Kosova dhe 10 dhjetori 2007
Sot nevojitet t’i kujtojme botes mbare se cfare ka ndodhur ne Kosove, jo vetem sot por te pakten 100 vjetet e fundit. Ne kete material une do te rimarr disa nga faktet me te rendesishme, flagrante te historise dhe te se sotmes, do t’ja u dergoj juve, lexuesve, miqve dhe shokeve, ne menyre qe t’i pasuroni dhe t’ja beni te ditur botes mbare se Kosova dhe populli i saj nuk kerkojne asgje me shume se dinjiteti i tyre. Dinjiteti i nje populli eshte liria, eshte e drejta per te krijuar shtetin e tij.
Nga Genti Metaj
Te gjithe e dinim se negociatat midis Kosovareve dhe Serbeve nuk do te sillnin asnje risi te re apo zhvilim pozitiv ne lidhje me statusin e Kosoves.
Ne keto momente qe po radhis keto rreshta eshte data 10 dhjetor 2007. Sot, ka perfunduar zyrtarisht dhe afati i lene treshes negociatore, ne menyre qe nje zgjidhje me ane te kompromisit te gjendej per statusin e ardhshem te Kosoves.
Serbet dhe Kosovaret e kane te pamundur te bejne kompromis, e kane te pamundur sepse kendveshtrimet e tyre jane diametralisht te kunderta. Sepsa populli i kosoves nuk kerkon as me shume dhe as me pak se ajo qe i takon, Pavaresi !
Sepse serbet fatkeqesisht nuk kane arritur te « piqen » pas gjithe atyre qe ndodhen, pas shperberjes se Jugosllavise, pas masakrave ne cdo kend te ish Republikes Federale. Pas vrasjeve, masakrave, represionit policor dhe zhvendosjes se me shume se 500 000 shqiptareve autokton te Kosoves. Serbet nuk kane arritur te kuptojne se sot nuk ka me “te vegjel dhe te medhenj”. Serbet nuk kane kuptuar se manipulimit te historise i ka ardhur fundi, se genocidet nuk jane me te denja per Europen, per ballkanin, se koha e barbarive ka perenduar dhe ne fund te fundit ka ardhur momenti qe shqiptaret e Kosoves te rimarrin ate qe u grabiten me pa te drejte fuqite e medha per interesa te uleta, PAVARESINE.
Ne kete material une do te rimarr disa nga faktet me te rendesishme, flagrante te historise dhe te se sotmes, do t’ja u dergoj juve, lexuesve, miqve dhe shokeve, ne menyre qe t’i pasuroni dhe t’ja beni te ditur botes mbare.
Kosova dhe shqiptaret ne Ballkan.
Shqiptaret jane i vetmi popull ne ballkan, i cili eshte i pranishem ne shume shtete te tjera te rajonit. Mjafton te permendim disa nga vendet e ish Republikes Federale te Jugosllavise, si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, etj. Sigurisht qe Shqiptaret perbejne pjesen derrmuese te Kosoves me mbi 90% te popullsise. Ne baze te dokumentave te ndryshem, hulumtimit dhe shoshitjes se historise, bota mbare ka pranuar, shtypi shqiptar dhe i huaj ka nenvizuar se Kosova ju bashkangjit Serbise ne vitin 1912.
Dihet ashiqare se faktor i kesaj bashkangjitjeje artificiale u bene fuqite e medha, te cilat per te kenaqur orekset e Serbeve dhe per te eleminuar kontradiktat midis tyre, ne menyre absurde, pa asnje fare respekti per popullin shqiptar, pa asnje lloj kriteri dhe aspirate kulturore, etnike, nacionale, sociologjike e ku di une se cfare krijuan katrauren e sotme.
Te pafuqi dhe te paorganizuar ne teresine teritoriale dhe viset e tyre, shqiptaret e Kosoves pas nje rezistence jo sinjifikative pranuan fatin qe ju caktuan te tjeret, por asnje here nuk u pajtuan me politiken e federates Jugosllave. Ne menyre te vazhdueshme ata ju kundervune faktit se Kosova dhe populli kosovar nuk mund te ishin nje province, por popull konstitutiv i Federates Jugosllave. Ne rast se ata do te ishin njohur si popull konstitutiv, atehere e drejta e vetvendosjes ne ditet e sotme do te ishte nje e drejte legjitime, qofte dhe ne syte e Serbise.
Ne syte e komunitetit nderkombetar ajo do te ishte thjeshte nje formalitet i nevojshem, vetem e vetem qe te zbatoheshin procedurat demokratike.
Ne vitin 1974 Kosoves i akordohet autonomia, e cila mund te konsiderohet si njefare gjysme republike, pasi autoritet kosovare gezonin te drejten e vetos per vendimet qe merreshin ne kuadrin e federates. Por jo rastesisht, ajo mbetet pjesa me e prapambetur e ish-Federates Jugosllave. Shteti federal nuk e shihte me sy te mire zhvillimin ekonomik te kosovareve. Serbet e dinin shume mire se problemet ekonomike jane paresore ne jeten e perditshme dhe ne rast se kosovaret do te kishin te njejtin nivel me republikat e tjera, heret apo vone ata do te riktheheshin tek statusi. Ne vitin 1989 autoritet serbe me ne krye famekeqin Sllobodan Milloshevic, suprimuan autonomine dhe filluan represionin me famekeq te historise moderne te rajonit te ballkanit.
Pak histori per gjera te sterditura, por vitale...
Megjithe eshte thene dhe sterthene, megjithese te gjithe ne e dime dhe e sterdime, eshte e nevojshme te nenvizohet se kosovaret, jane e vetmja kombesi jo sllave e ish Republikes Federale te Jugosllavise.
Duke qene se ata e kishin kuptuar me kohe se cfare mund te ndodhte nga momenti ne moment, ne vitin 1981 protestuan fuqishem duke kerkuar statusin e republikes se shtate ne gjirin e ish Jugosllavise. Ne kohen kur te gjithe prisnin qe pas protestave te shumta paqesore, kosovareve t’ju jepej statusi i republikes ne gjirin e federates, reforma e famshme e kushtetutes ne vitin 1989, ju heq atyre dhe te drejten e autonomise, te cilen e gezonin qe prej 1974 -es.
Te drejtat e kosovareve shumezohen me zero dhe autoritet serbe vendosen gjendjen e jashtezakonshme. Duke u mbeshtetur ne ligjin e gjendjes se jashtezakonshme, autoritet serbe shperbejne forcerisht parlamentin e Kosoves, i cili sapo kishte proklamuar barazine administrative me republikat qe perbenin asokohe Federaten Jugosllave. Askush nuk e ka harruar 3 shtatorin e po te njejtit vit, pas grevave te famshme te popullsise kosovare, me shume se 150 000 shqiptare u larguan forcerisht nga administata publike dhe nderrmarrjet shteterore. Racizmi dhe represioni serb nuk u ndalen vetem ne aspektin politik.
Autonomia kulturore e kosovareve u fshi me nje te rene te lapsit dhe masa te forta diskrimunuese u ndermorren ne te gjitha fushat.
Ja disa nga ndryshimet themelore te asaj epoke:
Ne fushen e arsimit, u rrit ne menyre te menjehershme numri i oreve ne gjuhen serbe dhe u u hoq pjesa derrmuese e oreve mesimore ne gjuhen shqipe.
Programet mesimore dhe shkencore nuk perzgjidheshin me nga shqiptaret, por nga nje komision i posacem serb.
U kufizua me ligj numri i shqiptareve qe do te mund te ndiqnin studime universitare.
Universiteti i Prishtines u serbizua dhe te gjithe profesoret qe kundershtuan kete politike u perjashtuan forcerisht nga administrata.
Ne fushen e shtypit, nje numer i konsiderueshem gazetash ne gjuhen shqipe u mbyllen.
Pervec Radio Zagrebit, e cila transmetonte 10 minuta ne dite ne gjuhen shqipe, Radio Televizioni ne gjuhen shqipe u mbyll.
Te gjithe muzete, teatrot, kinemate dhe studiot e ndryshme kulturore u mbyllen ne menyre te dhunshme.
Pak nga pak gjuha shqipe po humbiste dhe ne emertimet e rrugeve, shesheve etj.
Sipas te dhenave te bera publike me vone ne shtypin shqiptar dhe ate nderkombetar, ekzistonte nje program special i Jugosllavise per Kosoven.
Per kete mjafton te permendim gazeten zyrtare te Serbise, te dates 16 mars 1990. Ajo deshmon plotesisht se pervec gjithe fakteve qe permendem me siper, ishte parashikuar ne detaje ripopullimi i Kosoves me serbe.
Qe keta te fundit te mberrinin ne menyre masive, u aprovuan avantazhe te ndryshme, rroga te majme, dhenie pronash falas nga ana e shtetit dhe lehtesira te tjera.
Kishte ardhur koha qe shqiptaret e kosoves te mbroheshin dhe ta shihnin realitetin ne sy. Kjo ishte dhe gjeneza e nje levizje te organizua, paralele me institucionet e Beogradit, nje levizje klandestine, e organizuar, kolektive dhe me qellime te qarta. Kjo levizje riorganizoi politiken, arsimin, kulturen, bile dhe qeverisjen e Kosoves me organet e saj paralele, te panjohura zyrtarisht nga serbet. Rezistaence paqesore kishte filluar!
Fillimi i rezistences dhe me tej…
Te ndodhur perballe ketij diskriminimi dhe represioni te vazhdueshem, perballe rrezikut te zhdukjes perfundimtare, shqiptaret e Kosoves u mblodhen rreth LDK per te mbajtur gjalle sa te mundnin ekzistencen e tyre. Ata menduan se do te mberrinin te ndergjegjesonin komunitetin nderkombetar per situaten e atyshme dhe me ne fund fuqite e medha do te ndikonin drejtepersedrejti ne zgjidhjen e problemit kosovar.
Lufta politike dhe paqesore e LDK dhe Presidentit Rugova beri mjaft ne nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves ne arenen nderkombetare. Me karizmen e tij Ibrahim Rugova u prit gati ne te gjitha kancelarite europiane dhe ne SHBA. Bota mbare u sensibilizua dhe ceshtja e Kosoves pas shume kohesh trajtohej gati ne cdo eveniment nderkombetar.
Por te lodhur, te drobitur, pa asnje lloj perspektive, nen nje terror dhe represion te paimagjinueshem shqiptaret e Kosoves vendosin te kalonin ne rezistencen e armatosur. Perkrah rezistences paqesore te Rugoves, perkrah sistemit paralel te qeverisjes, ne vitin 1998 doli ne skene ushtria Clirimtare e Kosoves.
Kishte ikur koha e paqes dhe rezistences diplomatike, kosovaret vendosen te marrin armet dhe te luftojne.
Dimri i vitit 1998 do te jete dimri me i zi i historise kosovare. Nden pretekstin e luftes kunder UCK, forcat paramilitare, forcat e ushtrise dhe policise serbe fillojne masakren mbare popullore. Ne Drenice, me dhjetera dhe qindra shqiptare u vrane dhe u masakruan. Gjate veres se po ati viti forcat serbe nderrmoren te parin spastrim etnik te koheve moderne. E gjithe zona kufitare me Shqiperine u be objekt i luftimeve te ashpra, vrasjeve makabre dhe grabitjes se pashembullt. Brenda disa javeve rreth 250 000 shqiptare qe banonin ne zonen kufitare u zhvendosen dhe u zbuan nga forcat serbe.
Sipas shifrave te Komisariatit te Larte te refugjateve qe datojne me 23 mars 1999, me shume se 450 000 shqiptare u debuan forcerisht dhe gjithe pasuria e tyre u vodh nga serbet. Ne vitin 1999, Gjykata Penale Nderkombetare do te sinjalizonte si fillim 2018 kufoma. Askush nuk eshte ne gjendje te jape shifren e sakte te viktimave, por mund te deshmojme se dhe sot e kesaj dite gjenden varre te perbashketa kudo ne Kosove.
Nderhyrja nderkombetare
Pas ofensives se dyte ushtarake nderrmarre nga ushtria dhe paramilitaret serbe, komuniteti nderkombetar regon dhe kercenon beogradin me ane te Grupit te Kontaktit dhe NATO –s. Keto kercenime bene qe Slobodan Milloshevici te nenshkruaje nje marreveshje, e cila u quajt “Marreveshja Milloshevic – Hollbruk”, ne te cilen shteti serb angazhohej te ndalonte ne menyre te menjehershme operacionet ushtarake, te terhiqte forcat speciale nga territori i Kosoves, te lejonte futjen e ndihmave humanitare dhe te lejonte prezencen e shtypit ne zonat e perfshira nga luftimet.
Ne daten 6 shkurt 1999 hapen punimet e Konferences se Rambujese. Faza e pare e negociatave te Rambujese deshtoi plotesisht, pasi as serbet dhe as shqiptaret nuk pranuan te nenshkruanin nje marreveshje.
Pas deshtimit te fazes se dyte se Konferences se Rambujese, po per shkak te serbeve, me 24 mars 1999, forcat e NATO-s fillojne bombardimet kunder forcave serbe, te cilat jo vetem qe nuk ndalen represionin pas marreveshjes Milloshevic – Hollbruk, por i intensifikuan ato dhe shtuan ne menyre te konsiderueshme terrorin duke vrare gra e femije.
Ne daten 9 qershor 1999, Sllobodan Millosheci dhe makina vrasese e serbise kapitulluan. Serbet nenshkruajne Marreveshjen e Kumanoves dhe pas votimit te rezolutes 1244 nga Kombet e Bashkuara, Kosova vendoset nden administrimin nderkombetar. Qe prej kesaj kohe dhe deri ne keto momente, Kosova merr fryme e lire dhe shpreson te krijoje shtetin e saj legjitim.
Tanime kane kaluar plot 9 vjet nga koha kur serbia kapitulloi perpara forcave progresiste te botes mbare. Zhvillimi i ngjarjeve dhe procesi i se ardhmes se Kosoves eshte duke perfunduar me shume se natyrshem. Negociatat mes serbeve dhe kosovareve kane perfunduar prej kohesh, por zyrtarisht ato perfunduan sot. Askush nuk e mohon dot se shqiptaret nuk i morren seriozisht bisedimet me serbet. Askush nuk mund te thote se Kosova nuk pati durim, se kosovaret nuk i morren seriozisht parteneret nderkombetar duke filluar qe nga Europa, SHBA dhe Rusia. Askush nuk mund ta mohoje se Serbia nuk mund ta pranoje qe pavaresia e Kosoves eshte e pashmangshme.
Shqiptaret mund te kishin negociuar dhe mund te negociojne shume gjera te tjera, por ne asnje menyre pavaresine. Perfaqesuesit e Kosoves kane bere vazhdimisht propozime ne kete aspekt, propozime te cilat jane ne dobi te vete Serbise, te Kosoves dhe mbare rajonit.
Sic e ka theksuar dhe kryeministri i Kosoves, Zoti Agim Ceku, “Pavaresia nuk eshte dicka qe mund ose do te jete vonuar ne shkembim per stimuj financiare, ashtu sic mund te kene sugjeruar disa njerez; pavaresia nuk eshte per shitje. Pavaresia nuk eshte thjesht nje opsion ne tavoline ose nje model kushtetues i propozuar. Ajo eshte nje fakt i ri per historine, ekonomine, politiken dhe shoqerine ne rajon”.
Megjithese sot serbet perpiqen te shfaqen ne syte e komunitetit nderkombetar si “dialogues”, si njerez qe nuk marrin dhe nuk do te marrin iniciativa te njeanshme, ata e dine fare mire se kete po e bejne per nje aresye shume te thjeshte: ka ikur koha kur copetimet, genocidet dhe masakrat fshihen, kamuflohen, ka ikur koha te trumbetojne se gjoja Kosova qenka djepi i qyteterimit te tyre, se gjoja kosovaret jane te ardhur ne Kosove. Ata jane te ndergjegjshem se askush nuk i kaperdin me, te pakten ne momentin qe po flasim dokrrat fetare, filozofite makabre dhe racore. Megjithese ne krah te tyre gjenden si perhere aleatet e tyre Ruse, kohet kane ndyshuar. Defteret e vjetra jane shkundur nga pluhuri dhe nese e do puna,Kosova e vetme do te deklaroje pavaresine e saj.
Kosova, populli i saj, politikanet e saj do t’i shkojne deri ne fund respektit per faktorin nderkombetar dhe do te rikonfirmoje per te disaten here se ka nje angazhim te qarte nga Kosova per pajtim dhe stabilitet rajonal.
Krijoni Kontakt