Jam dakord. Prandaj, kerkoj ta zgjeroj disi kete aludim.Moderim, moderim, moderim...
Ne pergjithesi, kur nje teori bie ne duart e nje shoqerie te nje shkalle te paracaktuar te zhvilluari, elita perkatese shoqerore mundohet e para t'ia absorboje parimet. Arsyet per kete variojne qe nga frika deri tek kontrolli mbi pjesen tjeter te shoqerise. Por, ne rastin e Teorise Moderne te Demokracise keto parime nuk mund te qendrojne te mbeshtjella ne nje guacke, sepse vete mekanizmi funksional i teorise ne fjale nuk e lejon nje gje te tille.
Atehere, pyetja qe duhet shtruar del nga shprehjet aforistike te dhena nga Lioness me lart: "A ekziston nje sistem i mirefillte demokracie ne shoqerite e mbare botes?" Kjo pyetje, per te cilen mundet edhe te diskutojme ne vazhdim, po te rrihet gjere e gjate na shpie tek "shqetesimi" i Churchill - cilesimi i demokracise si 'te keqe'. Ne fakt, une mendoj se Churchill nuk kishte parasysh teorine ne vetvete, por zbatimin aktual te asaj teorie (jo vetem ne shoqerine angleze).
Krijoni Kontakt