Duke qėnė se jam rritur dhe nė shkollė muzike, gjithmonė i kam pasur si fiksim kėngėt e reja. Doja gjithmonė tė isha e para t'i dėgjoja kėto kėngė, e para t'u mėsoja tekstin dhe sigurisht e para t'i kėndoja lart e poshtė nėpėr shkollė. E sigurisht gjithė ky zell i madh kishte dhe pasues shoqe/shokė tė tjerė ndaj dhe une nxitesha si mė shume, se inat me veten s'ahet : )
Nė atė kohė bėja qejf sepse dhe i njihja mirė ose i kisha familjarė ata qė shkruanin kėngė ndaj dhe kuptohet qė fitoja. Por dhe kur kohėt ndryshuam si me MTV e famshme (e cila me vitet ka humbur dhe vlerat e saj) ashtu dhe me internetin, gjithmonė kam qėndruar e mirė-informuar pėr muzikėn dhe tingullin e ri.
Sot (pėrsėri e nxitur nga dikush tjetėr) mendova tė hap njė temė tė re ku ne mund tė vendosim kėngėn mė tė re nė listat e muzikės botėrore. Pra, kėnga nuk duhet tė jetė luajtur nėpėr stacione radioje (apo tv) mė shume se njė jave se pastaj quhet e vejtėrMund tė bėjmė pėrjashtime dhe tė prezantojmė dhe kėngė tė cilat kanė njė javė + qė luhen, pėr aq kohė sa kėto dy javė s'ka pasur kėngė tė tjera, ose nq se dikush ka harruar ta prezantojė kėtė kėngė gjatė dy javėve qė ajo ėshtė prezantuar pėr dėgjuesin e gjėrė.
Sigurisht janė tė mirėpritura kėngė tė tendencave tė ndryshme muzikore, pėr aq kohė sa bėhet fjalė pėr njė tingull tė ri sot.
Po e filloj me njė kėngė tė Alicia Keys, marrė nga albumi 'As I Am'. Kėnga ėshtė luajtur pėr herė tė parė nga njė stacion radioje nė Atlanta nė fund tė Gushtit 2007. Data e prezantimit tė saj ėshtė 10 Shtator, 2007. Nuk besoj tė kenė nxjerrė vidion e kėngės - tė paktėn unė s'kam parė gjė(s'po mė kujtohet ndonjė kėngė mė e re, gjatė javėve tė fundit).
p.s. nuk mė kujtohet ku, por dje dėgjova disa nga poezitė e Alicia Keys marrė nga libri i saj i parė tė recituara nga vetė ajo. Mė pėlqyen aq sa dėgjova...
Krijoni Kontakt