Te jesh ortodoks ne Shqiperi, eshte shume e veshtire…, pasi tendencat, menyra e jeteses, mentaliteti, moda dhe sidomos idete e reja te importuara nga jasht shtetit dhe me kete nenkuptoj sektet e ndryshme fetare o organizma te tjere, te cilat perparojne ç’do dite ne vendin tone, fale fukarallekut dhe njerezve te korruptuar e te paskrupullt te cilet lejojne nen masken e tolerances dhe “ideve humanitare-perparimtare”, te hyjne ne vendin tone grupe te ndryshme fetare “modern” dhe fanatike “te vjeter”.
Per kete teme; “ Te jesh ortodoks sot ne Shqiperi”, ishte mire qe ç’do ortodoks te thoshte mendimin e tij. Une nuk do te desha te jepja nje deskricion te plote te personit tim, pasi nuk eshte qellimi im, dhe me kryesorja nuk eshte as edhe tema…, por per te folur sado pak per temen ne fjale, do te kerkoj te prezantoj vehten ne lidhje me temen. I lindur ne nje familje parcialisht e krishtere dhe me pak ortodokse persa i perket njohurive per Besimin, pasi studiova si shume te tjere…, ku vete koha diktonte mungesen e plote te njohurive mbi fene, ku motoja ishte bere thenia e fameshme e djallit Stalin: “ E vetmja liri fetare eshte propaganda antifetare “, mjerisht ne kete kohe u linda…, por nuk perfundova si te tjeret si shumica e moshatareve te mi, te pakten nuk u bera ateist siç ishte tendenca dhe qellimi politikes se asaj kohe. Por me gjithe ate, nuk u bera as njeri fetar pasi nuk kisha as vokacion dhe konvincione te tilla. Sot mbaj emer te krishter, por ne asnje menyre nuk mendoj se e meritoj te quhem si i tille, megjithe qe besoj ne Zot, pranoj qe njeriu eshte krijese e Tij por qe shume pyetje, dyshime etj…, me brejne. Mendoj se ndodh po keshtu edhe me moshatatret e mi, pasi mendia ime akoma nuk ka arritur te mbaj hapat e zhvillimit te shkences,teknikes. I rrethuar me njerez qe kerkojne te shpjegojne boten ne menyre racionale, ti kundervihen besimit me arritjet e shkences – thjesht prej injorances se tyre, sepse dikush me i zgjuar ka thene; “ Kush mohon Zotin me mendim te tij, mohon objektivitetin e mendimeve te tij, pra une mendoj dhe pohoj ne Zot…”.
Per medimin tim, shkenca eshte e barabarte me aresyen dhe “ Besimi pa arsyen nuk qenron”,
shkenca dhe feja permbushin njera-tjetren dhe nuk mund te jete ndryshe!
I Bekuari Agustin, Peshkop i Ipones ( Tunizi ), thote; Fakti qe ne dyshojme, provon egzistencen e Perendise, pasi nuk mund te dyshohet per diçka qe nuk egziston! Pra dyshimet, s’me shqetesojne.
Ne ne Shqiperi nuk jemi te pergatitur per kohet qe po kalojme ( nese ky quhet zhvillim ), dhe shpesh ve re me keqeardhje qe shume te rinj e te reja kane konfuzion identiteti, komplekse inferioriteti, qe une thjesht do ti permblidhnja ne “ kriza mistike “, sepse vetem kjo te le te kuptosh angazhimin e shume te rinjve ne sekte te ndryshme fetare, ku me pare as qe egzistonin…!
Te jesh ortodoks sot ne Shqiperi..., eshte si te jesh ortodoks ne te gjithe boten.
Krijoni Kontakt