Close
Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 285
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    erniv..

    ke sjell ca foto aty..
    ajo e para me nje bregdet e ca pallate aty afer.. eshte fotomontazh a cfare..?

  2. #102
    Meqe vajti ky muhabet me sjellje fotosh, po sjell dhe une te miat. Ah une jam pjese e grupit te "idjotave" pro rafinerise ne Vlore:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #103
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    erniv..

    ke sjell ca foto aty..
    ajo e para me nje bregdet e ca pallate aty afer.. eshte fotomontazh a cfare..?
    Ajo foto eshte e plazhit ne Bejrut pas bombardimit izraelit qe shkaterroi nje TEC aty ne bregdet dhe nafta u derdh ne det.

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Ke kaluar ndonjehere afer ketyre ti? Kam kaluar une plot here ne dalje te athines, dhe eshte nje ere e padurueshme + zone jo e banueshme. Zakonisht ndodhen 20 km larg qytetit ndersa ajo e Vlores vetem 2 km

  5. #105
    Vlora,përmasat e krimit


    Ndryshimi i një vepre industriale në letër nga ndryshimi i kësaj vepre në terren, kur efekti mbi mjedis është pas gjasave i rrezikshëm, në Shqipëri është zakonisht i madh. Projektuesit dhe politikanët kanë tendencë të zbukurojnë, për të vënë në gjumë opinionin publik. Megjithatë nuk i kisha pritur këto përmasa ndryshimi, kur pashë dje me sytë e mi në Pyllin e Sodës e në Triport krimin mjedisor që ka filluar të kryhet nga kantieret e TEC-ve e të Petroliferës.
    Bie fjala, në VNM për TEC-in thuhej se lipsen 6 hektarë tokë. Janë rrethuar 12-13 hektarë me mure të blinduara betoni (frika nga kundërshtimi i qytetarëve duket ka qenë e madhe); pra krejt qartë që nuk është fjala më për një TEC, por të paktën për 3 të tillë. Ndërkaq, shumë më e madhe është sipërfaqja që shtrihet nga këto mure rrethuese në bregdet, ajo zonë e bekuar, plazh i natyrshëm e i virgjër ranor, që ka qenë mbushur çdo verë me pushues, nga Vlora dhe Fieri, e që tani ka rënë pre e xhahilëve dhe buldozerëve të tyre. E gjithë kjo zonë, ndoshta 20 ha e më shumë duket si e pluguar, rëra e pastër e shekujve përzierë me çakull dhe mbeturina lloj-lloj të ndërtimeve. Në këtë zonë padyshim që në të ardhmen duhet të jetë planifikuar të ngrihet impianti i shkripëzimit, se ujit të detit, që të ftohë turbinat e TEC-ve, duket t’i hiqet njëherë kripa.
    Njëkohësisht është ngritur nënstacioni elektrik modern i Babicës, i cili në të ardhmen do të lidhet me TEC-et. Largësia e tij prej tyre është 7 km. Me një llogaritje të thjeshtë, duke ditur që linjat e tensionit të lartë kanë nevojë për sipërfaqe të lirë nga 50 m në çdo anë të linjës, del që TEC-et do të hanë një sipërfaqe tjetër shtesë prej 70 ha. Ja pra ku del se kjo vepër energjitike që nuk ngre as në 5 % nivelin e plotësimit të nevojës për energji të Shqipërisë - pa folur këtu për leverdinë ekonomike kur çmimi i naftës ka kapërcyer 100 dollarë për fuçi - ha të paktën 100 hektarë dhe jo 6 që thuhet në paçavrën që quhet “Vlerësim i ndikimit në mjedis i TEC-it të Vlorës”.
    Shoh zhdukjen e qindra pemëve në zonën ku është ngritur kantieri dhe them: me sa lehtësi bëhet krimi! Çfarë arrogance e çfarë sigurie kanë në veprimet e tyre njerëz si ministri Ruli dhe të tjerët që e komandojnë! Po ne këtu kemi mbledhur gjysmën e popullatës së Vlorës që të shohin bukurinë, pa kemi mbjellë edhe pisha me duart tona, kemi vënë edhe një pllakë mbi shkëmb për të kujtuar misionin e shenjtë të mbrojtjes së tokës, pyjeve, plazhit, detit, njerëzve. Me një të rënë bulldozeri tallen me opinionin dhe dëshirat e qytetarëve. Atëherë të mos çuditen me atë që po ndodh në sot Vlorë e që do të ndodhë akoma.
    Pak më tej, drejt qytetit është hapur kantieri i Petroliferës. Ai ka marrë 16 hektarët e tij, natyrisht pa llogaritur hektarët e rinj që ka filluar t’ia marrë detit, me kalatat, mbushjet, dherat që hedh për portin e ri etj. Dihet që zona që i fali qeveria “Nano” dhe ia konfirmoi edhe qeveria “Berisha”, është plazhi i ndotur para ish-Fabrikës së PVC. Ndotja ndodhet e grumbulluar dhe e tretur si zhivë tejet e rrezikshme për shëndetin e njerëzve, të faunës e florës, në një masë rëre e balte të bardhë që quhet shlam. Disa projekte, që kishin nisur me Misionin e OKB-së në vitin 2000, për të ardhur në ndihma konkrete të BE e të qeverisë çeke, për ta eleminuar këtë zhivë me metodat e ndarjes kimike, u hodhën në kosh me miratimin e sheshndërtimit për depozitat dhe rafineritë e Petroliferës. Në dokumentat e kësaj kompanie, në deklaratat e vazhdueshme të përfaqësuesve të saj është thënë se do të mënjanohet shlami me zhivën, duke u bërë i parrezikshëm. Po ç’na panë sytë! Masa e bardhë helmuese thjesht është shtyrë me bulldozerë nga të katra anët e kantierit, tri anët e tokës dhe padyshim edhe në det, sepse personave ilegalë, pa asnjë Zot tjetër veç parasë, që nuk pyesin as për qytetari as për këshill bashkiak, aq u bën se u helmuan peshqit dhe gjallesat e tjera të këtij Gjiri! Togjet e shlamit të bardhë janë ngritur tani deri dhjetë metra e më shumë anëve të rrethimit prej betoni, prej ku, kuptohet, në gjendje të tharë, me erërat më të para do të shpërndahen si pluhur toksik si e ku të mundin.
    Përveç portit ekzistues në Triport, Petrolifera po ngre këtu pontilin e vet, me kalatat që përmendëm. Këto përforcime, a siç quhen ndryshe mbathje të detit, kanë si efekt kryesor pengimin e masave aluvionale, që vijnë sidomos prej grykëderdhjes së Vjosës, që të lëvizin në drejtim të bregut të Vlorës. Kjo do të thotë që në ato plazhe në të ardhmen deti do të hyjë në brendësi të tokës shumë më tepër se ç’shohim tani, teksa disa bunkerë të vetmuar i kanë zhytur sytë e tyre idiotë brenda në ujë dhe mbi sipërfaqe u ka ngelur vetëm maja e rrashtës si parruke klouni. Për të parë atë që do të ndodhë me bregdetin e Vlorës, sikur këto vepra të realizohen, mjaft të shkosh pak më në veri, në ish-plazhin e Semanit, ku deti ka hyrë në brendësi të tokës 3 km e më shumë.
    Në përgjithësi plazhi i Triportit me pyllin e Sodës të jep përshtypjen e një zone të pushtuar. Këtu ka filluar të realizohet në përmasa gjigande ajo që në shkrime të mëparshme e kemi quajtur: Shqipëria, koloni mjedisore e kontinentit. Dhe naivët që u besojnë deklaratave zyrtare të qeveritarëve tanë se TEC-et nuk kanë të bëjnë me Petroliferën, janë të lutur të shohin një brez si nja dhjetë metra i gjerë, ku kanë filluar, në afërsi të rrethimit prej betoni, nga ana e jugut, të priten pishat (shih fotot faqe 2-3 të gazetës), për të realizuar lidhjen midis këtyre dy veprave që ndodhen në një distancë rreth 1 km nga njëra-tjetra.
    Pasi bëmë këtë shëtitje të zymtë, për të parë se çdo të thotë dhunë e zhveshur e shtetit dhe bizneseve që ai mbron në kundërshtim me dëshirën e shtetasve anas, u kthyem te bar “Rezistenca”. Ai ndodhet pranë “Rrugës së barrikadave”, përballë restorant “Referendumit”, të trija pak qindra metra larg kantierit të “Petroliferës”. Është e shtata ditë që djem e vajza studentë, drejtues të “Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës”, njerëz të thjeshtë të këtyre anëve, kanë bllokuar kalimin e automjeteve të rënda për në kantier. Humori është i mirë, krejt ndryshe nga ç’mund ta presësh nga numri i pishave të prera dhe sasia e betonit të hedhur në veprat e naftës. Na hapin mbi tryezë gatimet pikante të nënave vlonjate për darkën e Vitit të Ri, të cilat ditën e tretë janë më të bërë më të shijshme. Këta njerëz të mardhur, pa asnjë armë e pa milionat që tund pala tjetër, janë krejt të bindur që çështja e tyre do të fitojë, sepse elementare është edhe e drejta që kërkojnë dhe që ua garanton Kushtetuta e Shqipërisë: e drejta për të thënë fjalën e tyre nëpërmjet referendumit. Kush i sheh si të pakët në numër dhe të varfra mjetet e mbrojtjes: goma të mbledhura kapicë në mes të rrugës, gabohet, sepse janë shumë dhe fuqia e tyre nuk mund të llogaritet, sepse edhe nuk mund të parashikohet; në vjeshtë të 2005 ishin 14000 qytetarët vlonjatë që nënshkruan kërkesën për referendum. Po sot, pas gjithë informacionit që kanë marrë dhe arrogancës së shtetit kundër tyre sa do të ishin?
    Epilogu i këtij shkrimi është sulmi i policisë mbi kundërshtarët e tyre të paarmatosur, në orët që po mbyllja paragrafët e fundit. Dëgjova që janë marrë në polici me dhjetëra vetë, dëgjova që është rrahur Besnik Lulaj, një nga drejtuesit kryesorë të Aleancës, sa është shtruar në spital nga goditjet. Sa të mjerë në këto veprime, sa të varfër në përfytyrimet për atë që mund të ndodhë. Ka rrahur shteti qytetarët e tij, sepse kanë kërkuar një të drejtë kushtetuese? Dhe presin që tani vlonjatët të struken e të heshtin, me ta dhe gjithë të tjerët që s’duan ta falin më këtë vend kundrejt bakshishit? Krejt miopë e për të ardhur keq.


    Ardian KLOSI



    Cili eshte mendimi i opozites per kete projekt?
    A mund te na sjelle dikush dicka rreth qendrimit te opozites?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-01-2008 më 17:58

  6. #106
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ky TEC ndodhet ne lumin Ohajo, shihet qe eshte ngjite me lumin dhe ka afer shtepi te banuara dhe ara.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 06-01-2008 më 18:23

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Ky eshte vetem nje tec me nje maksimum 1MW ore. Ne Vlore Behet fjale per 1 TEC (80 MW) 1 Petrolifere dhe AMBO (E Cila ka permasat sa gjithe qyteti i Vlores). Teci do ti sherbeje Petroliferes per ta furnizuar me energji. Akoma nuk dihet se ku do ta gjeje energjine e mjaftueshme AMBO e cila eshte vepra me e madhe industriale qe do ndertohet ne Shqiperi dhe e cila do ndodhet ne zonen e Nartes. Zone e cila eshte me nje qendrueshmeri toke te ulet sepse me pare ka qene kenete (dhe qe permbytet shpesh), dhe e pasur me kripera qe mund ta ndryshk hekurin. Kur te Ndertohet AMBO do duhen dhe 6 TECe te tjera.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    PS: Te ajo foto une nuk shoh arra dhe as qytet. Une po them qe ndodhet vetem 2 km nga qendra e qytetit dhe nga zonat e banueshme vetem 100 metra.

  9. #109
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    TEC-i qe do ndertohet aty ka kete strukture:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Combined_cycle

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Ahhh dhe dicka tjeter. Une spo shoh depozita nafte tek ai tec. Mund te jete dhe me qymyr.

Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •