
Postuar më parë nga
DardanG
Hajde, hajde mendje e sëmurë, hajde! Rugova e paska krijuar FARK-un për ta "përcarë" popullin! E ai FARK, i krijuar për ta "përcarë" popullin ia theu hundët serbit në Loxhë dhe hapi kufirin në Koshare, mbajti frontin atje përball serbit! Më thuaj o ali baba, cilat beteja më të lavdishme ishin se sa ajo e Kosharës dhe e Loxhës?! Më thuaj o ali baba sekush komandonte në Loxhë( e di ti fort mirë se komandant në Loxhë ishte Tahir Zema, të cilin, më pas, e vranë hajdutet tu) e në Koshare (Agim Ramadani me shokë, të cilët dhanë edhe jetën atje)?! Pra, FARK-u paska "përcarë" popullin, pasi që paska luftuar serbin!
Dihet fort mirë se kush nuk e donte FARK-un dhe kush e lufonte dhe e pengonte atë të luftojë, kush i vriste kuadrot ushtarake të tij(Ahmet Krasniqin, Tahir Zemën...), e di ti fort mirë edhe vet se dorë në këtë përcarje e vrasje tradhëtare kishte, kush tjetër, vecse hajdutet e ali babës!
Rugova kurrë nuk e ka përcarë popullin, por ai e ka bashkuar atë për t´iu kundërvënë Serbisë në të gjitha format e mundshme dhe atë me shumë sukses!
Po e argumentoj, o ali baba, me 40 jo po me 400 hajdut!
Posa plasi lufta në Kroaci, ishte Rugova dhe intelektual të tjerë, të cilët e bashkuan popullin (700 mijë shqipëtarë të Kosovës, nënshkruan për Rugovën) dhe iu kundërvuan Serbisë, duke krijuar sistemin paralel të qeverisjes, duke shpallë Kushtetuten e Kacanikut, duke organizuar Referendumin Popullor për Pavarësi, duke kërkuar intervenim nga NATO dhe ndihmë nga shtetet perendimore, ndihmë që edhe erdhi në momentet e caktuara dhe njëherit duke i bërë edhe përgatitjet për luftë të armatosur e pjellë e këtyre përgatitjeve ishte FARK-u, i cili më vonë u bë halë në sy për hajdutet e ali babës!
Më thuaj, o ali baba, kush e votoj disa herë rresht Rugovën, edhe pasi që NATO intervenoj dhe e shporri Serbinë nga Kosova, dhe kush i fitoj votat e shumëta të popullit të "përcarë"?! Shumica e bashkuar votonte për Rugovën, ndërsa pakica përcarëse e hajdutve të ali babës tashmë ankohet se Rugova e paska "përcarë" popullin!
Dhe, së fundi, funerali madhështorë i mortit të Ibrahim Rugovës a ishte argument i një "përcarje" të popullit nga Rugova, apo shënjë e bashkimit të tij dhe besnikërisë dhe e dhëmbjes ndaj liderit historik,ku me e qindra e mijëra njerëz morën pjesë, në varrimin e Presidentit të parë të Kosovës! Në funeral nuk morën pjesë, e di ti vet, vetëm hajdutet e ali babës, të cilët, atë ditë( ndoshta atë ditë kishin qëlluar në Bagdad duke ushtruar zejën e lashtë të tyre!) ishin fshehur në birë të minit, jo nga turpi, se turp ata nuk kanë, që u kishte zënë, por nga frika dhe urrejtja që kishin ndaj asaj mase popullore të paparë, që donin t´i jepnin përshëndetjen njerëzore Njeriut të madh, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, për të gjallë dhe të vdekur të tij, e bashkoj popullin dhe kurrë nuk e përcau atë!
Këtë e di fort mirë ali baba, e dinë edhe hajdutet e tij! Por, ata nuk skuqën së shpifuri, nuk e përmbajnë urrejtjen dhe nuk dijnë se cështë etika njerëzore dhe se c´thotë fjala e urtë latine"Për të vdekurit vetëm fjalë të mira"! Nuk kanë faj hajdutët e shkretë! Edhe pas Rugovës, populli nuk është i përcarë, ai është vetëm i habitur dhe i trishtuar kur shikon, mes tyre, përcarësit dhe hajdutet! Ruena Zot nga ata, pra nga shpifësit, nga intrigantet, trullanët, urrejtësitë dhe hajdutet!
Krijoni Kontakt