Pra 1 jave u botua libri "22 Ligjet e Pandryshueshme te Marketingut." Liber shume praktik dhe interesant:
![]()
Ja c'thot gazeta Korrieri per librin.
Ja edhe gazeta Biznesi se c'thot per kete liber
Pra 1 jave u botua libri "22 Ligjet e Pandryshueshme te Marketingut." Liber shume praktik dhe interesant:
![]()
Ja c'thot gazeta Korrieri per librin.
Ja edhe gazeta Biznesi se c'thot per kete liber
Marketingu eshte nje fushe e gjere dhe e bukur, ku ka shume hapesire per te diskutuar.
Nese e shifni me interes mund te sillni informacione apo dhe thjesht tituj librash qe mund t'ia sygjerojme njeri-tjetrit.
Gjithkush mund te diskutoj per teknika dhe menyra te ndryshme marketimi te produkteve apo sherbimeve, shembuj te kompanive te medha shqiptare apo te huaja.
Megjithese ne Shqiperi tregu nuk eshte ende i maturuar dhe kompanite ne pergjithesi nuk ia dine tamam rendesine marketingut, gjithsesi nuk do jete e larget dita qe do kene nevoje dhe per keto sherbime dhe nuk do e perkufizojne marketingun thjesht me reklamen.
Si per fillim po ju sugjeroj te lexoni "22 ligje te pandryshueshme te marketingut", te cilin mund ta gjeni ne librarite e Tiranes.
Eshte nje liber me kopertinen e Donald Trumpit.
Libri tregon se c'ndodh sot ne bizneset e niveleve te ndryshme, se si funksionojne keto ligje ne kompanite e sotme dhe shume strategji merketingu.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 03-08-2005 mė 09:16
"Eshte me mire te jesh i pari se sa me miri!
Problemi kryesor ne marketing eshte te krijosh nje kategori (p.sh. dhenia e nje lloji prodhimi apo sherbimi), qe te jesh i pari ne treg.
Ky eshte ligji i lidershipit. Eshte me mire te jesh i pari sesa me i miri. Eshte me e lehte te hysh ne mendje, pastaj te perpiqesh ta bindesh klientin se ajo qe ti ofron eshte me cilesore se ajo e paraardhesit.
Per ta konkretizuar le ti bejme vetes 2 pyetje:
Cili eshte Universiteti i Pare qe eshte hapur ne Amerike?
Fare thjesht mund ta gjesh duke zevendesuar fjalen i pare me lider dhe pjesa me e madhe do thoshin Harwardi.
Po Universiteti i dyte kush eshte?
Shume te pakte jane ata qe e dine se Universiteti i Dyte e ka emrin Kolegji i William and Mary
Ligji i lidershipit gjen zbatim tek kategorite "e renda" si automabilat dhe kompjuterat ashtu dhe tek "te lehtat" si kolegjet dhe birrat.
Jeep ishte automjeti i pare i tipit Fuoristarde, Acura ishte makina e pare luksoze japoneze, IBM prodhoi i pari kompjuterin, Sun Microsoft ishte i pari ne kompjuterat per industri.
Jeep, Acura, IBM dhe Sun jane marka udheheqese.
Mikrobuzi i pare ne USA u prodhua nga Chrysler. Kjo kompani zoteron 10% te tregut te autoveturave dhe 50% te tregut te mikrobuzeve.
Pra cila eshte esenca e marketingut te makinave: te prodhosh makinat me te mira apo te jesh i pari ne treg?
Nje arsye pse marka e pare ka tendenca te vazhdoje te udheheqe tregun eshte se emri i saj kthehet ne nocion perdorimi te perditshem. Xerox ishte e para qe prodhoi nje makine fotokopjimi. emri i saj eshte sinonim i fjales kopjim. Njerezit qendrojne perpara makinave te prodhuara nga Ricoh, Sharp, kodak dhe pyesin "Si ta kseroks kete material?
Apo me mire po e konkretizoje me Shqiperine. Psh gjithkujt mund t'i kete ndodhur qe ka hyre ne lokal dhe ne vend qe te kerkoj nje Leng frutash thote direkt me sill nje Amita. Dhe mgjse ne lokal nuk ka leng te markes Amita, kamarieri i sjell leng frutash. Kjo ndodh, sepse Amita ishte marka e pare e lengjeve te frutave qe hyri ne tregun Shqiptar dhe ne ate e kemi njehesuar ne te foluren e perditshme me lengun e frutave.
Ka shembuj te tjere persa i perkte ligjit te pare te lidershipit, por per mungese kohe nga te gjitha palet, si une qe i shkruaj dhe ju qe mund t'i lexoni po i jap fund zhvillimit te metejshme te ketij ligji.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eros26 : 27-03-2005 mė 11:25
Nese nuk arrin te jesh i pari ne nje kategori, krijo nje kategori tjeter ku mund te jesh i pari.
Le ta konkretizojme me disa pyetje:
Cili eshte njeriu i pare qe fluturoi i vetem mbi Oqeanin Atlantik?
Pergjigja eshte Ēarls Lindberg
Cili eshte njeriu i dyte?
Pergjigja nuk eshte e lehte, mgjse behet fjale per Bert Hinklerin
Cili eshte njeriu i trete qe kaloi Atlantikun i vetem?
E treta eshte Amelia Erhart. Ne fakt kjo pyetje eshte pak me e lehte. Po ta mendosh me holle, pyetja shtrohet: Amelia njihet si personi i trete qe ka kapercyer Atlantikun apo si gruaja e pare qe e ka bere kete gje?
Dege: boroughs, Control Data, General Electric, Honeywell, NCR, RCA, Sperry, te gjitha kato se bashku morren nofken "Borebardha dhe 7 xhuxhet". Po kush nga "xhuxhet u shnderrua ne nje kompani me 126.000 punetore dhe te ardhura prej 14 miliarde dollaresh? Asnje prej tyre qe permendem me lart.
Kompania me e suksesshme gjate viteve '70 dhe '80 pas IBM ishte Digital Equipment Corporation (DEC).
IBM ishte i pari qe u rendit ne fushen e kompjuterave, DEC u radhit e para ne fushen e mikrokompjuterave.
Shume kompani te tjera kompjuterash u bene te famshme duke ndjekur parimin e thjeshte: nese nuk je i pari ne nje kategori, ktijo nje tjeter ku mund te jesh i pari.
Tandem ishte kompjuteri i pare gabimtolerues dhe u kthye ne nje biznes prej 1.9 miliard dollaresh.Stratus hyri ne kete fushe me mikrokompjuterin e pare gabimtolerues dhe u shnderrua ne nje biznes 500 milion dollaresh.
Nganjehere mund te shnderrosh nje kompani te renuar ne te suksesshme duke krijuar nje kategori te re. Commodore ishte thjesht nje kompani tjeter kompjuterash personal, deri kur arriti te poziciononte produktin e saj Amiga si nje kompjuter per perpunim mediash dixhitale. Amiga u kthye ne nje biznes me te ardhura prej 500 milion dollaresh ne vit.
vazhdon
Eros26,
e vleresoj vullnetin tuaj per te shkruar pjese te librit "22 ligjet e panryshueshme te marketingut", por mua me duket me me vend te diskutojme per gjendjen e pergjithshme te elementeve te markteingut miks ne Shqiperi, si funksionojne ato. LIbi qe ju citoni eshte me te vertete shume i arrire dhe e kam lexuar me shume qef.
Ajo qe me irriton me shume per momentin eshte menyra e krijimit te reklamave, sepse keto na bien me shume ne sy. Ketu po qe ja vlen te diskutojme per keto elemente.
Mua per shembull me irritojne shume ato reklamat e birrave Norga, Stela, Tirana qe na nxjerrin ne reklama ato fabrikat e tyre, e mua me duket sikur duan te hapin barkun e tyre e te na thojne "ja sa shume kemi arritur ne", edhe pse burimi i parave nuk dihet.
Kaq per kesaj here. Do kthehem perseri.
Pak rendesi ka t'i hysh muhabetit se nga i kane gjetur kompanite kapitalet qe kane ngritur biznesin e tyre. Kjo s'me shqeteson aspak, sepse dihet qe dhe ne bizneset nderkombetare, kapitalet s'jane vene kurdohere me pune te paster.Postuar mė parė nga jeton26
Ajo qe me shqeteson mua eshte sikurse e thate dhe ju niveli i dobet i prodhimit te reklames.
Duke pare qe nuk ekzistojne ende studio profesionale te prodhimit te reklamave, ku ideuesi i reklames te mos jete nje IT, atehere do presesh akoma me shume reklama idiote, si ato qe permendet ju me larte.
Tjetra e thashe dhe me larte, ne postimin e pare, drejtuesit e bizneseve ende nuk ja dine rendesine marketingut. Punesojne me fal per shprehjen, dashnoren si drejtoreshe marketingu (qe me siguri s'ka arsimin perkates) dhe eshte ajo qe me pas merr vendimet se sa do shpenzoje per prodhimin e reklames, sa here do e trensmetoje ne X televizion apo Y radio. Kuptohet merr eskluzivitetin per prodhimin apo per transmetimin e reklames, ai qe i ofron me shume perqindje drejtoreshes.
Keshtu behet marketingu ketu i dashur.
Tjetra vete administratoret e kompanive e konsiderojne te shtrenjte prodhimin e nje reklame fjala vjen 5.000 EU dhe pse dihet qe ata s'e kane per gje nje shume te tille, sepse harxhojne 10 fishin e tyre vetem per qejf ne muaj.
Pak rendesi kane keto, sepse gjithkush e di fare mire se ku i pikon catia, por doja te thosha qe te mbash nje studio te mirefillte profesionale per prodhimin e reklamave vizive, ku ideusi ka vendin e vet, regjisori ka vendin e vet dhe IT ka vendin e vet, aktoret po ashtu, eshte teper e pamundur me keto cmime qe ofron tregu i reklamave.
Bota teston 3-4 versione reklamash per pritshmerine nga publiku dhe perzgjedh njeren, dhe kompania paguan per te katerta ato. Ndersa ketu njeren qe eshte me e lira, merr aprovimin menjehere, packa se eshte pacavurre reklame.
Flasim prape, ok?
Nuk mendoj se do ja vlente qe nje ndermarrje shqiptare te krijoje departament te vecante te prodhimit te reklamave ne kushtet qe jane. Une di per shembull qe jane nja 3 studio profesionale per publicitetin: Comport, nje e Top Channel dhe nje e Agna group. Problemi i reklamave shqiptare eshte ne faktin, sic e thate edhe ju, e mungeses se nje marketeri te afte te arrije te vleresoje rolin qe do te luaj nje reklame e prodhuar nga keto studio. Kam pasur rastin te flas me njerin nga keto studio qe me tha "I kam bere nje reklame koti nje kompanie sepse nuk mbajne ere fare nga kjo fushe".
Me kete prirje keto ndermarrjet tona nuk do ta kene mundesine te behen konkurruese ne nivel rajonal, e aq me pak me larg.
shendet
Postuar mė parė nga jeton26
Cilesia e reklames varet nga ajo qe permendi me perpara Erosi "Mosha ose Maturia e Tregut". Tregu Shqiptar eshte ne embrion po keshtu dhe konsumatori Shqiptar. Vemendja e ketij konsumatori terhiqet shume lehte dhe me nje reklame mediokre, pa asnje vlere artistike. Kjo sepse konsumatori nuk perballet cdo dite me qindra mijra reklama qe luftojne njera tjetren per vemendjen e tij. Ndersa nje konsumator Europian/Amerikan perballet cdo dite jashte (pankartat neper mure, revistat, reklamat neper autobuze e deri tek balonat me ajer) dhe brenda ne shtepi (Tv, radio, internet, gazeta, revista) me nje mori te jashtezakonshme reklamash qe luftojne njera tjetren per ate 3 sekondesh perqendrim te konsumatorit. Keshtu reklamuesit duhet te jene gjithmone e me produktiv e dinak, duhet te sjellin material unik e terheqes e deri diku humoristik apo guximtar te shkoje aty ku nuk ka shkuar asnje reklame para saj.
Gjithe efikasiteti i reklames varet nga sa kohe i kushton publiku. Publiku Shqiptar as nuk pret dhe as nuk do e vleresoje nje reklame qe shkon me larg se te tjerat. Kufiri i talentit te reklamave eshte deri ne ate pike, nuk eshte e nevojshme per reklamuesin te shkoje me larg per sa kohe reklama e kryen funksionin. Me sa duket ato reklama kane kryer me se miri funksionin e tyre sepse ti ua permende te gjithave emrat. Qellimi i reklames mbaron me formimin e nje emri ne trurin tend, me vendosjen e atij emri ne kujtesen tende. Nuk eshte e thene qe reklama te jete e bukur apo terheqese, mjafton te percjelli mesazhin dhe te te informoje per produktin. Kete me sa duket keto reklama e kane kryer me se miri..
Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.
S'besoj se ky eshte qellimi i reklames. Reklama duhet te nxise shitjet, ta kthej nje blerje ne nje riblerje.Postuar mė parė nga R2T
Vertete mund te forcohet brandi kur fiksohet ne mendje, por reklama nuk duhet te prodhoj efekte negative tek konsumatori, si ne rastin e permendur. Ne vend qe te gjeneroj shitje, ajo kthehet ne nje boomerang.
Besoj se keto kompani e kane kaluar fazen e pare te hyrjes ne treg (per me teper Birra Tirana), ku mund te aplikosh keto forma reklame informuese.
Per mendimin tim duhet te kalojne ne nje faze tjeter, ku te targetojne konsumatorin e synuar, ku perseri mund te shtoj se ata dhe po te perpiqen me marketing te fuqishem, nuk mund te shkojne me teper se "birra familjare". Imazhi i tyre eshte krijuar perfundimisht ne mendjen e konsumatorit.
Me pak fjale targeti i tyre mbeten njerezit me te ardhura te uleta (qe dhe per shume kohe do te jete shumica dermuese e popullsise). Meqenese targeti dihet, mundohu te krijosh reklama terheqese per te perthithur sa me shume pjese nga ky treg (qe per fat te mire zoterohet ne % te madhe nga kompanite vendase).
S'e paske kuptuar fare reklamen eros. Te pakta jane reklamat qe te ngrene ty ne ate moment nga divani e te bejne te shkosh te blesh produktin qe reklamohet. Reklama eshte informacion, percjell mesazh, qellimi kryesor eshte te te nguliti NJE EMER ne tru ne radhe te pare, dhe pastaj ndonje eveniment perkates (si ulje cmimi, amballazh i ri etj etj). Cdo reklame qe te mbetet ne tru eshte pozitive, dhe nese mesazhi i saj te duket negativ. Kur duhet te zgjedhi midis nje produkti qe nuk njef fare dhe nje produkti qe ka degjuar nepermjet nej reklame mediokre, konsumatori gjithmone do zgjedhi produktin qe njef.Postuar mė parė nga Eros26
Reklama rit shitjet duke shperndare informacionin e produktit tek klienti dhe duke e bere ate te vetedijshem per produktin qe shet. Sesi shperndahet ky informacion ka pak rendesi. Rendesi ka vetem qe mesazhi te percillet. Ne biznes duhet te dish nuk ka asnjehere REKLAME NEGATIVE. Sa here qe permendet emri i kompanise/produktit tend eshte dicka pozitive per ty.
Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.
Krijoni Kontakt