Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 63
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Flm brar dhe caushi


    Kёshtu mendoi ai para se tё vdiste…


    “……..Ajo,plaga ime e pamёshirshme,
    Tani qёndron e shtrirё mbi njё shkёmb
    dhe pret vdekjen time.
    Trupi i saj, i brishtё,pёrkundet.
    Epshndezur pёrkёdhel gjinjёt e saj.
    E tёra lakuriq!Ndrit,
    Si hёna e re nё qiellin e natёs!
    Ajo flirton me detin.Lot me valёt…...
    Njё furtunё orgazmash,
    Rёnkimet mbytin nё shtratin tim.

    Tani varem nё njё copёz re,
    harruar nё qiell nga njё tufё pulёbardhash.
    Bardhё e zi!Gjithçka bardhё e zi!
    Fundi,qёnka i zi si flokёt e saj tё egёr,
    e vdekja e bardhё si lёkura e saj,
    e kristaltё gjer nё tejdukje.
    Ajo,sirena e shpirtit tim…..e unё i vetёm,
    ndjej trupin tё mё ftohet nga tё vdekjes puthje!”

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    nga tё vdekjes puthje!
    Vdekje e embel.

  3. #23
    Nese dike e quajne Poezi atehere, them qe je ti ARD,vet POEZIA.
    s'kam fjale, s'kam koment, lum shpirti qe eshte ne TY!!!

    Ne nje dhome, po ketu tek letersa, gjate dites lexova, dicka, qe te kishin, marre (VJEDHUR) dhe u trishtova, me erdh aq keq qe s'mund ta them me fjale..
    Por nje gje, kuptova dhe cdo dite po i kuptoj ca njerez, qe e quajne veten poet... fatkeqesi, TURP per ata.
    Sigurisht edhe lexuesit e din, se per kend eshte fjala, mos t'ia permendi emrin, se po iritohem, nga ai kreten....?!
    ( her do kur do , do ta shkel bishtin e vet)

    p,s,
    Per ty, gjithcka te bukur.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ARD
    Në vend të ndjesës që të kam lënduar - dhe jo pak, TE BETOHEM se nuk kam vjedhur vargjet e tua. Tani po te hedh poshte disa vargje:


    Shiu i përdalë...

    Agim Doçi




    U laga nga shiu që ra rastësisht
    me ritëm të qetë si shi mesjetar
    nën strehë qerpikësh vjeshta e trishtë
    Unë nën strehën e shpirtit zvarrë...

    Stërmadhe, e zezë një ré kishte marr’
    gjith ujërat e globit në barkun e saj
    ndaj binte ky shi i butë, dhe tinzar
    siç bien e rrjedhin dhe lotët në vaj...

    s’kish vetëtima, asgjë s’bubullonte
    nuk kish shkrepëtima... veç shi si litar
    e lodhur, e lagur nga streha pikonte
    currilin e ujit të shiut të vrarë.

    I lodhur shiu i vjeshtës, ai shiu tipik
    Nga lloji bastard i shiut tinzar
    Dikur edhe shiu ka qenë më fisnik
    Tani edhe shiu është bërë i përdalë

  5. #25
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    ARD
    Në vend të ndjesës që të kam lënduar - dhe jo pak, TE BETOHEM se nuk kam vjedhur vargjet e tua. Tani po te hedh poshte disa vargje:


    Shiu i përdalë...(cfare titulli i neveritshem , per nje "poet" si puna e ketij autorit qe thur lavde per vete e per "veprat" e tij.

    Agim Doçi




    U laga nga shiu që ra rastësisht(pse kur shiu ka rene qellimisht?
    me ritëm të qetë si shi mesjetar(ku ndryshon shiu i mesjetes me shiun e tanishem???
    nën strehë qerpikësh vjeshta e trishtë
    Unë nën strehën e shpirtit zvarrë...

    Stërmadhe, e zezë një ré kishte marr’
    gjith ujërat e globit në barkun e saj
    ndaj binte ky shi i butë, dhe tinzar(shiu tinzar mund te quhet ai shi qe bie ne ditet me diell , dhe jo prej nje reje kaq te zeze e barkmadhe. (pra ketu shiu nuk eshte me tinzar.nqs, do ta quanim shiun tinzar).
    siç bien e rrjedhin dhe lotët në vaj...(lotet ne vaj =tinzar???(ky krahasim eshte absurd)

    s’kish vetëtima, asgjë s’bubullonte
    nuk kish shkrepëtima... veç shi si litar
    e lodhur, e lagur nga streha pikonte(kush ishte e lodhur e lagur nga streha? Reja , autori i kthyer ne grua, apo e ema e autorit?
    currilin e ujit të shiut të vrarë.(pastaj shiu u vra, po mire t'i behet nje shiu qe na e quan poeti tinzar e te perdale).

    I lodhur shiu i vjeshtës, ai shiu tipik
    Nga lloji bastard i shiut tinzar
    Dikur edhe shiu ka qenë më fisnik
    Tani edhe shiu është bërë i përdalë
    (dy rrjeshtat e pare te strofes se fundit vetem poeti mund ti kuptoje, ndersa dy te fundit me gjithe titullin shpalosin leksikun e poetit.
    ... E akumuluar duhet te jete kjo poezi , vecse e kthyer ne gjuhen gimdocqe.


    Pastaj e tejlodhshme perseritja e fjale "shi , shiu, shiut.... po t'i numerojme na del njembedhjete here shkruar, ne nje poezi me dymbedhjete vargje. Dhe ne njeren prej strofave , eshte shruar emri shi , 4 (ose 6) here.
    ...
    Jo po mos guxoni me e lexu posten dhe poezine e A.D. Me te pare se ka postuar zoteria ne fjale , ti lexues fillo nga lloqet... lavderimet , lepirjet , zvarritjet, perqyrrosjen ose ngrefosjen .... dhe nuk ke pse e lexon aspak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga macia_blu : 25-10-2007 më 23:19
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #26
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    o,zoti t'i shtofte ditet o mace se kisha kohe pa qeshur me lot si tani.....
    ...

    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lemon tea : 26-10-2007 më 04:09
    ???

  7. #27
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Mace,
    Te kishe lene vetem komentet per rrjeshtat e Agimit, se duke vene pjesen tjeter poshte i heq objektivitetin kritikes letrare..

    PS. Jam shume dakort me komentet.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Sonte do fle me derёn hapur
    Ndezur dhe driten do tё lё
    Kёpucёt e harruara, do t’i fsheh
    Dashuri,eja kёmbёzbathur!

    Do tё shpie nё qiej tё paprekur,
    Nё ishuj ku ka vetёm njё stinё,
    Si bohemёt, buzё detit do t’pimё
    Valёt mbi trupat tanё zhveshur.

    Dashuria ime, e thella ti,
    mbeta fёmije i perkedhelur
    akoma endem si e dehur,
    pas netёve kur nektarin tёnd e pi

    E ёmbla ime, dashuri
    Nga cili krah i qiellit tё fle?
    Andej nga derёn hapur le,
    Apo nga hyn papritur ti?

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ёshtё stinё dashurie pranvera i dashur

    Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
    T’u fshihemi syve kureshtare
    T’i fshihemi dhe Hёnёs qё ka tё ngjarё
    Sonte nga epshi yne tё çmendet

    Kam ruajtur tё nxehta buzёt dhe gjinjtё
    Qirinjtё e ndezur si me parё
    Nё bёfshim zhurmё qent’ kalimtarё
    do themi,zgjuar le tё rrijnё komshinjtё

    Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
    Fike dritёn e bjer mbi mua
    Mjafton flaka e pёshpёrimave tё tua
    Pёr tё ndjerё dashurinё qё nё ajёr endet

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Ard Lexo Postimin
    Sonte do fle me derёn hapur
    Ndezur dhe driten do tё lё
    Kёpucёt e harruara, do t’i fsheh
    Dashuri,eja kёmbёzbathur!

    Do tё shpie nё qiej tё paprekur,
    Nё ishuj ku ka vetёm njё stinё,
    Si bohemёt, buzё detit do t’pimё
    Valёt mbi trupat tanё zhveshur.

    Dashuria ime, e thella ti,
    mbeta fёmije i perkedhelur
    akoma endem si e dehur,
    pas netёve kur nektarin tёnd e pi

    E ёmbla ime, dashuri
    Nga cili krah i qiellit tё fle?
    Andej nga derёn hapur le,
    Apo nga hyn papritur ti?
    Vazhdon me te papriturat e tua poetike, qe me kthejne perhere ne te vetmin krah lexues dhe shijues.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nё kujtim tё Havzi Nelёs nё 75-vjetorin e lindjes sё tij
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-10-2011, 18:39
  2. Identiteti Shqiptar (bis)
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 07:20
  3. Ikona e Nene Terezes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 11:12
  4. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  5. Gjamet e Atdheut!
    Nga LLemadeo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 30-10-2004, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •