Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Postime
    2

    Si mund te me ndihmoni?

    Kam nje hall te madh...kurre me pare nuk kam pasur kokdhimbje jam 22 vjecar dhe asnjehere nuk kam perdorur tableta ose barna..por kohen e fundit me qarte gati 10 dite kam kokdhimbje ne fakt nuk me dhemb koka por me shterngon pas kokes bashk me qafen dhe nofulla,dhembet me shterngojne shume...isha tek mjeku me dha disa barna per qetesim...por ajo vazhdoj ende dhe shkova perseri ne mjek dhe me tha te me dergoj tek mjeku i nervozes mirepo nuk me besohet qe e kam nga nervoza pasiqe sjam nervoz aq shumme..nje miku im i cili eshte mjek me tha qe egziston nje dhimbje ku ajo ndodh kur venet e gjakut qe jane ne koke ngushtohen dhe gjaku nuk deperton lehte dhe ke shterngim te kokes..hmm me besoni se kuptoj fare se cfar kam mirepo e di se nuk jam i qete me koken fare..do ju kisha lutur te me ndihmoje dikush???
    Flm per mirekuptimin!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Mos po te kap gripi? Thuaj ndonjeres te te beje ndonje masazh te qafa. Fli pa jestik. Kur shef televizor mos u mbeshtet te krahet e kolltukut. Gjej ndonje doktor tjeter.

    Te shkuara

  3. #3
    Nuk e di cilit mjek i referohesh si "mjeku i nervozes". Po nga sa shkruan e mira eshte te konsultohesh me nje mjek specialist neurolog. Gjithashtu, qe edhe mjeku besoj do ta keshillonte, eshte mire te besh nje grafi ose MRI te kokes.

    Te shkuara
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Postime
    46
    dhimbja e kokes mund te shkaktohet nga shume arsye, si fizike ashtu edhe psiqike.
    nje nga arsyet fizike mund te jete edhe ajo qe te ka thene shoku (ngushtimi i eneve te gjakut pas qafes) qe kurohet pa problem. nje arsye tjeter qe njoh mire eshte edhe mungesa e acidit folik ne gjak (po eshte dicka e rralle). mund te jete edhe problem alergjie, edhe pse nuk ke vuajtur ndonjehere me pare alergjite mund te shfaqen edhe ne moshe te madhe. arsye te tjera ka plot.
    per te mos folur edhe per arsye te jashtme si stres, lodhje, mos clodhje e mire, etj etj.
    ti perpiqu ti dedikosh njecik kohe ketij problemi duke u perpjekur te clodhesh e duke bere disa analiza gjaku se nuk te kushton asgje.
    megjithate nuk ke arsye te shqetesohesh. mund te jete thjesht dicka kalimtare.
    te shkuara

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Arber20 Lexo Postimin
    Kam nje hall te madh...kurre me pare nuk kam pasur kokdhimbje jam 22 vjecar dhe asnjehere nuk kam perdorur tableta ose barna..por kohen e fundit me qarte gati 10 dite kam kokdhimbje ne fakt nuk me dhemb koka por me shterngon pas kokes bashk me qafen dhe nofulla,dhembet me shterngojne shume...isha tek mjeku me dha disa barna per qetesim...por ajo vazhdoj ende dhe shkova perseri ne mjek dhe me tha te me dergoj tek mjeku i nervozes mirepo nuk me besohet qe e kam nga nervoza pasiqe sjam nervoz aq shumme..nje miku im i cili eshte mjek me tha qe egziston nje dhimbje ku ajo ndodh kur venet e gjakut qe jane ne koke ngushtohen dhe gjaku nuk deperton lehte dhe ke shterngim te kokes..hmm me besoni se kuptoj fare se cfar kam mirepo e di se nuk jam i qete me koken fare..do ju kisha lutur te me ndihmoje dikush???
    Flm per mirekuptimin!
    Nuk ka lidhje te qenit nervoz me nevrozat pathologjike lol, bile mund te them se me teper vuajne nga to tipat si bicim te qete (te mbyllur, jo shume te shoqerueshem nganjehere)
    Ke hedhur gjithe ato hipoteza, mund te ndodh prej kesaj , e mund te ndodh prej asaj.
    Keshilla me e mire shko futju nje check up te pergjithshem e te hollesishem dhe nga analizat e gjen doktori pse ke dhimbje koke

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Postime
    2
    me besoni i kam bere analizat e gjakut krejt por super e kam gjakun..nje mik i cili eshte mjek po ashtu me tha se kete mund ta kem nga gjumi qe bej diten..se tan naten jam ne pune dhe tan diten flej..

  7. #7
    Kur themi analiza, nuk nenkuptojme veten ato te gjakut lol
    Nuk je i vetmi qe punon naten, nuk justifikohet dhimja e vazhdueshme vetem prej punes edhe sikur te bunosh me bits te larta

    Mundesine e Migrenes e ke kontrollu? edhe pse ne fakt si semundje kap me teper femrat

    MRI (skaner i qujne ne shqiperi me duket) dhe nje list te madhe qe e dine mjeket se cfare,

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn Maska e landi87
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    60
    nuk eshte e thene qe migrena kap vetem femrat por dhe meshkujt. duhet qe te bej ezhe-ne e kokes dhe ajo ta jep se cfare ke
    dicka e bukur vjen gjithmon pas dickaje te keqe

  9. #9
    beby Maska e jesu
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Pershendetje e te shkuara.
    Ajo cka do te rekomandoja eshte te lidheni me nje neurolog patjeter te beni nje check up te pergjithshme. Neurologu eshte mjeku me i pershtatshem per tju dhene nje diagnoze te sakte per mendimin tim. Gjthashtu do ju keshilloja te benit dhe njehere ezhen ose skanerin e kokes sjam e sigurt si e quani ju aty gjithmone duke ua rekomanduar mjeku neurolog.

    Te njejtat sibtoma kishte dhe nje miku im, as qetsuset nuk i benin derman. Pasi e cova ne nje neurolog dhe beri nje check up, i doli me sukses se skishte asgje shqetsuese dhe shkaku ishte nga stresi ana psikologjike dhe puna e lodhshme. Pas vizites qe beri, u bind se skishte asgje shqetesuase dhe dhimbjet iu larguan vete pa edukacione. Dmth ishte thjesh psikologjike ne rastin konkret.

    Besoj se sdo keni dicka shqetesuase por megjithate mos e lini veten pas dore dhe shkoni te beni nje kontroll te rregullt.
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  10. #10
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Dhimbja e kokės ėshtė njė nga dhimbjet mė tė zakonshme, por edhe njė nga mė tė nėnvlerėsuarat, madje edhe nga ata qė vuajnė prej saj. Rreth 57% tė rasteve mjaftohemi duke marrė njė analgjezik tė pėrgjithshėm, duke gabuar nė trajtimin e vetes. Pse ndodh kjo? Mbi tė gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes sė kokės dhe, si rrjedhojė, ėshtė e vėshtirė tė gjendet kurimi i duhur. Pėrpara se tė marrėsh njė tabletė, ėshtė e nevojshme tė kuptosh gjithmonė se me ēfarė dhimbjeje ke tė bėsh. Nė kėtė mėnyrė, do tė jesh nė gjendje tė ndėrhysh me ilaēin pėrkatės. Nė vijim, do tė gjeni njė guidė tė vogėl pėr tė dalluar dhimbjet mė kryesore tė kokės dhe njė listė ilaēesh pėr kurimin e tyre. Dhe, pėr tė kuptuar nėse pilula “juaj” ėshtė ajo e duhura, provoni tė bėni njė test tė vogėl: Migraine Act-Assessment of Current Therapy , i cili pėrmban katėr pyetje tė thjeshta por shumė themelore, tė pėrgatitura nga njė grup ekspertėsh europianė.

    Mes 150 dhimbjeve tė kodifikuara tė kokės, 12 janė format kryesore, nga tė cilat mė tė pėrhapurat janė migrena, cefalea tensive dhe cefalea e pėrqendruar.

    Ja mėnyra se si mund t'i dallojmė ato:

    Migrena- Njė dhimbje e fortė dhe pulsante qė godet vetėm njė pjesė tė kokės, keqėsohet njėherėsh me mundimet fizike (ndonjėherė mjafton njė lėvizje e thjeshtė e kokės) dhe shoqėrohet me marrje mendsh, tė vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erėra tė veēanta. Kriza e provokuar nga njė zgjerim i tepėrt dhe i papritur i enėve tė gjakut nė kafkė, mund tė zgjasė nga 4-72 orė dhe ka tendencė tė rikthehet. Ata qė janė me fat i lajnė hesapet njė herė nė gjashtė muaj, tė tjerė ēdo muaj dhe madje edhe ēdo javė. Gratė vuajnė mė sė shumti nga njė dhimbje e tillė.

    Cefalea e pėrqendruar - Kjo ėshtė forma mė e dhimbshme, por edhe mė e rralla; ajo godet njė nė 1000 vetė, veēanėrisht meshkujt. Ėshtė njė dhimbje qė zgjat pak, nga njė ēerek ore deri nė tre orė, por mund tė jetė e padurueshme. Cefalea e pėrqendruar godet syrin e mollėzat dhe goditjet e saj nuk janė kurrė tė izoluara. Ato shfaqen nė periudha dhe orė fikse: pėr shembull, gjatė ēdo ndryshimi tė stinėve dhe gjithmonė nė mėngjes e nė mbrėmje.

    Cefalea tensive- Ky ėshtė “rrethi klasik nė kokė” (njė lloj kaske therėse qė e shtyp kokėn) dhe nuk ėshtė kurrė shumė e fortė. Njė dhimbje e tillė varet nga njė shtrėngim i madh i muskujve tė qafės apo tė shpatullave, qė shkaktohet nga qėndrimi jo i mirė, nga pėrtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janė gjithmonė tė qarta dhe dhimbje tė ndryshme tė kokės mund edhe tė bėhen sė bashku. Atėherė, si mund tė kuptojmė se cilit grup i pėrket dhimbja jonė? Nėse vuani shpesh, sistemi mė i mirė ėshtė tė mbani njė ditar ku mund tė shėnoni numrin e goditjeve, frekuencėn e tyre dhe tipin e dhimbjes. Mė pas, kėtė ditar mund ta ēoni tek njė specialist qė ta shohė dhe tė japė diagnozėn e duhur. Nė rast se dhimbja e kokės ėshtė rastėsore dhe jo edhe aq e fortė, ditari nuk ka ēfarė duhet, por njė kurė ėshtė e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare tė jetė, ēdo dhimbje koke ka ilaēin e saj “lehtėsues”.



    Zgjidhja sipas masės


    Ėshtė shumė e rėndėsishme tė ndėrhyhet shpejt, madje nė disa raste edhe pėr tė parandaluar. Njė ndėrhyje e tillė shėrben jo vetėm pėr tė ulur kohėn dhe frekuencėn e dhimbjeve, por edhe pėr tė evituar qė dhimbja tė bėhet kronike. Nėse nuk kurohen, dhimbjet e pėrsėritura tė kokės kanė prirje tė shfaqen sėrish dhe ēdo herė me njė intensitet mė tė madh. Mė poshtė jepen emrat e ilaēeve mė efikase pėr kėto dhimbje:

    Pėr lehtėsimin e migrenės dhe cefaleas tensive:analgjezikėt dhe anti-inflamatorėt - Janė ilaēet mė tė pėrdorura, me tė cilat abuzohet nė shumicėn e rasteve. Ato arrijnė tė bllokojnė ēlirimin e prostaglandinave, tė cilat janė molekulat pėrgjegjėse tė dhimbjes. Mė tė zakonshmit janė paracetamoli, ibuprofeni, aspirina dhe indometacina, qė ėshtė mė efikasja pėr migrenėn, sepse ėshtė edhe ngushtuese e enėve tė gjakut. Megjithatė, kėto lloj tabletash janė tė pėrshtatshme pėr dhimbjet sporadike dhe tė lehta, por jo nė rast se dhimbja e kokės ėshtė e vazhdueshme: nė kėtė rast, ka rrezik tė mbytesh kot sė koti me pilula.

    Migrena dhe cefalea e pėrqendruar: triptanėt. Ato janė arma mė e mirė sepse riekuilibrojnė nivelet e serotoninės, neurotransmetuesit qė rregullon qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin nervor. Triptanėt veprojnė nė harkun kohor prej dy orėsh dhe mund tė merren edhe nė momentin kur dhimbja ka filluar. Ilaēe tė tilla kanė njė avantazh tė veēantė: ato nuk luftojnė vetėm dhimbjen, por edhe simptomat e tjera, si marrjen e mendve dhe tė vjellat. Nuk ka triptan mė tė mirė se tė tjerėt. Efikasiteti i tyre varion nga njė pacient tek tjetri. Pėr tė zgjedhur “tė duhurin” duhet tė kontaktojmė me mjekun. Mė i pėrhapuri ėshtė sumatriptani; pėrveē kėtij, nė farmaci mund tė gjenden edhe rizatriptani, almotriptani dhe frovatriptani. Ky i fundit vepron ngadalė, por efekti i tij zgjat mė tepėr, prandaj pėrdoret shpesh edhe pėr parandalimin e dhimbjes.

    Cefalea tensive: qetėsuesit. Ilaēe tė vjetra si valiumi, tė marra nė doza tė vogla, mund tė shėrbejnė pėr tė qetėsuar muskujt dhe pėr t'i dhėnė fund dhimbjes.


    ėshtė pilula e duhur?


    Zbuloni tė vėrtetėn me anė tė testit...

    Pėr tė kuptuar nėse kura qė ndiqni ėshtė mė e pėrshtatshmja, pėrgjigjuni me “po' ose “jo” pyetjeve tė mėposhtme:

    • A funksionon ilaēi qė pėrdorni nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė dhimbjeve?

    • A tė zhduket dhimbja brenda dy orėve?

    • A jeni nė gjendje tė ktheheni nė gjendje normale brenda dy orėve pas marrjes sė ilaēit?

    • A ndiheni aq “tė mbrojtur” nga trajtimi qė bėni sa tė mund arrini tė planifikoni aktivitetet tuaja tė pėrditshme?

    Nė rast se i jeni pėrgjigjur tri pyetjeve me “po”, atėherė terapia qė po bėni ėshtė e duhura. Pėrkundrazi, nė rast se keni dhėnė dy herė pėrgjigjen “jo”, pilula nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr dhimbjen tuaj. Nė kėtė rast, ėshtė mė mirė tė drejtohesh tek njė mjek pėr tė pėrcaktuar tipin e dhimbjes sė kokės dhe kurėn pėrkatėse.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Ju lutem me ndihmoni rreth ushqimit me sonde.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 21:55
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •