Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Problemi thmelor për shqiptarët edhe pas ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në trojet etnike shqiptare në Ballkan, mbetet pikërisht e ardhmja e tyre e pasigurtë, e papërcaktuar; mbetet statusi i tyre i ndryshëm nga të tjerët, trajtimi i tyre i ndryshëm nga Europa e bota, si komb e vend për të cilin zbatohen kritere e standarte të veçanta, jo ato të përgjithëshmet si për kombet e vendet e tjera europiane.

    Ndërsa Europa për vete e vë theksin tek prirja drejt bashkimit, shqiptarëve u rekomandon dhe u imponon të kundërtën, pranimin dhe pajtimin me copëtimin e tyre të mëtejshëm kombëtar. Në kulmin e përpjekjeve për ndërtimin e Europës së Bashkuar u thellua, u përshpejtua dhe u mirëprit procesi i krijimit të një numri të madh shtetesh kombëtare nga kombe që bënin pjesë në shtete shumëkombëshe. Vetëm shqiptarëve u thuhet dhe u imponohet një proces i kundërt, procesi i copëtimit e dizintegrimit politik e shtetëror midis tyre më shumë se kurrë ndonjëherë gjatë historisë. Pra, në sytë e botës shqiptarët nuk janë komb si gjithë të tjerët. Edhe tek shumë shqiptarë po zë vend ideja fatkeqe se shqiptarët nuk kanë më nevojë të jenë e të bëhen komb si gjithë të tjerët, se shqiptarëve u mjafton shkrirja ballkanike dhe europiane për të qenë qytetarë dhe individë të kënaqur e të lumtur.

    Shqiptarët kanë rënë në dilemën e tyre më të madhe historike: të synojnë e të kërkojnë që të plotësojnë e përfundojnë edhe ata më vonë se gjithë të tjerët procesin e vetëpërsosjes kombëtare, duke krijuar një shtet të tyrin unitar kombëtar, apo të “tejmodernizohen” më parë se gjithë të tjerët dhe ta lënë pas krahëve këtë aspiratë e këtë kërkesë e të kthehen në “komb eksperimental”, që për hir të integrimeve ballkanike dhe europiane heq dorë nga ky zhvillim i natyrshëm dhe nga kjo e drejtë natyrore. Këtë dilemë shqiptarët nuk e kanë lehtë ta zgjidhin. Shumica e strukturave politike, partiake e pushtetore shqiptare, pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë dhe segmente të tëra të opinionit të gjërë publik shqiptar shfaqin haptaz dëshirë e prirje për ta zgjidhur dilemën duke u hequr si më modernistët në Ballkan, duke pranuar përparësinë e integrimeve ballkanike dhe europiane mbi domosdoshmërinë e integrimit paraprak brenda kombëtar shqiptar. Kjo u duket si zgjidhja më e lehtë e dilemës. Por nuk ka asnjë garanci se është zgjidhja më e mirë, se një zgjidhje e tillë do të funksionojë në afat të afërt e të largët historik dhe se kjo zgjidhje nuk do të sjellë më shumë ngatërresa e telashe sesa rehati e dobi.

    Paraqet.Sabri Selmani

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2006
    Postime
    53
    z.sabri eshte dhe nje rruge tjeter per te cilen jemi ne kohe,ajo qe ne te hyjme ne europe si kombe i lire qofte dhe ne shtete te ndryshme...
    faza e dyte kur shqiperia te kete drita e uje ...,e te hyje ne europe ka vend per bashkimin e kombit vetem me nje referendum....komunitetit europian e o.n.u...
    jemi nje komb pa fat ne histori e se jemi nje komb qe do te ekzistojme...per vlerat tona si popull se sa per politikanet asnjehere se kane gjetur gjuhen e unitetit e te betimit kombetare.
    mbase eshte e vertet ajo qe dikush shkruan se cdo drejtues ne shqiperi e ka veshtire ti sherbeje asaj pa i sherbyer agjenturave perreth...le ti clirojme politokanet tane dhe nga kjo e keqe historike ....
    me intereson te di nga ju apo te tjere cmund te bejme ne shqiptaret ne bote,ju lutem shkruani ...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Greqi, emigrantët shqiptarë, miting për Kosovën

    Greqi, emigrantët shqiptarë, miting për Kosovën

    Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi do të organizojnë një protestë për pavarësinë e Kosovës. Lajmi bëhet publik nëpërmjet një deklarate të kryetarit të shoqatave të shqiptarëve të Greqisë, Hidër Buci. Deklarata e shoqatave të shqiptarëve të Greqisë u është shpërndarë të gjitha mediave në Shqipëri dhe Greqi. Nëpërmjet kësaj thirrjeje synohet një pjesëmarrje sa më e gjerë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Ftesa iu drejtohet edhe emigrantëve që jetojnë në zona të tjera të Greqisë, përveç Athinës, për t‘iu bashkuar kësaj proteste. Nëpërmjet "Top Channel", Buci u bën apel të gjithë shqiptarëve të protestojnë paqësisht në sheshin "Omonia" të kryeqytetit helen, të dielën, më 27 janar, ora 11:00 paradite. Me këtë rast do të organizohet edhe një koncert festiv me këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Shoqatat e shqiptarëve të Greqisë, bëjnë thirrje për manifestim paqësor dhe krijimin e një situate festive, pasi pavarësia e Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve.

    Ndërkaq, edhe Athina zyrtare po mban gjithnjë e më shumë një qëndrim konstruktiv sa i përket Kosovës, duke u afruar me partnerët e tjerë evropianë. Greqia e vlerëson legjitim misionin civil evropian në Kosovë, pa një vendim të ri të Këshillit të Sigurimit. Në këtë mënyrë, Greqia i bashkohet aleatëve të saj evropianë për legjitimitetin e dërgimit të misionit civil evropian në Kosovë, që do të zëvendësojë UNMIK-un, në konjukturën më të vështirë të vendosjes së statusit dhe do të mishërojë në praktikë atë që thuhet se "Kosova është në radhë të parë çështje evropiane". "Në qarqet juridike dhe politike evropiane, ku aktualisht bëhen shumë diskutime për menaxhimin e situatës në Kosovë, gjykohet se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është e mjaftueshme për ndërmarrjen e një misioni të tillë", citohet të ketë thënë një burim i lartë i Ministrisë së Jashtme greke, duke e konsideruar të vetëkuptueshme gatishmërinë e Greqisë për t‘u përfshirë në të.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=35080


    Tash kan rastin shqiptaret qe jan ne Greqi ta tregojn veten, te mblidhen me mijra vet , ju lumt vllazen per ket organizim.

  4. #44
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Shqiptaret e Greqis mir do ishte qe te protestojne nje her per te drejtat e tyre qe meren neper kembe cdo dite nga qeveria Greke..Pasaj le te shofin kosoven.
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    mora vesht se qenka vra nje emigrant ne athine
    shpresoj ta kem marre vesh gabim e mos te jete lajm i vertete
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #46

    Vullneti I Popullit Të Kosovës Për Kosovën Shtet Të Pavarur Dhe Sovran

    Marre nga siti Agimi.com

    Populli shqiptar, gjithnjë gjatë historisë ka qenë i orjentuar kah përëndimi , andej ku dhe e ka vendin. Përëndimi duhet të kuptoj këte fakt dhe të mos lejoj asnjëherë në të ardhmën të nëpërkëmbët ky popull dhe ky vend, as nga vorbullat aziatike dhe as nga popujt fqinjë gllabërues.

    Ngjarjet e një pas njëshme që zhvillohen këto ditë në rrafshin diplomatik ndërkombëtar, tregojnë qartë se është shumë afër momenti i finalizimit të disa projekteve shumë të rëndësishme në Ballkan, e që kishin mbetur pezull pa u realizuar një kohë të gjatë. Arsyet e një prolongimi kaq të gjatë të zgjidhjes së çështjeve vitale në rajon, siç është definimi i statusit përfundimtar të Kosovës, mbetën enigmë jo vetëm për qytetarët e thjeshtë !

    Ardhja e z.Ahtisarit në Prishtinë, bëri njëherit dhe promovimin e fillimit të bisedimeve rreth statusit përfundimtar të Kosovës, pasi që u dha drita e gjelbërt nga OKB.
    Si uvertyrë për ardhjen z.Ahtisari në Prishtinë dhe fillimin e bisedimeve ishte dhe deklarimi i popullit të Kosovës në formë institucionale, pro pavarësisë së Kosovës.

    Kjo dëshirë e kahmotshme më në fund u realizua këto ditë, në një nga seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, ku u aprovua: REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN. Në fakt, në këtë Kuvend, foli vetë populli i Kosovës me gjuhën e deputetëve shqiptarë të zgjedhur me votë e lirë.

    Edhe kësaj radhe. si shumë herë më parë, populli i Kosovës shprehu përcaktimin historik për ardhmërinë e vetë. Më këtë rast edhe një herë u tha prerazi se Kosova nuk ka dëshirë të jetë koloni e askujt, e aq më pak e Sërbisë.

    Sërbia, ka humbur çdo të drejtë të qeverisë këtë vend. Gjakderdhjet dhe vuajtjet permanente gjatë një shekulli nën sundimin sërb, kan krijuar te populli i Kosovës mosbesim të plotë për çfarëdo opsioni sërb që ka të bëjë me fatin e këtij vendi. Një shekull i tërë nën represion dhe vuajtje biblike, është më se e mjaftueshme që të thuhet një JO e madhe rikolonizimit dhe opsioneve djallëzore sërbe.

    Përderi sa republikat tjera si motra slave në ish Jugosllavi fituan pavarësinë e plotë, populli i Kosovës, me shumicë absolute jo sllave, më së pakti ka arsye të qëndroj sërish nën tutelën sërbe. Krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, e krijuar në vitin 1918, prej kur dhe daton sundimi sërb në këto troje, u shkatërrua definitivisht gjatë luftërave në dekadën e fundit të shekullit të 20-të.
    Shqiptarët dhe Sërbët mund të jenë ndoshta fqinjë të mirë, por më kurrë nuk do të jenë në raporte si kan qenë më parë, ku shqiptarët ishin në pozitën e të nënshtruarit.
    Në Europën moderne të shek. XXI, ku bëhen integrime positive, nuk duhet lejuar sërish krijimin e kolonive. Ajo kohë përendoi një herë e mirë,ajo ishte epoka e turpit të njerëzimit.

    Para se të fillohet me bisedimet rreth statusit definitiv të Kosovës, është e domosdoshme të ja rikujtojmë palës sërbe të dhënat të cilat flasin qartë se në fund të shek. 19-të dhe në fillim të shek 20-të, Sërbia okupoj tokat shqiptare, të cilat edhe sot ndodhën nën jurisdikcionin sërb. Ajo kurr nuk u ndëshkua nga bashkësia ndërkombëtare për masakrat dhe për tokat e grabitura shqiptare në atë kohë.Sa për ilustrim, se si është vepruar në atë kohë me shqiptarët etnik dhe tokat e tyre ,mjafton të shfletohën librat e shkruara nga vet autorët sërb të asaj kohe si: Nikola P.Iliq, në veprën, “ Oslobodjenje juzne Srbije ”, Vidosava Nikoliq – Stojanoviq, në veprën “ Leskovac i oslobodjeni predeli ”, Jovan Haxhi Vasiljeviq , “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, Stefan. L. Popoviq në veprën “ Putovanje po novoj Srbiji ” shkruan:

    “ Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleqë të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin ngadal qerret nëpër borë, sepse saja ka pasë pak. Disa fëmijë të hudhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënjës ”.

    Faktet që shënohen në këto vepra të autorve sërbë, janë argumentet më bindëse se si u humbën ato toka dhe çfarë ndodhi me popullatën autoktone shqiptare.
    Tendenca e Beogradit për të shkëputë viset shqiptare dhe për të ja bashkangjitë trungut të vetë nuk ka të ndalur. Familjet shqiptare që u dëbuan me dhunë nga pushteti sërb asokohe nga trojet e veta etnike, edhe sot kan dokumentacionin përkatës për pronësinë e tokave, si në Nish, Leskoc, Prokupje, Kurshumli …

    Përderisa bashkëkombasit Qamë, të njejtin problem me Greqinë, e aktualizuan në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, shqiptarët e përzënë nga trojet e veta në viset e lartëpërmendura asnjëherë nuk ndërmorren asnjë veprim denoncues ndaj Serbisë apo zbardhjës së të vërtetës dhe masakrave të atyre viteve të kryera në formë institucionale nga pushteti sërb.
    Është shumë indikative pse tolerohen sjelljet gllabëruese të Sërbisë gjatë një shekulli !

    Shumë manipulohet me faktin e ekzistimit të kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë. Ky eshte “ aduti “ kryesor i palës sërbe për kërkesat e tyre ndaj Kosovës.

    Shtrohet pyetja ?

    Pse Turqia e cila sundoj këtu 500 vite me rradhë, asnjë herë nuk shfaqi pretendime dhe nuk kërkoj kthim të sërishëm në Kosovë, edhe pse këtu ka një trashigemi të pasur të objekteve kulturore, fetare dhe një numër të konsideruar të popullit të vetë?

    Pse Sërbia si ish okupatore , e fundit nga rradha në Kosovë, të ketë të drejtën exclusive të pyetet për fatin e Kosovës. Kjo pyetje i drejtohet Beogradit i cili vazhdimisht trumpeton se “ Djepi shpirtëror “ i tyre na qenka Kosova. Me siguri shqiptarët nuk janë ata që ranë nga qielli dhe u vendosën në këto hapsira.
    Gjithë ato monumente fetare në Kosovë, që pretendon Sërbia t’i shpall të vetat, janë ruajtur gjatë shumë shekujve nga vetë shqiptarët, duke e ditur se në ato themele, të parët tanë të krishterë ngritën tempujt e tyre, e që më vonë okupatorët e të gjitha ngjyrave gjatë historisë i adoptuan për qëllimet e tyre politike.
    Pra e gjithë kjo lojë që bënë sot Sërbia kinse për “ djepin ” e tyre nuk është asgjë tjetër veç një grackë e madhe për ata që nuk e njohin dhe nuk duan ta njohin realitetin.

    Kjo lojë e ndyer , ka për qëllim që të infiltrohet popullata sërbe në enklava, kryesisht rreth kishave dhe manastireve ortodokse. Këto enklava , sipas skenarëve sekret sërb, pas përcaktimit të statusit definitiv të Kosovës , do të jenë si në kohën e Millosheviqit dhe gjatë historisë, vatra të cilat do të shkaktojnë tensione ndëretnike dhe politike. Këto do të jenë metastaza kanceroze në trungun e brishtë të shtetit të ri të Kosovës.

    Kjo strategji sërbe e njohur nga e kaluara dhe e cila recidivon edhe sot është shumë e njohur nga shqiptarët e Kosovës, por shpresojmë të mos anashkalohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga lidershipi negociues Kosovar.

    Është koha e fundit që Beogradi zyrtar të japë sinjale të forta se më në fund do të hjekë dorë nga politika ekspanzioniste. Sërbia duhet të vazhdoj rrugën e vetë drejt mirëqenjës pa Kosovën. Vetëm me një rezonim të drejtë dhe të sinqert mund të prosperoj jo vetëm populli sërb, por i tërë rajoni i Ballkanit. Është turp historik i palës sërbe të riaktualizoi qështjën e rikolonizimit të Kosovës. Koha është të kërkoj falje për gjithë ato tmerre që i shkaktoj popullit shqiptar, jo vetëm në luftën e fundit.
    Historia e hidhur me plotë luftëra të përgjakshme në Ballkan, për fat të keq është e lidhur ngushtë me Sërbinë. Kjo mban llogari për të gjitha luftërat në këto treva. Historia mësohet për t’u mos përsëritur.

    Të gjitha adutët për bisedime ndodhën në duartë e palës shqiptare, mjafton që të punohet në mënyrë të zgjuar dhe të prezantohen drejtë të gjitha faktet relevante ku dominon forca e argumentit. Ne nuk kemi arsye të trillojmë historinë, historia është një, si e vërteta.

    Dëshira historike e këtij populli është që të jetoj i qetë dhe i lire në tokën e vetë. Populli i Kosovës është i gatshëm të udhëheq me vetën dhe shtetin e vetë. Kosova e pavarur, e cila si e tillë doemos duhet të krijohet, nuk ka aspirata ndaj fqinjëve dhe nuk ka arsye objektive askush të brengoset për krijimin e saj. Integriteti i Kosovës duhet të ruhet dhe të garantohet nga fuqitë e mëdha, sidomos nga NATO, për shkak të historisë së sajë dhe rrezikut që i kanosët në vazhdimsi.

    Populli shqiptar, gjithnjë gjatë historisë ka qenë i orjentuar kah përëndimi , andej ku dhe e ka vendin. Përëndimi duhet të kuptoj këte fakt dhe të mos lejoj asnjëherë në të ardhmën të nëpërkëmbët ky popull dhe ky vend, as nga vorbullat aziatike dhe as nga popujt fqinjë gllabërues.

    Mjaftë është derdhur gjak në Kosovë, koha është t’i kthehemi realitetit të shek. XXI dhe integrimeve euroatlantike.

    Gjakovë,23.11.2005

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2006
    Postime
    53
    CUDI ME NE SHQIPTARET,MIRE QE KEMI SHUME HALLE NE KURRIZ POR DHE KUR NJE GRUP SHOQAT BEN DICKA TE GUXIMSHME E TE DREJTE PER TE GITHE, DEL ..DIKUSH DHE E INJORON !!
    e lexova dhe une kete njoftim dhe ju vura punes per te gjetur nje adres te organizatoreve ne greqi... njekohesisht kam pregatitur nje tekst e dua te kosultohem e me bashkatdhetaret e mi para se ta nisim..per kete neser kemi takim ne milano ...ne pamundesi te bejme te njejten gje si ata nje manifestim....
    z ALBI ESHTE MIRE TE KONTRIBOSH SADO PAK NE KAUZEN KOMBETARE NE NDIHESH SHQIPTARE per kete te ftoj te firmosesh petizionet qe zhirojne dhe te respektosh kedo qe merr nje impenjim te tille...
    me shume respekt per kedo qe ngre koken e menon me zemer per gjithe shqiptaret kudo qe jane ....rrofte kosova e lire ,rroftr kombi shqiptare!!

  8. #48
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Sduhet myll kjo tem se i ka ikur koha te vihet ndonje gje me aktuale tek portali

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •