Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Serbët peticion për mosnjohjen e pavarsisë së Kosovës në 10 Downing Street


    Petition to: NOT recognise a unilateral declaration of independence in Kosovo.

    Within weeks Europe could be facing a major crisis on its doorstep: the future status of Kosovo. The Kosovo Albanians want independence from Serbia. Belgrade says it can only tolerate loose autonomy. Europe is divided. Britain favours independence. Washington and Moscow are at odds. America backs independence. Russia is against it. There is a 10 December deadline for agreement. It is universally expected there won't be any agreement. The newly elected Kosovan Government is threatening a unilateral declaration of independence from Serbia if this happens. If recognized it could set off an explosive chain reaction throughout the western Balkans, leading to a resurgence in Serbian nationalism which would plunge not only Kosovo but Bosnia back into the grips of ethnic war. We must not let this happen. Apart from the threat of renewed conflict (and the resulting refugee crisis), most of the overland drug and people trafficking routes go through the Balkans. Islamist terrorism is another reason for anxiety. There is no pressing need for Kosovo to become a fully independent state. Pristina has as much autonomy as it can use. In a resumed war, no-one can win.
    http://search. petitions. pm.gov.uk/ kbroker/number10 /petitions/ search.lsim? ha=1157&sc=number10&qt=kosovo
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga ABytyqi Lexo Postimin
    Nju Jork: Protestë për pavarësinë e Kosovës më 10 dhjetor



    Organizatat lobiste shqiptaro-amerikane dhe shoqatat e tjera në SHBA më 10 dhjetor do të organizojnë protestë masive në Nju Jork në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

    Drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), Avni Mustafaj vërtetoi mbajtjen e kësaj proteste në mesditë më 10 dhjetor para selisë së OKB-së, në ditën kur sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon do të marrë raportin final për bisedat intensive që përmbyllën negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

    Organizatat shqiptare në SHBA kanë hartuar një raport ku theksohen krimet serbe në Kosovë dhe të dhëna të tjera të publikuara: 12.000 të vrarë dhe të zhdukur, 48.500 të plagosur, më shumë se 1.3 milion refugjatë dhe shkatërrimi i më shumë se 65 për qind të pasurive private dhe shtetërore në mbarë Kosovën.

    Protesta për pavarësinë e Kosovës do jetë me moton "Mbahu Nëno mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë", ndërsa ajo do të mbështetet nga National Albanian American Council, Vatra, Albanian American National Organization, Balkan Care Foundation, Fondi Humanitar Malesia si dhe organizata tjera, degët e partive dhe komunitetet fetare.

    INA
    Ju pergezoje per kete iniciative te rendesishme dhe te deomosdoshme, o sot o kurre !
    Shqiperi mos ke frike, i ke miqet ne Amerikë !

    I madh e i vgel duhet te dali para selis se OKB-së me imazhet e krimeve serbe qe ndodhen dje, kur armenet dali edhe pas gati 100 vitesh per te kerkuar drejtesi me siguri se edeh ne duhet te dalim e te thrrasim fuqishem; Kerkojmi vetem se Pmvaresi ! Nuk mund te jetojmi nene gjakataret serbe qe na maskaruan me kurre e perjete...!

    shendet e kalofshi sa me mire ne kete manifestim; me hajr !

  3. #13
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Shqiptarët: Faleminderit, Britani e Madhe për Kosovën

    Shqiptarët: Faleminderit, Britani e Madhe për Kosovën

    Nga 10 Downing Street ne Londer
    Muhamed Veliu

    Emigrantët zhvillojnë manifestim madhështor përpara Kryeministrisë në "10 Downing Street" në Londër për të falënderuar qeverinë angleze për mbështetjen që ka dhënë në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Të mbledhur përpara zyrave qeveritare, në "10 Downing Street", ata përmes brohoritjeve për më shumë se tri orë kanë kërkuar që Londra zyrtare të vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike që pavarësia e Kosovës to mos jetë e largët. Në pankartat që mbanin në duar, shqiptarët Britanisë së Madhe falënderonin edhe ish-kryeministrin Toni Bler, për rrolin e tij në dhënien fund të masakrave serbe në Kosovë.

    Nuk mungonte edhe një pankartë, në të cilën shprehej mirënjohje për mbretëreshën Elisabeta II. Pjesëmarrësit e të gjitha moshave në një zë kanë brohoritur "Tani koha për pavarësi". Pjesëmarrja ka qenë më e madhe se ajo që parashikonte policia londineze, e cila tha se në këtë manifestim numri i kalonte njëmijë veta. Shqiptarëve që kishin skuqur me flamuj kombëtarë rrugën përpara Kryeministrisë angleze, iu bashkua edhe deputeti britanik Xhon Grogan. Duke përshëndetur, ai tha se nëse sot me ne do të ishte ish-ministri i Jashtëm britanik, Robin Kuk, do të thoshte se duhet të jeni krenarë për identitetin tuaj, historinë dhe kush jeni. Kujtoni të shkuarën, por tani shikoni për të ardhmen. Ai do të thoshte se mbështet planin "Ahtisari" dhe tani është koha të ecim përpara me të.

    Deputeti laburist, Xhon Grogan, në një prononcim për gazetën "Shqip" tha se Kosovën e pret shumë punë për të ndërtuar një shtet dhe prosperitetin e tij. "Britania e Madhe do të jetë nga të parët vende që do të njohë pavarësinë e Kosovës. Unë kam folur me ministrin e Jashtëm, David Miliband, për këtë çështje dhe mendoj se tani Britania së bashku me vendet e tjera evropiane dhe Amerikën, në muajt e ardhshëm, duhet të marrin përsipër një rol udhëheqës që të zgjidhin këtë çështje" deklaroi ai. Disa prej drejtuesve të shoqatave të komitetit shqiptarë, kanë dorëzuar në zyrën e Kryeministrit Gorgon Brown një peticion ku kërkohet vazhdimi i përpjekjeve britanike për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. "Jemi mbledhur edhe herë të tjera duke manifestuar për Kosovën, por kësaj here në këtë tubim, përpara "Downing Street" ishte krejt ndryshe. Shqiptarët dolën më të bashkuar se kurrë për t‘i thënë faleminderit qeverisë dhe popullit britanik për ndihmën e pakursyer në këto vite të vështira për Kosovën dhe shqiptarët", u shpreh Agron Loxha, drejtor i zyrës informative të Kosovës në Londër. Ndërsa studiuesi Bejtullah Destani e cilësoi këtë tubim si të rëndësishëm në kohën e duhur. "Manifestimi i sotëm ishte shumë i qëlluar, duke marrë parasysh se bashkia ndërkombëtare ka ende hezitime për të njohur pavarësinë e Kosovës". Njëri prej organizuesve të këtij tubimi, drejtori i shoqatës "Ardhmëria", Lutfi Vata, deklaroi se "Kishim disa javë që po përgatisnim gjithçka me detaje, së bashku me kolegët e 13-të shoqatave të tjera për ditën sotme. Pjesëmarrja masive në këtë manifestim dëshmoi se shqiptarët e Britanisë së Madhe janë të bashkuar si asnjëherë tjetër kur vjen puna për çështjen kombëtare, përjashto këtu egoizmin e ndonjë shoqate apo individi të veçantë që nuk u bashkua sot me ne", deklaroi Vata.
    Po në të njëjtin vend, në vitin 1999, shumë prej pjesëmarrësve në manifestimin e djeshëm, mblidheshin për t‘i kërkuar qeverisë së Toni Bler të ndalte spastrimet etnike nga serbët në Kosovë.
    Dje, ata ishin mbledhur për t‘u dhënë të gjithë qeveritarëve, parlamentarëve, njerëzve të thjeshtë britanikë, një falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën e tyre. Shoqatat shqiptare janë duke planifikuar një manifestim festiv madhështor, në sheshin "Trafalgar Square" në ditën kur në Prishtinë do të shpallet pavarësia. Ndërsa Petrit Kuçana, drejtori i gazetës "The Albanian" dhe kryetari i shoqatës "Edith Durham" u shpreh se kjo protestë hapi siparin e protestave të tjera që po organizohen nga mërgimtarët shqiptarë në SHBA, Evropë etj. Kryefjala e kësaj proteste ishte "Faleminderit". Faleminderit UK, Faleminderit z. Bler, Faleminderit Britani dhe përveç mirënjohjes që u dëshmua nga mërgimtarët e këtushëm, besojmë që Britania do të jetë një ndër shtetet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës".

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    oh bravo bre shqiptart e mi te dashur, ju lumt per kto aktivitete.

  5. #15
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Bravo per ata qe ishin sot ne mitingun ne NYC!

    Fjalimin me te dobishem e mbajti Richard Holbrook (i cili na kujtoi se kemi nevoje per seriozitet dhe te mos flutorojme me presh ne sqetull)

    Fjalimi me i percartur ishe ai i Tony Dovolanit, qe filloi te thoshte gjera qe s'duheshin thene ne ate vend, ne ate moment.

    Momenti me i keq kur doli nje hoxhe e filloi te therriste allah allah allah nja 5 minuta rradhe..

    Me shume njerez duhet te kishte...kishte njerez qe kishin ardhur jo vetem nga Boston dhe NJ por edhe nga Texas dhe Michigan, ndersa disa te tjere se levizen prapanicen nga Astoria ose Bronx...

    Nejse, mire dhe kaq!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  6. #16
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Kosova-çështje dite në samitin e BE-së

    Dominic Hughes
    BBC, Bruksel





    Kosova është çështje 'problematike' për BE-në
    E ardhmja e Kosovës do të jetë në krye të axhendës së takimit të ministrave të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.
    BE-ja është duke pritur që të dërgojë një mision policor dhe civil në Kosovë për të ndihmuar tranzicionion nga administrata aktuale e OKB-së, tek ajo vendore.

    Por më parë, anëtarët e BE-së duhet të tejkalojnë mospajtimet e brendshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Çështje 'problematike'

    Kosova ka provuar të jetë një çështje problematike për Bashkimin Evropian dhe gjetja e konsensusit për të mbajtur një qëndrim të përbashkët ndaj shpalljes së pavarësisë, nuk ka qenë e lehtë.

    Vende si Gjermania dhe Britania e Madhe kanë qenë mbështetëse të fuqishme të një lloj pavarësie të mbikqyrur ndërkombëtarisht.

    Por vende të tjera si Spanja, Greqia, Qipro dhe Sllovakia janë të shqetësuara për precendin që mund të përbëjë ajo dhe për inkurajimin që mund t'u japë disa grupeve separatiste.

    Angazhim

    Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u kanë shkruar kolegëve të tjerë dhe kanë bërë thirrje që BE-ja të përmbushë angazhimet e saj.

    Me fjalë të tjera, ata kërkojnë që BE-ja të përgatitet për një mision civil dhe policor për të lehtësuar tranzicionin nga qeverisja e OKB-së tek ajo vendase.

    Dhe në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Javier Solana u ka thënë gazetarëve se besonte se po bëheshin hapa drejt arritjes së marrëveshjes.

    Të gjithë duan të shpangin atë lloj paralize evropiane që u pa në vitet '90-të dhe që mund të lejojë shpërthimin edhe një herë të dhunës në Ballkan.
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Bravo per ata qe ishin sot ne mitingun ne NYC!

    Fjalimin me te dobishem e mbajti Richard Holbrook (i cili na kujtoi se kemi nevoje per seriozitet dhe te mos flutorojme me presh ne sqetull)

    Fjalimi me i percartur ishe ai i Tony Dovolanit, qe filloi te thoshte gjera qe s'duheshin thene ne ate vend, ne ate moment.

    Momenti me i keq kur doli nje hoxhe e filloi te therriste allah allah allah nja 5 minuta rradhe..

    Me shume njerez duhet te kishte...kishte njerez qe kishin ardhur jo vetem nga Boston dhe NJ por edhe nga Texas dhe Michigan, ndersa disa te tjere se levizen prapanicen nga Astoria ose Bronx...

    Nejse, mire dhe kaq!
    na kan zdrit ftyren me kete hoxhen; allahu kbar ! =ne gjuhen arabe....
    çudi, sa prapambeturi paska edhe ne amerike....
    Vetem emri Zot mund ti shpetoje shqiptaret e kurrsesi emri Allahut...
    Ato imazhe qe i pash ne euronjus te bejne te çmendesh; a thue ne cilen planet jetojmi ne shqiptaret ?
    Dhasht ZOTI e nuk shpallet pamvarsija diten e bajramit me 20 Dhjetor se me te vertete qatehere serbeve ua kemi plotesuar tana deshirat....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 11-12-2007 më 05:21

  8. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Aktiviteti i shqiptareve ne NY në video
    KOSOVA INDEPENDENCE RALLY IN NY

    December 10, 2007
    Kosova Pavarsi!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-12-2007 më 15:31
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    6

    Kosova pas 10 dhjetorit 2007

    [SIZE="6"]Kosova dhe 10 dhjetori 2007[/SIZE]

    Sot nevojitet t’i kujtojme botes mbare se cfare ka ndodhur ne Kosove, jo vetem sot por te pakten 100 vjetet e fundit. Ne kete material une do te rimarr disa nga faktet me te rendesishme, flagrante te historise dhe te se sotmes, do t’ja u dergoj juve, lexuesve, miqve dhe shokeve, ne menyre qe t’i pasuroni dhe t’ja beni te ditur botes mbare se Kosova dhe populli i saj nuk kerkojne asgje me shume se dinjiteti i tyre. Dinjiteti i nje populli eshte liria, eshte e drejta per te krijuar shtetin e tij.

    Nga Genti Metaj


    Te gjithe e dinim se negociatat midis Kosovareve dhe Serbeve nuk do te sillnin asnje risi te re apo zhvilim pozitiv ne lidhje me statusin e Kosoves.
    Ne keto momente qe po radhis keto rreshta eshte data 10 dhjetor 2007. Sot, ka perfunduar zyrtarisht dhe afati i lene treshes negociatore, ne menyre qe nje zgjidhje me ane te kompromisit te gjendej per statusin e ardhshem te Kosoves.
    Serbet dhe Kosovaret e kane te pamundur te bejne kompromis, e kane te pamundur sepse kendveshtrimet e tyre jane diametralisht te kunderta. Sepsa populli i kosoves nuk kerkon as me shume dhe as me pak se ajo qe i takon, Pavaresi !
    Sepse serbet fatkeqesisht nuk kane arritur te « piqen » pas gjithe atyre qe ndodhen, pas shperberjes se Jugosllavise, pas masakrave ne cdo kend te ish Republikes Federale. Pas vrasjeve, masakrave, represionit policor dhe zhvendosjes se me shume se 500 000 shqiptareve autokton te Kosoves. Serbet nuk kane arritur te kuptojne se sot nuk ka me “te vegjel dhe te medhenj”. Serbet nuk kane kuptuar se manipulimit te historise i ka ardhur fundi, se genocidet nuk jane me te denja per Europen, per ballkanin, se koha e barbarive ka perenduar dhe ne fund te fundit ka ardhur momenti qe shqiptaret e Kosoves te rimarrin ate qe u grabiten me pa te drejte fuqite e medha per interesa te uleta, PAVARESINE.
    Ne kete material une do te rimarr disa nga faktet me te rendesishme, flagrante te historise dhe te se sotmes, do t’ja u dergoj juve, lexuesve, miqve dhe shokeve, ne menyre qe t’i pasuroni dhe t’ja beni te ditur botes mbare.
    Kosova dhe shqiptaret ne Ballkan.

    Shqiptaret jane i vetmi popull ne ballkan, i cili eshte i pranishem ne shume shtete te tjera te rajonit. Mjafton te permendim disa nga vendet e ish Republikes Federale te Jugosllavise, si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, etj. Sigurisht qe Shqiptaret perbejne pjesen derrmuese te Kosoves me mbi 90% te popullsise. Ne baze te dokumentave te ndryshem, hulumtimit dhe shoshitjes se historise, bota mbare ka pranuar, shtypi shqiptar dhe i huaj ka nenvizuar se Kosova ju bashkangjit Serbise ne vitin 1912.
    Dihet ashiqare se faktor i kesaj bashkangjitjeje artificiale u bene fuqite e medha, te cilat per te kenaqur orekset e Serbeve dhe per te eleminuar kontradiktat midis tyre, ne menyre absurde, pa asnje fare respekti per popullin shqiptar, pa asnje lloj kriteri dhe aspirate kulturore, etnike, nacionale, sociologjike e ku di une se cfare krijuan katrauren e sotme.
    Te pafuqi dhe te paorganizuar ne teresine teritoriale dhe viset e tyre, shqiptaret e Kosoves pas nje rezistence jo sinjifikative pranuan fatin qe ju caktuan te tjeret, por asnje here nuk u pajtuan me politiken e federates Jugosllave. Ne menyre te vazhdueshme ata ju kundervune faktit se Kosova dhe populli kosovar nuk mund te ishin nje province, por popull konstitutiv i Federates Jugosllave. Ne rast se ata do te ishin njohur si popull konstitutiv, atehere e drejta e vetvendosjes ne ditet e sotme do te ishte nje e drejte legjitime, qofte dhe ne syte e Serbise.
    Ne syte e komunitetit nderkombetar ajo do te ishte thjeshte nje formalitet i nevojshem, vetem e vetem qe te zbatoheshin procedurat demokratike.
    Ne vitin 1974 Kosoves i akordohet autonomia, e cila mund te konsiderohet si njefare gjysme republike, pasi autoritet kosovare gezonin te drejten e vetos per vendimet qe merreshin ne kuadrin e federates. Por jo rastesisht, ajo mbetet pjesa me e prapambetur e ish-Federates Jugosllave. Shteti federal nuk e shihte me sy te mire zhvillimin ekonomik te kosovareve. Serbet e dinin shume mire se problemet ekonomike jane paresore ne jeten e perditshme dhe ne rast se kosovaret do te kishin te njejtin nivel me republikat e tjera, heret apo vone ata do te riktheheshin tek statusi. Ne vitin 1989 autoritet serbe me ne krye famekeqin Sllobodan Milloshevic, suprimuan autonomine dhe filluan represionin me famekeq te historise moderne te rajonit te ballkanit.

    Pak histori per gjera te sterditura, por vitale...

    Megjithe eshte thene dhe sterthene, megjithese te gjithe ne e dime dhe e sterdime, eshte e nevojshme te nenvizohet se kosovaret, jane e vetmja kombesi jo sllave e ish Republikes Federale te Jugosllavise.
    Duke qene se ata e kishin kuptuar me kohe se cfare mund te ndodhte nga momenti ne moment, ne vitin 1981 protestuan fuqishem duke kerkuar statusin e republikes se shtate ne gjirin e ish Jugosllavise. Ne kohen kur te gjithe prisnin qe pas protestave te shumta paqesore, kosovareve t’ju jepej statusi i republikes ne gjirin e federates, reforma e famshme e kushtetutes ne vitin 1989, ju heq atyre dhe te drejten e autonomise, te cilen e gezonin qe prej 1974 -es.
    Te drejtat e kosovareve shumezohen me zero dhe autoritet serbe vendosen gjendjen e jashtezakonshme. Duke u mbeshtetur ne ligjin e gjendjes se jashtezakonshme, autoritet serbe shperbejne forcerisht parlamentin e Kosoves, i cili sapo kishte proklamuar barazine administrative me republikat qe perbenin asokohe Federaten Jugosllave. Askush nuk e ka harruar 3 shtatorin e po te njejtit vit, pas grevave te famshme te popullsise kosovare, me shume se 150 000 shqiptare u larguan forcerisht nga administata publike dhe nderrmarrjet shteterore. Racizmi dhe represioni serb nuk u ndalen vetem ne aspektin politik.
    Autonomia kulturore e kosovareve u fshi me nje te rene te lapsit dhe masa te forta diskrimunuese u ndermorren ne te gjitha fushat.

    Ja disa nga ndryshimet themelore te asaj epoke:


    Ne fushen e arsimit, u rrit ne menyre te menjehershme numri i oreve ne gjuhen serbe dhe u u hoq pjesa derrmuese e oreve mesimore ne gjuhen shqipe.
    Programet mesimore dhe shkencore nuk perzgjidheshin me nga shqiptaret, por nga nje komision i posacem serb.
    U kufizua me ligj numri i shqiptareve qe do te mund te ndiqnin studime universitare.
    Universiteti i Prishtines u serbizua dhe te gjithe profesoret qe kundershtuan kete politike u perjashtuan forcerisht nga administrata.
    Ne fushen e shtypit, nje numer i konsiderueshem gazetash ne gjuhen shqipe u mbyllen.
    Pervec Radio Zagrebit, e cila transmetonte 10 minuta ne dite ne gjuhen shqipe, Radio Televizioni ne gjuhen shqipe u mbyll.
    Te gjithe muzete, teatrot, kinemate dhe studiot e ndryshme kulturore u mbyllen ne menyre te dhunshme.
    Pak nga pak gjuha shqipe po humbiste dhe ne emertimet e rrugeve, shesheve etj.
    Sipas te dhenave te bera publike me vone ne shtypin shqiptar dhe ate nderkombetar, ekzistonte nje program special i Jugosllavise per Kosoven. Per kete mjafton te permendim gazeten zyrtare te Serbise, te dates 16 mars 1990. Ajo deshmon plotesisht se pervec gjithe fakteve qe permendem me siper, ishte parashikuar ne detaje ripopullimi i Kosoves me serbe.
    Qe keta te fundit te mberrinin ne menyre masive, u aprovuan avantazhe te ndryshme, rroga te majme, dhenie pronash falas nga ana e shtetit dhe lehtesira te tjera.
    Kishte ardhur koha qe shqiptaret e kosoves te mbroheshin dhe ta shihnin realitetin ne sy. Kjo ishte dhe gjeneza e nje levizje te organizua, paralele me institucionet e Beogradit, nje levizje klandestine, e organizuar, kolektive dhe me qellime te qarta. Kjo levizje riorganizoi politiken, arsimin, kulturen, bile dhe qeverisjen e Kosoves me organet e saj paralele, te panjohura zyrtarisht nga serbet. Rezistaence paqesore kishte filluar!
    Fillimi i rezistences dhe me tej…
    Te ndodhur perballe ketij diskriminimi dhe represioni te vazhdueshem, perballe rrezikut te zhdukjes perfundimtare, shqiptaret e Kosoves u mblodhen rreth LDK per te mbajtur gjalle sa te mundnin ekzistencen e tyre. Ata menduan se do te mberrinin te ndergjegjesonin komunitetin nderkombetar per situaten e atyshme dhe me ne fund fuqite e medha do te ndikonin drejtepersedrejti ne zgjidhjen e problemit kosovar.
    Lufta politike dhe paqesore e LDK dhe Presidentit Rugova beri mjaft ne nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves ne arenen nderkombetare. Me karizmen e tij Ibrahim Rugova u prit gati ne te gjitha kancelarite europiane dhe ne SHBA. Bota mbare u sensibilizua dhe ceshtja e Kosoves pas shume kohesh trajtohej gati ne cdo eveniment nderkombetar.
    Por te lodhur, te drobitur, pa asnje lloj perspektive, nen nje terror dhe represion te paimagjinueshem shqiptaret e Kosoves vendosin te kalonin ne rezistencen e armatosur. Perkrah rezistences paqesore te Rugoves, perkrah sistemit paralel te qeverisjes, ne vitin 1998 doli ne skene ushtria Clirimtare e Kosoves.
    Kishte ikur koha e paqes dhe rezistences diplomatike, kosovaret vendosen te marrin armet dhe te luftojne.
    Dimri i vitit 1998 do te jete dimri me i zi i historise kosovare. Nden pretekstin e luftes kunder UCK, forcat paramilitare, forcat e ushtrise dhe policise serbe fillojne masakren mbare popullore. Ne Drenice, me dhjetera dhe qindra shqiptare u vrane dhe u masakruan. Gjate veres se po ati viti forcat serbe nderrmoren te parin spastrim etnik te koheve moderne. E gjithe zona kufitare me Shqiperine u be objekt i luftimeve te ashpra, vrasjeve makabre dhe grabitjes se pashembullt. Brenda disa javeve rreth 250 000 shqiptare qe banonin ne zonen kufitare u zhvendosen dhe u zbuan nga forcat serbe.
    Sipas shifrave te Komisariatit te Larte te refugjateve qe datojne me 23 mars 1999, me shume se 450 000 shqiptare u debuan forcerisht dhe gjithe pasuria e tyre u vodh nga serbet. Ne vitin 1999, Gjykata Penale Nderkombetare do te sinjalizonte si fillim 2018 kufoma. Askush nuk eshte ne gjendje te jape shifren e sakte te viktimave, por mund te deshmojme se dhe sot e kesaj dite gjenden varre te perbashketa kudo ne Kosove.

    Nderhyrja nderkombetare

    Pas ofensives se dyte ushtarake nderrmarre nga ushtria dhe paramilitaret serbe, komuniteti nderkombetar regon dhe kercenon beogradin me ane te Grupit te Kontaktit dhe NATO –s. Keto kercenime bene qe Slobodan Milloshevici te nenshkruaje nje marreveshje, e cila u quajt “Marreveshja Milloshevic – Hollbruk”, ne te cilen shteti serb angazhohej te ndalonte ne menyre te menjehershme operacionet ushtarake, te terhiqte forcat speciale nga territori i Kosoves, te lejonte futjen e ndihmave humanitare dhe te lejonte prezencen e shtypit ne zonat e perfshira nga luftimet.
    Ne daten 6 shkurt 1999 hapen punimet e Konferences se Rambujese. Faza e pare e negociatave te Rambujese deshtoi plotesisht, pasi as serbet dhe as shqiptaret nuk pranuan te nenshkruanin nje marreveshje.
    Pas deshtimit te fazes se dyte se Konferences se Rambujese, po per shkak te serbeve, me 24 mars 1999, forcat e NATO-s fillojne bombardimet kunder forcave serbe, te cilat jo vetem qe nuk ndalen represionin pas marreveshjes Milloshevic – Hollbruk, por i intensifikuan ato dhe shtuan ne menyre te konsiderueshme terrorin duke vrare gra e femije.
    Ne daten 9 qershor 1999, Sllobodan Millosheci dhe makina vrasese e serbise kapitulluan. Serbet nenshkruajne Marreveshjen e Kumanoves dhe pas votimit te rezolutes 1244 nga Kombet e Bashkuara, Kosova vendoset nden administrimin nderkombetar. Qe prej kesaj kohe dhe deri ne keto momente, Kosova merr fryme e lire dhe shpreson te krijoje shtetin e saj legjitim.
    Tanime kane kaluar plot 9 vjet nga koha kur serbia kapitulloi perpara forcave progresiste te botes mbare. Zhvillimi i ngjarjeve dhe procesi i se ardhmes se Kosoves eshte duke perfunduar me shume se natyrshem. Negociatat mes serbeve dhe kosovareve kane perfunduar prej kohesh, por zyrtarisht ato perfunduan sot. Askush nuk e mohon dot se shqiptaret nuk i morren seriozisht bisedimet me serbet. Askush nuk mund te thote se Kosova nuk pati durim, se kosovaret nuk i morren seriozisht parteneret nderkombetar duke filluar qe nga Europa, SHBA dhe Rusia. Askush nuk mund ta mohoje se Serbia nuk mund ta pranoje qe pavaresia e Kosoves eshte e pashmangshme.
    Shqiptaret mund te kishin negociuar dhe mund te negociojne shume gjera te tjera, por ne asnje menyre pavaresine. Perfaqesuesit e Kosoves kane bere vazhdimisht propozime ne kete aspekt, propozime te cilat jane ne dobi te vete Serbise, te Kosoves dhe mbare rajonit.
    Sic e ka theksuar dhe kryeministri i Kosoves, Zoti Agim Ceku, “Pavaresia nuk eshte dicka qe mund ose do te jete vonuar ne shkembim per stimuj financiare, ashtu sic mund te kene sugjeruar disa njerez; pavaresia nuk eshte per shitje. Pavaresia nuk eshte thjesht nje opsion ne tavoline ose nje model kushtetues i propozuar. Ajo eshte nje fakt i ri per historine, ekonomine, politiken dhe shoqerine ne rajon”.
    Megjithese sot serbet perpiqen te shfaqen ne syte e komunitetit nderkombetar si “dialogues”, si njerez qe nuk marrin dhe nuk do te marrin iniciativa te njeanshme, ata e dine fare mire se kete po e bejne per nje aresye shume te thjeshte: ka ikur koha kur copetimet, genocidet dhe masakrat fshihen, kamuflohen, ka ikur koha te trumbetojne se gjoja Kosova qenka djepi i qyteterimit te tyre, se gjoja kosovaret jane te ardhur ne Kosove. Ata jane te ndergjegjshem se askush nuk i kaperdin me, te pakten ne momentin qe po flasim dokrrat fetare, filozofite makabre dhe racore. Megjithese ne krah te tyre gjenden si perhere aleatet e tyre Ruse, kohet kane ndyshuar. Defteret e vjetra jane shkundur nga pluhuri dhe nese e do puna,Kosova e vetme do te deklaroje pavaresine e saj.
    Kosova, populli i saj, politikanet e saj do t’i shkojne deri ne fund respektit per faktorin nderkombetar dhe do te rikonfirmoje per te disaten here se ka nje angazhim te qarte nga Kosova per pajtim dhe stabilitet rajonal.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    6

    Firmosni Peticionin per pavaresine e Kosoves!

    Pershendetje te gjitheve, ky peticion do tu dergohet te gjitha institucioneve nderkombetare. Firmosni per pavaresine e Kosoves. Per ta bere Klikoni mbi nje nga lidhjet e meposhtme:

    http://www.lapetition.be/petition.php?petid=1115

    ose ne tekstin qe vijon: Pétition : Independence du Kosovo, maintenant

    Ju do temerrni nje mesazh ne adresen tuaj mail, menjehere sapo te keni firmosur. Ne mesazhin qe do t'ju vije eshte e domosdoshme te validoni firmen. faleminderit. ne rast se do te hasni ne veshtiresi, kontaktoni botuesin e revistes URA - Le Pont ne adresen e meposhtme: ura_lepont@yahoo.fr

    Bonjour,

    Je voudrais attirer ton attention sur un sujet qui me tient à coeur.

    Si toi aussi tu y es sensible je t'encourage à aller signer la pétition et à faire suivre cet Email à tes contacts.

    Adresse de la pétition : http://www.lapetition.be/petition.php?petid=1115

    Pétition : Independence du Kosovo, maintenant

    PETITION

    POUR L’INDEPENDANCE DU KOSOVO MAINTENANT


    A l’attention de Monsieur Ban Ki Moon, Secrétaire Générale des nations Unies.

    A l’attention de Monsieur Javier Solana,
    Haut Représentant de l'Union européenne pour la politique étrangère.

    A l’attention de Monsieur José Manuel Barroso, Président de la Commission Européenne.

    A l’attention de Monsieur Oli Rehn, Commissaire Européen pour l’extension.

    A l’attention du trio de négociateurs du Groupe de contact.


    Messieurs,

    Nous démocrates, citoyens du monde, de l’Union Européenne et de Belgique,
    appelons la Communauté internationale à accéder à la volonté unanime du peuple albanais du Kosovo d’obtenir le statut d’indépendance.

    Depuis 1999 et le retrait des forces armées serbes du Kosovo, le territoire vit sous protectorat de la Minuk et de la Kfor. Les relations avec la Serbie relèvent du bon voisinage. L’heure de Prishtina est réglée sur Bruxelles et non pas sur Belgrade.

    Le plan de Monsieur Ahtisaari d’indépendance conditionnelle est le seul praticable.

    Il garantit le droit de tous les citoyens et la protection des droits des minorités serbes et autres.

    La fin de la fédération yougoslave, articulée autour de la Serbie, a pour conséquence pratique la fin de la tutelle serbe sur la population albanaise du Kosovo.

    Sachant la spécificité de l’histoire des Balkans, nous sommes conscients que l’indépendance du Kosovo ne peut être un précédent pour d’autres régions du monde. Cette inquiétude légitime ne peut justifier l’inertie.

    L’indépendance du Kosovo joue en faveur de la stabilité de l’ensemble de la région des Balkans, durement éprouvée par dix ans de violence et de désordre.
    L’attentisme crée les conditions d’une radicalisation des options politiques que personne ne souhaite.
    L’actuelle période prolongée d’indécision entrave le développement économique auquel aspire l’ensemble de la population du Kosovo.

    Apres la tragédie de 1999, point culminant de nombreuses années d’oppression, de discriminations, d’arbitraire et de racisme d’Etat, les Albanais du Kosovo n’accepteront pas de revivre au sein d’un Etat serbe qui n’a jamais reconnu ses crimes.
    Admettre l’inévitable indépendance du Kosovo est la seule option réaliste.

    Le Kosovo n’a pas vocation à rejoindre l’Albanie, ce que rappelle en permanence la classe politique albanaise à Tirana et à Prishtina.

    La résolution du statut du Kosovo apportera une autorité nouvelle de l’Union européenne dans les Balkans. Le Kosovo est avant tout un problème Européen et les Kosovars aspirent à un avenir au sein de l'Union européenne. L’Europe est l’horizon de tous les Etats de la région.

    L’indépendance du Kosovo accélérera la marche vers l’intégration européenne.


    Merci à toi.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •