Policia kaliforniane gjatë një kontrolla banese ka gjetur një listë prej 36 000 emra fëmijësh që mund të jenë ngacmuar seksualisht
Zbulohet pedofili më i tmerrshëm në botë
Shekulli
Policia kaliforniane ka zbuluar dje fakte tronditëse gjatë një kontrolli në shtëpinë e një pedofili, i cili aktualisht ndodhet në burg. Në shtëpinë e Dean Arthur Schwartzmiller, 63 vjeç, është gjetur një listë me 36 000 emra fëmijësh, kryesisht djem, si dhe kodet që tregonin se si është abuzuar me secilin prej tyre. Sipas policisë, ky person mund të konsiderohet si një nga pedofilët më aktivë që mund të jetë parë ndonjëherë në histori. “Edhe nëse vetëm një e dhjeta e këtij numri është e vërtetë, atëherë ne kemi qindra viktima në një sërë shtetesh”, tha oficeri i policisë Cornfield. Lista e emrave është shkruar në 1360 faqe në shtatë fletore shënimesh, sipas policisë. Lista ishte e ndarë në kapituj e tituj të cilët përfshinin: djemtë bjondë, “djemtë terheqës”, “djemtë që thonë jo”, etj. Një prej fqinjëve të pedofilit rrëfeu se ajo kishte dyshuar prej muajsh- që kur Schwartzmiller kishte qirasur dy djemtë e saj 6 dhe 9 vjeç me akullore. “Pas kësaj unë u thashë atyre se ata mund të kalonin me bicikleta pranë shtëpisë së tij, por të mos hynin kurrë brenda, rrëfen zonja Thornburg. Shtëpia e pedofilit ndodhej vetëm 10 minuta larg dy shkollave fillore. Në shtëpinë e tij kishte plot gjëra argëtuese, kompjutera, printera, si dhe shije me tekila. Schwartzmiller jetonte në atë shtëpi bashke më një tjetër pedofil, Fred Everts. Edhe ky i fundit është arrestuar nga policia për pedofoli. Akuza me të cilën është arrestuar 63- vjeçari Schwartzmiller është ngacmim seksual ndaj një fëmije në shtetin e Uashingtonit, dhe pas kësaj ai u dërgua në burg në San Jose më 7 qershor. Dy pedofilët arrinin të fusnin në shtëpinë e tyre shumë fëmijë. Ata hiqeshin sikur jepnin kurse kompjuteri për fëmijët. Schwartzmiller kishte fituar besimin e shumë prindërve pasi punonte si një rinovues shtëpish. Kështu ai i ftonte fëmijët në shtëpinë e tij, i gënjente me lojëra kompjuterike dhe filma, dhe më pas i ngacmonte ata seksualisht. Mbi të kanë rënduar akuza për pedofili që në vitet 70, në shtete të ndryshme të SHBA-se, por edhe në Brazil e Meksiko kishte jetuar për ca vite. Por 30 vitet e fundit ai ka jetuar ne Kaliforni, ku mendohet se është dhe shumica e viktimave të ngacmimeve të tij.
18/06/2005
KATEGORIA: Bota
Krijoni Kontakt