Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Une kam jetuar 6 muaj ne Greqi dhe e thoja qe jam ortodoks vetem atehere kur me pyesnin. Kembengulja se jam ortodoks shqiptar kur hasja ne tipa me mendesi bizantine (qe ne Greqi jane te shumte) te cilet i quajne greke te gjithe shqiptaret ortodokse. Ky lloj etiketimi nuk mungon dhe ne Shqiperi, por ketu degjohet nga ata te thirrjes "Dum baben". Dumbabsit dhe bizantinet jane nga i njejti kallep, njelloj budallenj, por gjithashtu njelloj te rrezikshem.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  2. #22
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba Lexo Postimin
    As Kostandin Kristoforidhi as Jani Vreto s'kane qene greke. Kristoforidhi ka qene vllah Shqiperie,

    Elbasani ka patur dy lagje ortodokse.Lagjen Kala ,e cila eshte lagja me e vjeter e qytetit ,nga kane dale Aleks Buda, Kristoforidhi,Aleksander Xhuvani etj dhe lagja e cobenjve,e banuar kryesisht nga arumune.
    Ka patur 3 kisha ortodokse: kisha e Shen Kollit ne lagjen arumune, kisha e Shen Merise ne Kala dhe kisha e Shen Thanasit ne te dale te qytetit.
    Gjithashtu shume afer qytetit eshte edhe manastiri i Shen Jonit ,monument kulture, qe daton para pushtimit turk.
    Ne rrethin e Elbasanit ,vecohet edhe krahina ortodokse e Shpatit ,gjithashtu ka fshatra me popullsi arumune.

  3. #23
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Doja te dija edhe une nga anetaret e tjere te ketij forumi me origjine familiare ortodokse, besimtare ose jo, se a jane te ndergjegjshem per perkatesine ortodokse gjate jetes se tyre te perditshme ne Shqiperi ?Si ndjehen per kete ?

    Ne momente te caktuara a ka dale ne pah kjo veti e tyre, a ju ka afektuar dicka pozitivisht ose negativisht , nese po si ?

    Ndonje episod te jetes se perditshme ku ju eshte vene ne dukje apo permendur kjo fjale (ortodoks) ose sinonime te tjera te kesaj fjale me lartesuese apo me poshteruese ....
    Prindrit e mi jane qe te dy ortodokse! Biles nena me origjine ortodokse shqiptare por nga nje qyteze ne Veri te Greqise me emrin Konice. Megjithese feja u ndalua ne 1967 mos gaboj, tek familja e ime mbeti nje vrage e ortodoksizmit e lidhur me shume me kulturen ortodokse se sa me vete ritualet. Megjithate une them se nuk besoj, pra qe jam ateist por qe kam origjine ortodokse.

    Ndersa per sinonimet shoket (edhe ata ateiste por me origjine muhamedane ose bektashiane) me thone gjithmone me shaka: Ti Kaurri Derrit je i ardhur ne kete fshat - batute nga filmi Njeriu me Top. Nuk e marr per ters. Me thone dhe mos bej si Kaurr. E kaloj gjithmone me te qeshur. Faktikisht mund te jete shprehje raciste, por ne gojen e nje miku kthehet ne humor.
    FLANGO MA NON FLECTO

  4. #24
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Une ne familjen time i kam tre kategori : ateiste te deklaruar (shumica), muslimane dhe ortdokse (gyshen qe me rriti).

    Tani kujt t'ia prish dhe kujt t'ia ndreq une i shkreti?

    Sidoqofte sa here shkoj ne Tirane per festa i'a coj edhe gjyshes ndonje ikone... biles disa kohe u ndjeja keq me ndergjegjen se shkoja ne xhami dhe i dhuroja gjyshes ikona "idhujtarie" (sipas Islamit)....

    Tani qe nuk shkoj me neper vende fetare ndergjegja ime u pastrua "plotesisht"... sipas rastit edhe dhuratat!


    Saper Bizantinet qe permendi dikush.... t'i ngjanin Greket e sotem njecik Bizantineve do ishin mire! Por fatkeqesisht ne shkollat greke sot mesohet se Bizanti nuk i solli asgje Greqise por vetem Greket e Lashte! Kulmi i absurditetit!


    PS: ne kohe paqeje muslimanet dhe hebrenjte jetonin ne Bizant pa probleme, biles ne Konstandinopoje kishte xhami me leje perandorake qe ne shekullin e 9 (pavarsisht se nuk po lejojne zyrtarisht ne Athine ne shekullin e 21 sic nuk lejojne ne shume shtete arabe tashme kisha e tempuj jo-muslimane)!


    ja "Keshtjella e fundit e Bizantit" (dhe e harmonise njerezore) ne Perendim:

    http://www.byzantines.net/OurLadyofGrace/italo.htm

    http://www.byzantines.net/OurLadyofGrace/article2.htm

    http://ergotelina.blogspot.com/2007/04/blog-post.html



    Dikur kisha mesuar se shume Shqiptare u asimiluan nga fqinjet ngase ishin ortdokse, me vone mesova se shume shqiptare ne Italine e Jugut ngelen te tille ngase ishin ortodokse!

    Eshte rrenqethese Historia, mjafton ta kerkosh dhe te mbetesh gjithmone liber i hapur!

    flm

  5. #25
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe une, nqs do votoja mendimet e dhena deri me tash, do ti thoja BRAVO atij te Damianit qe i ka rene ne thelb kesaj teme.

    Sidoqofte, sipas mendimit tim, te jesh sot ortodoks ne Shqiperi, mund te diskutohet ne shume nivele, ate fetar praktikant, ate social-kulturor apo edhe ate politik.

    Ne nivelin fetar praktikant, duhet theksuar se liria e praktikimit te ketij besimi nga ana e shtetit eshte OPTIMALE, kuptohet se pari ne rrafshin individual, e jo ate te problemeve te ortodokseve si komunitet, psh problemi i pronave.

    Ne nivelin social-kulturor, edhe ketu kemi nengrupime, pasi ortodoksia eshte kompozite ne kete drejtim, pasi kemi vllehet, llojet e ndryshme te sllaveve.
    Une mendoj se te dy grupimet, ai shqiptar ortodoks edhe ai i huaj ortodoks, calojne ne shume aspekte.
    Nqs do kufizohesha me ortodoksine shqiptare, do thoja se ajo eshte shume e brishte, madje nuk e di ne mund te them a ekziston realisht, te pakten ne ate plotesi me te cilen kuptohen ortodoksite e vendeve ortodokse si ajo greke, bullgare, serbe, rumune etj. Edhe sot, megjithe perpjekjet e bera, ajo eshte shume e dobet kulturalisht, ndersa socialisht eshte pjese e lemshit socialisht eshte pjese e lemshit social pas 90-te, psh mungon literatura bazike per ti dhene dikujt nje formim normal ortodoks, e lere me thellime ne te.


    Politikisht, si zgjatim i tiparit kulturor social, ortodoksia eshte ne trysni qe e diktojne ate shpesh ne drejtime satelitore te huaja, psh lidhja e bizantinizmit anti-perendimor me anti-katolicizmin e koministave ortodokse, etj.
    Sot, ortodoksia e gjen te veshtire te formoje nje shtrese te veten politike qe te jete ne perkim me vijen politike nacionaliste shqiptare, sic eshte e diktuar kjo pas 1912-tes, ose nqs do ta gjeje do ta beje kete me ane te atyre qe jane formalisht ortodoks, dmth qe se cajne koken per fe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 28-09-2007 më 10:28

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Te jesh orthodhoks ne Shqiperi? Une do ta formuloja pyetjen pak me qarte e ne menyre me direkte e personale: Cdo te thote te jesh orthodhoks shqiptar?

    1. Do te thote te jesh trashegimtar i besimit me te lashte ne token e Arberit!

    2. Do te thote te jesh i lidhur shpirterisht me te paret tane: ajo Kupe e Shenjte ne Kishe qe ushqen shpirtin tim sot ka ushqyer gjithe brezat e shqiptareve ne keto 2000 vjetet e fundit.

    3. Do te thote qe te jesh mbartes i moralit me te larte, tradites me te pasur dhe virtyteve me te bukura ne shoqerine shqiptare.

    4. Do te thote qe te digjesh si ai qiriu i Naimit duke ndricuar erresiren shpirterore te vellezerve te nje gjaku qe sot ose nuk besojne fare, ose besojne ne besime te rreme e te huaja.

    5. Do te thote qe te jetosh me nje pergjegjesi te madhe mbi supe: amanetin e te pareve tane per te ruajtur e trasheguar kete besim te shenjte. Sic do tu linte amanet Gjon Muzaka femijeve te tij ne Itali ne 1510: "Humbe Atdheun, nje dite do te rikthehesh ne te. Humbe lirine, nje dite do ta fitosh prape ate. Humbe besimin e krishtere orthodhoks, ke humbur gjithcka!"

    6. Do te thote te mbash mbi supet e tua nje komb te tere, pesha e te cilit eshte shume here me e rende se supet e tua. Ai flamuri yne kombetar e gjen kuptimin e tij te plote vetem ne doren e nje besimtari orthodhoks, dhe ato aspiratat tona kombetare e nderkombetare nuk mund te realizohen pa kontributin direkt te komunitetit fetar me te emancipuar e kulturuar ne vend.

    7. Do te thote te jesh nje deshmitar okular i ringjalljes shpirterore te popullit shqiptar ne liri pas 500 vjetesh pushtimi turk, pas 2 luftrash boterore, 2 luftrash ballkanike, 50 vjeteve te komunizimit dhe 35 vjeteve te ateizmit luftarak. Eshte nje nga mrekullite e Perendise ne kohen qe jetojme te deshmosh ringjalljen e flakes se besimit ne zemrat e njerezve dhe ringritjen fizike dhe shpirterore te Kishes nga gerrmadhat.

    8. Do te thote te mbash me shprese Perendie jo vetem veten por edhe ata rreth vetes, edhe ne ditet me te erreta te nje populli, edhe atehere kur duket se shpresa per dite me te mira ka vdekur.

    9. Do te thote te mesosh te vleresosh sic duhet pasurine dhe bukurine e tradites orthodhokse; kjo eshte pasuria me e madhe qe ne trasheguam nga prinderit tane, kjo eshte ajo qe do tu leme trashegimi edhe femijeve tane. E vetmia pasuri qe nuk ka per ta ngrene krimbi apo humbur koha.

    10. Do te thote qe te jetosh me besim e shprese tek Perendia, se ate qe mbolli dhuna, ka per ta shkaterruar liria. Dhe shqiptaret do te jene perseri nje popull nen Perendi qe nuk ndajne vetem nje emer, por ndajne te njejtin besim e te njejtin Shpirt te Shenjte.

    Albo

  7. #27
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po le Albon me Seminaristin te merren me detaje historike apo teologjike lol.
    Nga eksperienca personale e ketij behari, do te thoja qe te pakten ne jug ku isha nuk eshte aspak e veshtire. Perkundrazi, ne aparence, duke pare sa individe ishin me kryq ne qafe neper Vlore e poshte ne Jug, ato raportet "zyrtare" te perkatesise fetare te popullesise shqiptare vihen ne pikepyetje. (Ky eshte nje konstatim ne aparence, kuptohet, se s'i pyeta sa here kane vajtur ne kishe.)

    Megjithate isha tek Manastiri i Zvernecit ne 15 Gusht, dhe kishte shume njerez. Nje nate me pare ishte Nate e Bardhe, qe e kishin gdhire. Dhe gjate dites vazhdonin te vinin makina pa pushim. Personalisht u preka nga shume ane, por me kryesorja ishte se degjova Liturgjine ne shqip (qe kisha vite pa e degjuar.)

    Ndoshta disi jashte teme, por nese me lejohet po vendos disa foto nga ajo dite.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 12-10-2007 më 11:50

  8. #28
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dy pellumba mbi Kishe .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    pershendetje gjithe ortodoksve te forumit!edhe Aldos per citimin e tij.nje ortodokse me zemer te madhe!!!!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •