Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Per shume nga ne demokracia eshte bere nje besim fetar me vete. Shume mendojne qe ajo eshte rrugezgjidhja e gjithe problemeve qe kemi. Ne fakt, kam frike se eshte e kunderta.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    lum ai qe jeton ne ate demokraci e mjere ai qe ka kontakte me ate demokraci
    Sistemet e tjera qe i gerryen kurrizin njerezimit ishin nazi-fashizmi dhe komunizmi. Cilen nga te dyja na sugjeron per zevendesimin e demokracise? Mos thuaj nje sistem bazuar mbi kanunin!

    Per arsye se shumica e anetareve ndajne vecorine per te atakuar anetaret e tjere si te ishin dordoleca, duke mos kuptuar ne thelb shkrimet e tyre, kjo teme mbyllet ketu.

  3. #33
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Per shume nga ne demokracia eshte bere nje besim fetar me vete. Shume mendojne qe ajo eshte rrugezgjidhja e gjithe problemeve qe kemi. Ne fakt, kam frike se eshte e kunderta.
    Ky eshte qellimi i cdo sistemi,shkuarja drejt te shenjtes.... Demokraci ne vetvete do te thote thjesht sundimi i shumices,por nuk ka ngelur demokracia ketu....Pra nuk ka ngelur si sistem qeverisje ,cka vertete do te thote...

    Koncepti i demokracise ka marre zgjerim te jashtezakonshem,tashme ka nje fryme demokratike,ka nje shpirt demokratik,ka nje moral demokratik,ka nje hierarki shpirterore demokratike,ka nje kulture demokratike,ka nje tradite demokratike,ka arritur deri edhe tek ushtria demokratike,ekonomia demokratike,mendesia e hapur demokratike....Duhet te presim daljen e monedhes demokratike,gjumit demokratik,shtepise demokratike,sherrit demokratik e lloj lloj budalliqesh ku mjaft ti vihet epiteti demokratik dhe je ne rregull,je perfaqesuesi i se mires....

    Rendom thuhet demokracia kunder islamit....Deri dje ishte krishterimi kunder islamit,kurse tani demokracia kunder islamit....

    Pra individeve u eshte bere nje lavazh truri i huazuar nga fete monoteiste dhe fete civile diktatoriale si nazizmi dhe komunizmi....

    Ky lavazh truri arriti shkallen me te larte me teorine e 'Perhapim demokracine me dhune' kur masa te tera 'demokratesh' klithnin si te terbuar kunder Sadamit,ne emer te demokracise....

    Me e forta eshte se vete 'demokratet' akuzojne islamin per xhihadin dhe kristianet per kryqezatat e per masakrat kristiane te indiosve ne shek 16....
    Perhapja e demokracise me dhune nuk ka asnje ndryshim nga xhihadi apo kryqezatat....Me dhune kerkohet perhapja e sistemit te vlerave,te cilat jane dogmatizuar si 'e mira' kurse c'eshte ne kundershtim si 'e keqja'....

    Demokracia eshte nje fe me te gjitha efektet dhe ka besimtare te eger si cdo fe tjeter....
    Ka zaptuar krejt jeten e individeve,parimet demokratike adhurohen si 10 urdheresat e Zotit....Kush eshte individ i mire demokratik...Ai qe adhuron parimet demokratike dhe i ve ne jete....

    Ne fund te fundit njeriu eshte vetem nje loder e te fuqishmeve,te cilet dine te krijojne premisat e duhura per skllaverimin mendor nepermjet lavazhit te trurit dhe arma me e mire eshte propaganda....Propaganda demokratike eshte nje pasardhese e denje e propaganda fides....

    Zihuni demokrate e islamike se kush fe eshte me e mira....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #34
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Demokracia Angleze nuk ekziston. Anglia nuk ka nje kushtetute mbi te cilen bazohen lirite e individit. Demokracia angleze eshte faktikisht vetem nje "nder" qe Lordet Anglez i bejne popullsise. Vete judikativi Anglez eshte nje mbledhje cifligaresh ( Lordesh). Te cilt natyrisht nuk do te lejonin kurre nje shfuqizim te kesaj klase.

    Demokracia Amerikane perseri eshte nje genjeshter e madhe. Presidenti i gjithpushtetshem Amerikan ( sidomos kur ne pergjithsi ka dhe nje kongres qe e mbeshtet pasi shumica e tij esht ene te njejten parti me presidentin) eshte nje pasqyrim i Monarkistit. Me shume fuqi per te bere shume por fatkeqsisht lidhur ne menyre direkte me klanet te cilat i financojne fushaten elektorale. Duke qene se keto grupe qe i financojne fushaten atij nuk perbehen nga populli i thjeshte atehere nuk mund te flitet per nje perfaqsues te popullit.


    Demokracia evropiane ka shume te mira por nje te keqe themelore, qe natyrisht eshte pjese e sistemit te gati cdo demkracie ne kete planet. Te zgjedhurit nuk jane te lidhur ligjerisht me fjalet dhe premtimet e tyre.


    Demokracia Zviceriane ne te kundert te asaj qe eshte thene ketu eshte forma e demokracise me paster ne planet. Te zgjehdurit jane te lidhru ligjerisht me premtimet dhe vendimet e tyre. Duke qene keshtu atehere Referundimi eshte forma me e shpeshte e vendimmarrjes ne Zvicer. Populli zvicerian voton 5- 6 her ene vit. Cdo akt imperativ i qeverise zviceriane eshte i miratuar nga populli me ane te ketyre referendumeve.



    Si perfundim sepse nuk kam asnje pike konkrete ku te kapem ne shkrimet e mesiperme. Demokracia eshte forma me e mire e qeverisjes.

    Demokracia nuk eshte Fe, pavarsisht se shpesh propagandohet si e tille. Demokracia eshte e drejta per te mos zgjedhur ate qe propagandon kesi budalliqesh.

    Pra fajin si perfundim nuk e ka sistemi, por turmat qe si dele nuk dine se c'bejne.


    PS:

    Komunizmi si teori ekonomike eshte teoria me e persosur e te gjitha kohrave. Gabimi i vetem i saj eshte se harroi qe njerzit jane egoiste dhe nuk duan te jene te barabarte. Prandaj dhe nuk mund te realizohet kurr.

    Demokracia dhe pse si teori perfekte ka harruarr qe turmat jane dele rude pa intelekt e pa pergjegjsi. Ndaj dhe kjo nuk mund te realizohet kurre ne forme perfekte.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #35
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    Demokracia dhe pse si teori perfekte ka harruarr qe turmat jane dele rude pa intelekt e pa pergjegjsi. Ndaj dhe kjo nuk mund te realizohet kurre ne forme perfekte.
    Realizimi i demokracise nuk eshte nje qellim ne vetvete, por nje rruge per te arritur prosperitetin e nje grupi, dhe mbi te gjitha (gje qe rrallhere permendet) jo vetem prosperitetin e grupit te tashem por dhe te atij te ardhshem.

    Mendoj se demokracia mund te jete e sukseseshme vetem kur aplikohet mbi grupe ku problemet baze te bashkesise (teritoriale, prona, ligji, etj) jane te zgjidhura nga nje sistem i meparshem.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #36
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Demokracia Zviceriane ne te kundert te asaj qe eshte thene ketu eshte forma e demokracise me paster ne planet. Te zgjehdurit jane te lidhru ligjerisht me premtimet dhe vendimet e tyre. Duke qene keshtu atehere Referundimi eshte forma me e shpeshte e vendimmarrjes ne Zvicer. Populli zvicerian voton 5- 6 her ene vit. Cdo akt imperativ i qeverise zviceriane eshte i miratuar nga populli me ane te ketyre referendumeve.

    A e di ti se forma zvicerane eshte pasoje e anormalitetit te popullsise zvicerane(3 kombesi te shkrira ne nje) dhe nje mbetje e demokracise fisnore e cila eshte e vetmja forme reale demokracie,pasi bazohet tek njesi themelore te vogla... Aristoteli jo me kot e quante polisin e persosur me max 10 mije banore...

    Gjithsesi per te ruajtur kete forme arkaike te demokracise zviceranet jane te detyruar te qendrojne te izoluar..jo me kot nuk pyesin as per OKB as per NATO e as per Europe...Njekohesisht duhet te jene te pasur sepse referendumi kushton shume,apo shume te dhene pas traditave ....

    Forma zvicerane eshte e pamundur te praktikohet ne mase,prandaj nuk mund te merret si shembull i asaj cka nenkuptohet me demokraci sot...

    Demokracia nuk eshte Fe, pavarsisht se shpesh propagandohet si e tille. Demokracia eshte e drejta per te mos zgjedhur ate qe propagandon kesi budalliqesh.

    Pra fajin si perfundim nuk e ka sistemi, por turmat qe si dele nuk dine se c'bejne.


    Demokracia eshte fe,sepse tufa e deles eshte e prirur te besoje tek dashi i kopese e nga shkon ai e ndjek verberisht.... Dashi i kopese eshte kleri i demokracise moderne....

    Fajin nuk e ka populli,por ata qe komandojne popullin,ata qe bejne programet e edukimit te brezit te ri...Njeriu ne pergjithesi eshte c'fare kane edukuar ,cfare eshte ne mode,nje majmun i edukuar te jete njeri,asgje me shume..Edukuesit jane fajtoret...

    Demokracia nuk ka asgje perfekte ,jashte demokracise fisnore....C'eshtja eshte se demokracia fisnore supozon deri diku nje barazi ekonomike,gjaku,gjuhe,traditash,pra nje shoqeri homogjene 100%,pra vetem ne keto kushte kemi demokraci te kulluar,kur vete i pari eshte primus inter pares....

    Jashte demokracise fisnore(ku bazohet edhe ajo zvicerane),demokracia eshte forma me e persosur e mashtrimit,ku te drejtat e shumices perdhosen prej mbajtesve te pushtetit fale asaj qe the edhe ti,papergjegjshmeria ligjore e te zgjedhurit per premtimet e bera ... Kjo papergjegjshmeri eshte ne logjiken e mekanizmit demokratik,sepse premtimi eshte baza e mashtrimit te popullit....

    Realizimi i demokracise nuk eshte nje qellim ne vetvete, por nje rruge per te arritur prosperitetin e nje grupi, dhe mbi te gjitha (gje qe rrallhere permendet) jo vetem prosperitetin e grupit te tashem por dhe te atij te ardhshem

    Ke te drejte drity,demokracia eshte rruge per te arritur mireqenien e popullit,jo vetem ekonomike,por sidomos fizike ,morale e shpirterore....

    Kur forma qe propogandohet demokratike bie ndesh me mireqenien fizike,morale shpirteror si dhe asaj ekonomike,duhet modifikuar me shpejtesi...

    Per te evituar modifikimin ,kleriket e demokracise moderne,kane dashur dhe arritur ta kthejne ne fe,pasi vetem ne formen fetare ,ne konceptimin e dickaje si te shenjte,si perfekte,arrihet te garantohet mbijetesa edhe kur eshte qartesisht kunder mbijeteses se shoqerise origjinare....
    Prandaj sot ka shume meltingpotizem e zhdukje fizike te shoqerise origjinare...Kleriket e demokracise moderne e kane bere mire punen e tyre....
    Kjo eshte edhe frika ime,mbi impaktin e kesaj demokracie moderne mbi shqiperine....rrezikojme zezakerimin e arabizimin si franca e gjermania nese i qendrojme besnik si ata kesaj feje....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë është demokracia?
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  2. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  3. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  4. Demokracia
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 12:38
  5. Shoqëria politike dhe demokracia
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •