Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Policia Uellsit bastis festën e shqiptarëve

    Kontroll policor për emigrantë ilegal në banketin ku festohej 28 Nëntori.

    Policia Uellsit bastis festën e shqiptarëve

    Rreagojnë shqiptarët. “Nuk ishte momenti i duhur”

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Policë të armatosur sëbashku me oficerë të emigracionit kanë rrethuar një restorant në qëndër të Kardifit duke kontrolluar brënda tij klientët shqiptarë të cilët po festonin festat kombëtare.
    Në kulmin e festimit në banketit shqiptar ku merrnin pjesë më shumë se 100 veta,policia e ka prishur atë duke filluar kontrollin e dokumentave.
    Të pranishmit kanë mbetur të ofenduar rëndë, duke e qujtur kontrollin policor jo të drejt dhe në një kohë jo të përshtatëshme.
    Policia dhe oficerët e emigtracionit gjatë kontrollit në Lokalin Hawaiian ka ndaluar gjashtë shqiptarë emigramtë ilegal në Uells të cilët do të dëbohen në ditët në vazhdim.
    Shqiptarët pjesmarrës në këtë banket janë ankuar tek autoritetet lokale për kohën që kishte zgjedhur policia për të zhvilluar këtë operacion. Ata jënë ndjerë të disktiminuar.
    Mediat lokale në Uells përfshi BBC Uells kanë raportuar për ngjarjen.
    Lulzim Toska 31 vjeç menaxher në një lokal në zonën Roath i cili jeton në Britaninë e Madhe që prej 10 vitesh është shprehur se festimi i shpalljes së pamvarsisë së Shqipërisë është një ditë me rëndësi.
    “Ne jemi të vetëdishëm që policia dhe organet e emigracionit kanë detyrën e tyre për të bërë, por mënyra që kishin zgjedhur për të zhvilluar këtë operacion ishte gabim. Mu duk vetja sikur isha në Rusinë staliniste dhe jo në një vënd të civilizuar si Britania. Për mua ky nuk ishte një operacion kontrolli nga oficerët e emigracionit. Ata erdhën të armatosur dhe me qen duke u futur me forcë në lokal e duke treguar agresivitet” ka treguar Toska.
    Ai sëbashku me organizatorin e ceremonisë Gëzim Rrapi janë ankimuar pasi ata janë lënë për rreth dy orë përjashta restorantit ndërkohë që brënda tij vazhdonte kontrolli i ç’do personi.
    Ata të cilët nuk kishin probleme nxirreshin jashte lokalit për të pritur.
    Jane Farleigh drejtore e agjencisë rajonale të “Border and Immigration Agency” e ka justifikuar operacionin duke deklaruar se ata kishin të dhëna se në atë festë do të shkonin emigrantë ilegal.
    “Është për të ardhur keq që disa prej tyre u ndjenë keq për kete veprim. Ne nuk kemi përse të kërkojmë falje për kryerjen e punës tonë që ka të bëjë me ndalimim e atyre që janë në vënd ilegalisht dhe më pas ti dëbojmë.Fakti që gjashtë prej tyre ishin ilegalisht në vëndin tonë tregon se ne kishim arsye bindëse për ta ndërrmarrë këtë operacion. Ne e kemi bërë të qartë se do të përdorim tolerancë zero ndaj atyre që janë ilegalisht në Britani” është shprehur ajo.
    Ndërkohë edhe në Londër gjatë festimit të festave kombëtare është shënuar një tjetër incident, kësaj radhe jo nga oficerët e emigracionit por vetë shqiptarët.
    Në një darkë me të fruar muzikantë nga Shqipëria dhe Kosova, në zonën e Ilfordit, dy grupe të ndryshme shqiptarësh nga Kuksi dhe Tropoja kanë filluar të godasin njëri tjetrin me çtë munden duke shkatërruar sallën. Është dashur ndërhyrja e policisë për të stabilizuar situatën.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London Lexo Postimin

    Kasaphane i thojne ndryshe ksaj.

    Me thene te drejten u revoltova ne veteve qe policia e Uellsit e kishte bastisur festen e pavartesise ne Kardif por kur lexova festen ne Londer dola barazim me vetveten. Sa te mbrapshte jemi o zot o zot !!!

    Te pakten policia e Uellsit ka e ka parandaluar kasaphanen.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092

    Persh Meto, ca bon mire eh?

    Ku qene kta Halabaket e Tropojes e te Kuksit qe jan rraf mes njoni tjetrit, mos ishin tek Coloseum Hall ne ilford apo ku?

    Une spaskam marr vesh per ket ngaterrese, inat po me vjen boll qe paska ndodh kshu...nejse alkoli bon te sajen, sidomos kur patriotet tane ktu jane te merzitu me halle plot e probleme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Persh Meto, ca bon mire eh?

    ...nejse alkoli bon te sajen, sidomos kur patriotet tane ktu jane te merzitu me halle plot e probleme.
    Or Homz nuk lahet mu.ti me shu.rre ska gjo ne bote ta justifikoje ate qi ka ndodh ne Londer ...Eshte Turp e per faqe te Zeze

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    O Muhamed po ti ke qene i pari qe ke spiunu apo te vjen qesharake qe e nxjerr dhe ketu.

    Bani vend punes se ngele pa lajme
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Or Homz nuk lahet mu.ti me shu.rre ska gjo ne bote ta justifikoje ate qi ka ndodh ne Londer ...Eshte Turp e per faqe te Zeze
    E din si osht puna Vagabond, une jam nje njeri qe ne cdo situate mundohem dhe perpiqem te nxjerr anen e llogjikshme dhe te arsyetmit te gjerave, anen njerzore.

    Asiher nuk osht mire te prehen me thike gjonat edhe tju vihet pike ashtu sic mendo ti, sidomos kur ka te bej me njerez me halle, probleme, papunsi, mosintegrim dhe shtoi tek kto alkolin.

    Jam i sigurt qe kta patriotat tan, te nesermen jan pajtu e kan shku kan pi mes veti, por me u rreh nuk besoj qe jan rreh mes veti.

    edhe une po i hyna muhabetit ashtu sic i hyn ti, edhe gjon me te mira te qes posht edhe ta nxjerr tabu...cdo gjo.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Mos u ankoni kot

    Mos bejne teater kot keta shqiptaret e Londres.
    Nje njeriu im nga Nena ish 40 vjet punonjes tek enver hoxha ne kohen e diktatures ne Shqiperi.
    Kish dasmen e femijes se tij te pare.Mori leje nga rajoni i policise se Tiranes,edhe pse ne dasem kish ftuar vetem rrethin e ngushte familjar,dhe nuk kish orkester.
    Ne ora 11 te mbremjes vetem dy ore pasi kish filluar darka trokiti policia tek dera dhe i kerkon te zotit te shtepise t'a mbylli dasmen pa spjegime pa gje fare.Asnjeri nuk po bente ndonje zhurme edhe po u kendua u kendua me ze te ulet.Asnje nga fqinjet nuk ish ankuar,(pse do ankoheshin askush nuk po bente zhurme.E mbaj ment ate mbremje sepse ishte hera e pare dhe e fundit qe u ftova ne fisin tim ne nje fejese ose martese).
    U mbyll dasma vetem dy ore pasi kish filluar.
    Ata policat angleze mbremjen nuk jau kane prishur.Po te kete ligj Anglia i cili ndalon policine te beje kontrolle ne mbremje festash kombetare atehere do kishin te drejte te flisnit per diskriminim.
    Sa per qenin e policise qe kane mare me vete eshte e drejta e tyre.Me gjithe ato krime te shemtuara qe thuhet se kane bere shqiptaret e Anglise kjo eshte nje mase e natyrshme.
    Per me teper ketu ku jam une(Gjermani) Policia te pakten deri pak vite me pare bente terror me qene kundra minoritareve krejtesisht korrekt ndaj ligjit.Mos u ankoni kot.

    .................................................. .........................

    There was an Old Man of the East,
    Who gave all his children a feast;
    But they all ate so much
    And their conduct was such
    That it killed that Old Man of the East.

    Author E.Lear

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cufi british
    Anëtarësuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    28
    ne shiptaret kemi nje ves qe bejme shume zhurme per asgje.e dojme te dukemi shume dhe kur i marrim ata letra behemi me competente se sa vete vendasit .......

  9. #9
    ElvisTe Maska e el7
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Vancouver, Canada
    Postime
    164

    Thumbs down

    E po Shqiptar hesapi ku do duket, po sberi zhurrme e sher nuk i rrihet, mire qe policia e wellsit i kapi para kohe se do ta kishin prishur restorantin
    LI BE
    "Everything is an Idea"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar më parë nga el7 Lexo Postimin
    E po Shqiptar hesapi ku do duket, po sberi zhurrme e sher nuk i rrihet, mire qe policia e wellsit i kapi para kohe se do ta kishin prishur restorantin
    Lexoje artikullin perpara se te besh koment. Po ngatarron to gjera te ndryshme...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •