A e di dikush se ku mund ta shohim ndeshjen?
Edhe une po bej te njenjten pyetje si me siper, kush di ndonje website for free ne internet ku te shikojme ndeshjen sot do na beni nder.
__________________________
ec me shpejt ai qe ecen vetem...
Ju qe doni ta shikoni ne Internet shikoni njeher këto faqet.
Ne internet mund ta shihni http://www.myp2p.eu (këtu klikoni majtas ku thuhet FOOTBALL WEEKDAYS dhe tek faqja qe do tju shfaqet gjeni ndeshjen).
Faqja është “pa Lekë” dhe vizioni është gratis vetëm duhet të kesh instaluar ne PC programin spocast…mund ta shkarikosh te www.sopcast.com (gratis). Nëse doni keni edhe disa faqje te tjera interneti qe e mundesojn ndeshjen si www.footsat.net, www.rojadirecta.com, www.tvmix.net, www.tvtuga.com, prap duhet te keni sopcastin por të gjitha jan gratis.
Do ta shofim ndeshjen sot
ishalla fitojm te mburemi pak![]()
Kam nje parandjenje per nje rezultat pozitiv sonte.
Forca Shqiperia na perserit atmosferen post-Greqi (2-1)
Baric leshon kushtrimin: Maksimumin ndaj Holandes
Sot ne mbremje sfida e madhe. Portokallinjte: Duam fitore
Oto Bariç e ka marrë vendimin e tij: kundër Holandës skuadra do të luajë me dy sulmues. Megjithatë, në çastet e fundit, kroati ka ndryshuar skemën që do të përdorë, duke ia përshtatur më shumë kundërshtarëve, si për të qenë të sigurt në fazën mbrojtëse ashtu edhe për të rrezikuar portën e Van der Sar. "Presim një ndeshje shumë të vështirë. Natyrisht, kundërshtari ynë është shumë i fortë, ata ndoshta janë skuadra më e mirë në Evropë dhe nga më të mirat në botë. Por unë shpresoj që çdo lojtar do të japë gjithçka", ka thënë 75-vjeçari. "Nëse lojtarët sillen mirë nga pikëpamja luftarake, atletike dhe taktike, e do luajmë si një skuadër ku të gjithë e ndihmojë njëri-tjetrin në maksimum, atëherë besoj se Holanda do ta ketë të vështirë për të marrë një rezultat pozitiv. Për ne, rezultat i mirë cilësohet edhe barazimi". Duke parë kualitetin e kundërshtarëve, Bariç ka preferuar që të hedhë në formacionin titullar lojtarët më në formë, duke lënë jashtë Altin Haxhin. "Rreth kësaj sfide ka shumë entuziazëm dhe secila nga skuadrat kërkon fitoren. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se dita kur Holanda ka humbur në një ndeshje eliminatore është mjaft e largët. Unë deklaroj se do të japim gjithçka në fushën e lojës: ata që do të aktivizohen e kanë të qartë se do luajnë në një stadium të mbushur dhe do të luftojnë jashtëzakonisht shumë, ka vazhduar më tej kroati. Do të luajmë me dy sulmues, ku vetëm njëri është i mirëfilltë: Bogdani do jetë pykë, por nuk përjashtohet që ai të ndryshojë vendin me Kapllanin. Haxhi është jashtë formacionit edhe pse duhej të luante, por 6 ditët e para të stërvitjes ai ka qenë i dëmtuar. Mendoj se ai do të jetë shumë i rëndësishëm për pjesën e dytë. E njëjta gjë vlen për Bushin. Edhe atij i mungon praktika e lojës. Objektivisht, skuadra jonë më e mirë është ajo që kam përzgjedhur. Kam besim se Duro do të japë maksimumin, po ashtu sikurse do bëjë edhe Vangjeli, i cili ka detyrën e mbulimit të Van Persit. Nëse mbrojtësi do të ketë probleme në krahun e majtë kam menduar të spostoj aty Currin dhe Vangjeli të kalojë në qendër". Bariç shpreson te rikuperimet e të dëmtuarve, për të pasur një kontingjent më cilësor: "Nuk dëshiroj të ankohem, por për fat të keq nuk kam në dispozicion Berishën, që është i dëmtuar. Ndërsa në ndeshjet e ardhshme do të kem në dispozicion Elvin Beqirin, ardhja e të cilit më gëzon. Do të vazhdojmë të kërkojmë lojtarë, sepse mendoj për të ardhmen tonë". Detyra e kuqezinjve është të luajnë në mënyrë agresive, ndërkohë që dy mesfushorët e qendrës dhe dy mbrojtësit e qendrës janë në formë katrori, ndërsa mbrojtësit e krahëve pak më të avancuar. Në sulm, Muka, Kapllani dhe Bogdani do të luajnë në vijë diagonale, ku Bariç synon t‘i përqendrojë aksionet më shumë nga e djathta. "Jashtë fushe Holanda nuk ka shënuar më shumë se një gol? Ky është një plus për ne. Për mua do të ishte më mirë sikur atë golin që kanë bërë jashtë fushe të mos e bënin fare në Tiranë, ka përfunduar Bariç. Ne do të luajmë në mënyrë të tillë që do t‘i presim kundërshtarët në atë pjesë të fushës ku duhet që të jemi agresivë. Kemi folur me të gjithë lojtarët dhe ata i dinë detyrat e tyre".
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
JO nuk mendoj qe do kete ndonje humbje te thelle...Po beri 2-0 hollanda, nuk do mundohet me te shkoje ne porte. Nuk eshte ekip si Gjermania qe gjen san marinon e rreh 13-0 apo arabine saudite 8-0...
Ka rendesi te jete nje loje e bukur dhe te jete nje atmosfere, qe ta lere ekipin hollandez me goje hapur...mbase u mbushet mendja te vijne te bejne nje miqesore me ne...
Hajt pra
If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.
Ajde forumista te bejme tifo pak ne forum
Forca Albania
Do fitojme apo jo ?
Krijoni Kontakt