Jonida Maliqi
Arberie Hadergjonaj
tash edhe
Samanta Karavello - Pse u harrua dashuria?
Teksti: Agim Doçi
Muzika: Luan Zhegu
Kush tjeter do te merr pjese ne kete festival te madh...???
Ndoshta Elsa Lila??? Ajo do kthehet keto dite ne Shqiperi me disa projekte.
Kemi mesuar se Blero sapo ka perfunduar nje kenge shume cool me te cilen do te marre pjese ne edicionin e ketij viti te “Festivalit te Kenges ne RTVSH”. Me ne fund duket sikur dhe ky festival, po behet i preferuari i artisteve qe ndoshta deri dje i kane qendruar larg.Tani sikur te nderronin dhe jurine makbethiane, shume cool do ishte! Blero na ka treguar se per pjesmarrjen e tij po kujdeset dhe kompania qe menaxhon kengetarin ne Suedi e cila gjithashtu do ta promovoje kengen edhe ne Suedi.Ne nuk e kemi degjuar ende kengen,por jemi te sigurte ne interpretimin e Bleros, e te pakten nese ai fiton Shqiperia do te kete mundesine te prezantohet me nje kenge te ritmeve me te fundit e te pakten me nje kengetar qe di te kendoj paster ne anglisht.Problemi i vetem…Eurosong kete vit behet ne Serbi agagaagagaagaga! Patjeter qe keta te festialit do zgjedhin ndonje kenge patriotike me daulle e me dare per te treguar origjinalitetin tone ne blla blla blla.Suksese Bleros!
Written by Elbino
Wednesday, 07 November 2007
Albaniac.com
Ne ne pergjithsi kopiojme kengen fituese te Eurosongu-t te kaluar(pervec asaj kenges metal,te cilen nuk mundem ta kopionim!!!), keshtu qe besoj se do perfaqsohemi prape me balade femerore.
Nuk duhet te kemi emocione se kush fiton pasi cmimi dihet qe ne fillim ,i vendosur nga "pleqeria" e festivalit.Ishalla jo noi kange patriotike sic e kemi zakon, aq me teper ne Beograd.Deri ne prill Kosova do te jete e pavarur keshtu qe mund te dergoje perfaqsuesin e saj.
pa QAR flisni BLERO,po nuk keni vesh ju ta degjon se blero edhe ne superpozim stonon ter kohen po live sikur te kendon sali berisha duket.hahhahhhahah blero ne Festival un nuk e kisha pranu me konkuru pale ta fitoj futja kot kot.sa per koMpanin suedez qar jan ata me sa di une kto vitet e fund sa mbaj mend suedia nuk ka pas ndonje sukses ne festival europjan.turpi I kombit do te jet BLERO ose le ta bajn nje keng duet me sinanin.TURP TURP TURP
ket vit do te ishte me se mire qe festivalin ta fitoj dikush nga kosova .
alberia nuk eshte ide e keqe.
Festivali i madh rifiton “besimin” e kengetareve
Jehona e tij mbetet, jo vetëm për traditen, por edhe emrat qe ngjiten ne skene. Festivali i Kenges ne TVSH rrok edicionin e tij te 46-te. Manifestimi me i madh i kenges, i cili këtë vit do të mbeshtjelle një numer të madh kengetaresh te zeshem te muzikes shqiptare. Nëse pak vite me pare, kengetaret me te cilët është identifikuar festivali ne kapercyellin e viteve ‘90-te, duket sikur e “braktisen” festivalin, tanime s’po ndodh me. Kengetaret me ne ze te muzikes se lehtë shqiptare e “kanë rifituar” besimin tek festivali. Dhe gara ka nisur te jetë tepër “e vërtetë”, pasi ne loje është përfaqësimi i Shqipërisë ne Eurosong, prej vitesh tanime. Ndaj edhe te gjithë synojne vetëm atë, trofeun e fituesit të parë, pasi vetëm ai mund t’ju realizoje endrren e madhe, atë te shkeljes se skenes se Festivalit Evropian.
Kenget pjesemarrese tanime janë percaktuar dhe ne dy netet e para te festivalit, 14 dhe 15 dhjetor, do të ngjiten ne skene plot 30 krijime të reja, te kompozuara si përherë vetëm për skenen e festivalit të madh te kenges. Pjesa me e madhe e kengetareve janë te njohur për publikun shqiptar, duke nisur me Manjola Nallbanin, Jonida Maliqin, Mariza Ikonomin, Rovena Dilon, Voltan Prodani, Samanta Karavellen, Teuta Kurtin, Vesa Lumen dhe shumë këngëtare te tjerë. Me i veçanti nder ta është një duet: Redon Makashi dhe Mira Konci pas shumë vitesh ngjitjeje bashke ne skene. Jo rrallë është deklaruar prej te dyve kenaqesia me te cilën interpretojnë përkrah njeri-tjetrit, ndaj edhe ne këtë edicion te 46-te te tij ata do të ngjiten ne skene me një kenge te kompozuar nga Shpetim Saraci. Ndërsa Rovena Dilo ka preferuar një kenge, te kompozuar nga Armend Rexhepagiq ne këtë festival.
Për me se 2 muaj, pranë Radio Tiranës, emra te njohur te muzikes shqiptare kanë punuar për perzgjedhjen e kengeve. Prej me se 60 këngësh qe kanë shkuar pranë radios, gjysma e tyre do të mund te ngjiten ne skene, ne dy netet e para, për te kaluar mandej ne fazen tjetër te seleksionimit, atë te nates finale te Festivalit te Kenges ne TVSH. Seleksionues kanë qenë: Thoma Gaqi, Selim Ishmaku, Hajg Zaharian, Isak Shehu, Edmond Zhulali, Xhavit Ujkani, Francesk Radi, Ermir Dizdari dhe Kozeta Mamaqi. Perkrah kengetareve, qe për dekada me radhe po ngjiten ne skene, ka edhe te rinj qe kanë shënuar një hap të madh ne karrieren e tyre. Talente te zbuluara nga spektaklet rinore, qe tanime prej vitesh po ngjiten edhe ne skenen e festivalit të madh, atij tradicional, i cili është edhe me prestigjiozi nder festivalet ne Shqipëri.
Kozma Dushi s’i ndahet festivalit
Shenon pa dyshim numrin me të madh te pjesemarrjeve ne Festivalin e madh te Kenges ne TVSH. Edhe këtë vit do të ngjitet ne skene, duke qenë edhe këngëtari me i mocem i festivalit. Ka marrë edhe cmime, por para viteve ’90-te, ndërsa ne festivalet e mëvonshme, ndonëse është duartrokitur, me cmime nuk është vleresuar. E, megjithatë, “veterani” i skenes nuk heq dorë nga festivali, pasi kontakti me publikun është tepër i rëndësishëm për një këngëtar si Kozma Dushi, i cili e ka rrahur tepër skenen.
Kengetaret pjesemarres:
Manjola Nallbani
Kozma Dushi
Arber Arapi
Des Xherahu
Juliana Pasha
Jonida Maliqi
M.Frroku & A.Cuedari
Mariza Ikonomi
Rozela Gjylbegu
Rovena Dilo
Besiana Mehmeti
Agim Poshka
Voltan Prodani
Saimir Cili
“Kthjellu”
Samanta Karavella
Ardit Fejzo
Evans Rama
Vesa Luma
Blero
Teuta Kurti
Olta Boka
M.Konci & R.Makashi
Greta Koci
“Produkt 28”
Alberie Hadergjonaj
Eneida Tarifa
Blerina Shalari
Ada Gurra
Adela Bezhani
Nga Anisa Ymeri Koha Jone
Une them se Vesa Luma duhej te ishte pjesemarrese ne evrovizion 2008,sepse eshte nga Kosova, kendon shume bukur live, ka stilin e muzikes moderne cfare degjohet ne ballkan, duket bukur
jam dashuruar fort lol
Krijoni Kontakt