fol me land per rracizem, do ta shpjegoje ai ne vendin tim.
fol me land per rracizem, do ta shpjegoje ai ne vendin tim.
Kam qene ne Itali. Sa per te filluar nje here, italianet kane shume me shume gjera te perbashketa me ne, se sa me arabet.
Kurse sa per tjetren, te thuash qe gjysma e italianeve jane pasardhes te arabeve eshte nje ekzagjerim i madh. Si do dhe sa do qe te luash me fjalet, eshte muhabet kot.
Qenke "racist i moderuar".Ti flet per "racizmin tend",por thua nuk eshte urrejtje.
Nuk te thote njeri te shkosh me zezake ne se shijet e tua estetike jane te tilla qe nuk te terheq nje femer zezake.As une nuk kam vajtur ndonjehere me zezake apo me mulate.Kjo nuk eshte racizem ne syte e mi.Por kur thua se perzierja e kesaj race me ate race eshte "e shpifur" je potencialisht nje racist i rrezikshem.Vete perdorimi i fjales race,jashte kontekste te shkences se biologjise,vend e pa vend eshte nje simptome e forte e nje kompleksi patologjik inferioriteti.Eshte nje tregues i nje arkaizmi primitiv,infantil.Ti hypen simbolikisht ne mendime mbi nje race tjeter per te qetesuar komplekse ndoshta te paidentifikuar inferioriteti.I ke pare kalamajte,kur jane perballe nje njeriu te gjate nga shtati,hypin ne karrike qe ta ndjejne veten me te gjate.
Shih literaturen e gjermaneve te gjysmes se dyte te shek.19 dhe shek 20.Nje deshmi e pamohueshme e nje kompleksi kolektiv inferioriteti te dale jashte kontrollit.E ku u derdh gjith ajo retorike racas,ajo ezoterike e rrezikshme pseudoshkencore? Neper kampet e perqendrimit.
Po te te vene ne zyren e legalizimeve te martesave ka shume te ngjare qe t'i te maresh vendime te padrejta.
Nje ndryshim tjeter midis teje dhe meje praktikisht eshte se po te me thosh femija im se do te martohet me nje afrikane une do t'i thoja urime,kurse ti te pakten do shtremberoje buzet.
Ne lidhje me pyetjen tende te fillimit.Pergjigja:
Policia e Kontrollit te mendimeve te Heidelbergut,eshte nje seksion real i policise gjermane i profilizuar per dekurajimin apo penalizimin e atyre qytetareve te cilet shprehin publikisht kritik ndaj praktikave antikushtetuese te shtetit gjerman,apo kritika ndaj politikave te brendshme apo te jashtme te Gjermanise.Ky eshte nje seksion antikushtetues krejtesisht ne konflikt me Kushtetutat Europiane.Pra po e do cop eshte nje tumor autonom ne shtetin gjerman,i cili,(shteti gjerman) nuk eshte totalitar,por eshte i paafte te shtrije kontrollin e vet mbi tumoret autonome brenda tij.Forma me fillestare e punes se tyre eshte ekspozimi i qytetarit ndaj nje prezence teper te larte policore ne vendbanimin e tij me qellim komunikimi pa ze te mesazhit: Ne po te vrojtojme instensivisht.Intensivisht nga policia vrojtohen kriminele.Pra ti duhet te mendosh per veten tende se shprehja e mendimeve kritike ne forume publike,edhe pse mbrohet nga Kushtetuta,te sjelle ty prane me boten e krimit,pra sipas tyre matriksa matematike krimel permbledh(drogmen,pedofil,vrases,perdhunues,mendim tare te lire).
Ti nuk di cfare thua kur e quan kompliment krahasimin me kete tumor brenda shtetit demokratik.
Te siguroj se do ishe me krenar te ishe oficere i organeve te peshtira te sigurimit apo togave te pushkatimit te shteteve diktatoriale se sa pjesetare e ketij tumori,pasi ne nje diktature ne se nje oficer sigurimi apo oficer pushkatimesh refuzon kryerjen e detyres ai burgoset ose mund edhe te egzekutohet,kurse keta pervers jane qytetare te nje kontinenti ne pergjithesi demokratik pra e kane cdo cast mundesine legale te refuzojne perndjekjen antikushtetuese te qytetareve te pafajshem,dhe po i la njeri pa buke kane gjithmone te drejten te marrin nje avokat.Por ata e bejne me qef kete pune sepse keshtu kenaqin instiktet e tyre shtazarake.
-----------------------------------------------------------
All their ferocity was turned outwards, against the enemies of the State, against foreigners, traitors, saboteurs, thought-criminals. -1984.G.Orwell
Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 07-12-2007 më 22:30
Po mire pra, po neve vete si shqiptar, sa perqind arabe jemi? Ti flet sikur ne jemi me te bardhet ne bote... Vetem pse ti sheh disa tipare dhe vetem pse eshte pak esmer tjetri nuk do te thote qe ka prejardhje jo-europiane.
Une kam qene ne Bari dhe vajta me tren ne Milano. Pak a shume njesoj mu duken italianet si vetja jone. Ke disa qe jane te bardh fare dhe ke disa qe jan esmer.
Teme shume interesante kjo dhe me interesante akoma eshte kur zbulon si shqiptaret jane ca nder rracistet me te medhenj qe mund te ekzistojne. Eshte shume per te ardhur keq qe nje politikan italian te flasi ashtu per emigrantet kur jane keta emigrant qe po punojne si qente per ate shtet. Megjithate ai politikan nuk eshte i vetem sepse sic duket edhe nga disa postime ketu, rracismi eshte nje problem qe nuk mendoj se do zhduket kurre dhe kjo ka te bej shume me menyren se si je rritur dhe kulturen qe ke, por ne te njejten kohe edhe me sa open-minded je ti si njeri. Ketu ne amerike ka emigrante nga cdo cep i botes dhe eshte shume interesante kur degjon amerikane te lindur e te rritur ketu te bejne komente per emigrantet. Nje zjarr ndodhi ne Californi edhe ne shume vende u tha qe ja vune emigrantet dhe shume njerez aq donin edhe filluan te flisnin perseri kunder emigranteve. Ne shqiptaret mendojme se jemi rraca me e mire ne bote, ashtu sic edhe zezaket mendojne se jane me te mire se gjithe te tjeret. Mamaja ime ka "alergji" te kaloje afer zezakeve sepse nuk u duron dot eren sic thote ajo. Sado qe jam perpjekur shume here te bisedoj me te edhe ti flas qe mos te jete kaq raciste, asgje nuk ndodh sepse per te evropianet dhe rraca e bardhe jane shume here me lart. Shume nga ne mund te mos i pelqejme dhe mund te mos jemi dakort me kulturen e disa popujve, si psh arabeve, por perseri kush jemi ne t'u themi atyre si ta jetojne jeten. Ajo eshte dicka qe ata duhet ta zbulojne vete dhe ta rregullojne vete ne te njejten kohe. Nuk mund te shkosh ne shtepine e tjetrit edhe t'i thuash qe duhet ta drejtosh familjen keshtu sepse keshtu them une sic perpiqen ca shtete te bejne. Sado i fuqishem nje shtet te jete, nuk eshte puna e tyre fare. Kur ketu ne amerike rane kullat, arabet poshteroheshin ne cdo vend qe te shkonin apo te kalonin. Te vinte keq kur shikoje njerez ne rruge qe rrihnin cuna arabe apo ngacmonin goca arabe sepse disa extremist ben ca ben, kur keta arabe kishin lindur ketu dhe ishin amerikane si te tjeret.
Ndoshta ne vend qe te dalim ne konkluzione dhe akoma t'i trajtojme njerezit sikur jane shume me poshte nesh sepse ngjyra e lekures se tyre nuk eshte e njejte me te tonen, se nuk flasin te njejten gjuhe si ne, apo se nuk besojne ne te njejtat gjera si ne, duhemi te perqendrohemi ne rastin konkret. Edhe ata jane njerez sic jemi dhe ne, dhe shume prejt tyre jane shume here me te zgjuar se ne etj...etj...
Kush na jep ne te drejten t'i veme njerezit ne nje nivel me poshte sec jane????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Krijoni Kontakt