
Postuar më parë nga
J@mes_Douglas
E Hene, 15 Tetor 2007
EKSKLUZIVE: Rrefen njeriu qe akuzohet per marredhenie seksuale me dhune me 10-vjecaren. Si e ndiqte prej nje viti dhe cfare ndodhi ne dhomen e tij te gjumit. “Nuk e mendoja se mund te rezistonte aq shume”. Pendimi i vonuar
Hysen Kiptiu, 44-vjecari qe akuzohet per perdhunimin e mbeses se tij 10-vjecare, me iniciale A.K., ndodhet teper nervoz brenda mureve te qelise. Hetuesit tregojne se me nje shprehje naiviteti ne fytyre, ai duket sikur do te thote thjesht: “E bera!”. Ne rrefimin e tij per hetuesit, siguruar ekskluzivisht nga “Koha Jone”, 44-vjecari ne pritje te mases se sigurise tregon gjithcka me detaje. Sipas tij, nuk do ta kishte kryer krimin, ne qofte se nuk do te kishte pire disa gota raki. Ndersa Kiptiu ka bere 4.5 vjet burg ne Itali per te njejtin krim, duket se qelia nuk i ben me pershtypje, ashtu i mesuar me vuajtje. Ai tregon se si tashme eshte braktisur nga bashkeshortja, tre femijet, miqte dhe te afermit. Dhe kjo, duket se e vret me shume se gjithcka...
Akti seksual me mbesen ishte nje deshire e castit?
Jo, kam qene ne ndjekje. Shikoja zhvillimin e saj trupor dhe me dukej se ajo po mbushej e po zhvillohej shume me teper se bashkemoshataret. Por une nuk e dija moshen e saj. Nuk kam pyetur kurre, se nuk me interesonte.
Prej sa kohesh ndiqnit levizjet e vajzes?
Prej gati nje viti. Kontrolloja levizjet, kur hynte dhe kur dilte nga banesa, kur vinte vellai me nusen dhe femijet dhe isha i sigurt per levizjet e tyre. Mund te them se i njihja mire oraret, se kur hynte e dilte ne banese gjithsecili.
I kishit rene ne sy mbeses apo i kishit shprehur deshiren?
Jo, pasi e dija se nuk do te pranonte. Ajo nuk e dinte se cdo te thoshte te kryeje marredhenie me te apo te beje seks. E dija se ajo do te kundershtonte dhe do te largohej nga une.
Si arritet ta perdhunonit vajzen e mitur?
Nese nuk do kisha pire gjate dites, nuk do kisha mundur te beja nje gje te tille. Kam pire me perpara, kjo edhe per ta frikesuar ate, por edhe per te qene me i fuqishem. Kur e kam takuar, mezi e kam futur brenda. Ne fillim kam dashur ta lija te lire, pa e perdhunuar, por kisha frike se do t’i tregonte tek shtepia e saj vellait apo kunates dhe nuk kisha ku te futesha.
A rezistoi gjate momentit qe ju po tentonit ta perdhunonit?
Po, shume. Nuk ma merrte mendja se do kishte kaq shume force.
Cfare bete, pasi vajza u largua?
Sapo mbesa ka dale nga shtepia, jam rrekur per te sistemuar vendin. Rrobat qe ishin gjakosur, kam dashur t’i hedh ne lumin e Drinit. Por nga frika se po me gjurmonin, nuk arrita ta bej nje gje te tille. Nuk kisha guxim te dilja nga shtepia. Atehere erdhi policia e me arrestoi.
Nuk kishit frike se ajo do t’ju denonconte apo do t’i tregonte prinderve te saj?
Jo, nuk e besoja nje gje te tille, pasi une i kisha thene se, nese do tregonte, do ta vrisja dhe do ishte me keq edhe per mua, edhe per ate. Do na fuste ne sherr me vellane dhe jeta e motrave te saj do ishte ne rrezik.
Jeni denuar edhe me pare ne Itali, per te njejten gje, nuk u be pesim?
Eh, e kam harruar ate gje. Une pa pune jam, pa buke jam mesuar. Edhe me burgun jam mesuar. Jeta ime e gjitha ka kaluar mes vuajtjeve.
A jeni penduar?
Sigurisht, por kjo gje ka ndodhur, edhe pse kam qene i pire. Me vjen keq, se jo vetem i shkaterrova jeten mbeses, por edhe familjes, femijeve dhe gjithe te afermve te mi. Nuk duhej te kishte ndodhur, por tani nuk kam se c’te them. Une e di, qe edhe njerezit tashme me urrejne dhe kjo do te me ndjeke edhe kur te dal nga burgu. Ndersa ndiej mungesen e familjes dhe te afermve te mi, te cilet as nuk duan t’ia dine qe ekzistoj. Asnje prej tyre nuk ka ardhur, qofte per te me sjelle nje rrobe per te veshur.
Bisedoi: Ardian Bushi
Krijoni Kontakt