Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 189
  1. #51
    Me pak fjale cuna kush e jep online ndeshjen? Ka nai adrese? PO jo nga ato qe thone do ta japim edhe nuk japin gjo!


    Forza Kuqezinjte!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Me pak fjale cuna kush e jep online ndeshjen? Ka nai adrese? PO jo nga ato qe thone do ta japim edhe nuk japin gjo!


    Forza Kuqezinjte!

    ndeshjen live shoku e jepe TVSH-ja
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  3. #53
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Shqiperia 4 - Hollanda 1

    ....Yes!

  4. #54
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mungon edhe Vangjeli i demtuar.Me siguri do mundemi. 0-2 ose me pak fat 1-2.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariç nuk tërhiqet, me dy sulmues kundër Holandës

    Stafi teknik, kundër trajnerit, kërkon lojë mbrojtëse


    Oto Bariç i driblon të gjithë. Në momentin kur trajneri kishte krijuar bindjen se kundër Holandës do luante me një sulmues, ka ardhur ndryshimi: ai ka përzgjedhur formacionin klasik 4-4-2, duke menduar të rreshtojë në vijën e parë të sulmit Erjon Bogdanin dhe Edmond Kapllanin. Vendimi ka ardhur pasi drejtuesi i stolit kuqezi ka ndjekur takimin e "tulipanëve" me Bullgarinë dhe synimi është për të mos i lënë fushë të hapur në "Qemal Stafa". "Trajneri Bariç ka vendosur të luajë me dy sulmues kundër Holandës", kanë pohuar burime brenda ekipit përfaqësues. "Ai ka parë lojën e Bullgarisë në ‘Amsterdam Arena‘ me një sulmues të vetëm dhe e ka të qartë se nuk duhet të lejojë skuadrën të mbyllet në mbrojtje. Ata (holandezët) janë kundërshtarë shumë të vështirë dhe t‘u lejosh fushë të hapur për të sulmuar do të ishte vetëvrasje". Megjithatë, me këtë vendim të 75-vjeçarit nuk është pajtuar stafi teknik. Ata i kanë sugjeruar trajnerit që ta rishikojë edhe një herë vendimin, pasi të luash me dy sulmues kundër Holandës është veprim i nxituar. "Ndryshimi ka ardhur i papritur, madje edhe për stafin teknik që ishte i bindur se skema e lojës së përfaqësueses sonë do të ishte me një sulmues, ka vazhduar më tej burimi konfidencial. Trajneri e ka diskutuar idenë me ndihmësit, që gjithsesi, ishin të bindur se për këtë ndeshje vlente vetëm skema me një sulmues: ashtu si në barazimin 0-0 në Bullgari, që solli largimin e trajnerit Stoiçkov".

    Pavarësisht se zgjedhja e kroatit mund të duket e çuditshme, duhet pritur dhe parë nëse fusha do t‘i japë të drejtë. Deri më tani, ai ka zbërthyer me sukses lojën e kundërshtarëve, duke ndryshuar gjithmonë formacionin dhe skemën, në varësi të ekipit që kishte përballë. Duke luajtur me dy sulmues të pastër, Bariç kërkon ta mbajë kundërshtarin sa më larg zonës së portës së Arjan Beqajt dhe të përfitojë nga gabimet e mundshme të kundërshtarëve, që do të vijnë në Tiranë pa Mario Melkiot dhe Xhon Heitinga. Kjo është diskutuar gjatë ditës së djeshme edhe në analizën që 75-vjeçari zhvilloi me futbollistët rreth ndeshjes Holandë-Bullgari. Direktivat ishin të qartë: së pari, mbrojtja duhet të qëndrojë e lartë, për të mbajtur Van Nistelroin sa më larg zonës, por duhet pasur kujdes edhe nga inkursionet nga krahët të Van Persit dhe Rajan Babel. Frika më e madhe e Bariçit është pikërisht krahu i sulmuesit të Arsenalit, i cili zotëron një teknikë të jashtëzakonshme dhe gjuan fort. Kjo është arsyeja përse trajneri ka zhvilluar shumë takime kokë më kokë me mbrojtësin Kristi Vangjeli, që për herë të parë do të luajë si titullar në këto eliminatore. Trajneri i ka shpjeguar 22-vjeçarit se çfarë duhet të bëjë për të frenuar Van Persin. Në formacionin titullar është e sigurt edhe prezenca e Altin Haxhit, që është rikuperuar (edhe pse jo plotësisht) nga dëmtimi në kavilje.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  6. #56
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Suksese kombetares...........................
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  7. #57
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Mungon edhe Vangjeli i demtuar.Me siguri do mundemi. 0-2 ose me pak fat 1-2.
    E sigurte kjo qe po na thua Qerim. Ne mediat shqiptare ne internet nuk flitet fare per kete demtimin e Vangjelit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #58
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Mungon edhe Vangjeli i demtuar.Me siguri do mundemi. 0-2 ose me pak fat 1-2.
    Vangjeli Luan definitivisht, ja 11-sha : http://albania-sport.com/mat.php?idm=5574

  9. #59
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    http://www.panorama.com.al/index.php?id=4358


    Do ishte mire te luante.Por edhe me ate ne fushe nuk ndryshojne shume gjera.Me nje mbrojtes si Dede ,me nje sulmues si Kapllani qe di te shenoje vetem ndaj skuadrave te vogla nuk shoh shume shprese.Do ishte mire te luante Salihi.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Ndeshje historike dhe qe ja vlen ta ndjekesh si ne televizor ashtu dhe ne stadium per vet faktin se eshte HOLLANDA. Tek fitorja e Shqiperise as qe i mbaj shpresat, sepse Hollanda ka nevoje per pike...Nje humbje 1-0, 2-1 dhe hollandezet do ishin te rrespektuar nga ana ime.

    Hajt pra.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •