Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 140
  1. #111
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Exclamation Manjola Nallbani Sabotohet!

    http://www.kohajone.com/html/artikull_15691.html

    Nallbani: “Mafia” e Festivalit

    Anisa Ymeri
    E Marte, 18 Dhjetor 2007



    Jo shume ore pas ndarjes se cmimeve dhe shpalljes se fitueses se Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH, vershojne akuzat. Pas Rovena Dilos, e cila e konsideroi absurd perjashtimin e saj nga zona e cmimeve, vendos te flase edhe Manjola Nallbani. Jo per te kontestuar cmimet, sic shprehet ajo. “Nuk eshte ne natyren time te kontestoj cmimet kur hyj ne nje gare - rrefen Nallbani. Pasi pranoj te jem ne gare, pranoj edhe te gjykohem nga ata qe jane aty, qofte edhe duke qene nje infermier ne juri”.

    Nuk ka hezituar aspak te akuzoje, madje me ze te larte, duke thene se, “ne kete festival, nuk po varet tani asgje nga kengetaret. Une jam teresisht e fyer, sepse jam e varur nga nje teknik qe eshte ose i paafte, ose i korruptuar”. Duke shkuar edhe me tej ne pranimin e faktit se, “zeri im gjate kenges ka qene totalisht jashte parametrave te mia, dhe mua me ka mbytur kori dhe orkestra”.

    Duke u ndjere e fyer teresisht, kengetarja Manjola Nallbani, e cila eshte cilesuar nje prej kengetareve qe dine te kendojne mire “live”, sqaron se zeri i saj eshte degjuar pak ne salle ne finalen e madhe te cmimeve. Gjithcka per te ka qene nje sabotim i mirefillte, ne kuptimin e plote te fjales, pasi shprehet se “fonia nuk eshte ne parametrat me te mire, pasi njerezit ne salle s’me degjonin zerin”. Ajo nuk le pa permendur faktin se ka qene tekniku, i cili e ka keshilluar te mbaje mikrofonin larg, sepse zeri i saj eshte shume i forte.

    Te gjitha keto e kane shtyre kengetaren, nder me te njohurat e skenes se muzikes se lehte shqiptare, te reagoje ashper per ate cka i ka ndodhur ne naten finale. Cka e ka shtyre edhe te shprehe vendimin e saj te prere se, “kjo eshte hera e fundit qe une marr pjese ne Festivalin e RTSH-se”. “Une nuk mund te cenoj vokalin dhe figuren time”, thote prere ne deklarimin per “Koha Jone”. Per te argumentuar ‘pse’-ne e ketij vendimi, ajo shprehet se, “edhe une e kam thene qe ky eshte nje festival i vertete, pasi aty kendohet live, por s’mund te pranoj qe te sabotohem nga mafioze te kesaj natyre”. E duket se kete nuk e ka aspak me jurine, se paku jo drejtperdrejt. “Sa per jurine, asnjehere s’mund te bej akuza pa pasur fakte - shprehet Nallbani, por ajo cka me ndodhi mua me fonine eshte teper e dukshme. Nuk ishte zeri im ai i finales ne sallen e festivalit”. Juria nuk preket aspak prej saj, nuk permend asnje emer, por vetem faktin se ka pasur nje sabotim. Kjo nuk ka ndodhur naten e pare, pasi, sic shprehet Nallbani, “duket se nuk me kane pare si konkurrente serioze me kengen time, ndersa ne finale ajo qe ndodhi s’ka nevoje ta them une, pasi edhe vet drejtorja e Pergjithshme e Festivalit, Zamira Koleci, me tha se nuk mund te degjohesha fare ne salle”.

    Asnjehere me pare nuk ka pasur akuza kaq direkt dhe kaq te hapura per “mafien” e Festivalit te madh te Kenges ne RTSH. Thashetheme qe kane qarkulluar perpara se ne skenen e Kongreseve te nisnin netet e festivalit. Ndersa fundi qe edhe me keq, akuza direkt per nje festival, kenga fituese e te cilit do te perfaqesoje Shqiperine ne Beograd, ku do te mbahet Festivali Evropian vitin e ardhshem. E pas te gjitha ketyre, Manjola Nallbani, e cila kete vit ka qene vete edhe autore e tekstit te kenges se saj, u shpreh se, “arti po monopolizohet nga 2 apo 3 kompozitore dhe kjo eshte e pafalshme”.

    Para te gjitheve, reagoi Rovena Dilo

    Duke qene se kenga e saj u perjashtua edhe nga zona e nxehte e cmimeve, sic eshte edhe finalja e Festivalit te madh te Kenges, ajo ishte e para qe reagoi. Rovena Dilo u shpreh qarte, se verdikti i jurise ishte absurd, per te. Kenga e saj, “Perjetesisht”, me muzike te Armend Rexhepagiq, tekst te Aida Barakut dhe orkestrim te Darko Dimitrov, u perjashtua nga nata e trete e Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH. Ndaj edhe ajo nuk ka vonuar ta cilesoje si absurd vendimin e jurise. Dhe pse juria nga ana e saj ka pohuar se ka bere nje pune profesionale dhe ne finalen e madhe u kualifikuan te gjithe ata qe anetaret e jurise i vleresuan si krijime dhe interpretime te denja per nje gala te madhe cmimesh.
    As qe du me dit!

  2. #112
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Exclamation Gjergj Xhuvani Dhe Alban Skenderaj: Gangstere Dhe Raciste!

    “Dy anetaret e jurise jane gangstere”

    E Marte, 18 Dhjetor 2007

    Anisa Ymeri


    Drejtorja e Festivalit, Zamira Koleci, quan raciste anetaret e jurise qe i ka firmosur vete. Thashethemet e dites se pare te festivalit i lane vendin akuzave pas perfundimit te tij dhe shpalljes se kenges fituese. Nuk jane vetem artistet, ata qe leshojne akuza per “mafien” e Festivalit te Kenges ne RTSH, por cudia e radhes ka ndodhur. Eshte vete Zamira Koleci, drejtore e Pergjithshme e Festivalit, e cila e pyetur per zhurmen dhe tymnajen qe po hidhet mbi garen, u shpreh per “Koha Jone”: “I vetmi reagim i imi zyrtar eshte se dy anetare te jurise jane gangstere”. Madje, shkon edhe me tej duke thene: “Ata jane te papergjegjshem dhe raciste”. Nuk ka dashur aspak te permende emra, duke u shprehur se fare qarte mund te kuptohet se per cilet behet fjale. Por, per cilindo prej tyre qe te behet fjale, ka qene edhe Koleci nje nder ata qe kane dhene miratimin per anetaret e jurise se festivalit.

    Megjithate nje gje eshte e sigurt, qe zhurma me e madhe nga ana tjeter po behet per faktin se ishte kenga “Zemren e lame peng”, interpretuar nga Olta Boka, me autoret Adi Hilen e Pandi Lacon, ajo qe fitoi. Dhe jo vajzat nga Kosova, Flaka Krelali dhe Doruntina Disha, me kengen “Jeta kerkon dashuri” te Edmond Zhulalit, e cila u spostua ne vendin e dyte. Mjaft te kthejme pak vemendjen ne piket e anetareve te jurise ne finalen e 16 dhjetorit, per te zbuluar se kush e pengoi kete kenge te ishte fituese. Qene kineasti Gjergj Xhuvani dhe kantautori Alban Skenderaj, qe nuk dhane asnje pike per kengen e dy vajzave nga Kosova dhe kompozitorin Zhulali, njekohesisht drejtor artistik i festivalit.

    Mes ketyre akuzave, autoret e kenges “Zemren e lame peng”, Hila e Laco, kane preferuar te heshtin. Tymnaje akuzash kjo qe edhe nje dite pas shpalljes se fitueses 16-vjecare te festivalit, e ka lene jashte vemendjes Olta Boken dhe kengen qe do na perfaqesoje ne Beograd. Ca me pak galane e madhe, se ciles nuk i mungoi show dhe te ftuarit sic ishin grupi italian “Neri per caso” dhe norvegjezet “Rednex”. Apo edhe performancat artistike te dy prezantuesve te festivalit, Elsa Lila dhe Pirro Cako. Madje, ka lene edhe larg vemendjen prej faktit se kenga, e cila u shpall fituese, ajo e 16-vjecares Olta Boka, e cila per te paren here mori pjese ne festivalin e madh te kenges, u duartrokit jo pak. Jo vetem ne performancen e nates se dyte te festivalit, por sidomos ne finale kur publiku i Kongreseve e ktheu pas interpretimit te saj. Lane jashte vemendjes edhe lotet e imcakes teksa shfaqte emocionet e saj prej fitueseje. Ndersa s’mund te mos thuhet se edhe kenga ritmike e te dy vajzave kosovare, te cilat u renditen te dytat, u duartrokit jo pak nga publiku ne finalen e cmimeve te festivalit. E nese kenga e dy vajzave nga Kosova do te ishte pelqyer mjaftueshem edhe nga dy anetaret e tjere te jurise, Xhuvani e Skenderaj, “Jeta kerkon dashuri”, do te perfaqesonte Shqiperine ne Beograd ne Festivalin Evropian te Kenges ne maj te vitit 2008. Pasi qene ata, dy anetaret e fundit, te cilet nuk i dhane asnje pike kenges “Zemren e lame peng”,

    Edmond Zhulali, drejtor artistik dhe pretendent per cmim

    Zhurma me e madhe, jo vetem ne minutat e para pas perfundimit te festivalit, por edhe nje dite me pas, ka qene per kengen e kompozitorit Edmond Zhulali. Nuk ka qene asnjehere larg festivalit ky kompozitor, nje nder me te miret e muzikes se lehte shqiptare, por kete vit ishte njekohesisht edhe drejtori Artistik i gares se kenges. C’ka ne njeren ane eshte konflikt interesi, edhe organizator, edhe kompozitor ne gare, e ne anen tjeter duket si nje e drejte e nje krijuesi per te marre pjese me krijimet e tij. Megjithate, juria e perzgjedhur prej organizatoreve, e nje nder ata qe kane vene firmen per kete juri te edicionit te 46-te te festivalit ka qene edhe Zhulali, vendosi qe kjo kenge te renditet e dyta.

    Anetaret e jurise se Festivalit te 46-te:

    Agim Krajka

    Gjergj Leka

    David Tukiqi

    Rudina Magjistari

    Gjergj Xhuvani

    Alban Skenderaj
    As qe du me dit!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    SKANDAL I RADHËS

    Nga një burim mirë i konfirmuar, kuptohet që" kineasti Gjergj Xhuvani është parë në Restoranin Arthur ditën e natës Finale me personel të ambasades serbe me të cilët ka drekuar". Për këtë gjë s'ka dyshim informacion më të detajizuar ka gazeta " Koha e Jonë". Këtu duhet t'i shtohet fakti që kompozitori Agim Krajka në po të njejtën ditë ka marrë thirrje kërcenuese, nga persona anonim, me kërkesën që " Këngëtarë nga Kosova s'duhet të marrin çmimin ngaqë këtë gjë po e kërkon Beogradi".
    Me këtë rastë, mendoj që do të ishte mirë, që Sherbimet Shqiptare do të duhej të hetonin tërë rastin ngaqë kemi të bëjmë me një presedant sumë të rrezikshëm, kur është fjala për Artin në Përgjithësi tek shqiptarët dhe paraqitja e vlerave të këtij arti në Veçanti para Europës.
    E drejta e pakontestueshme do të ishte kjo:
    Votimi i dy, siç i quajti edhe Drejtoresha Zamira koleci " racistë" ( serbofil) anëtarëve të Jurisë Gjerg Xhuvanoviqit dhe Alban ( lexo: Serbosllav) Skenderoviqit të ANULOHEN dhe të shpallen si të pavlefshëm. Pra të mirren në konsiderat vetëm votët e pesë anëtarëve të tjerë të Jurisë, që ishin pa paragjykime.
    Agim Krajka, Gjergj leka dhe David Tukiqi si profesionist e dhanë fjalën e tyre!
    Gjergj Xhuvanoviqi si bastard i lindur të ikë te vllezrit e tij në Beograd ngaqë për të gjaku nuk bëhet ujë!
    Pra, Gjuvani diten e nates Finale, drekoi në Arthur me personelin e ambasades së serbis në Tiranë dhe pastaj çfarë ndikimi pati ai tek Skenderaj, do të ishte mirë të hetonin agjentet e Sherbimit Intelegjent të Shqiperisë!
    E dyta, votat tendencioze të Xhuvanit dhe të Skenderajt të shpalen të pavlefshme!

  4. #114
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Per mendimin tim kenget qe u renditen ne 3 vendet e para ishin dhe kenget me te bukura te festivalit dhe qe perçonin nje mesazh shume domethenes. Pakenaqesia ime e vetme eshte vetem renditja e dy vendeve te para, pasi ne vendin e pare duhet te ishin dy vajzat nga Kosova, pasi kishin nje kenge teper te bukur e shume domethenese, e cila do te na paraqiste shume denjesisht ne festivalin Europian. Ato duhet te na udhehiqnin ne Eurosong, qe do te zhvillohet ne Beograd, dhe dy vajza nga Kosova do te ishte dhe nje mesazh i qarte per Serbet, se Kosova eshte nje vend i civilizuar dhe qe dashuron artin, jo vend qe ndjell konflikte siç pretendojne Serbet.

    Nuk kam asnje dyshim ne cilesine e kenges fituese dhe kengetares Olta Boka, pasi kenga ishte shume e bukur dhe kengetarja e interpretoi mjaft mire ate. Por dy vajzat nga Kosova, Flaka Krelali dhe Doruntina Disha kishin nje kenge me te bukur, me ritmike se ajo e Olta Bokes. Dhe titulli kenges, "Jeta kerkon dashuri", do ishte nje mezash shume domethenes nga goja e dy vajzave nga Kosova ne mes te Serbise.

    Urime per kengen fituese dhe uroj te na perfaqesoje sa me denjesisht ne Eurosong.

    PS: Mos u merni me polemika te kota, pasi artit nuk i sherbejne aspak keto polemika. Beni mire te mereni me shume me anen artistike te festivalit, do ishte ne te mire te te gjitheve. Mos harrojme se dhe kur fitoi Elsa Lila ishte vetem 16-17 vjeç dhe te gjithe e kontestuan, por tani shikojeni se si Elsa na nderon anembane botes me talentin e saj.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #115
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Sic dihet si ne cdo festival shqiptar ku fituesi del para se te filloj festivali kengtarja e re pa pervoje nuk eshte e denje per ne eurovizion dhe personalisht mendoj se esht rregull absurd qe kenga fituese duhet te iki ne eurovizion pasi do ishte me mir qe kenga te zgjidhej ne menyra te tjera

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2007
    Postime
    39
    Gjnynah qe nuk fitun vajzat nga Kosova por tham qe eshte e kot te merremi me polemika.nqs asht e vertet qe Xhuvali ka dregu me serbt ateher shpresaj qe ta varin ne mes te Parruces te Shkodres

  7. #117
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Kenga e Olta Bokes ka qene me dinjotoze se cdo kenge tjeter ne kete palo Festival. Teksti ishte perkryer, zeri dhe muzika ishin ne koherence.
    Por popullit shqiptar u pelqen akoma turbofolku dhe tekstet bastarde me jo me do jo sme do jo ma dhive ne dashuri po une do hakmerrem e bajga te tilla.....
    Zamira Koleci na dashka nje kenge kosovare fituese sepse kjo perkon me situaten politike te kombit tone. Po kjo zonje qe na ka mbuh koken per 30 vjet me hymne dhe lavde ndaj Enver Hoxhes nuk e kupton qe Festivali eshte kompeticion artistik e asgje me shume..
    Po Rovena Dilo qe llap se bashku me ate Manjola Turbo Nallbano Folkun, le ta shtronin bycen e tyre nja nje vit rresht dhe te punonin me kengen e tyre e te mos kendonin pubeve per qefin e klienteles se tyre.
    Otla Boka u gjykua per veshjen sepse nuk nxori shale dhe cica perjashta. Vleresoheni kete more njerez sepse ajo me ate veshje respekton moshen e saj... E njejta gje dhe per make-up e thjeshte te saj sepse ka respekt per fytyren e saj pa komplekse.

    Mosha e Oltes pse u ben cudi? Po teta Elsa kur fitoi festivalin sa vjec kane qene?? Po keto grate dhe plakat e festivalit le te kendonin pra me shume e te punonin per ate kenge qe ishte per ibret.

    U tha qe Gjergj Xhuvani dhe Alban Skenderaj na qenkan korruptuar. Gjergji te pakten eshte i vetmi regjisor shqiptar qe prodhon dhe krijon. Ai nuk ka nevoje per leke. As Albani nuk ka nevoje per 1 milione leke.
    Mbase nevoje per leke ka patur Zamira Koleci... Mbase ka marre nje shume te papapme nga Kosovaret dhe tashme u ka dal llafit...

    BRAVO OLTA, e meritoje kete titull sepse ti ishe me e mire. Ke fituar nje gare mes njkerezve te paafte dhe medioker..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hero i Popullit : 18-12-2007 më 07:28
    FLANGO MA NON FLECTO

  8. #118
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Bravo Olta ishe me e mira edhe pse njerezit shpifin ndaj teje. Kush flet per racizem dhe korrupsion. Ajo Zamira qe ka komentuar per 30 vjet rresht arritjet e sistemit diktatorial. Ajo Zamira dhe Edmond Zhulali qe e kane bere tender pordhesh dhe bajgash kete festival.
    Olta prezantoi ne menyre te thjeshte ate kenge te bukur. Eurosong le te vazhdoje bastardizimin e vet ne turbofolk dhe ne votimet allaklanore: Rusia i jep voten serbise dhe Greqia Qipros etj etj. E rendesishme eshte qe fitoi kenga qe meritonte per te fituar dhe kaq... Ata qe ishin te perlyer llapen dhe llapen e do te llapin.. Festivali ne RTSH nuk eshte parade flokesh dhe cicash por eshte gare kenge dhe vokali. Kete gare e fitoi nje goce qe nuk vinte nga kulisat e tenderave dhe mentalitetit te mykur te ketij institucioni.
    Dhe ata qe dhane voten kesaj kenge jane njerez me te nderuar sesa Zamira Musolini apo Edmond Geringu....

    Bravo Olta qe me thjeshtesine tende fitove zemren e publikut dhe more inatin dhe sharjet e permanenteve dhe butikeve me emra versace te dale prej baltes dhe llumit. Bravo Pandi me ate tekst te thjeshte dhe te bukur qe nuk na perserite historite e telenovelave spanjolle me intrige dhe skutheri. Bravo Hila qe solle nje muzike te re e te paperseritur ne rrymen turbofolk...
    FLANGO MA NON FLECTO

  9. #119
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nuk më pëlqeu aspak kënga 'Jeta kërkon dashuri'. Më mirë që nuk fitoi, nuk e meritonte të shkonte në Eurovision. Nuk ishte këngë ritmike, por rock
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Manjola Nallbani ka goje te flase per mafian e festivalit??? me ate kenge te cpifur qe kishte cuditem si arriti deri ne naten finale.

    Olta Boka vajza fituese ishte 16vjec!!!
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i 11-të në RTSH
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 06:55
  2. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  3. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrës 2004
    Nga dodoni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •