Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21

Tema: Mbulesa

  1. #11
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues." (Kur'an, 33:59)

    dua te beje nje pyetje vetem per informacion : le te vejne shamit mbii trupin e tyre - a perfshihet edhe koka ?
    nese po ne kete menyr qe po vishen ne disa vende muslimane qe as syt te mos ju dihen ?

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kur thuhe:ka vdekur ndjes past,mendohet se i ka vdekur i ter trupi pra edhe koka.

    Kur thuhet: trupin e te ndjerit e percillnin per ne varr kjo nenkupton edhe koken , andaj koka eshte pjese e trupit etj...etj.

  3. #13
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    ok po e marrim qashtu po a duhet te mbulohet ne kete menyr
    kjo eshte vetem per informim e jo per diqka tjeter
    flm

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    ok po e marrim qashtu po a duhet te mbulohet ne kete menyr
    kjo eshte vetem per informim e jo per diqka tjeter
    flm
    Nuk e kuptoi se per cilen menyre e ke fjalen.

  5. #15
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    per menyren se si vishen qe e mbulojn edhe syt
    kjo nuk me duket ne rregull

  6. #16
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    a eshte e lejuar qe ta zbuloj fetyren edhe mundesisht per pergjigje me ndonje ajet kuranor ose hadith ose ndonje fetwa te ndonje dijetari pyes sepse nga fakti se shoh shum motra shoh qe jane te mbuluara mabje nshmi mirepo fetyren e zbuluar eshte e lejuar kjo apo jo

  7. #17
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Po te duash mbuloje fytyren po te duash zbuloje.

    Grat e profetit dhe sahabeve e kan mbuluar por dhe po e mbajte fytyren zbuluar ska gje.

    Juve motrat qe pyesni a duhet mbulu fytyra apo jo, a tu bej nje pyetje?

    A e mbuloni koken ju ashtu sic urdheron Allahu ne kuran??!! apo ju pyesni se a duhet mbulu apo jo fytyra dhe vet ju as koken se mbuloni?

    Shpresoj te jeni prej atyre qe i binden urdherave te Allahut dhe jo prej atyre qe pyesin kot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alDI : 02-10-2007 mė 03:42
    .

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Postime
    28
    Allahu e din me se miri,ndoshta edhe nuk jemi te udhezuar,edhe nuk kemi dijeni,por qe eshte veshtire per ato femra qe jane te pambuluara e qe njekohesisht edhe falen sikur edhe ato te ndegjonin se eshte farz qe edhe koka te mbulohet,keshtu qe mire do te ishte sikur qe mos t`iu ēaseni nje teme e cila do te konsiderohej se eshte e rende,per ato femra qe sa kan hyre ne mbulese apo qe do te hyjn ne mbulese,apo edhe ato qe ende nuk jan fare te udhezuara.Nuk do te thoja se eshte mekat nga logjika jeme per at pse e ka mbuluar edhe fetyren,por Subhanellah mos na shtini ne mekate me tema se veproni si te te jete kuptimi real por qe duhet ditur qe vetem se munden te habiten nga tema.Kerkoj falje tek Allahu.

  9. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shamia nuk e pengon pavarėsinė e Kosovės


    Shamia nuk e pengon pavarėsinė e Kosovės


    Naim Berisha



    Ėshtė mase e ditur pėr ne dhe Bashkėsinė ndėrkombėtare se pengesė pėr pavarėsimin e Kosovės janė Beogradi dhe Moska. Para disa ditėsh Sekretari gjeneral i OKB-sė Ban Ki Moon i kishte dhėnė njė intervistė gazetės italiane “La Republica” i cili kishte thėnė se Ēeshtja e Kosovės ėshtė shndėrruar nė luftė globale mes SHBA-sė dhe Rusisė, mirėpo disa intelektual dhe gazetar kosovar mendojnė ndryshe. Ata konsiderojnė se njėra nga pengesat e pavarėsisė sė Kosovės na qenka praktimi dhe veshja e myslimaneve nė Kosovė Fjala ėshtė pėr tri nxėnėset nga rajoni i Drenicės te cilat edhe pse kanė dėshmuar me suksesin dhe mirėsjelljen e tyre te larte ato duhet tė largohen pasi na qenka problem pėr ecurinė dhe mbarėvajtjen e mėsimit dhe kjo do pengonte pavarėsimin e Kosovės. Mbulesa apo Hixhabi ėshtė urdhėr i dhėnė nė Kur’an edhe pse tė njėjtin petk e mbante edhe Nėnė Tereza qė tė tillėt sot ndjehen krenar me veprėn e saj.

    Tė gjendur nė njė situate jo tė volitshme dhe duke u pėrballur me probleme tė brendshme partitė politike nė vend se ta luftojnė krimin dhe korrupsionin ata merren me ēėshtjen e shamisė. Tė mos i luftosh dhe ndeshkosh kriminelet dhe hajdutet do tė thotė tė u bashkohesh nė krim dhe korrupsion.

    Nėse Ztr Ylber Hysa dhe partia e tij Ora synojnė qė Kosovės tė ja sjellin pavarėsinė dhe ta anėtarėsojnė nė instancat mė tė larta ndėrkombėtare ata duhet ti pėrshtaten parimeve qė ato i kėrkojnė dhe pėr tė qenė anėtare e OKB-sė Kosova duhet ti respektoj tė drejtat e ēdo individi. Ēdo qytetar i Kosovės do duhej tė gėzonte lirinė e shprehjes, mendimit. Kėto tė drejta dhe liri nė asnjė rast nuk do mund tė zbatoheshin kundėr parimeve tė Kombeve tė Bashkuara.

    Ne si qytetarė tė Kosovės duam apo nuk duam do jemi tė detyruar ta pranojmė minoritetin serb si pjesė e shoqėrisė Kosovare . Ata do gėzojnė tė drejta nė lirinė e mendimit, shprehjes dhe fesė, kemi shembullin e 800 hektarė tokė dhėnė kishave serbe ndėrsa muslimanet sot nuk kanė vendfalje dhe kėtė e bėjnė nė ambient te hapur edhe ne temperatura tė ulėta.

    Sot pseudopatriotė t tė shtyre pėr ta pranuar realitetin e ri nuk marrin guximin tė ndeshen dhe kundėrshtojnė perėndimoret kur vihen nė pah tė drejtat e pakicave serbe nė Kosovė por ngurojnė tė prekin dhe cenojnė tė drejtat fetare Islame te bashkėkombėsve te tyre.

    Neve na ėshtė thėnė te mos pėrzihemi nė ēėshtjet e brendshme tė ministrisė sė Arsimit dhe drejtoria e Arsimit nė Skenderaj merr vendime pa u konsultuar fare me Ministrinė e Arsimit edhe pse pėr kėtė veprim ata nuk kanė mbėshtetje ligjore ngase pėr kėtė nuk ekziston ligji por para se ta sjelle vendimin Drejtoria e Arsimit nė Skenderaj ata do duhej se bashku me Ministrinė e Arsimit ta elaborojnė por gjithnjė duke respektuar pikat qė vijojnė mė poshtė:


    Deklarata pėr Eliminimin e tė gjitha formave tė intolerances dhe tė diskriminimit qė mbėshteten nė fenė ose binden qė ėshtė shpallur nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara me 25 nėntor 1981 ( Rezoluta 36/55)

    Neni 1
    1. Ēdo njeri ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, tė ndėrgjegjes dhe tė fesė. Kjo e drejtė parakupton pėr tė pasur njė fe ose ēdo besim qė e zgjedh vetė, si dhe lirinė pėr tė manifestuar fenė ose besimin, individualisht ose bashkėrisht , si nė publik ashtu edhe privatisht, pėrmes kultit dhe kryerjes se riteve, praktikave dhe mėsimdhėnies.

    Neni 2
    1. Askush nuk mund tė bėhet objekt diskriminimi nga njė Shtet, nga njė institucion, nga njė grup ose njė individ i ēfarėdoshėm pėr arsye tė fesė ose tė besimit tė tij.

    DEKLARATA E PĖRGJITHSHME MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT

    Neni 18.

    «Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit; kjo e drejtė pėrfshin lirinė e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare »

    Nėse synoni te jeni pjese e shoqėrisė evropiane do duhej tė keni parasysh se nesėr mund tė ndesheni me pakica tė kombėsive tė ndryshme ashtu siē mund tė kemi nė institucione arsimore nxėnės tė kombėsive te ndryshme nga India, Kina etj ashtu qe do ju duhej te ja respektoni religjion dhe praktikimin e turbanit Indian ose pėrndryshe do sanksionohemi nga Bashkėsia Evropiane.

    Shumė shkolla amerikane dhe angleze sot praktikojnė mėsimin e ndarė ne gjini, sipas njė raporti tė bėrė nė shtator tė vitit 2006 nga Stateline nė SHBA-te ky sistem ėshtė nė rritje e sipėr sipas tyre kjo ndarje e gjinive ka ndikuar pozitivisht nė suksesin e nxėnėsve prandaj edhe mbulesa nė kėtė rast sinjalizon se ajo vijon shkollimin pėr tė pėrfituar dituri e jo tė jetė objekt i gjysmėzhveshjes tek profesorėt dhe bashkėmoshatarė t e saj siē jemi dėshmitar i tė sotshmės.


    Kosovaret sa herė qe zėnė nė gojė demokracinė kujtojnė SHBA-te dhe Britaninė si modele tė demokracisė dhe miqėsisė por ata duhet ta din se me kėtė rast hixhabi tek institucionet e tyre nuk paraqet pengesė nė procesin mėsimor, edhe pse gazetari Nebi Qena kishte pėrmendur Anglinė si njė nga shtetet qė ndalon hixhabin e qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė nėse vėrtetė ndodh njė gjė e tillė atėherė le ta sjell dėshminė, ndėrsa sa i pėrket Turqisė ajo nėn udhėheqjen e re gėzon pėrkrahje nga Bashkėsia Evropiane dhe mu kjo udhėheqje kėrkon mbajtjen e shamisė nė institucionet publike.

    Tani kjo me kujtoi njė ngjarje ne vitin 2004 kur nė Oklahoma ( SHBA) iu ishte ndaluar njė vajze muslimane 11 vjeēare tė vijoj mėsimin si pasojė e shamisė. Ajo arriti tė vazhdoj mėsimin me vendimin e vet Departamentit tė Drejtėsisė se SHBA-sė. Si dhe raporti i mėpastajmė i Kenneth Roth drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch kur thotė citoj “Hixhabi nuk ėshtė vetėm pasqyrim i besimit por edhe njė obligim ndaj vet besimit Islam”

    Drejtorėt e gjimnazeve Muhamed Bajraktari dhe Bekim Latifi duhet ti preokupoj problemi me reformat qė ata duhet ti zbatojnė nė shkollat qė drejtojnė. Bashkėqytetaret dhe familjarėt e nxėnėsve nė pėrgjithėsi janė nė dijeni se nė institucionet arsimore sillen vagabond qė nė tė shumtėn e rasteve viktimė e kėsaj janė vet femrat.

    Kėto probleme datojnė qe nga viti 1991 dhe ende vazhdojnė, profesorėt ende kanė probleme dhe telashe me vet nxėnėsit, shume nga ta janė rrahur e kėrcėnuar pėr arsye te ndryshme prandaj ėshtė nonsens tu merret e drejta e shkollimit kėtyre vajzave pėr njė pjesė mėndafshi, ajo qė kėto vajza posedojnė nė karakterin e tyre, edukata dhe zulmi pėr tė pėrfituar dije ėshtė mė me vlerė se ana sipėrfaqėsore, mos ua merrni kėto tė drejta , femra ne Islam vlerėsohet pėr diturinė,devotshmė rinė dhe kontributin e saj ne shoqėri e jo pėr pamjen e saj, sikur mendojmė se pavarėsimi i Kosovės dhe hyrja nė BE bėhet me anė tė lakuriqėsisė e jo modestisė

    I sugjeroj Ylber Hysės dhe Nebi Qenės te merren me ēėshtje madhore dhe tė mos merren me gjėra qė nuk e pengojnė procesin e pavarėsisė, apo ndoshta keni frikė se mund tė bini viktimė si nė rastin e Milaim Zekės para pak ditėsh

    Tė thuash sot se muslimanėt pengojnė pavarėsimin e Kosovės ėshtė i njėjtė si ti bashkėngjitėsh propagandės serbe kur sulmojnė shqiptarėt pėr nga besimi islam sa pėr ti bėrė lajka SHBA-se dhe Evropės por qė fatkeqėsisht ju keni rėnė pre e tyre.


    I sugjeroj akademik Rexhep Ismajlit, Ylber Hysės dhe Nebi Qenės tė merren me dukuritė negative qė na kanė kapluar ta luftojnė krimin e organizuar, Korrupsionin, KEK-un, Infrastrukturė n, Mbindėrtimet ilegale qė ja kanė zėnė frymėn Prishtinės e tė kenė respekt dhe nder pėr kėto vajza sepse ato nuk po e prishin rendin dhe qetėsinė, ato vetėm po e kryejnė njė obligim parėsor ndaj Zotit. Nėse keni frikėn ndaj Zotit mendoni se njė ditė do pėrgjigjeni.


    Malcolm X pat thėnė “ E vėrteta ėshtė gjithmonė nė anėn e tė shtypurit” kjo tė jep pėrshtypje se sot nė Kosovė tė veprosh mirė dėnohesh dhe tė kundėrtėn shpėrblehesh rastet e fundit e vėrtetojnė kėtė.

    Sot ne pėrballemi me gabime fondamentale nė shoqėrinė tonė nė tė cilėn jetojmė. Kemi nevojė tė jashtėzakonshme pėr kulturė tė modestisė, nė veshmbathje nė sjellje dhe nė fjalė, pėrndryshe statistikat e keqtrajtimeve dhe divorceve do tė keqėsohen gjithnjė e mė shumė dhe femrat do tė jenė ato tė vetmet qė do ta paguajnė ēmimin.

    Njerėzit vlerėsohen pėr intelektin e tyre dhe jo pėr tiparet sipėrfaqėsore fizike, Nxėnėset nė kėtė gjimnaz e kanė dėshmuar intelektin e tyre me suksesin e treguar prandaj mos ua ndalni ketė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbulesa tė mbronė nga te Ftohtit dhe tė Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 03:20
  2. Mbulesa tė mbronė nga te Ftohtit dhe tė Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 18:47
  3. Mbulesa - Ahmed Kalaja
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 22:56
  4. Mbulesa nė Islam
    Nga etno_melaqja nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 15:39
  5. Mbulesa Ime-kėnaqėsia Ime-mburrja Ime
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •