Nga viti i ardhshėm nė Gjermani do tė ruhen pėr gjashtė muaj me radhė tė dhėnat e atyre qė telefonojnė, pėrdorin internetin, dėrgojnė e-maile apo sms. Bundestagu pritet ta miratojė ligjin pėrkatės kėtė javė.
Frank Ulrih Montgomeri (Frank Ulrich Montgomery), mjek dhe kryetar i shoqatės sė mjekėve "Marburger Bund" i referohet mjekut tė Greqisė sė Vjetėr Hipokratit, qė konsiderohet si themeluesi i mjekėsisė si shkencė, kur ėshtė fjala pėr raportim mes mjekut dhe pacientit. Qė pėrpara 2500 vjetėsh ai e quante si parim tė vetkuptueshėm tė punės sė mjekut, atė qė kėrkojnė sot mjekėt dhe pėrfaqėsuesit e disa profesioneve tė tjera qė kanė tė bėjnė me besimin e njerzve, pra juristėt dhe gazetarėt:
Ne mjekėt jetojmė prej besimit qė kanė pacientėt pėr tė na treguar gjithēka qė ka tė bėjė me shėndetin dhe sėmundjet e tyre. Kjo e drejtė u takon edhe tė burgosurve, edhe atyre qė konsiderohen si tė dyshuar. Kjo bėn pjesė nė tė drejtat themelore tė njeriut dhe nuk mund tė kufizohet prej askujt.
Me kritikėn e Montgomerit bashkohen edhe tė tjerė, qė mendojnė se miratimi i ligjit pėr regjistrimin dhe arkivimin e tė dhėnave tė telekomunicionit pėrbėn njė kufzim tė veprimtarisė sė tyre. Megjithatė miratimi i kėtij ligji mund tė konsiderohet si i sigurt pėr shkak tė shumicės sė votave qė kanė nė parlament CDU dhe SPD.
Ministrija e drejtėsisė, Brigite Cypris Brigitte Zypries (SPD), mendon se kritikat nuk janė tė justifikuara. Sipas saj Gjermania zbaton nė kėtė mes njė direktivė tė BE-sė dhe arkivimi ka tė bėjė jo me pėrmbajtjen e bisedave apo tė e-maileve, por vetėm me tė dhėnat e atyre qė komunikojnė. Sipas saj kompetencėn pėr pėrgjimin e plotė e kanė gjykatat:
Kjo do tė thotė se vendimin nėse vėrtet do tė pėrgjohen telefonat apo lidhjet e internetit duhet ta marrė pėr ēdo rast tė veēantė gjykata. - thekson Zypries.
Deputetėt dhe priftėrinjtė pėrjashtohen nga ky ligj. Nė ndryshim nga ai i gazetarėve, mjekėve apo avokatėve komunikimi elektronik i tyre mbetet pėr prokurorinė tabu.
Partitė opozitare nė parlamentin gjerman, liberalėt, tė majtėt dhe ekologjistėt, janė kundėr miratimit tė kėtij ligji. Sipas tyre pas miratimit tė tij do tė pasojė ligjit tjetėr, i cili sipas modelit amerikan do tė lejojė qė pėr 13 vjet me radhė tė depozitohen 19 tė dhėna personale tė pasagjerėve tė avionėve. Nė Gjermani ėshtė tashmė realitet pajisja e pasaportave me shenjat e dy gishtrinjve si dhe tė dhėna biometrike.
Njė grup aktivistėsh pėr tė drejtat e njeriut kanė vendosur qė nė rast se ligji, sikurse edhe pritet, do tė miratohet, do tė ngrenė padijė nė Gjykatėn Kushtetuese Gjermane.
Kryetari i shoqatės sė avokatėve gjermanė, Hartmut Kilger thekson:
Natyrisht qė ky ligj do tė pėrfundojė nė Gjykatėn Kushtetuse.
Nė vitin 2003 kjo gjykatė e kishte konsideruar mbledhjen e tė dhėnave tė telekomunikacionit si shkelje tė rėndė tė ligjit pėr ruajtjen e fshehtėsisė sė tyre. Nė lidhje me kėtė ēėshtje pritet tė marrė njė vendim edhe Gjykata Evropiane. Irlanda ka ngritur padijė nė kėtė gjykatė kundėr direktivės sė BE-sė pėr depozitimin e tė dhėnave tė telekomunikacionit.
Marcel Fürstenau : DW-World.de
Ky ligj eshte diskutuar ne shume vende te botes...
Cili do te ishte mendimi i juaj?!
Respekte
Krijoni Kontakt