Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 193
  1. #121
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ti Biem Drejtë: Me Adem Jasharin Apo Marti Ahtisarin?

    Sado që po mundohemi ti mbyllim sytë e veshët për të mos parë fatkeqësinë që po u ndodh dhe për të mos dëgjuar zërin e popullit që kërkon VETËVENDOSJE, aq më e madhe bëhet fatkeqësia dhe aq më i zhurmshëm bëhet zëri i popullit. Andaj, lus të gjithë ata që i mbyllën sytë dhe veshët përfundimisht ti hapin dhe mos të mashtrojnë vehten e me këtë të marrin në qafë një popull.
    Thonë e bardha dhe e zeza ka dallim, por në Kosovë janë bërë njejtë. Thonë që liria dallon shumë prej robërisë por në Kosovë nuk ka dallim, thonë që luftuam për çlirim e sot në Kosovë lufta quhet krim dhe në vend të çlirimit kërkohet riokupim.
    Vëllezër e motra, ashtu si di ni të zgjidhni të bardhën dhe të zezën duhet zë zgjidhni dhe të arrdhmen tonë dhe tuajën. Thonë që dita e parë shihet që në mëngjes dhe kjo e përkthyer në realitetin Kosovar do të thotë që andej nga jemi nisur, atje dot përfundojmë, andaj duhet menduar mirë se kah jemi nisur dhe pas kujt jemi rreshtuar.
    Duhet njëherë e përgjithmonë të vendosim se pas kujt do rreshtohemi dhe këtu kemi vetëm dy zgjidhje që janë krejtësisht të kundërta dhe që për fat të keq shumica në Kosovë akoma vazhdon mos ti dallojë.

    A thua vallë ju duken njejtë kushtrimi i Adem Jasharit dhe ai i Marti Ahtisarit? Pas kujt do rradhitemi?

    Unë nuk jam ai që mund të udhëzoj dikend se ku dhe si të rradhitet por e ndjej obligim moral që të gjithë atyre që harruan t'ua rikujtoj dallimet mes dy rrugëve që njëra na shpien atje ku na do zemra dhe tjetra na çon andej ka jemi nis symbyllur, drejt e në humnerë. Unë vetëm po ju rikujtoj dallimet mes dy prirësve që bënë thirje krejtësisht të kundërta dhe që janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri tjetri.

    - Duke u nisur nga vetë lufta e bacës Adem Jashari, luftë kjo që prej atëherë inkurajoi shqiptarët në rrugën drejt çlirimit të Kosovës ju rikujtoj se sot po ajo luftë për çlirim quhet krim dhe terorizëm nga Marti Ahtisari.
    - Thirja e Adem jasharit ishte për çlirimin e Kosovës dhe më pas të trojeve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, ndërsa Marti Ahtisari këtë e quan nacionalizëm, ekstremizëm, terorizëm dhe një tendencë reptësisht të ndaluar.
    - Adem Jashari kërkonte Shqipërinë Etnikë, ndërsa Marti Ahtisari Union me Sërbinë.
    - Adem Jasharin e vranë sërbët, Marti Ahtisarin na sollën sërbët.
    - Adem Jashari na la amanet rrugën e tij drejt bashkimit kombëtarë, Marti Ahtisari na fton të shkelim mbi gjakun dhe amanetin e tij.
    - Adem Jashari ngriti flamurin kombëtarë shqiptar dhe u përkul përpara shqiponjës dykrenare, Marti Ahtisari na ndaloi këtë flamur dhe shqiponjën dykrenare.
    - Adem Jashari rra për të mirën e kombit të vet, Marti Ahtisari po jeton nga të mirat e kombit tonë.
    - Adem Jashari dëboi ushtrinë dhe policinë sërbe prej Kosove, Marti Ahtisari don të na kthej ata.

    --- dallimet janë dhe më shumë, mjafton të mendoni vetëm pak!

    Andaj, ti biem drejtë: Me adem Jasharin apo Marti Ahtisarin?
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #122
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ti Biem Drejtë: Me Adem Jasharin Apo Marti Ahtisarin?

    -
    - Duke u nisur nga vetë lufta e bacës Adem Jashari, luftë kjo që prej atëherë inkurajoi shqiptarët në rrugën drejt çlirimit të Kosovës ju rikujtoj se sot po ajo luftë për çlirim quhet krim dhe terorizëm nga Marti Ahtisari.
    - Thirja e Adem jasharit ishte për çlirimin e Kosovës dhe më pas të trojeve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, ndërsa Marti Ahtisari këtë e quan nacionalizëm, ekstremizëm, terorizëm dhe një tendencë reptësisht të ndaluar.
    - Adem Jashari kërkonte Shqipërinë Etnikë, ndërsa Marti Ahtisari Union me Sërbinë.
    - Adem Jasharin e vranë sërbët, Marti Ahtisarin na sollën sërbët.
    - Adem Jashari na la amanet rrugën e tij drejt bashkimit kombëtarë, Marti Ahtisari na fton të shkelim mbi gjakun dhe amanetin e tij.
    - Adem Jashari ngriti flamurin kombëtarë shqiptar dhe u përkul përpara shqiponjës dykrenare, Marti Ahtisari na ndaloi këtë flamur dhe shqiponjën dykrenare.
    - Adem Jashari rra për të mirën e kombit të vet, Marti Ahtisari po jeton nga të mirat e kombit tonë.
    - Adem Jashari dëboi ushtrinë dhe policinë sërbe prej Kosove, Marti Ahtisari don të na kthej ata.

    --- dallimet janë dhe më shumë, mjafton të mendoni vetëm pak!

    Andaj, ti biem drejtë: Me adem Jasharin apo Marti Ahtisarin?
    ___________
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Oj kalishë, mos dil kodra mbas bregut.
    Kthev edhe niherë e lexo çka ke shkrue:

    E qikjo "të tregojnë përralla" po i bje që janë njerëz të egër e menjiherë e kapin stupcin. Po kur a puna me shkije ikin meniherë.
    E njohin të gjithë Tahir Zemën.
    Veç mos na shti me folë për to, se pom doket si po hupi kohë me atë farë kelbcine.
    Nuk flasë "kodra mbas bregut" o ali baba, prijës i 400 e ca hajdutëve, por ti i shanë dhe i fyen ata që iu dolën me armë në dorë serbit! Unë denoj krimin ndaj vrasjes së një ushtaraku, një luftëtari, ndërsa t´i mbron krimin ndaj tij dhe e shanë për së vdekuri! Latinët thonin " Për të vdekurit vetëm fjalë të mira!", por kjo fjalë e urtë është vetëm për të urtit dhe nuk prek në vesh të hajduteve, në veshin e atyre që e mbrojnë krimin dhe i shajnë viktimat e krimit!

    Dhe sa aktuale edhe sot mund të jenë vargjet e famshme të Nolit:

    Nëno moj, mbaj zi për vëllanë,
    rafal plumbash na i ranë,
    me filiz djal na e vranë,
    na e vranë e na e shanë,
    tradhëtorë na i thanë!


    Dhe kush mbron dhe nxitë vëllavrasjen dihet kush është...! Dhe kush mbronë vrasjen e luftëtarëve dhe i gëzohet vrasjeve të tyre dihet se kush është, një vegël serbe dhe asgjë tjetër! Dhe kush mbron krimin dihet poashtu se kush është!
    Kosova pastë sa më pak sish: hajdut, mbrojtës dhe nxitës të krimit dhe vëllavrasjeve! Dhe populli dinte të thoshte gjithmonë "Dora u thaftë!"për ata që vrisnin shqipëtarë dhe luftëtarë të lirisë! Populli thoshte dhe thotë, poashtu:"Goja u thaftë!" për ata që ndillnin sillnin dhe i mbronin të ligat në mesin e tyre!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 03-11-2007 më 18:09

  4. #124
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    [QUOTE=DardanG;1736978]
    Citim Postuar më parë nga E*m*A Lexo Postimin
    Dardan



    Më sa e dij unë është vetëm një Rrafsh i Dukagjinit, të cilin e njohim ne dhe ai është rrumbullak sa gjysma e territorit të Kosovës dhe në atë Rrafsh të Dukagjinit është një fshat, me emër Loxhë, ngjitur qytetit të Pejës, dhe në atë fshat u bë Beteja e famshme, e quajtur "Beteja e Loxhës", kundër serbit dhe prijës i luftëtarëve shqipëtarë ishte Tahir Zema! Aty, për herë të parë, pas goditjeve tronditëse që mori ushtria serbe, vetë ushtarakët serb thanë, për shqipëtarët e armatosur përballë, se këta nuk janë gueril, por jemi përballë një ushtria të vërtetë!
    Tani per cilin Rrafsh te Dukagjinit e ke fjalen?Prej aty nga vije dhe une?
    S'kishe ca spjegoje o burr i dheut te thash nga atje vij dhe une.......

    Por, t´i EMA tashmë tregon qartë se mbështetë "Haradinajt"(simpati, si për cdo familje tjetër luftëtare, kam edhe unë dhe ndjejë keqëardhje për tragjeditë që i ndodhën asaj) por kjo nuk të jepë të drejtë t´i poashtërosh të tjerët, luftëtarët e tjerë! Sidoqë të jetë, merr e lexoji "Luftërat e Peleponezit" dhe do të mësosh dicka, në mos asgjë tjetër, atëherë do ta kuptosh se lufta nuk ka të bëjë me emocione, por parasegjithash ka të bëjë me aftësi e gjakëftohtësi! Do ta kuptosh se kur Sirakuza ishte e rrethuar nga Athina, u detyrua ta kërkojë ndihmën e Spartës dhe Sparta iu përgjigj thirrjes së saj duke ia dërguar për ndihmë një prijës të zotin ushtarak, me ca shokë të tij, dhe ai prijës ushtarak udhëhoqi luftën, me ca disfata, deri në fitore të plotë të Sirakuzës dhe në disfatë kaatastrofale të ushtrisë athinase!
    T.Zema e kam then 100 ka qene strateg dhe me sholle se mohon njeri pa merak rri ti,sikur kete strategji dhe ate shkolle ta shfrytezonte per Kosoven dhe luften e lavdishme dhe clirimtare hajrin do ja shifnim sikur u pa ne betejen e Loxhes
    Se di pse nuk e ke kuptu kur kisha then keshtu......
    Por, ne, me gjasë, nuk kemi nevojë për ushtarakë të zot, e as më pak ushatarakë tonë të zot, ne na mjaftojnë ca "ushtarak" të dalë nga "lufta", ndërsa të tjerët, ata të shkolluarit nuk na duhen, i përzejmë, sic i kemi përzën, i keqëtrajtojmë dhe i poshtërojmë, sic i kemi poshtëruar dhe keqëtrajtuar, i bëjmë të kthehen pas, sic i kemi bërë të kthehen pas, dhe pastaj i shpallim dezertor sic i kemi shpallur dezertor, madje edhe i vrasim sic i kemi vrarë! Ishin të dyshimtë, sepse ishin të shkolluar dhe arti i tyre ushtarak nuk përputhej me "artin" luftarak të "komandantëve" pa shkollë, por që "shkollën" e morën në luftë e pastaj u bënë menjëherë "gjeneral"! Alamet "gjeneralësh!"
    Ku e ke hallin sinqerisht?
    C'fare ke kunder gjeneraleve te dal nga lufta?
    A kaq e veshtir qenka te rrespektosh nje luftetar?Pse ma shkruan ne thonjeza gjeneralet ai edhe KFOR-i i ka pranuar keto grada ti ca ke?

    Enver Hoxha, posa e mori pushtetin, ( kah fundi i Luftës së Dytë Botërore kur bëhej edhe një betejë e fshehtë mes aleatëve: Rusi, Amerikë dhe Angli, se kush do të rrëmbej sa më shumë shkencëtarë gjerman, largë qoftë për t´i pushkatuar ata!) e para e punës që e bëri, mblodhi intelektualët më të zot të Shqipërisë të asaj kohe, të shkolluar, të gjithë me universitetet perendimore, dhe për një ditë (50 sish) i bëri batare! Kështu është kur do të sundojë injoranca! Dhe injoranca është në bindjet tona, këmbkryq në mesin tonë, ajo vazhdonë të sundojë mbi ne dhe ne i thurrim lavde, e konsiderojmë shpetimtare! E historia e jonë, vazhdon të jetë, e errët, tragjike, gjithësesi, për shkak të injorancës sonë parasegjithash. Fatkeqësisht!
    Ahhhh zoteri tani thua INJORANCA JONE?
    Ehhh dardani shikoj postimet e tua diku kam then une "populli injorant....." se ca me kishe then
    A mbase ti ke te drejt ta perdoresh kete fjale,,,,,,

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE=E*m*A;1742732]
    Citim Postuar më parë nga DardanG Lexo Postimin

    S'kishe ca spjegoje o burr i dheut te thash nga atje vij dhe une.......
    Nuk të spjegova asgjë, vecse deshta të të tregoj se ne të tjerët nuk jetojmë në hënë e as në mars dhe se edhe ne jemi nga atje ku je edhe ti! Ti mund të jesh e të vish nga atje, por sikur nuk je nga atje, sikur nuk "vij nga atje", përderisa nga atje nuk ndjen dhe nuk kupton asgjë! Nuk mjafton vetëm të jesh nga atje, por duhet më shumë të ndjesh se je atje apo nga atje e jo të jetosh e notosh në fluska sapuni!
    Se di pse nuk e ke kuptu kur kisha then keshtu......
    Nuk është lehtë me kuptue se cfarë ke thënë!

    Ku e ke hallin sinqerisht?
    C'fare ke kunder gjeneraleve te dal nga lufta?
    E cfarë mund të kem kundër "gjeneralëve" të dalë nga lufta?! Vecse u habita ca me numërin e tyre, si i shumtë mu dukën, madje thoja me vetën po më kaq shumë gjeneral( dhe gjeneralët duhet të kenë edhe ushtri apo jo?!) që i paskemi pasë, nuk ka pas fare nevojë NATO të vijë këtu, në Kosovë, e për Kosovë të derdhë aq shumë bomba mbi Serbi! Kaq!
    A kaq e veshtir qenka te rrespektosh nje luftetar?
    Unë them se është shumë vështirë ta rrespektosh një luftëtarë! Dhe për ta rrespektuar një luftëtarë së pari duhet ta kuptosh përse luftoi ai dhe për kë luftoi ai, përballë kujt i doli ai dhe, në mos sa vetë luftëtari, atëherë gati sa ai duhet ta duash Atdheun, kombin dhe të paktën të jesh i gatshëm edhe ti të luftosh dhe sakrifikosh sikur ai! Përulja ndaj tij dhe thirrja në emër të tij duket jo e sinqertë, duket cinike! A nuk ishte luftëtarë Tahir Zema?! Ja se cfarë i bënë atij!vargje me pak ndryshime) sipas elegjisë së njohur të Nolit):

    Nëno moj, mbaj zi për vëllan!
    rafal plumbash na i ranë,
    me filiz djalë na e vranë,
    na e vranë e na e shanë,
    tradhëtor na i thanë!


    Pra e kundërshtuan, nuk e duruan, e dëbuan, e vranë dhe e shanë, luftëtarin! Rrespekt të duket ky?!

    ma shkruan ne thonjeza gjeneralet ai edhe KFOR-i i ka pranuar keto grada ti ca ke?
    Pasi të duken "gjeneralët" e vegjël nën thonjëza atëhetë do ta bëjë cejfin dhe kësaj here do të shkruaj emërin e tyre me të madhe GJENERALET! Por, a janë gjeneral?! Pastaj, KFOR-i e ka pranuar gjëndjen ashtu sic është në Kosovë dhe cfare është shpresoj që edhe ti e di!Më mirë se ne e dinë ata të KFORI-it[/B]
    Ahhhh zoteri tani thua INJORANCA JONE?
    Ehhh dardani shikoj postimet e tua diku kam then une "populli injorant....." se ca me kishe then
    A mbase ti ke te drejt ta perdoresh kete fjale,,,,,,

    Thash "injoranca e jonë"e juaja dhe e bashkëmendimtarëve të tu dhe natyrisht edhe e imja se bisedoj (zihem) me ju e kurrë nuk kam thënë "populli injorant..."! Dihet kush ka thënë "populli injorant", ata që "përbëhen" në emër të tij dhe, nga mosdurimi, sa herë të duan e shajnë atë, duke e quajtur "qen" e "qenushe", "pleh"....më zi se bagëti e cmojnë ata atë! Kjo është injooranca e dhunshme që përpiqet cdoherë dhe në cdokohë t´i imponohet popullit dhe ta sundoj atë! S´do të deshiroja të jesh e tillë, ndonëse të shoh aty, mes tyre, mes injorantëve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 10-11-2007 më 17:03

  6. #126

  7. #127
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    Cool

    me behgjet pacollin ecim perpara

  8. #128
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Me Albin kurtin esht e verteta dhe e mbara sepse esht rinija dhe vetdija e kombit ju te tjerte jeni te shitur ...mas parave korrupcionit



    JO ZGJEDHJEVE per parti ,por REFERENDUM per SHQIPERI



    Shkruan: Abdullah BEGOLLI

    Tanime eshte bere e njohur se me 17 nentore do te mbahen „Zgjedhjet Demokratike“ per pushtetin lokal dhe qendror siq e kan bere mode dhe ua do qejfi te i quajn organizatoret e tyre. Jane shume te veqanta dhe domethenese keto „zgjedhje“ te paralajmeruara dhe te propaganduara nga shume drejtime dhe me shume qellime.Edhe per ata qe s’marin veshe ne keto pune ,tanime eshte bere e kuptueshme se q’fare ne te vertet paraqet institucioni i zgjedhjes(votimit). Teorikisht e drejta e votes eshte e drejte qe i takon sejcilit : Individit,shoqerise,shtetit,kontinentit e deri ne OKB ku te gjitha vendimet merren me votim.

    Jemi deshmitar se shume popuj sot ne bote jane te lire te votojne dhe natyrisht zgjedhin sipas shijes dhe interesave te tyre,por ka edhe shume te tjere qe se kan kete mundesi(kete te drejte).Shqiptaret,populli me i vjeter i kontinentit Evropian,si qender e civilizimit dhe demokracise boterore ,quditerisht vete(privohen) edhe sot –shekulli i 21 nga kjo e drejte elementare.Ç'eshte e verteta ata kane marre pjese, kane votuar ne menyra dhe kohe te ndrysheme qyshe moti,per gjithekend(dreqin e te birin) ,por kurr deri me sot per vehten e tyre. Fjala eshte ketu per shqiptaret jashte shtetit ame-Shqiperise. Edhe keto zgjedhjet e paralajmeruara per kete muaj te proklamuara „Demokratike“, „Historike“, etj,s’jan tjeter veqese vazhdim i te gjitha atyre te deritanishmeve, pra shqipetaret thirren te votojne KRYEKEPUT kunder interesave te tyre kombetare.Do te ishte normale (edhe pse e vonuar) qe shqiptaret pra te thirreshin ne Referendum gjithkombetar per Vetevendosje ,ashtu siq ngul kembe levizja VETEVENDOSJA me ne krye Albin Kurtin si dhe shume analiste tjere te mirenjohur. .Por edhe pse eshte e drejte elementare, as se shqipetaret aq shume u sakrifikuan shekuj me radhe per liri dhe te drejta ,iu mohohet prape kjo e drejte per qejfin ,interesat e Serbise Fashiste dhe interesat personale ,grupore,klanore te individeve parazit ,perfaqesues „partish“ te grumbulluar rethe „Institucionesh“ te pa shtet ,me skenar dhe perkrahje te Institucioneve Nderkombetare me strumbullar „Unmikun“,qe popullit shqiptar i kane ra ne qafe ma teper se asnjehere me pare. Per te qene mashtrimi me i madh, te gjitha keto behen me nje perde te rrejshme „Demokratike“se keshtu dhe kjo eshte rruga per te shkuar ne Evrope e te ngjashme. Shqiptaret s’kane nevoje ta njofin kete „Demokraci“,para se ajo t'i njofe dhe t'i pranoje ata, te tille qfare jane dhe ku jane, ne tere teritorin e tyre Kombetar qe paraqet nje dhe te terin te pa shkeputur dhe te pa copetuar,e jo siq e kan coptuar deri me sot.Keto zgjedhje pra jane te veqanta se e kane per qellim te fundit qe mashtrueshem shqipetaret ti mbajne te copetuar ,duke votuar per parti te turpit dhe te ndarjes dhe jo te votojne per Shqiperi te bashkuar. Rreziku i ketyre „Lojrave“ eshte shume me i madh se sa q’duket tani , sepse qe nga vitet e 90-ta substanca kombetare e shqiptareve eshte shkaterruar ma teper se e ç’do populli tjeter ne Kontinentin e vjeter, dukuri kjo hiq e pa nderprere edhe tani si pasoje e ndjekjes, papunesise totale, shkaterrimit te ekonomise mu per kete qellim,shkaterrimit te industrise,bujqesise,infrastruktures,shkolles shqipe. Te gjitha keto me kompenzim ;lulezimin e stimuluar te veprimtarive me te ndyta qe per shqiptarin gjithemone kane qene te huaja ,siç jane; Droga,Prostitucioni,Kontrabanda,Ulja e dinjitetit familjar,Hajnia etj,duke bere keshtu qe shqipetaret te i humbin te gjitha virtytet e tyre te shenjta kombetare ,te shendrrohen ne nje popull endacak pa kurfare dinjiteti dhe t'i gjeshe gjithkund rrugeve te botes te shkaperderdhur duke bere pune argati nder me te perbuzurat, por te mos mund t'i gjesh sebashku ne vendin e vet, per ti dhene kuptimin qe meriton atedheut te tyre.qe ka qene dhe mbetet cak i pandryshueshem i anmiqve sllave. Shqiptaret sot nuk e kane te siguruar as buken e nje dite te vetme por edhe per buken e perditeshme varen nga kush tjeter ,veqese nga serbia me te cilen u knaqen duke kuvenduar ,“Perfaqesuesit shqipetar“ te mbledhur ne grupin Tragjiko-komik te uniteti te turpit dhe tradhetise,qe kann vendosur sapo ti fitojne votat,simpatizanteve tua s’jellin shperblim Paketen e Ahtisarit me“ pavaresin“ brenda saj.

    Shtrohet nje pyetje e maaadhe ketu.....ush eshte fajtori kryesor?!Serbija Jo!,sepse ajo dihet eshte anmik shekullor i yni dhe me te gjitha forcat dhe mjetet tenton dhe lufton qe te pakten te na mbaj ne vartesi te saj, anmiku prandaj nuk fajesohet por luftohet derisa te mundet perfundimisht:

    Po bashkesia nderkombetare a eshte fajtore?! Edhe po edhe jo! Eshte fajtore aq sa e perkrahe Serbine por ,shkarkohet nga faji per aq sa ne i besojme dhe si kryejm punet tona qe duhet ti kryejm ne dhe vetem ne.Vetem i marri beson se dikush do t' ja zgjedhe problemet,ndersa i menquri i kryen vete. Liria nuk ka njesi matese,prandaj e fitojne te gjithe ata qe s’tentojne ta vene ne peshoj mendjen, mundin,djeresen dhe gjakun.

    Po populli a eshte fajtore ??!
    Po bile fort; jo vetem se s’beme sa duhet te bashkuar se ajo ju takon te gjitheve dhe gati sejcili duhet ta mer copen e vete te sakrifices,por fajtor ishte dhe eshte edhe sot e gjithe diten se ne momentet ma vendimtare te kthesave te medha ua fali besimin dhe ate ne menyre te perseritur individeve,grupeve dhe strukturave me tradhetare per t’ia perfaqesuar fatet e tij, pra ua fali besimin atyre qe kurre as nje fije floku se kane dhene per popullin, vetem se e kan shfrytezuar,rrahur,burgosur,vrare,pra e kan shkaterruar pa meshirshem vete qenjen e tij. Se eshte keshtu shifet edhe me rastin e renjes se 6 deshmoreve te kombit ne malesin e Tetoves duke luftuar kunder bandave sllave qe me çdo kusht done qe popullit shqiptar t'ia vrasin atedheun ku te jete e mundur dhe keta “politikane” qe hiqen atedhetar e shkuar atedhetaresh,mos te flasim ketu per te qenet e tyre “Demokrat” nuk guxuan,se keshtu kan urdher nga ata qe mbahen aty(miqet e tyre sllavo-nderkombetar) ,as ta thone nje fjale te vetme per kete lufte qe u be ne pike te dites dhe ate me mjete te blinduara dhe helikoptere. Pra nuk bene as “geke” as “meke” as Tirana zyrtare,as Prishtina ,Tetova,Presheva e Ulqini gjysem zyrtare, bile qe t'i ngushellonin familjet e deshmoreve ,por keta mjerane u shqetesuan per stabilitetin e Maqedonise.

    Eshte shqetesuese se gjithmone valles se dhenjes se besimit dhe perkrahjes nga populli ketyre individeve dhe grupeve tradhetare qe luajten dhe po luajn ende me fatet e tij, i prine dhe po i prijne nje numer jo i vogel intelektualesh te te gjitha profileve,profesore universiteti e deri ne alamet grada Akademikesh ,e qe kete mashtrim te popullit nga keto klasa parazitore-tradhetaresh e bene shume ma te lehte.Ti maresh sot dhe tu hedhesh nje sy listave te hartuara nga “udheheqjet” partiake dhe te lexosh emrat e “intelektualeve”,profesoreve,Akademikeve,me doemos do te pyesish vehten;A thua gjithe keta profesor dhe intelektuale s’kane as nje vlere ne institucionet e arsimit dhe te tjerat ku ushtrojne profesionin, por vijne dhe futen ne listat e Analfabeteve politik dhe biznismeneve te rrejshem vetem e vetem se ndoshta do tu hedhin per ta lepire ndonje kocke,ne te kunderten nuk me eshte e kjart si te njejtit mund te paraqiten para studenteve,nxenesve dhe t’iu japin leksione kur vete marrin dhe zbatojne urdhera nga qobanet shqipetar te politikes siq me te drejte i ka quejt i madhi Prof,Ukshin Hoti.

    Keta te pakten duhet ta kene degjuar prrallen e kalit dhe te te zotit:„Pasi qe ishte lodhe nga vitet dhe mundimet dhe donte te ngordhte i zoti i kerkon hallallin per mundimin qe i kishte bere. Kali i pergjigjet se te gjitha do ti beja hallall edhe se me ke lan pa ngrene,pa pire,me ke ngarkuar teper, me ka vra samari etj,por se njehere ma ke qite gomarin te me prije, kete s’mund te ta beje hallall.“Te pakten duhet ta vrasin mendjen pas kujt rreshtohen!?Po te ndodhte mrekullia dhe gjithe keta intelektual te i bashkonin mendjet ne drejtimin e duhur, sigurisht se s’do te kishin ndie nevoje te rreshtohen ne lista te dyshimta te perpiluara kushedi se ku dhe nga kush , por dota qonin jo vetem Kosoven por te tere qeshtjen shqipetare pa diskutueshem aty ku e meriton, vetem me kete do te i arsyetonin titujt qe i mbajne.

    Jam krejt i sigurt se po ti mbledhesh te gjithe profesoret e kontinentit europian te angazhuar neper partite e vendeve te tyre nuk do te mund ta arrijne shifren sa tek shqipetaret,ku me dite pse te ne eshte keshtu?!, merak hesapi.Nje Komponente teper e veqante dhe e ndryshme nga zgjedhjet qe behen neper shtetet normale eshte se perveqe propagandes se rrejshme qe bejne ne gara me njera tjetren partite qe popullit done tua vjedhin voten ,dhe kjo me parkrahjen dhe paraqitjen e pa nderprere jo vetem te shtypit por edhe te te gjitha kanaleve televizive bile prine RTK-„Televizion Publik,“eshte se edhe Partia e Quajtur POPULL e udhehequr nga levizja VETEVENDOSJA e cila edhe pse e pengur e ndaluar,udheheqesi i saj eshte i ndaluar(burgosur shtepiak),pa televizion etj, eshte bere zeri me Dritedhenes ,me i fuqishem, me i arsyeshem ,me i besueshem i mbare Popullit Shqiptar mbi Realitetet ,Strategjite qe duhet ndjekur dhe kunder-strategjite qe duhet kuptuar dhe luftuar si dhe te“ verteten“ e madhe qe bartin keto „Zgjedhje“.

    Populli pra ka arsyen e madhe se eshte ne interes te tij qe voten e vete te i jape kesa levizje, pra JO ZGJEDHJEVE PER PARTI,por REFERENDUM per SHQIPERI..
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  9. #129
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    17 Néntori-tradhti Kombétare ?!

    Shkruan:Arsim KELMENDI



    Para se té vendosé té dalé apo jo né zgjedhje,çdo qytetaré duhet ti béj vehtes disa pyetje té thjeshta té cilat do té jené vendimtare pér kohén e tashme dhe ardhmériné e trashégimtaréve té tyre.
    Jané momente vendimtare prandaj vlen shprehja:,,Njéqin heré mendo dhe pastaj vepro``!!!
    Pyetjet jané té thjeshta,pérgjegjet e komplikuara.Por né kété rast kur éshté bllokim dhe censuré totale informative qytetari i thjeshté e ka té véshtiré té marré informata té réndésishme dhe té vlefshme pér té ushqyer trurin e tij,,té shpérlaré`` nga ,,mjetet informative`` té cilat e kané shndérruar kété vend né vend mé té prapambetur edhe se shumé shtete té Afrikés!!!
    Kujtoni vargjet e té madhit Fan S. Noli :

    Anés detit i palaré
    Anés drités i paparé
    Prané sofrés i pangréné
    Prané dijes i panxéné
    Lakuriq e i dregosur
    Trup e shpirt i sakatosur
    Se qe shpéné derbedenét
    Mercenarét dhe bejlerét
    Se qe shtrydhné fajdegjinjtö
    Se qe shtypné jabangjijté
    Se qe prené e se qe vrané
    Qe shkretuan ané e mbané
    Nén thundrén e pérdhunés
    Anés Vjosés anés Bunés

    A nuk éshté sot e njéjta tragjedi duke u luajtur me popullin mé té vjetér té Evropés ?
    Ja ,,Pakoja e Ahtisarit``pér té cilén do té ,,votoni``..Eshte kjo pako té cilén e kané pranuar ,,ATA`` pér té cilét do té ,,votoni``.Eshté njé pako e cila do té ju ,,mbajé brenda té paketuar pér jeté e mot``.ESHTE NJE PAKO PER TE CILEN DO TE JEPNI GISHT NESE DO TE SHKONI TE KUTIA ME 17 NENTORE.Secili qé do ta kundérshtojé do té vritet si shokét e Tahir Sinanit,Mon Balaj,Arben Xheladini,Xhavit Morina,Ramadan Shiti,do té ndiqen si Lirim Jakupi ,e do té burgoset si Albin Kurti,Shefket Musliu,Komandant Qakalla me shoké té cilét i kané mbushur burgjet e Shqipérisé Etnike.E gjithé kjo né emér té ,,terrorizmit``.Edhe ju do té vriteni e pérndiqeni né até moment qé do té kuptoni kété tradhti.Por do té jeté voné.Sepse,,gishti`` juaj do ju shérbej ,,atyre``si leje se çdo gjé mund té béhet me ju !!!Po na ndodhé si né té kaluarén kur u vranin Ismail Qemali e Isa Boletini,Luigj Gurakuqi e Avni Rrustemi,Shaban Polluzha e Xhemé Gostivari,Bedri Pejani e Profesor Zuberi,Azem e Shote Galica,Ukshin Hoti e Tahir Sinani e ne do i votojm Zogét,Esat Toptanét,Hoxhét ,Rrahman Morinét,Basri Pllanét e kriminelét té sojit e sorollopit té tyre.

    E di se nuk keni pasur mundési ta lexoni dhe pastaj déshifroni. Sepse nuk ju kané lejuar ,,demokratét tirané``Ja déshmité e nxjerra nga ajo :
    Né hyrje ju pret bafasia ku nén ,,Propozimi gjithpérfshirés pér marréveshjen pér statusin e Kosovés``te neni 1 Dispozitat e pérgjithshme shkruan :
    1.6 ,,Gjuhé zyrtare né Kosové do té jeté gjuha shqipa dhe gjuha serbe``!!!

    Komenti:,,Diçka çfaré nuk vlen pér mé se 40% té Shqiptaréve né Iliridé(shihni se çfaré po béhet me falamurin toné atje né vendlindjen e Xhemé Gostivarit) vlen pér 5% serb né Kosové``.Mé se 15 % té shqiptaréve né Mal té Zi.Mé se 200 mijé shqiptaréve né Luginén e Preshevés.Gati 1 million Cam e Arvanitas té Aristhid Kolés né Turqi,Shqipéri dhe népér boté té sakatosur e gjymtuar.

    1.7 ,,Kosova do té keté simbolet e veta té veçanta kombétare,pérfshiré flamurin,stemén dhe himnin,té cilat pasqyrojn karakterin shumetnik té saj``
    Komenti:,,Ju do té votoni pér flamur me njé shqiponj me njé koké,pa krah e kushedi çfaréKatér s-at çetnik,gjelin e roméve,hénén turke… por me siguri jo até flamur té Kastriotit,Boletinit e Jasharajve legjendar``.Sikur ata flmuj me sépatat e fashistit Liktor,yllave komunist…

    1.8 ,,Kosova nuk do té keté pretendime territoriale ndaj asnjé shteti apo pjese té shteti dhe nuk do té kérkoj bashkim me asnjé shtet apo pjesé té ndonjé shteti``!!!
    Komenti:,,Ju do té votoni pér faljen e Ulqinit,gjysmés sé Malésisé sé Madhe,Plavés dhe Gucisé,-Lexone Edith Durhamin dhe do té mésoni se çfaré gjenocidi ka ndodhé para 100-vjetésh.Do té falni Luginén e Preshevés,rajon qé nuk ka çetnik qé nga Garashanini e deri te Francuska 7 qé nuk e kané ceké né projektet e tyre çetniko-fashiste pér réndésiné gjeo-strategjike té saj.Ju nuk do té bashkoheni me trupin dhe shpirtin e quajtur Shqipéri.Ilirida do té mbetet né duar té Esat Pashé Toptanéve té quajtur Ahmeti e Thaqi té cilét vrasin secili qé i kundérshton.!Do ta harroni Camériné.Do té jeni té gjymtuar e kjo d.m.th do té jeni edhe mé tutje ,,sakat``.E si jeton ,,sakati`` e dini me siguri.Né kohén kur serbér e kané krijuar dhe po ju pranohet Serbia e Madhe me Vojvodinén hungareze,me 30 % serb té Bosnjés,me 5% srb té Kosovés dhe me 30 % té Sanxhakut,me gati njé million vllah.Krejt kjo né emér té Putinit i cili nuk i njeh as prindérit e vet kur né biografi i deklaron si té vdekur edhe pse ata jetojn edhe mé tutje.D.m.th me gishtin tuaj po pranoni té béheni kurban i Evropés pér ca gaz té rusisé kriminale.Ashtu si u sakrifikuan Ceçenét e gjoré,sepse edhe atyre ua kané imponuar njé ,,Qeveri Kuislinge-demokratike alla UNMIK me sahanlépirés si te ne`` !!!

    1.9 ,,….Kosova dhe Republika e Serbisé inkurajohen té bashképunojn né mirébesimin sa i pérket çéshtjeve qé kané té béjn me implementimin dhe realizimin e kushteve té késaj marréveshje``!!!
    Komenti:,,Kosova éshté vetém nocion gjeografik kurse serbia éshté republiké!Ajo mund té béj çfaré té dojé si deri mé sot dhe mos ti japé llogari askujt. Kurse ju duhet té béni amin pér té gjitha qé do té déshirojn ata .

    Neni 5 Personat e zhdukur thuhet:
    5.1,,Kosova dhe Republika e Serbisé…do té ndérmarrin té gjitha masat e duhura pér té pércaktuar dhe ofruar informata sa i pérket identitetit,vendndodhjes dhe fateve té personave té pazhdukur…``
    Komenti:,,Prapé ju qé nuk keni pasur kurré shtet pa pasur institucione ushtri,banda kriminale alla Ozna,UDB,dora e zezé,Arkanét sheshelét,beretat e kuqe,rojet e urés,pitbullat,xhandarmérité dhe nuk jeni askushi –ju mungon republika pra,keni béré gjitha té zezat dhe duhet té tregoni.Si ti thuhej hebrejve-,,Tregoni ku i keni zhdukur nazistét``!! Viktima fajtor e fajtori viktimé,né kohén kur Parlamenti Francez, Zvicerran dhe tani voné Kongresi Amerikan kané miratuar Rezoluta té veçanta ku e njohin zyrtarisht gjenocidin turk ndaj armenéve.Kurse e madhja Edith Durhami e icla e ka pérjetuar gjenocidin serbo-malazez-grek ndaj shqiptaréve thoshte-Né Evropé flitet me té madhe pér gjenocidin ndaj armenéve.Por kurré dhe me asgjé nuk mund té krahasohet ai me gjenocidin kundér Shqiptaréve né kohén kur askush nuk flet pér ta``!!! Cirku i krimineles Karla del Ponte né Hagé éshté déshmia mé e forté.

    6.3 Komunat né Kosové do té kené té drejté pér bashképunim ndérkomunal dhe tejkufitar né çéshtjet me interes té pérbashkét gjaté ushtrimit té pérgjegjésive té tyre,siç parashihet né Aneksin III té késaj Marréveshjes.

    Komenti:,,Shqiptarét mund té lidhen me komunat né Afriké dhe Azi né shenj falénderimi pér kété pako dhe marifeteve té tyre gjaté misionit té tyre por kurrsesi me ato té Shqipérisé Etnike.Kurse ato serbe mund té lidhen me kénd té déshirojn né serbi e jashté saj``

    8.2 Té gjitha borxhet e Republikés té cilat i ngarkohen Kosovés,si rezultat i procesit té alokimit té borxheve ,siç parashihet me Aneksin VI té késaj Marréveshje,do té konsiderohen detyrime financiare té Kosovés.

    Komenti:,,Paraté e vjedhura nga serbét do té paguhen nga Shqiptarét ashtu si edhe té gjitha shkatérrimet e plaçkitjet e béra nga ta``.Edhe pse koloni tash e mé se 100 vjet prapé duhet té paguajm.Béhuni gati té dashur bashkatdhetaré …

    9.4 Do té themelohet njé forcé e re,profesionale dhe shumetnike,Forca e sigurisé e Kosovés(FSK),e cila do té zhvillojé njé kompozicion lehté,i afté pér té kryer funksione specifike té sigurisé,siç parashihet me Aneksin VIII té késaj Marrévesje.
    9.6 TMK,pasi qé ka arritur qéllimet e parapara,pérfshiré mundésimin e rimékémbjes sé Kosovés pas konfliktit, do té shpérbéhet njé vit pas hyrjes né fuqi té késaj Marréveshje.
    Komenti:,,Nuk do té keté TMK!!! Edhe njé heré :,,NUK DO TE KETE TMK``.Do té keté prapé ,,forcé`` si zjarrfiksat,pastruesit e késhtu me rradhé.Pyetne Sejdi Veselin dhe do ju tregoj se çfaré foce ka serbia té cilén e kemi financuar ne shqiptarét duke bleré me ,,deviza`` bérllog dhe helme``.

    Aneksi i dispozitave kushtetuese
    Kushtetuta e Kosovés

    1.6 Do té parashikojé té drejtén e té gjithé qytetaréve té ish Republikés Federative té Jugosllavisé té cilét kané qené banoré té pérhershém té Kosovés mé 1 janar té vitit 1998 dhe pasardhésve té tyre té drejtpérdrejté pér ta fituar nénshtetésiné e Kosovés,pavarésisht nga vendbanimi i tyre i tanishém dhe çfarédo nénshtetésie tjetér qé ata mund ta kené.
    Koment:,,Té gjithé kolonizatorét e sjellur pas 1989 do té jené ,,kosovaré`` me té drejta té barabarta me ,,kosovarét``tjeré``.I pranojm veprimet e Millosheviqit dhe ne do i paguajm té gjitha pér ta!!!Po gati njé milion shqiptaré té diasporés do té detyrohen edhe mé tutje ti marrin ,,pasoshat`` serb dhe késhtu do ta njohin ,,nénén serbi`` si shtet té vetin.

    3.2….Kuvendi i Kosovés do té keté (20) ulése té rezervuara pér pérfaqésues té komunitetve té cilat jané shumicé né Kosové….
    Komenti:,,Sa vende jané té rezervuara pér Shqiptaré né Mal té ZI,Preshevé ,Caméri, Iliridé?Kritere té dyfishta dhe moral i dyfishté.Pafytyrési,idiotizém apo pisllék ndérkombétar apo Kombétar… ?!!``.A ka né boté rast té tillé ? JO.As né Bangladesh,e Somali!

    8.1 Kosova do tö pérbéhet prej komunave té cilat do té gézojn njé shkallé té larté té vetéqeverisjes dhe té cilat inkurajojn dhe sigurojn njé pjesémarrje aktive té té gjithé qytetaréve né jetén demokratike.

    8.4 Komunat kané té drejté pér bashképunim ndérkomunal dhe tejkufitar né fushat e kompetencave té tyre vetanake dhe zgjedhuara.

    Komenti:,,Cilat jané ato té drejta?A mé tepér kané té drejt 90% té popullatés sé Ulqinit apo mé pak se 20 % té serbéve té Mitrovicés`` ?!Ku jané Tivari,Manastiri,Ohri,Janina,Preveza té cillat para 100 viteve kishin 90% shqiptaré?

    Neni 4 Pjesémarrja e komuniteteve dhe pjesétaréve té tyre né jetén publike dhe vendim-marrje

    4.5 Nö komunat né té cilat sé paku dhjeté(10)pérqind e banoréve i pérkasin komuniteteve té cilat nuk jané né shumicé né ato komuna,posti i nénkryetarit té Kuvendit Komunal do té rezervohet pér njé pérfaqésues nga rradhét e kétyre komuniteteve….
    Komenti :,,Sa éshté kjo pérqindje pér shqiptarét né Caméri ,Mal té Zi ,Iliridé dhe Kosovén Lindore pér té cilén u vrané Xhavit Morina,Ramadan Shiti dhe po lufton Lirim Jakupi me shoké ??`
    `
    Neni 4 Kompetencat e zgjeruara vetanake komunale
    4.1.1 Komuna e Mitrovicés sé Veriut do té keté kompetencén e arsimit té larté..

    4.1.2 Komunat e Mitrovicés sé Veriut,Graçanicés dhe Shtérpcés do té kené kompetenca pèr ofrimin e kujdesit shéndetésor sekondaré …``
    Neni 7 Arsimi
    7.2.1 Universiteti i Mitrovicés sö Veriut do té jeté institucion autonom i arsimit té larté..

    7.2.3 Komuna e Mitrovicés sé Veriut do té keté autoritet pér té zbatuar pérgjegjésiné e kétij Universiteti publik né gjuhén serbe
    Komenti :
    ,,DO TE JENE DY MITROVICA.MITROVICA E OKUPUAR DHE E SPASTRUAR ME GJENOCIDIN FASHIST CETNIK SERBO-FRANCEZ DO TE PRANOHET SI FAKT I KRYER !!!DO TE KENE TE GJITHA DHE DO TE FINANCOHEN NGA SHQIPTARET SI DERI ME TANI ;NE KOHEN KUR SHQIPTARET VDESIN SEPSE NUK KANE KUSHTE ELEMENTARE PER BANIM ;BARNA ;:::.SIKUR TE DETYROHESHIN HEBREJTE TE FINANCOJN GJERMANET NGA HITLERI !!!PO UNIVERSITETI I SHTULIT SI U KRIJUA ?PO UNIVERSITETET SHQIPTARE NE MAL TE ZI ;PRESHEVE DHE CAMERI SA JANE ??``

    Neni 13
    13.1 Né territorin e komunés aktuale té Mitrovicös do té krijohen dy komuna,Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut,me kufij komunal té pörcaktuar né shtojcén e kétij Aneksi III.

    13.3 Bordi i pérbashkét do té pérbéhet nga (11),nga té cilét nga pesé(5) anétaré do té zgjedhen nga dy komunat dhe njé pérfaqösues ndérkombétar qé do té zgjidhet nga PCN…

    Komenti :,,Mé pak se 20 % do té kené té drejta sa mé se 80% !!!KJo éshté drejtési ?Barazi ?Dinjitet ?...Vlerésoni veté… !!!
    Neni 14 Rexhistrimi i Popullsisé dhe Shqyrtimi i Dispozitave té Decentralizimit

    14.1 ….Né kété kontest Republika e Serbisé dhe shtetet e tjera fqinje do té autorizojné rexhistrimin pérmes njé agjencie ndérkombétare té refugjatéve dhe personave té zhvendosur qé déshirojn té kthehen né Kosové``

    Komenti :,,Secili serb qé ka qené né Kosové né vitin 1998-nga Millosheviqi e çetnikét tjeré dhe kané shitur pasurité e tyre té fituara nga Kolonizimet mé se 100 vjeçare dhe té cilét shfrytézojn pasurité e Shqiptaréve tash e 8 vjet do té mund té kthehen né Kosové ku do ju ndértohen shtépite me infrastrukturé té cilén nuk e kané Shqiptarét né qendér té Prishtinés.Do ju ipet toka e falur pérreth kishave dhe objekteve ,,historike-mitologjike té tyre té cilat jané krijuar mbajtur dhe ruajtur nga Shqiptarét``mé se 30% té territorit.Shqiptarét e diasporés le té rriné atje ku jané se nuk lodhet askush pér ta.Sa jané ?Pse kané ikur ?Nga kush ?Si trajtohen atje ? Asgjé nuk éshté me réndösi !!!

    Shtojcé e Aneksit III
    Pércaktimi i kufijve té komunave té reja
    Zonat kadastrale(ZK) qé do té formojné komunat e caktuara jané té pércaktuara né vijim :
    Graçanicé(16),Novobérdé(24),Ranillugé (13),Partesh (3),Kllokot/Vérboc (8),Mitrovica e Veriut,ZK Mitrovica,ZK Suhodoll i Eperm,ZK Suhodoll i Poshtém
    Koment:,,Hartat mund ti merrni te Albin Kurti né shtépiné-burg té cilat i ka tash e gati dy vjet``.Mos i kérkoni rastésisht te gazetat,revisatat,televizionet apo ,,carat alla-Putinqe`` se do ju shpallin terrorist.

    Aneksi V
    Trashégimia Kulturore dhe fetare
    Neni 1 Emri,organizimi dhe pasuria e Kishés Ortodokse serbe

    1.2 Kosova do ta njehé Kishén Ortodokse serbe té Kosovés, duke pérfsiré manastiret,kishat dhe objektet tjera qé shfrytézohen pér qéllime fetare dhe si pjesé integrale e Kishés Ortodokse serbe me seli né Beograd

    2.2 Kosova do t`i ofrojé Kishés Ortodokse té serbisé privilegje doganore dhe tatimore,krahas atyre privilegjeve té cilat i gézojn té gjitha feté e Kosovés,pér aktivitetet ekonomike té Kishés qé jané specifike pér veté qéndrueshmériné financiare,siç jané,té qéndisurat dhe veshjet fetare,qirinjté,ngjyrat ...e késhtu me rradhé``.

    4.1.4 Zonat e mbrojtura pér lokacionet si né vijim do té pércaktohen me hartat e bashkangjitura…vijné me rradhé shumé manastire…

    Komenti:,,Mé shumé do té mbeten manastire serbe se serb veté.E gjithé kjo né emér té krishterizmit.Po mbrojtésit e vérteté té krishterizmit né Ballkan Shqiptarét,çfaré privilegjesh do té kené?Si populli mé tolerant né boté né aspektin fetar çfaré privilegjesh do té kené??E dini veté!!!Hartat mund ti gjeni te Albini.Kurse Kisha Ortodokse Shqiptare e themeluar nga i madhi Fan Noli do té jené nén udhéheqjen e Kishés Ortodokse té Greqisé.SI do jemi para Cerqiz Topullit e Mihal Gramenos,Konstandin Kristoforidhit e Naum Veqilharxhit,Dhaskal Thodrit e Cajupit…e tani Markut té Elbasanit``?

    Neni 6 Kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike
    6.1 Republika e serbisé brenda 120 ditéve nga hyrja né fuqi e késaj marréveshje ,do t`i kthejé artefaktet arkeologjike dhe etnologjike té cilat jané marré hua nga muzeté e Kosovés pér ekspozim té pérkohshém né Beograd gjaté vitit 1998-1999!!!

    Komenti:,,Pér shkatérrimet çetniko-fashiste serbe asnjé fjalé e vetme!!!Millosheviqi ,Arkani,Shesheli na i paskan ,,huazuar`` materialin arkeologjik dhe etnografik pér ekspozim.Me siguri né shenj respekti pér kulturén shqiptare.I shijonin vlerat shqiptare né kohén kur dhunonin vajza,gra,plaka!!! SA ,,HUMANISTE`` KETA SERB SE BASHKU ME PERPILUESIT DHE PRANUESIT E KESAJ ,,MARREVESHJE TE BUKUR`` !!!

    Aneksi VI-Borxhi ndékombétar
    Neni 1 Dispozitat e pérgjithshme
    Kosova do té merré pérsipér pjesén e vet té borxhit ndérkombétar.
    1.1 Republikés sé serbisé.

    Neni 3 Arbitrimi
    3.1 ……Kosova do t`i kompensojé Republikés sé serbisé pjesén e caktuar né ményré té rregullt pér Kosovén ,té borxhit té SERVISIMIT ….

    Komenti:,,Shqiptarét do té paguajn pér ,,SERVISIMIN`` serb si torturat e mé se 1 millionéve nga ta,miliardave té plaqkitura vetém gjaté viteve 90 e lére mé té Kolonializmit mé se 100 vjeçar,mé se 120 mijé shtépive té rrénuara,mé se 20 mijé femrave té dhunuara,mé se 50 mijé té vraré ,masakruar,mé se 50 mijé té sakatosur dhe gjymtuar,mijéra shkollave dhe objekteve té shkatérruara dhe plaqkitura,mijéra objekteve me vlera té pakompensueshme historike-arkeologjike….e késhtu me rradhé``!!!
    Béhuni gati pra Shqiptaré !!!

    Neni 3 Kufiri
    3.2 Kufiri i Kosovés do té definohet nga vija kufitare e KSA brenda RSFJ ashtu siç kané qené kéto vija kufitare mé 31 dhjetor 1988,pérveç ndryshimit té vijés sé demarkacionit né mes té RFJ dhe RF sé Maqedonisé mé 23 shkurt 2001.
    Komenti :,,Pér cilin kufi éshté fjala kur mé se 30 % gjendet e okupuar nga Serbia` dhe aleatja e saj Franca`.

    Neni 6 Trupat mbrojtése té Kosovés
    6.1 TMK-ja do té shpérbéhet ….
    Komenti :,,Ushtria e Legjendarit Adem Jasharit,Fehmi e Xhevé Lladrovcit,Agim Ramadanit,Fatime Hetemit nuk do té ekzistojé mé né jetén e pérditshme por do té mbetet vetém histori e sé kaluarés.Kurse AKSH-na e shpalli terroriste,,dhéndérri cinik Shtajner`` vetém pse deshi té na shképuté nga serbia fashiste.
    Pér fund si pér ,,émbélsiré`` tregohet se PCN-Pérfaqésuesi Civil Ndérkombétar do té jeté vet mbret e vet pushtet,kurse ne do té jemi aktorét e cirkut si nga 1999,kurse ata qé do i votojm do té jené palaqot e tyre té cilét do na vrasin kurse ndaj ,,padronéve sulltan`` do té sillen si sahalépirésit mé té ndyré sikurse deri mé sot.Njerézit si Adem Demaçi,Akademik Rexhep Qosja e Agim Vinca,Muhamed Pirraku,Sadri Fetiu,Albin Kurti,Hysen Matoshi,Abdyl Kadolli,Behxhet Shala nuk ju nevojiten.Pse ? Koha e derisotme e déshmoj kété.

    Pra mos votoni ju lutem,sepse vota juaj né kété kohé té pisté do té thoté pranim dhe nénshkrim pér njé robéri té re.Le ti shndérrojn vendet e tyre né kafazé,e popujt e tyre né kafshé eksperimentale se mjaft na kané trajtuar né formé té tillé tash e teté vjet.Mos u frikoni dhe dorézoni,sepse po i treguam opinionit evropian e botéror té civilizuar,do i kemi pérkrahésit mé té miré dhe me siguri do ju imponojn qeverive té tyre vlerat té cilat i gézojn veté.Ja pér shembull gjermanét u bashkuan e ne nuk na lejné as té afrohemi mes vehte.Ish pjesét sllave mund té ndaheshin nga hegjemonia serbe,vendet baltike nga rusét,e edhe shumé aziatike gjithashtu.Pér té arritur deri aty na duhet shumé puné,sakrificé e menquri.Po me siguri jo me shtresén mé té ndyré té popullit.
    Prandaj edhe njéheré :,,JO TRADHTISE ME TRAGJEDI-KOMEDI ,,ZGJEDHJE`` POR ME REFERENDUM E VETEVENDOSJE SI THA I MADHI WILSON
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  10. #130
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    T'i bojkotojmë zgjedhjet e 17 nëntorit!

    DEKLARATE PUBLIKE NR. 16 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:

    Kohe me pare, përmes masmedias se shkruar dhe elektronike te Prishtinës, paralajmëruam mundësinë e një konference për shtyp te Kryetarit te Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, ku do te lexohej thirrja publike drejtuar popullit shqiptar te Kosovës për bojkotimin e zgjedhjeve te 17 nëntorit 2007, dhe qe planifikohej te mbahej me 15 nëntor 2007, te hotel Grand i Prishtinës.


    Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore te FBKSH-se, ne mbledhjen e tij te jashtëzakonshme (te mbajtur me 11 nëntor 2007), pasi analizoi informacionet e grumbulluara nga radhët e UNMIK dhe SHPK, sipas te cilave u konkludua se UNMIK ka urdhëruar SHPK-ne qe, gjate zhvillimit te konferencës për shtyp, te arrestonte Kryetarin e FBKSH-se, Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, unanimisht vendosi qe te anuloje mbajtjen dhe
    zhvillimin e konferencës për shtyp me masmedian e shkruar dhe elektronike te Prishtinës, sepse nuk dëshirojmë qe te vijmë deri te konfrontimi midis forcave tona me bijtë e bijat e popullit shqiptar qe shërbejnë ne SHPK.

    Me këtë rast, përmes kësaj deklarate publike, edhe njëherë i bëjmë thirrje popullit shqiptar te Kosovës qe t'i bojkotoje zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, sepse këto zgjedhje, jo vetëm nuk i sjellin asnjë te mire Kosovës dhe popullit heroik te saj, por përkundrazi shume rende e dëmtojnë ardhmërinë e Kosovës dhe te statusit te saj.

    Duke i bojkotuar zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, përfundimisht hapet një horizont i ri për ardhmërinë e Kosovës dhe te popullit te saj.
    Kosova dhe populli i saj do te eci drejt ribashkimit kombëtar, qe ka qene aspirata shekullore e popullit shqiptar dhe e dëshmoreve te kombit, qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri ne ditët e sotme, kur ne trojet tona shqiptare po bije dëshmoret e ri te kombit, luftëtaret e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).

    LAVDI DËSHMOREVE TE KOMBIT!
    RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!
    RROFTË FBKSH - AKSH!

    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
    Mr. Gafurr ADILI (d.v.)
    E-mail: gafurradili@hotmail.com
    Tel.: 00355 (0) 69 273 56 56
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  2. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •