Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Exclamation BB: Tregtia, Shqipëria në 10 vendet e fundit në botë

    (Nga Shekulli)

    Banka Botërore: Infrastrukturë e dobët dhe procedura të rënduara në dogana

    Raporti i fundit i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në vend të 139 ndër 150 vende

    Ky është raporti i tretë i bërë publik nga ana e Bankës Botërore gjatë këtij viti që na rendit në nivele kaq të ulëta zhvillimi. E njëjta situatë në renditjen e vendit ishte edhe në raportin "Të bësh Biznes 2008" dhe në "Raportin Botëror të Zhvillimit 2007".

    Shqipëria mbetet një nga vendet me zhvillimin më të dobët për sa i përket mundësive që ofron për lidhjen e tregut vendës me tregjet e tjerë në botë, ose thënë ndryshe tregtisë. Raporti i Fundit i Bankës Botërore e rendit vendin të 139-in në një studim që është bërë në 150 vende, ku përfshihen kategori të ndryshme zhvillimi. Në këtë raport merren në studim Procedurat Doganore, Kostot e Logjistikës, cilësia e infrastrukturës etj., që nevojiten për të realizuar tregtinë e mallrave. Banka Botërore bën të ditur se në rastin studimor të Shqipërisë janë marrë në studim nga ana e ekspertëve të dhënat e bizneseve të huaja dhe vendëse që realizojnë tregti në Shqipëri, si dhe një sërë agjentësh tregtarë që kanë në qendër të aktivitetit të tyre transportin e mallrave.

    Sipas raportit bëhet e ditur se në vend vazhdon që të ketë një numër të madh procedurash doganore që vënë në vështirësi biznesin dhe vështirësojnë tregtinë, duke rritur ndjeshëm kostot. Sipas klasifikimit Shqipëria renditet në vend të 132 për sa i përket procedurave në dogana, nga 150 që është numri total i vendeve që janë marrë në këtë studim. Procedurat e tejzgjatura në dogana dhe shërbimi i ulët kanë qenë vërejtje të bëra edhe nga ana e raportit të fundit të Bashkimit Evropian. Tregues të tjerë që japin edhe rezultatin përfundimtar të këtij studimi janë cilësia e infrastrukturës, kostot e shërbimeve tregtare në vend, si edhe koha që duhet për të realizuar shërbime të ndryshme. Në raportin e saj për Shqipërinë, Banka Botërore bën të ditur se pas publikimit të këtij raporti do të realizojë takime me Institucionet Shqiptare për të diskutuar mbi projektet e mundshme për të ndihmuar vendin.

    Raporti

    Logjistika tregtare ose mundësia për të lidhur produktet me tregjet ndërkombëtare është thelbësore për vendet në zhvillim, duke ndikuar në përmirësimin e konkurrencës, për të përfituar nga të mirat e globalizimit, për të luftuar varfërinë me më shumë efektshmëri në një botë gjithnjë e më të integruar.

    Kjo është edhe një nga pjesët më të rëndësishme të raportit të Grupit të Bankës Botërore i publikuar së fundmi. Shërbimet e logjistikës në tregti, tregojnë se lehtësimi i lidhjeve mes firmave, furnizuesve dhe konsumatorëve është e rëndësishme në një botë ku parashikueshmëria dhe besueshmëria po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme sesa kostot.

    Renditja

    Në 150 vendet e marra në studim, vendi e parë për sa i përket mundësive dhe kushteve për të bërë kredi është Singapori dhe pas tij vijnë, Hollanda, Gjermani, Suedia etj. Por studimi nuk merr parasysh vetëm vendet me të ardhura të larta, por edhe ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Nga sa dihet Shqipëria është një vend në zhvillim dhe nuk mund të konkurrojë me këto vende të zhvilluara, por renditja e këtij raporti na le në një grup vendesh që mund të quhen (referuar edhe statistikave) më të varfrat dhe të pazhvilluarat në botë. Kështu, referuar tabelës Shqipëria lë pas në këtë renditje prej 150 vendesh, Alegjerinë, Guyana, Chad, Niger, Sierra Leone, Djbouti, Tajkistan, Myanmar, Rëanda, Timor-Leste dhe Afganistan. Edhe nëse i referohemi vendeve që janë sipër në klasifikim por afër Shqipërisë, pjesa dërrmuese e tyre përfshihen në hartën e varfërisë. Sipas raportit bëhet e ditur se një nga shkaqet për nivelin e ulët të investimeve të huaja në vend, janë pikërisht kostot e larta logjistike të tregtisë së vendit, dhe njëkohësisht shërbimi në nivele tepër të ulëta që ofrohet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Turp kjo, edhe pse kam pershtypjen se qeveria Berisha eshte duke ber ndryshime ne te mir

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin

    Nuk ka asgje per t'u cuditur!
    Komunizmi e rrenoi Shqiperine ne cdo drejtim dhe klasa politike e dale nga renja e tij (megjithe perpjekjet dhe mundimet) nuk ka pervojen dhe mentalitetin e duhur per t'a zhvilluar vendin me ritme te shpejta.
    Vendit i mungon fuqia njerezore me pervoje kapitaliste (ata qe e kishin i pushkatoi komunizmi), vendit i mungon infrastruktura baze per zhvillim te shpejte ekonomik.
    Vec kesaj, Shqiperine ne rrugen e saj te zhvillimit e pengojne dhe faktoret rajonale (Kosova, Maqedonia, Greqia).
    Per kete eshte ceshtje jetike zgjidhja e statusit te Kosoves dhe ndertimi i shpejte i infrastruktures baze (rruge, uje, energji, telekomunikim).

    Ne Shqiperi duhet te vije nje klase e tipit te atyre qe e rindertuan Gjermanine nga hiri i Luftes se II Boterore, po ku t'i gjejme?
    Ministrat, drejtoret komuniste dhe agjentura e Sigurmit pasi grabiten pronat e shtetit ne vitet 1990-1993, jane sot "shtylla" e kapitalizmit shqiptar, nje klase e krimbur ne krime ne te shkuaren dhe ne te sotmen, nje klase qe nuk njeh asnje rruge tjeter pervec shantazhit dhe korrupsionit te llahtarshem.
    Ndryshimi eshte se Gjermani dhe Shqiperia dolen te shkaterruara,e ara nga Lufta II dhe e dyta nga komunizmi, por tek e para ishte dhe mbetet perhere nje arme e forte ekzistenca e pervojes dhe mendjes kapitaliste, ndersa tek ne ishte dhe mbetet ende e forte ekzistenca e "pervojes" dhe e "mendjes" komuniste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-11-2007 më 18:20

  4. #4
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    heme se ja fusin kot.....

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Nuk e kuptoj ate raport, me ato perfundime "burokratike" te FMN.

    Mos na kane ngatrruar me ndonje vend andej nga cepet e Afrikes, si Malawi apo Ruanda?

  6. #6
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    he re he se Fmn - ja ka harruar ti paguaj rrogen punonjesit te doganave ndaj kemi dale kaq keq.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Nano
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  3. Ambasadoria Amerikane: Si e njoh unë Shqipërinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2005, 10:39
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Globalizimi
    Nga klevis2 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •