GREQI, IZOLOHEN EMIGRANTET
AGIM JAZAJ
Prej 1 tetorit, emigrantet nuk kane me te drejten e levizjes per ne vendin e tyre. Nuk dihet ende pse eshte marre ky vendim, por situata duke shqetesuese. Perderisa quhet e drejte levizja per nje kohe te kufizuar deri ne tre muaj sivjet, pse nuk jepet mundesia qe kjo e drejte te jete e pakufizuar, deri ne pajisjen me dokumentet perfundimtare nga administrata vendase, arsyetojne emigrantet?! Ne paguajme per lejet e qendrimit dhe nuk jemi pajisur per gati tre vjet me kartat e arta. Vetem marrin vertetime per futjen e dokumenteve. Lejet e qendrimit dhe te punes shumica i marrin te skaduara, pa i pare dhe pa i marre. Ka hyre ne fuqi; STOP, ndalim qarkullimi per emigrantet shqiptare te ndodhur ne Greqi per te hyre ne vendin e tyre e kthim. "Me 30 shtatorin perfundoi leja e ushtareve", komentonin dje emigrantet ne sheshin "Omonia". Nga data 1 tetor e s'dihet se kur, emigrantet nuk kane te drejte te levizin edhe ne vendin e tyre. Leja e dhene ne favor te emigranteve sivjet ishte me e gjata, me nje afat 3 mujor, te hynin e dilnin me dokumente te cilat i kishin ne posedim dhe vertetonin depozitimin e tyre prane bashkive dhe prefekturave perkatese. Kjo leje e zgjatur, kete radhe ishte me favorizuesja e komentuar nga administrata vendase si dhe merite gjithashtu nga autoritetet e sherbimeve diplomatike shqiptare. Por emigrantet e komentojne ndryshe, perkunder favoritetit te autoriteteve vendase dhe merite te politikes shqiptare. Tashme ne tregun mediatik artikulohet pergatitja e nje ligji te ri per emigracionin. Por ndersa komentohet se do te jete me i avancuar ligji per emigrantet, edhe ne kete rast tregohen skeptike, duke e arsyetuar skepticizmin e tyre me praktiken e ligjendertimeve vijuese, te cilat nuk i kane favorizuar emigrantet, por "na kane privuar ato", thoshte dje per "Koha Jone" sindikalisti D. Kekaj. Po diten e djeshme, Kekaj tregonte se kishte marre lejen e qendrimit e shoqja e tij, te skaduar po diten e marrjes! Dhe nuk jane raste te pakta kur emigrantet i marrin lejet e "gezuara", te skaduara. As "permiresimet" me ligjin 2910, i vitit 2001, si dhe me amendimet vijuese te tij, nuk kane qene ne kah per emigrantet. Ne vend qe ligji te demokratizohej, me gjithe aksesoret e tij, ka shtrenguar me shume emigrantet qe ishin te ligjshem dhe mbeten te paligjshem. Pas formulimit te ligjeve kane vijuar edhe qarkoret e ministrive perkatese te cilat me se shumti kane shkuar deri ne abrogim te ligjit dhe kane sjelle edhe reagimin e vete emigranteve ne tubimet e tyre qytetare. Megjithate ata fajesojne edhe shtetin shqiptar per harresen e tyre per kete pjese te kombit gjate takimeve ne nivelet qeveritare.
Kartat jeshie
Perpara vitit 2000 emigrantet shqiptare ishin te pajisur me karta jeshile dhe kishin te drejten e levizjes se lire per ne vendin e tyre. Pas kesaj kohe ata kane qene; Stop me te drejten e qendrimit dhe pa te drejten e levizjes. Ne raste te festave, te festave fetare ortodokse, jo te festave te besimit ndryshe, apo dhe te muajit pushim te gushtit, vazhdimisht eshte leshuar urdher per te lejuar hyrjen dhe daljen e tyre me kohe te kufizuar. "Sukses i shenuar" ne keto raste te autoriteteve zyrtare shqiptare, emigrantet e kane vleresuar "Trumbetim te deshtimit; sukses". Ata u jane pergjigjur kerkesave ligjore, kane paguar sa frengu pulen qendrimin ne vend, por pas vitit 2001 nga te dhenat qe ka komunitetit i emigranteve, jane pajisur me leje qendrimi e leje pune, 1 deri ne 2-vjecare, 10 per qind e mases se tyre. Shoqatat e shumta te emigranteve, shpesh jane shfaqur jo unike perballe ketij privimi. Shume emigrante nuk kane mundur te shkojne as ne vendin e tyre edhe ne raste fatkeqesie. Kreret e Lidhjes se Shoqatave thane ne takimin e tyre te pare se do te ndermarrin nisma te menjehershme per te perfituar ne te "Drejtat e Emigranteve", sipas standardeve ligjore te BE se tek nje vend i BE-se.
Marre nga Koha Jone.
Krijoni Kontakt