Sot isha duke ngrënë yoplait* në punë dhe vura re që kishin ndryshuar kapakun. Fillova ta lexoja çfarë thosh sepse kish dhe fiongon e luftës kundër kancerit në gji në figurë, dhe u bëra kurioze. Me sa kuptova për çdo kapak që ruhet dhe dërgohet në adresë të kompanisë që prodhon këtë lloj kosi, kompania do japë 10 cents që do përdoret për studime (etj) në lidhje me këtë sëmundje. Të them të drejtën u trondita shumë dhe vendosa ti mbaj kapakët që të ndihmoj dhe unë në një farë mënyre. Çfarë më kushton mendova..?!
Nuk e di sa nga ju në forum keni pasur në familje apo njihni njerëz të cilët kanë humbur prindër, motra, vëllezër ose të njohur, të cilët janë larguar shpejt nga kjo jetë për shkak të sëmundjeve si 'kanceri në gji' për të cilat njerzimi nuk ka gjetur akoma shërim edhe pse me shkencën dhe shpikjet e sotme ne mund të udhëtojmë deri në hënë.
Përveç dhimbjes së madhe, që humbjet ndaj këtyre sëmundjeve lënë pas, njeriu mbetet dhe me një lloj boshllëku apo dhe inati, i shkaktuar ndoshta nga pa mundësia për të bërë diçka e për t'i ndihmuar ata që vuajnë dhe zhduken para syve tanë pa 'rradhë'.
Tek kjo temë dua të diskutojmë mënyrat si ju ndihmoni çështje si 'Lufta kundër kancerit etj'?! Jeni ju nga ata njerëz që nuk përziheni me gjëra të tilla sepse nuk kanë 'lidhje me ju', jeni nga ata që nuk përzihen sepse jeni pesimistë në lidhje me përdorimin e të ardhurave që mblidhen për çështje të tilla?!
Apo...?!
Tetori është muaji kushtuar ndërgjegjsimit të njerzve ndaj sëmundjes së kancerit në gji ndaj dhe mendova se një diskutim i tillë u takon mujave në vazhdim.
Përshëndetje!
___
*për ata që nuk e njohin : yoplait - lloj kosi me fruta http://www.yoplait.com/
Krijoni Kontakt