Close
Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 193
  1. #101
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mirë! Pasi që ke mbushur koburën dhe gjithësesi do të vrasësh spiun dhe tradhëtarë atëherë nga do t´ia fillosh së pari: nga ata që e vranë Tahir Zemën, Ahmet Krasniqin, komandant Drinin, Xhemajl Mustafën..., apo nga ata që e lanë vetun ( përballë serbit, vetëm me familje përballë serbit) dhe e braktisën, atë ditë sa heroike aq edhe tragjike, Adem Jasharin!?
    Ata janë të njëjtit njerëz.
    Ata që po i mbron ti.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK nominon Thaçin për kandidat për kryeministër të Kosovës

    Prishtinë, 24 tetor 2007 (Kosovapress) Koha 17:03


    Partia Demokratike e Kosovës të mërkurën në Konventën për nominimin e kandidatit për kryeministër në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, zgjodhi kryetarin e kësaj partie Hashim Thaçin. “Unë jam shumë i emocionuar nga ky nder dhe e pranoj me përgjegjësi të plotë nominimin tuaj në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, në emër të spektrit politik në mbështetje të PDK-së dhe nga shoqëria civile kosovare, prandaj faleminderit dhe respekt”, tha me këtë rast Thaçi.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Kryetari Thaçi: Fushata jonë nuk ka të bëj me mallkimin për errësirën që na ka zënë frymën, ajo ka të bëj me vizionin, i cili do të na shpie drejt të ardhmes së sigurt dhe prosperuese

    24.10.2007
    Fushata e jonë nuk do të lejojë gabime të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, dhe ata të cilët bëjnë gabime do të përgjigjen vet për to. Fushat e jonë nuk duhet të jetë një seri kritikash apo e drejtimit të gishtit ndaj dikujt tjetër, sepse qytetarët e Kosovës presin më shumë se kaq nga PDK-ja. Fushata jonë nuk ka të bëj me mallkimin për errësirën që na ka zënë frymën. Fushata jonë ka të bëjë me vizionin i cili do të na shpie drejt të ardhmes së sigurt dhe prosperuese, vizion për një Kosovë të me shpresa dhe mundësi, një vizion që do të na udhëheq për të dalë nga errësira, vizion që të kemi Kosovë më të cilën do të mund të krenohemi. Kurrë më parë në historinë tonë nuk kemi qenë më afër pragut të pavarësisë dhe sovranitetit. Por, unë e di shumë mirë se sot populli ynë është i frustruar. Unë i dëgjoj dhe i kuptoj shqetësimet e tyre. Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne duhet ta shpiejmë procesin përpara dhe atë shumë shpejt. Dhe pikërisht për këtë qëllim unë zotohem se do vazhdoj t’i takoj udhëheqësit e shteteve botërore për ta përshpejtuar procesin”,
    - tha sot lideri i PDK-së z.Hashim Thaçi, me rastin e nominimit të tij për kryeministër të ardhshëm të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.



    “Më lejoni që në emër të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ta hapi konventën për nominimin e kandidatit për Kryeministër në qeverinë e ardhshme të Kosovës”, kanë qenë fjalët e z. Jakup Krasniqi, Sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës drejtuar pjesëmarrësve në këtë konventë në prag të hapjes së fushatës zgjedhore të 17 nëntorit.

    “Anëtarë të kryesisë së PDK -së, anëtarë të KD-së, deputet të Legjislaturës së Dytë, ju kandidatë për deputet të Legjislaturës së Tretë kam nderin që para jush ta thërras ish kryeministrin e Kosovës z. Bajram Rexhepi”, ka thënë z. Krasniqi. Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, pasi që ka marrë fjalën ka thënë se pas largimit nga posti i kryeministrit ka kaluar kohën private të tij kryesisht me miqtë dhe familjen e tij.

    “Duke parë performancën e kësaj qeverie, brengat dhe shqetësimet më janë rritur çdo ditë e më shumë. Unë jam i shqetësuar jo për vete por për vajzën time dhe për fëmijët tuaj, jam i brengosur për të ardhmen e vendit tonë. Nuk ka ditë që nuk e kamë pyetur vetën se çfarë lloj të shtetit dhe çfarë shoqërie ka ndërmend të ndërtoj kjo qeveri. Kjo që po shohim padyshim që nuk është Kosova e shpresave tona, nuk është Kosova e ëndrrave tona. Me pavarësinë në prag të derës, ka ardhur koha për të ndryshuar stusquon. Kjo qeveri, ka mbyllur sytë ndaj rritjes së çmimeve, ka mbyllur sytë ndaj varfërisë dhe papunësisë. Me tërë këto dështime, është koha që ata të shkojnë në shtëpi. Është koha për ndryshime”, ka thënë ish kryeministri Rexhepi, i cili duke folur për liderin e PDK-së z. Hashim Thaçi, dhe duke e ftuar atë që t’u drejtohet pjesëmarrësve në konventë është shprehur:

    “Unë kam pasur rastin dhe privilegjin që të punoj përkrah njeriut me guxim, vizion dhe lidership, njeriut që mund të jetë kryeministër i mrekullueshëm z. Hashim Thaçi, përndryshe lider që do ta ndërtoj Kosovën e përparuar, Kosovën me të cilën do të krenoheshim të gjithë. Ai është lider që i duhet Kosovës, ai është lider që do të sjellë ndryshime të vërteta. Kam nderin dhe kënaqësinë ta prezantoj kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z. Hashim Thaçi...”

    Nën ovacione dhe duartrokitje, pjasmarrësve u është drejtuar lideri Hashim Thaçi, i nominuar për postin e kryeministrit të vendit.

    “Kryeministër Rexhepi. Faleminderit për fjalët e tuaja të ngrohta. Unë jam shumë i emocionuar nga ky nder dhe e pranoj me përgjegjësi të plotë nominimin Tuaj. Unë e pranoj atë pa asnjë rezervë, por me një kusht të vetëm, e ai është obligimi që të bëj çdo përpjekje që ta shpie partinë tonë, PDK-në drejt fitores dhe Kosovën drejt madhështisë së saj”, ka thënë në fjalimin e tij i cili, disa herë është ndërprerë nga duartrokitjet.

    “Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Për shumçka, këto mund të cilësohen si zgjedhjet më të rëndësishmë në historinë tonë. Të gjithë qytetarët e Kosovës kanë investuar për to. Duke qenë në prag të pavarësisë ne kemi rastin ideal që të fuqizohemi si subjekt politik, dhe këtë do ta dëshmojë 17 nëntori. Pas kësaj date, qeveria dhe prioritetet e saj do ta shpiejnë vendin tonë në një fazë të re të lirisë dhe zhvillimit ekonomik. Për këtë arsye, PDK-ja, të gjithë ne këtu, kemi përgjegjësinë që të udhëheqim me parime, vizion të qartë drejt së ardhmes tonë të sigurt. Fushata e jonë nuk do të lejojë gabime të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, dhe ata të cilët bëjnë gabime do të përgjigjen vet për to. Fushat e jonë nuk duhet të jetë një seri kritikash apo e drejtimit të gishtit ndaj dikujt tjetër, sepse qytetarët e Kosovës presin më shumë se kaq nga PDK-ja. Fushata e jonë nuk ka të bëj më mallkimin për errësirën që na ka zënë frymën.

    Fushata jonë ka të bëj me vizionin i cili do të na shpie drejt të ardhmes së sigurt dhe prosperuese, vizion për një Kosovë të me shpresa dhe mundësi, një vizion që do të na udhëheq për të dalë nga errësira, vizion që të kemi Kosovë më të cilën do të mund të krenohemi. Kurrë më parë në historinë tonë nuk kemi qenë më afër pragut të pavarësisë dhe sovranitetit. Por, unë e di shumë mirë se sot populli ynë është i frustruar. Unë i dëgjoj dhe i kuptoj shqetësimet e tyre. Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne duhet ta shpiejmë procesin përpara dhe atë shumë shpejt. Dhe pikërisht për këtë qëllim unë zotohem se do vazhdoj t’i takoj udhëheqësit e shteteve botërore për ta përshpejtuar procesin”, ka thënë lideri Thaçi.

    Në fjalën e tij, lideri Thaçi ka thënë edhe se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe të jetojë në paqe me shtetet tjera të botës dhe se pavarësia do t’i krijoj kushtet e domosdoshme për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë dhe do të krijoj kushte të domosdoshme që ne t’i zgjidhim problemet me të cilat ballafaqohet Kosova dhe qytetarët e saj. Ai, në vazhdim, ka thënë:

    “Por, pavarësia vetvetiu nuk mund t’i zgjidh problemet. Jemi ne, qytetarët e Kosovës që duhet të përgatitemi për t’u ballafaquar me ato sfida. Prandaj kjo është arsyeja që PDK-ja ka përgatitur një platformë gjithpërfshirëse për të garuar në zgjedhjet e nëntorit. PDK- është e gatshme ta udhëheq sfidën kundër papunësisë dhe varfërisë. Ne kemi përgatitur planin i cili do t’u mundësojë bizneseve që të marrin kredi afatgjata dhe me interesa të ulëta, që do t’i ndihmonin bizneset të rriten, të përparojnë dhe të krijojnë vende të reja pune. Një veprim i këtillë do të ketë dobi të shumëfishtë: jo vetëm që do të zbus papunësinë, por edhe do të zgjerojë bazën për vjeljen e taksave, pasurimin e buxhetit, i cili do të shpërndahej në projekte tjera. PDK do ta zvogëlojë tatimin në fitim. Kompanitë tona paguajnë taksat më të larta në fitim në tërë rajonin. Në momentin e tanishëm, leverdia e kompanive të suksesshme për të investuar në Kosovë është zero. Ulja e tatimit në fitim do të dërgonte mesazhe në tërë botën që Kosova është e hapur dhe e gatshme për biznesin ndërkombëtar. PDK do të krijojë të ardhura mesatare më të larta për qytetarët tanë. Një pagë e cila do t’i ofronte secilit mundësi për të jetuar me dinjitet, dhe të cilat do ta shlyenin Kosovën nga harta e varfërisë dhe do ta bënin Kosovën anëtare të denjë të familjes Evropiane”.

    Duke folur rreth zhvillimit ekonomik, z.Thaçi ka thënë se ky është proces i pandashëm nga qeverisja transparente.

    “Shumë shpesh, qeveritarët e vendeve në tranzicion e përdorin buxhetin e shtetit si llogarinë e tyre bankare. Qytetarët tanë meritojnë dhe kërkojnë një qeveri e cila i shërben qytetarit dhe vendit, e jo vetvetes. Qeverisja transparente është partner për investitorët e huaj dhe kusht për lidhjen e aleancave ekonomike në nivel rajonal dhe global. Ne duhet të mbrojmë vlerat tona, duke ndërtuar një qeverisje mbi baza të etikës, që është shërbëtor besnik i qytetarit, që nuk keqpërdorë besimin e dhënë, dhe që kupton që Kosova dhe pasuritë e sajë nuk janë në shitje. Një sfidë tjetër me të cilën po ballafaqohemi është e vërteta e dhimbshme që të rinjtë tanë po e lënë Kosovën dhe po shkojnë drejt vendeve që po u ofrojnë mundësi. Ne po eksportojmë pasurinë më të madhe që kemi, rininë tonë. Ne duhet ta ndalim këtë trend. Për këtë qëllim, PDK edukimin e ka prioritet. Ne kemi hartuar një platformë në sferën e edukimit përmes së cilës synojmë që rinisë sonë t’i hapim perspektivë. Dhe jo vetëm atyre, një klasë punëtore e kualifikuar do të ishe lajm i mirë për të gjitha kompanitë ndërkombëtare që janë të interesuara të investojnë në Kosovë. Ne duhet të rrisim pagat e mësimdhënësve tanë. Pagat që ata marrin sot, janë fyese dhe nënçmuese. Ne jemi të përkushtuar që paga e mësuesit të jetë motivuese dhe t’i mundësojë atij një jetë të dinjitetshme. PDK është e përkushtuar që të hapë qendrat kompjuterike në çdo objekt shkollor të Kosovës. PDK është e vendosur që në shkollimin fillor dhe të mesëm t’i kushtohet vëmendje të posaçme gjuhës angleze, matematikës dhe tekonlogjisë së informacionit. Ne kemi një projekt për ndërtimin e një universiteti, i cili do të ishte i specializuar në fushën e Tekonlogjisë së Informacionit. Këta janë hapat e nevojshëm, të cilët ne do t’i ndërmarrim për të jetësuar vizionin tonë për bërjen e Kosovës një Sillikon Uallej të Evropës Juglindore. Nëse duam që të përballemi suksesshëm me sfidat e shekullit 21, ne duhet të fillojmë t’i mësojmë si duhet të rinjtë tanë, dhe duhet filluar që tani. Unë ftoj çdo mësues, prind, nxënës dhe studentë që të bashkohet me ne në betejën për një edukim më të mirë”, ka thënë lideri Thaçi.

    Po ashtu, z. Thaçi i është përkushtuar edhe çështjes së shëndetësisë dhe ka thënë se në fushën e përkujdesjes shëndetësore, PDK është e gashme t’i hyjë një sistemi të tërë reformash.

    “Ne jemi të vetëdijshëm që vuajmë nga mungesa e një përkujdesjeje shëndetësore kualitative. Ndodhë shumë shpesh që pacientët të largohen nga spitali më të sëmurë se kur janë shtrirë në të. Dhe qeverisja që kemi sot, jo vetëm që ka mbyllur sytë përballë këtij fakti, por në vazhdimësi ka ndarë çdo herë e më pak mjete financiare për spitalet tona. Ne duhet t’u ofrojmë mjekëve dhe infermierëve tanë mjetet e nevojshme për të shpëtuar jetë. Ne duhet të luftojmë shkallën e lartë të vdekshmërisë së foshnjeve, duke investuar në edukimin dhe përkujdesjen e nënave para lindjes. Ne duhet të ndërtojmë një sistem, i cili do t’u mundësonte qytetarëve tanë të kenë sigurim shëndetësor. Ne duhet të tregojmë kujdes edhe për më të moshuarit. Ata janë ura që kemi ne mes të kaluarës dhe së ardhmes. Me punën dhe përkushtimin e tyre, ata meritojnë respektin tonë. Tani ëshë radha jonë që t’u falënderohemi për çdo gjë që kanë bërë për ne dhe t’u sigurojmë një pleqëri me dinjitet, respekt dhe nder. Ne duhet të fillojmë nga rritja e pensioneve. Që në vitin 2004 ne patëm deklaruar që jemi për rritjen e pensioneve 100%. Pas këtij zotimi qëndrojmë edhe sot. Po ashtu, ne duhet të ndërtojmë një sistem përmes së cilit, pensionistët tanë të kenë mundësi që një numër të konsiderueshëm të medikamenteve t’i marrin ose pa pagesë, ose me çmim të ulët, sepse kështu siç është tani, pensionistët tanë shpesh duhet të zgjedhin mes ushqimit dhe medikamenteve”, është shprehur lideri Thaçi.

    Në vazhdim, ai ka thënë se e ardhmja jonë e përparuar varet nga siguria që do të kemi këtu, në shtëpinë tonë dhe se PDK është e përkushtuar që të ofrojë lidership të fuqishëm, i cili do ta bëjë Kosovën tonë një vend të sigurt për të jetuar, punuar dhe krijuar familje.

    “Ne premtojmë jo vetëm kaq, por edhe më shumë. Zotimi im – Zotimi Ynë,- përballë qytetarëve tanë është që ne do të punojmë çdo ditë që bashkarisht, si vend dhe qytetarë të jemi pjesë e botës së përparuar, që vendin tonë ta bëjmë partner të barabartë të shteteve të lira. Uinston Churchil njëherë pat thënë: “Nëse hapim debat mes të kaluarës dhe të sotmes, ne rrezikojmë ta humbasim të ardhmen.” E kaluara ka përfunduar, dhe status quoja nuk është e qëndrueshme. Sot, ne duhet të mendojmë dhe punojmë për të ardhmen. Kërkoj ndihmën tuaj, më zgjatni dorën, më jepni zërin tuaj. Bashkohuni me mua në misionin tonë të përbashkët. Të ecim përpara së bashku, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Një të ardhme përplot shpresë dhe mundësi për qytetarët tanë, një të ardhme ku qytetari ynë do të jetë qytetar i barabartë i Evropës së Bashkuar, një të ardhme për Kosovën me të cilën do të krenoheshim të gjithë”, ka përfunduar fjalimin e tij lideri Hashim Thaçi, duke i falënderuar pjesëmarrësit në konventë të cilët, edhe e kanë përshëndetur z. Thaçi me duartrokitje të gjata.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Meritaaa Lexo Postimin

    AKR do fitoj
    meritaaaaaaaaa
    a thua ku do te mbahen zgjedhjet ne Kosove rusi apo kazastan
    dhe a do ter votohet per njerz a per ndertesat e kazastanit haaaaaaaa
    AKR-se i uroi qe te kaloi pragun prej 5% e te perfaqsohet ne parlament
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    O llapi na lodhe me keto postimet tua. Ne cdo teme po poston per PDK, cuditem si moderatoret si nuk ti fshijn postimet ty. mjaft me me kete propagande. ncncncnc o zot sa i paskrupullt qe qenke. ncnnccnncncnc Ik more. AKR do fitoj se jane me te miret. Shko dhe bindesh. mjaft me me keto sene palidhje tuat.
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Meritaaa Lexo Postimin
    O llapi na lodhe me keto postimet tua. Ne cdo teme po poston per PDK, cuditem si moderatoret si nuk ti fshijn postimet ty. mjaft me me kete propagande. ncncncnc o zot sa i paskrupullt qe qenke. ncnnccnncncnc Ik more. AKR do fitoj se jane me te miret. Shko dhe bindesh. mjaft me me keto sene palidhje tuat.
    po edhe ti valla nai qite met na tranove krejt me ARK-ne e pacovit te kazastanit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Ata janë të njëjtit njerëz.
    Ata që po i mbron ti.
    Bëhesh sikur nuk e ke kuptuar tekstin tim më lartë! Unë nuk i mbrojë vrasësit e Tahir Zemës, Ahmet Krasniqit, komandant Drinit, Ukë Bytycin, Xhemajl Mustafës... dhe as i thurri lavde atyre që e lanë vetun Adem Jasharin dhe familjen e tij dhe tani duan të përfitojnë sa më shumë nga madhështia, heroizmi dhe tragjedia e familjes Jashari! Sa të paskrupullt janë ata vrasës e hajdutë këtë e di populli, e di ti, e dinë edhe hajdutet e tu!
    Përkundrazi ti me bashkëmendimtarë të tu i mbroni vrasësit dhe i fajsoni viktimat! Lexoj edhe njëherë më lartë postimet e paskrupullta të tua kur Tahir Zemën e quan, cfarë nuk e quan: dezertor, tradhëtar, madje edhe drogaxhinj...! Natyrisht këtë e bënë për ta përligjur krimin e bërë ndaj tij dhe të tjerëve dhe nuk të vie turp ta mbrosh atëfarë derrjanin, të cilit i vie keq se përse(kështu paskan ëdërruar dhe lloagritur!) UCK u carmatos pa bërë spastrime, sosh cfarë do ti deshironte vetëm Serbia dhe klyshët e saj në Kosovë! Por kot keni llogaritur, kot keni shpresuar dhe shpresoni dhe kot i mbushni koburet e hakmarrjes ndaj atyre që vërtetë luftuan për Kosovën kundër serbit!

    C`ju "paskan" hije koburet , "trima"o "kapedanë".
    Doni vrasje vllëzërish, po by*** s´ua mban.
    Oji, oji!

    Vargjet u moren( dhe u përshtaten për rastin konkret) nga "Viti i mbrapshtë"(I. Kadare)
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 27-10-2007 më 16:38

  8. #108
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Citim Postuar më parë nga DardanG Lexo Postimin
    Bëhesh sikur nuk e ke kuptuar tekstin tim më lartë! Unë nuk i mbrojë vrasësit e Tahir Zemës, Ahmet Krasniqit, komandant Drinit, Ukë Bytycin, Xhemajl Mustafës... dhe as i thurri lavde atyre që e lanë vetun Adem Jasharin dhe familjen e tij dhe tani duan të përfitojnë sa më shumë nga madhështia, heroizmi dhe tragjedia e familjes Jashari! Sa të paskrupullt janë ata vrasës e hajdutë këtë e di populli, e di ti, e dinë edhe hajdutet e tu!
    Përkundrazi ti me bashkëmendimtarë të tu i mbroni vrasësit dhe i fajsoni viktimat! Lexoj edhe njëherë më lartë postimet e paskrupullta të tua kur Tahir Zemën e quan, cfarë nuk e quan: dezertor, tradhëtar, madje edhe drogaxhinj...! Natyrisht këtë e bënë për ta përligjur krimin e bërë ndaj tij dhe të tjerëve dhe nuk të vie turp ta mbrosh atëfarë derrjanin, të cilit i vie keq se përse(kështu paskan ëdërruar dhe lloagritur!) UCK u carmatos pa bërë spastrime, sosh cfarë do ti deshironte vetëm Serbia dhe klyshët e saj në Kosovë! Por kot keni llogaritur, kot keni shpresuar dhe shpresoni dhe kot i mbushni koburet e hakmarrjes ndaj atyre që vërtetë luftuan për Kosovën kundër serbit!

    C`ju "paskan" hije koburet , "trima"o "kapedanë".
    Doni vrasje vllëzërish, po by*** s´ua mban.
    Oji, oji!

    Vargjet u moren( dhe u përshtaten për rastin konkret) nga "Viti i mbrapshtë"(I. Kadare)
    Mos na thuaj qe T.Zema ska qene dezertor?
    Ti nuk e di a e ke iden se me kosovare po flet,mos mendo se po tregon perralla ketu,ndokujt qe se ka iden ku ndodhet kosova.Avash njeher se Koosvar jemi ne......

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE=E*m*A;1735159]
    Mos na thuaj qe T.Zema ska qene dezertor?
    Uh! uh! uh...! Na doli edhe njëfarë EMA dhe na thotë se Tahir Zema paska qenë dezertorë! Uh!, Uh!, Uh! Shko në Loxhë, ta mbajtë, dhe thuaj loxhasve dhe atyre të Rrafshit të Dukagjinit se Tahir Zema ishte dezertorë! Lehtë e ke ti të përjargesh nga Prishtina, apo nga... dhe, tash, pas shumë vitesh, si shumë të tjerë, të thirreni në trimëri! Edhe një këshillë, merre Tuqididin dhe "Luftën e Peleponezit"(luftëra që ndodhën këtu e 2400 vite më parë) dhe kuptoj ca ushtarakët e vërtetë dhe diplomacinë e tyre edhe gjatë luftës! Por, nejse, kjo është vështirë për tu kuptuar! Strategët e vërtetë ushtarak nuk kuptohen lehtë, për ne më lehtë është të "kuptohen"dhe t´u thurret lavdi "komandantëve" tonë, pa asnjë shkollë të kryer ushtarake, të cilët, pasi që erdhi NATO në Kosovë na u shndërruan menjëherë në "gjeneral" dhe në aq shumë "gjeneral" sa që aq shumë "gjeneral" nuk kishte as ajo farë alamet NATO!

    Ti nuk e di a e ke iden se me kosovare po flet, mos mendon se po tregon perralla ketu, ndokujt qe se ka iden ku ndodhet Kosova. Avash njeher se kosovar jemi ne.....
    Shih! Shih! A me kosovare po flas a! Nuk e dija! Mendoja se po flisja me një shqipëtare, por ja që shqipëtarët në Kosovë, sipas teje, e paskan lën shqipëtarinë dhe na qenkan bërë taman kosovare! Edhe shkijet thoshin:"Mi smo kosovari, srbi sa Kosova"! Thash mos është shqipëtare, me prejardhje dardane(ilire), po jo! Kjo është largë për të! Me deshirë do të thoshte jam qytetare e cjetër (pasi që e përdorë "avash" në vend ngadalë, e Vushtrisë e larg qoftë katundare!
    Dhe së fundi, edhe njëherë, shko në Loxhë dhe në fshatrat të tjera të Rarfshit të Dukagjinit dhe atje do të tregojnë "përralla" për Tahir Zemën dhe bashkëluftëtarët e tij!

  10. #110
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Dardan
    E para nese do besh nje debat apo diskutim duhet te kesh parasysh qe jo te gjithe mendojne si ty,prandaj meso ta mbrosh mendimin tende siq duhet,ske pse perpiqesh te ofendosh tjetrin vetem per te mbrojt mendomet tua dhe qe mendon ndryshe nga ty!


    Citim Postuar më parë nga DardanG Lexo Postimin
    Uh! uh! uh...! Na doli edhe njëfarë EMA dhe na thotë se Tahir Zema paska qenë dezertorë! Uh!, Uh!, Uh! Shko në Loxhë, ta mbajtë, dhe thuaj loxhasve dhe atyre të Rrafshit të Dukagjinit se Tahir Zema ishte dezertorë! Lehtë e ke ti të përjargesh nga Prishtina, apo nga... dhe, tash, pas shumë vitesh, si shumë të tjerë, të thirreni në trimëri! Edhe një këshillë, merre Tuqididin dhe "Luftën e Peleponezit"(luftëra që ndodhën këtu e 2400 vite më parë) dhe kuptoj ca ushtarakët e vërtetë dhe diplomacinë e tyre edhe gjatë luftës! Por, nejse, kjo është vështirë për tu kuptuar! Strategët e vërtetë ushtarak nuk kuptohen lehtë, për ne më lehtë është të "kuptohen"dhe t´u thurret lavdi "komandantëve" tonë, pa asnjë shkollë të kryer ushtarake, të cilët, pasi që erdhi NATO në Kosovë na u shndërruan menjëherë në "gjeneral" dhe në aq shumë "gjeneral" sa që aq shumë "gjeneral" nuk kishte as ajo farë alamet NATO!
    Tani per cilin Rrafsh te Dukagjinit e ke fjalen?Prej aty nga vije dhe une?Une s'kam cka ju them atyre sepse jan ata qe na tregojn neve,jan ata djem qe u braktisen nga Nenkolonel T.Zema.O i nderuar T.Zema e dine tere Kosova qe iku nga lufta dhe nga Kosova gjate kohes se luftes,a nuk eshte ky dezertim?
    T.Zema e kam then 100 ka qene strateg dhe me sholle se mohon njeri pa merak rri ti,sikur kete strategji dhe ate shkolle ta shfrytezonte per Kosoven dhe luften e lavdishme dhe clirimtare hajrin do ja shifnim sikur u pa ne betejen e Loxhes

    Kush luftoj ne Dukagjin shko pyet ti te gjithe do pergjine njezerit Haradinajt,,,,,dhe sa i perket gjeneraleve (gjithmone duke qendruan ne rrafshin e dukagjinit) Vertet qe dolen,por ti si duket nuk di ta besh dallimin mes gjeneraleve te dal nga lufta(me grada te luftes) dhe atyre me shkoll.

    Citim Postuar më parë nga DardanG Lexo Postimin
    Shih! Shih! A me kosovare po flas a! Nuk e dija! Mendoja se po flisja me një shqipëtare, por ja që shqipëtarët në Kosovë, sipas teje, e paskan lën shqipëtarinë dhe na qenkan bërë taman kosovare! Edhe shkijet thoshin:"Mi smo kosovari, srbi sa Kosova"! Thash mos është shqipëtare, me prejardhje dardane(ilire), po jo! Kjo është largë për të! Me deshirë do të thoshte jam qytetare e cjetër (pasi që e përdorë "avash" në vend ngadalë, e Vushtrisë e larg qoftë katundare!
    Dhe së fundi, edhe njëherë, shko në Loxhë dhe në fshatrat të tjera të Rarfshit të Dukagjinit dhe atje do të tregojnë "përralla" për Tahir Zemën dhe bashkëluftëtarët e tij!
    Cfare ngjyra i ke dhene ketu,vertet qesharake......
    Kosovar e them siq themi p.sh gjakovar,durrsak,e tje..Skam nevoj ta theksoj shqiptare se per mua eshte absurde ne nje forum ku te gjithe jemi shqiptare ta theksoj se jam shqiptare...Por logjika jote i jep ngjyra te cilat nuk perputhen me asgje,gjeje kombinimn te pakten

    Klm

Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  2. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •