qe kane qene te suksesshem ato do te rizgjidhen perseri shume prej funksionareve do te marin rugen e shtepise pasi te njejten e meritojne.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    dmth anketa sqenka e bome ne Zajaz , sic thojshin disa

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    hahhaha u dridh mali e polli miu kjo puna e PDSH-se.....pak hajgare dhe teme per diskutime gjate diteve te vijim.

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Nuk shtyhet me zor. E kane pare dhe ata ministritat e ata funksionare se vazhdojne te jene sherbetore te cadres se Gruevskit.

    Sec degjova qe ishte hapur nje kiosk para restoranit Dora ku mund te bleni ndonje funksion, lol. Shaka kjo - se mos niset dikush atje...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e topana
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Postime
    44
    Qvezit i paska dhon ide ai keshilltari i Gruevskit per me bo nje rreklam per publikun!!!!??,kur nuk ka se qka me bo tash pdsh-ja,shume mire e muar edhe kete aktivitet bash para perfundimit te statusit te Kosoves,hallall i qoft.

  7. #7
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Ne RS i pasha te gjithe!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    A ka ndonje prononcim per shtyp te Menduh Thacit akoma apo jo?


    Edhe desha te di nga ju Shqiptaret e Maqedonise, nese kjo renie e perkrahjes se popullit ka ardh ngaqe u vune vizat me SHqiptaret apo nga se? megjithse eshte nje kohe teper e shkurter qe jan vu vizat, opinioni mbar Shqiptar maqedonas eshte shum i indinjum per kte gje.

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    Ne RS i pasha te gjithe!
    edhe un ty te pasha bile ma keq po sun e shkruj ketu se thon armendi i pa sjellshem
    Sui generis

  10. #10
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    A ka ndonje prononcim per shtyp te Menduh Thacit akoma apo jo?


    Edhe desha te di nga ju Shqiptaret e Maqedonise, nese kjo renie e perkrahjes se popullit ka ardh ngaqe u vune vizat me SHqiptaret apo nga se? megjithse eshte nje kohe teper e shkurter qe jan vu vizat, opinioni mbar Shqiptar maqedonas eshte shum i indinjum per kte gje.
    Ceshtja e vizave eshte si fjala e urte popullore... u dridh mali polli nje mi...regjim vizash Shqiperia me Maqedonie kane patur ( i painformuar-ndoshta ske kaluar kendej kufirit ndonjehere ) ndryshon vetem procedura e marjes mirepo edhe kjo do te zgjidhet.

    Arsyeja eshte qe te pershpejtohet nje proces i rikonstruimit te qeverise dhe vendosja e njerezve me kompetent dhe me te afte per te punuar dhe qe do te jene me afer popullin dhe te ndegjojne problemet e se njejtit. Ata qe kane rezultuar te suskeshem ne dikasteret e tyre si Imer Selmani ( Minister i Shendetesise) apo Sulejman Rushiti ( Minister i Arsimit )do te vazhdojne aktivitetin e tyre kurse te tjeret nuk e kajne karrigen e sigurte.

    Tek PDSHja vend per jopunetor dhe te paafte nuk ka..Vazhdojme me njerez te afte me kuadro te fresketa dhe me kurs politik pak me ndryshe..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  3. Beqiri: Postet e shumëfisha e dëmtojnë LDK-në
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 19:12
  4. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  5. Rexhepi i gatshem per doreheqje
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •